NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask është një trajtim i fuqishëm për një lëkurë të ndritshme, të njëtrajtshme dhe të hidratuar në thellësi. Këta tamponë pambuku, të zhytur në një esencë të pasur me përbërës aktivë, janë të formuluar posaçërisht për të trajtuar hiperpigmentimin, njollat kafe pas akneve dhe për t’i dhuruar fytyrës një shkëlqim të shëndetshëm dhe rrezatues. Me një përqendrim të lartë të niacinamide, ky produkt ndihmon në reduktimin e njollave të errëta, përmirëson tonin e lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të lëmuar dhe më të fortë. Përveç efektit ndriçues, niacinamidet ndihmojnë gjithashtu edhe në minimizimin e dukshmërisë së poreve dhe kontrollin e prodhimit të sebumit, duke balancuar sebumit e tepërt dhe duke krijuar një teksturë më të rafinuar të lëkurës. Formula është e pasur gjithashtu me ceramide, të cilat forcojnë menjëherë barrierën e lëkurës dhe e mbrojnë atë nga dehidratimi duke e mbajtur të butë, elastike dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm agresivë. Ndërkohë, ekstrakti i gjetheve të pemës së çajit, i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe qetësuese, ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe parandalon formimin e akneve të reja. Falë formulimit të tij të kujdesshëm, ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ata që kërkojnë të zbehin shenjat e hiperpigmentimit dhe të rikthejnë shkëlqimin natyral të fytyrës. I sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, këta tamponë janë perfekt për një rutinë të përditshme kujdesi që e lë lëkurën të freskët, të rigjeneruar dhe plot vitalitet.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale dhe vajra mineral.
*40 copë/ 180ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, ceramide, ekstrat të gjetheve të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide(2%), Polysorbate 60. Propanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Carbomer;
Caprylic/Capric Triglyceride, Xanthan Gum, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Aniba Rosodora (Rosewood) Wood Oil, Hydrogenated Lecithin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Phytosteryl/Octyldodecyl Laúroyl Glutamate, Centella Asiatica Extract, Ceramide NP, Houttuynia Cordata Extract, Azadirachta Indica Leaf Extract, Artemisia Annua Extract, Rosa Damascena Flower Water, Melissa Officinalis Flower/Leaf/Stem Water, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Calendula Officinalis Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Symphytum Officinale Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender). Flower Water, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Water, Helichrysum Italicum Flower Water, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Helichrysum Arenarium Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Pulsatilla Koreana Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Limonene, Linalool
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack
MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack
MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack është maskë me shpëlarje me përbërje argjile, e cila vepron menjëherë që në momentin e parë të aplikimit. Kjo maskë përmban 4000 ppm ekstrakt të lëkurës së limonit, 1000ppm vitaminë C, 1% niacinamide, dhe ekstrakt të frutit të pjeshkës. Këta përbërës së bashku ofrojnë zbehje njollave kafe dhe hiperpigmentimit të krijuar në lëkurë. Një tjetër funksion që ka kjo maskë është pastrimi dhe shpërbërja e pikave të zeza dhe qelizave të vdekura, si edhe tkurrja e madhësisë së poreve, falë përmbajtjes së saj me argjilë. Maskat pikërisht me përmbajtje argjile njihen si produktet më efektive në mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt. Konsistenca e kësaj maske është e butë dhe përhapet butësisht në lëkurë, duke mos krijuar aspak irritim të saj. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndyrshme, sensitive, dhe i adresohet hiperpigmentimit në lëkurë.
Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës me prejardhje shtazore, dhe të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*125gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të lëkurës së limonit, niacinamide, vitaminë C
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Bentonite, Illite, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Niacinamide, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Dipropylene Glycol, Betaine, Propanediol, Citrus Limon (Lemon) Peel Powder, Polyacrylate-13, Xanthan Gum, Montmorillonite, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ethylhexylglycerin, Magnesium Aluminum Silicate, Hydrogenated Polyisobutene, Fragrance, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium Edta, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Butylene Glycol, Quartz, Gluconolactone, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Citric Acid, Tocopherol
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Rice Peel Shot
SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Rice Peel Shot
SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Rice Peel Shot është një trajtim eksfoliues dhe njëtrajtësues i krijuar për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe për të zbehur njollat, duke i dhënë lëkurës një trajtim dhe shkëlqim të menjëhershëm. Ky “peel shot” kombinon fuqinë e eksfolimit të butë me përbërës me efekt njëtrajtësues, që bashkëveprojnë njëkohësisht në sipërfaqe dhe në shtresat e sipërme të lëkurës për një efekt më të shpejtë dhe më të dukshëm. Në formulim përfshihet Kojic Acid dhe eksrakti i orizit, ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe, shenjave post-akne si edhe në lëmimin e rudhave të sapo krijuara. Niacinamidet (vitamina B3) nga ana tjetër ndihmojnë për të përmirësuar barrierën e lëkurës dhe për të minimizuar pamjen e poreve. Formula e këtij peel shot përmban gjithashtu eksfoliantë të butë që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura pa irrituar lëkurën, duke e lënë atë më të lëmuar, më të pastër dhe me një glow të freskët. Ky produkt është i përshtatshëm për lëkurat me teksturë të pabarabartë, me njolla pigmentimi, shenja post-akne ose ton të pashëndetshëm të lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*80ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kojic Acid, niacinamide, ekstrakt orizi
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Water, Glycerin, Propanediol, Isostearamidopropyl Ethyldimonium Ethosulfate, Methylpropanediol, Propylene Glycol, Cellulose, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Kojic Acid, Ethylhexylglycerin, Saccharide Isomerate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Gardenia Florida Fruit Extract, Lactobacillus Ferment, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Dextrin, Citric Acid, Disodium EDTA, Gluconolactone, Cedrus Atlantica Bark Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Sodium Citrate, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Tocopherol, Ascorbic Acid, Kojic Dipalmitate, Niacinamide, Panthenol, Salicylic Acid, Tranexamic Acid, Aspergillus Ferment, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, sh-Oligopeptide-1, Sodium Hyaluronate
Marka
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
ANUA Niacinamide 5 TXA Brightening Pad
ANUA Niacinamide 5 TXA Brightening Pad
ANUA Niacinamide 5 TXA Brightening Pad, produkti më viral i TikTok-ut për ndriçimin e lëkurës dhe zbehjen e njollave, është kthyer në një “must-have” për këdo që kërkon një lëkurë më të pastër, të njëtrajtshme dhe me shkëlqim. Këto pads janë të pasura me 5% niacinamide dhe tranexamic acid (TXA), një duo e fuqishme që synon njollat kafe, hiperpigmentimin pas akneve dhe tonin e pabarabartë të lëkurës. Formula e tyre është e pasuruar me PHA dhe betaine salicylate për një eksfolim ultra të butë, pa irritim, ndërsa peptidet, urea dhe acidi hialuronik ofrojnë hidratim dhe forcim të barrierës së lëkurës. Pads-at me formë gjysmë-hëne janë perfekte për zonën poshtë syve dhe mollëza, duke ndihmuar në ndriçimin e këtyre zonave të errësuara dhe të lodhura. Me përdorim të rregullt, ato zbehin njollat, rregullojnë tonin e lëkurës dhe rikthejnë shkëlqimin e humbur, duke lënë lëkurën dukshëm më të lëmuar, të freskët dhe të unifikuar. Ideal për lëkurë me pigmentim, njolla dhe tone të pabarabarta, një zgjidhje e butë, e sigurt dhe jashtëzakonisht efektive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*60 tamponë pambuku/ 210ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% niacinamide, tranexamic acid (TXA), PHA, peptide, urea, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, Glycerin, Hydroxyethyl Urea, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract, Diethoxyethyl Succinate, Hydroxyacetophenone, Glycosyl Trehalose, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Glycereth-25 PCA Isostearate, Propanediol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Fructan, Glucose, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Coptis Japonica Root Extract, Collagen Extract, Sodium DNA, Disodium EDTA, Lecithin, Acetyl Glutamine, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Caprylyl Glycol, Folic Acid, Hexapeptide-11, Oligopeptide-1, Oligopeptide-2, Oligopeptide-3
