NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Treatment
NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Treatment
NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Treatment, ështëtrajtuesi ideal për flokë të dëmtuar dhe pa jetë, që kërkon kujdes të thellë dhe transformim të dukshëm. Ky trajtues 3-në-1 është zgjidhja perfekte për të adresuar nevojat më të rëndësishme të flokëve: mbrojtje, ushqim dhe aromë të këndshme, të kombinuara në një formulë të vetme rigjeneruese. Me dy lloje proteinash bimore me peshë të ulët molekulare, ky trajtim depërton thellë në fijet e flokëve, duke rimbushur rezervat e proteinave të humbura dhe duke rikthyer forcën, elasticitetin dhe strukturën natyrale të tyre. Formulimi pa silikon, i pasuruar me vajra natyralë dhe teksturë të dendur kremi, ofron një përvojë jashtëzakonisht hidratuese pa rënduar flokët. Formula e tij përmban gjithashtu keratinë të hidrolizuar, e cila ndihmon në riparimin intensiv të fibrave të dëmtuara, duke i bërë flokët më të fortë dhe më rezistentë. Proteina e mëndafshit shton shkëlqimin e munguar dhe përmirëson ndjeshëm elasticitetin e flokëve të lodhur nga trajtimet termike apo kimike. Vaji i arganit, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme hidratuese, zbut dhe ushqen flokët në thellësi. Ndërkohë, biotina nxit rritjen e flokëve të shëndetshëm dhe të fortë nga rrënja, ndërsa kompleksi me ekstrakte bimore ushqen si skalpin, ashtu edhe fijet e flokëve, duke i dhënë jetë dhe butësi të menjëhershme. Me përdorim të rregullt, flokët transformohen: bëhen më të butë, më të mëndafshtë dhe më të mbrojtur, ndërsa aroma delikate i jep çdo aplikimi një ndjesi freskie dhe relaksi.
E gjithë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Proteina me peshë të ulët molekulare me bazë bimore, keratinë e hidrolizuar, proteinë mëndafshi, vaj argani, biotinë, ekstrakte bimore
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, olive oil, cetearyl alcohol, propanediol, stearamidopropyl dimethylamine, fragrance, polyglyceryl-6 stearate, 1,2-hexanediol, jojoba seed oil, sunflower seed oil, polyglyceryl-6 behenate, ethylhexylglycerin, linalool, disodium EDTA, eugenol, trehalose, panthenol, hydrolyzed lupine protein (100 ppm), tocopherol, hydrolyzed oat protein (3.35 ppm), hydroxypropyltrimonium hyaluronate, black currant seed oil, grape seed oil, green tea seed oil, safflower seed oil, broccoli seed oil, tomato seed oil, glyceryl caprylate, olive leaf extract
Marka
NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Shampoo
NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Shampoo
Nëse keni flokë të dobët, që bien lehtësisht apo ndihen pa jetë, NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Shampoo është zgjedhja që i rikthen forcën dhe shëndetin natyral si flokëve, ashtu edhe skalpit. Formula e tij përmban 1.685% proteinë me peshë të ulët molekulare me origjinë bimore, një përbërës i fuqishëm që depërton thellë në fijet e flokëve për t’i rigjeneruar nga brenda, duke i bërë më të fortë, më elastikë dhe më rezistentë ndaj thyerjes. Nga ana tjetër, formula është e pasur me përbërës që synojnë drejtpërdrejt rënien e flokëve: acid salicilik që pastron thellë poret dhe largon qelizat e vdekura; pantenol që ushqen dhe hidraton skalpin duke zbutur flokët; niacinamidë që përmirëson mikroqarkullimin dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të sebumit; si dhe biotinë, një vitaminë thelbësore për forcimin e rrënjëve dhe stimulimin e rritjes natyrale të flokëve. Aroma e freskët me nota bimore dhe lulesh sjell një ndjesi qetësie dhe pastërtie, duke e kthyer larjen në një përvojë relaksuese për mendjen dhe trupin. Gjithashtu, mos të harrojmë së përmenduri që kjo shampo pastron butësisht, falë surfaktantëve me bazë natyrale që nuk përmbajnë sulfatë të ashpër dhe nuk irritojnë lëkurën e kokës. Kjo e bën të përshtatshme edhe për skalpin më të ndjeshëm apo të thatë. Pas çdo përdorimi, flokët ndihen më të lehtë, më të butë dhe më të shëndetshëm, ndërsa me kalimin e kohës, rënia reduktohet dhe vitaliteti rikthehet. Ideale për këdo që dëshiron një produkt të sigurt, pa kimikate të ashpra, që kujdeset njëkohësisht për skalpin dhe flokët në mënyrë natyrale, të butë dhe të efektshme.
E gjithë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Proteinë, acid salicilik, pantenol, niacinamidë, biotinë
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, disodium laureth sulfosuccinate, decyl glucoside, TEAA-cocoyl glutamate, glycerin, glycereth-25 pca isostearate, fragrance, hydrolyzed oat protein (16,750 ppm), C12-14 alkyl-12, isopentyldiol, salicylic acid, panthenol, hydroxyacetophenone, dipropylene glycol, niacinamide, caprylyl glycol, polyquaternium-10, ethylhexylglycerin, hydroxypropyl guar hydroxypropyltrimonium chloride, disodium EDTA, linalool, eugenol, biotin, limonene, citric acid, hydrolyzed lupin protein (100 ppm), glyceryl caprylate, dipotassium glycyrrhizate, Olive Leaf Extract, Apple Cell Culture Extract, 1,2-Hexanediol, Wheat Germ Extract, Drumstick Seed Extract, Lime Extract, Arginic Acid
Marka

