NARD Repairing Perfumed Treatment Fresh Lavender

€25,00 €14,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 18 dhe Prill 19.

NARD Repairing Perfumed Treatment Fresh Lavender është një trajtim luksoz dhe efektiv për flokët, i krijuar për të ofruar një përvojë unike dhe komplekse që kombinon freskinë e ekstratit te lavanderit me përbërësit më të mirë ushqyes për një hidratim të thellë dhe rigjenerim të fuqishëm të flokut. Formulimi i tij me lavander i cili ka vetii qetësuese dhe freskuese, ndihmon në relaksimin e flokëve dhe ofron një aromë të pasur dhe të këndshme që mbetet gjatë gjithë ditës, duke e bërë këtë trajtim një përvojë relaksuese. Ndërsa, vajrat ushqyes depërtojnë thellë në fije, duke ofruar hidratim intensiv dhe lënë flokët të butë dhe të shëndetshëm. Nga ana tjetër keratina, e cila është e rëndësishme për forcimin dhe elasticitetin e flokëve, ndihmon në rikthimin e shëndetit të tyre dhe parandaluar thyerjen, ndërsa proteina e mëndafshit i bën flokët të shndritshëm dhe të lëmuar, duke përmirësuar menaxhimin dhe krehjen e flokëve. Ideal për flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke i rikthyer shëndetin dhe strukturën natyrale, duke i bërë ato më të butë, të shëndetshëm dhe me shkëlqim natyral që zgjasin gjatë gjithë ditës

*1000ml

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

lavander, keratinë, proteina

Lista e plotë e përbërësve

Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Olea Eu-ropaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Rosmarinus
Officinalis (Rosemary) Extract, Mentha Piperta (Peppermint) Leaf Extract, Melaleuca Al-ternifolia (Tea Tree) Extract, Cetearyl Olivate

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

Shpërndani

€25,00 €14,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm