Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 15 Serum
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 15 Serum
Aknet mund të shfaqen në çdo moshë dhe shpesh janë të vështira për t'u mbajtur nën kontroll. Nëse përballeni me akne inflamatore, akne cistike, skuqje, shenja post-akne apo lëkurë të ndjeshme, Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 15 Serum është një zgjedhje ideale për t'u përfshirë në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Formula përmban 15% acid azelaik, një përbërës shumë efektiv që ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë aknet, reduktimin e inflamacionit dhe zbehjen e njollave të errëta të mbetura pas tyre. Acidi azelaik është gjithashtu i njohur për aftësinë e tij për të përmirësuar tonin e lëkurës, për të trajtuar hiperpigmentimin dhe për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës me tendencë ndaj rosaceas. Formula është e pasur me 1% MSM (Methylsulfonylmethane), një përbërës i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore, i cili ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe qetësimin e lëkurës. Ekstrakti i Aloe Vera-s dhe ai i Rozmarinës ofrojnë mbrojtje antioksiduese dhe ndihmojnë në qetësimin e irritimeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm. Ndërkohë, acidi hialuronik dhe panthenoli sigurojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Formula plotësohet me niacinamide, e cila ndihmon në balancimin e sebumit, përmirësimin e pamjes së poreve dhe ndriçimin e përgjithshëm të lëkurës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën akneike, të yndyrshme, me njolla post-akne, rosacea ose ndjeshmëri ndaj skuqjes dhe inflamacionit.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
15% acid azelaik, 1% MSM, niacinamide, panthenol, acid hialuronik.
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua, Propylene Glycol, Azelaic Acid, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 20, Dimethyl Sulfone, Propanediol, Betaine, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Hydroxyethylcellulose, Sodium Polyacrylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Leontopodium Alpinum Extract
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum (60ml)
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum (60ml)
Aknet shfaqen në mosha të ndyrshme dhe shpesh njerëzit ankohen se nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje përfundimare. Nëse keni akne cistike, skuqje, irritim duhet patjetër t’i jepni një shans serumit: Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum! Ky serum përmban 10% acid azalaik, i cili është zgjidhja e duhur për problematikat e sipërpërmendura. Fillimisht acidi azelaik është përdorur për të trajtuar aknet, e më pas hiperpigmentimin të lënë pas tyre. Por është vërtetuar shkencërisht që ky përbërës lufton çdo lloj bakteri që shkakton akne. Ky produkt ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar, zbeh shenjat e mbetura post akne dhe njollat kafe (hiperpigmentimin), trajton gjendjen rosacea dhe ofron shkëlqim të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i tij me ekstrakt të gjethes aloe vera dhe rozmarinës bëjnë të mundur qetësimin ndaj çdo irritimi që mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm, si: radikalet e lira, pluhuri etj. Gjithashtu ky serum ka në formulimin e tij 2 agjentë mjaft të fuqishëm hidratues, si: acidi hialuronik dhe panthenoli, të cilët ofrojnë 100% hidratim të thellë. Ndërsa formulimi me niacinamide ndihmon në mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt dhe tkurrjen e poreve. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*60ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% acid azelaik, niacinamide, panthenol, acid hialuronik.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propylene Glycol, Azelaic Acid (10%), Polysorbate 20, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Leontopodium Alpinum Extract.