Marka
MIZON Niacinamide Smoothing Body Lotion
MIZON Niacinamide Smoothing Body Lotion
Jeni të shqetësuar për hiperpigmentimin dhe qelizat e vdekura të lëkurës? Atëherë, MIZON Niacinamide Smoothing Body Lotion është i duhuri! Ky locion trupi kujdeset për zbehjen e hiperpigmentimit dhe eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke e lënë lëkurën tuaj të tonifikuar, pa njolla dhe të lëmuar. Përbërësit kryesor të këtij locioni për trupin janë: niacinamide, acidi hialuronik, vitamina C dhe AHA. Niacinamidet përmirësojnë tonin e lëkurës, ndërsa acidi hialuronik ofron hidratim të shpejtë dhe siguron lagështinë e nevojshme për lëkurën tuaj. Nga ana tjetër, vitamina C ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit si edhe redukton prodhimin e melaninës, e cila është shkaku kryesor i njollave të errëta, ndërkohë AHA kujdeset për eleminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Një ekip i pamposhtur! Teksa e aplikoni do t'ju ofrojë një ndjenjë freskie dhe pastërtie. Përhapet lehtësisht në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesinë e ngjitjes.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra artificial & natyral.
Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.
*300ml
Përdorimi
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, acidi hialuronik, vitamina C dhe AHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide (100,000 ppm), Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Xanthan Gum, Sorbitan Stearate, Polysorbate 60, Carbomer, Triethanolamine, Ethylhexylglycerin, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isohexadecane, Disodium EDTA, Polysorbate 80, Sodium Hyaluronate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Lactic Acid
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Capsule Cream
SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Capsule Cream
SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Capsule Cream është një krem inovativ me formulë të avancuar, i krijuar për të trajtuar hiperpigmentimin e thellë, njollat e errëta dhe lëkurën pa jetë, duke vepruar si një trajtim intensiv ndriçues dhe njëtrajtësues i tonit të fytyrës. Formulimi i tij përmban një ndërthurje të fuqishme të acidit kojic, niacinamidet dhe komplekseve aktive në formë kapsulash. Acidi kojic ndihmon në "frenimin" e prodhimit të melaninës, duke zbehur në mënyrë të dukshme njollat e diellit, ato të moshës dhe shenjat e mbetura nga aknet. Teknologjia me "capsule system" lejon që përbërësit aktivë ndriçues të mbeten të stabilizuar dhe të çlirohen vetëm gjatë aplikimit, duke rritur efikasitetin dhe depërtimin e tyre të saktë në lëkurë. Kjo bën që acidi kojic dhe përbërësit e tjerë të fuqishëm të veprojnë në mënyrë të kontrolluar dhe pa shkaktuar irritime. Ky krem ka një teksturë të mrekullueshme që përthithet mirë pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm për rutinën tuaj të përditshme. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure, sidomos për ato që vuajnë nga njollat kokëforta, hiperpigmentimi dhe toni i pabarabartë.
Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës me prejardhje shtazore, dhe të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*50gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid kojic, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide, Propanediol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Tripropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Arginine, Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylic/Capric/Succinic Triglyceride, Methyl Trimethicone, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetearyl Olivate, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Melia Azadirachta Seed Oil, C12-14 Pareth-12, Glyceryl Stearate, Kojic Acid, Glutathione, Ethylhexylglycerin, Limonene, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Adenosine, Gluconolactone, Panthenol, Xanthan Gum, Palmitic Acid, Lauric Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium PCA, Rosemary (Rosmarinus Officinalis) Leaf Oil, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ascorbyl Glucoside, Melia Azadirachta Leaf Oil, Glyceryl Glucoside, Polyglutamic Acid, Hydrolyzed Collagen.
Marka
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide 15% Serum (Shuya)
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide 15% Serum (Shuya)
Serumi më i fundit i futur në koleskionin e KORAL SECRETS është: NEOGEN Dermalogy Real Niacinamide! Një serum i cili përmban 15% Niacinamide, Acid Ferulik dhe Alfa-bisalol. Formulimi i këtij serumi me funksion të trefishtë, ndihmon në tkurrjen e madhësisë së poreve, ndalon mbiprodhimin e melaninës si edhe kontrollon sebumin e tepërt. Ky serum është i formuluar me 15% niacinamide një formë e vitaminës B3, e cila luan një rol shumë të veçantë në ndërtimin e proteinave të lëkurës. Niacinamidet, gjithashtu njihen për vetitë e fuqishme që kanë në tkurrjen e madhësisë së poreve dhe trajtimin e hiperpimentimit post-akne. Ndërkohë, acidi ferulik i pasur me veti antioksiduese, ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. Ndërsa, formulimi i tij me Alfa-bisalol rrit fuqinë antioksiduese të niacinamideve dhe acidit ferulik për t'iu adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu, ndihmon në parandalimin e shfaqjes së njollave dhe hiperpigmentimit në sipërfaqen e lëkurës, ndërsa rrit shkëlqimin e lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme akneike!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi ngadalë!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të fillohet me përdorimin e këtij serumi 2-3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca, duke e përdorur edhe çdo ditë.
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
15% Niacinamide, Acid Ferulik dhe Alfa-bisalol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide (150,000ppm), Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 60, Propanediol, Bisabolol, Coco-Caprylate/Caprate, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl AcrylateCrosspolymer, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Adenosine, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Ceramide NP, Riboflavin, Arbutin, Thiamine HCl,Panthenol, ZINC PCA, Ferulic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Starch Octenylsuccinate, Maltodextrin, Calcium Pantothenate, Houttuynia Cordata Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate, Pyridoxine HCl,Calendula Officinalis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Silica
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje d
MARY & MAY Niacinamide Panthenol Sun Cushion SPF50+ PA++++
MARY & MAY Niacinamide Panthenol Sun Cushion SPF50+ PA++++
Një tjetër gjetje inovative e ardhur nga K-Beauty është SPF50+ PA++++ kompakte cushion (e aplikueshme me sfungjer), që bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë për një mbulimin të plotë dhe mbrojtje maksimale. Niacinamide Panthenol Sun Cushion është versioni më i ri i markës më të pëlqyer MARY & MAY. Një SPF-ë që sjell në të njëjtën kohë funksion të trefishtë: zbehjen e njollave duke targetuar hiperpigmentimin, hidratimin dhe trajtimin e shenjave të moshës dhe sigurisht mbrojtjen maksimale ndaj rrezeve të diellit. I formuluar me 2% niacinamide kjo SPF-ë do t’i dhurojë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit dhe minimizimin e dukjes së poreve. Nga ana tjetër formulimi me 2% panthenol (Vitaminë B5) dhe hialuronati i natriumit, përveç hidratimit të thellë, forcojnë barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira apo agresorëve të jashtëm. Panthenoli (Vitamina B5), ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave pasi bën të mundur dhe rigjenerimin e plotë të lëkurës! Gjithashtu, filtrat e tij mbrojtës SPF50+ PA++++ e mbrojnë lëkurën ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit. Pas përdorimit të këtij produkti, në lëkurë nuk do të mbetet asnjë njollë e bardhë dhe gjithashtu është një bazë e mirë për makeup-in. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*25g
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
2% niacinamide dhe 2% panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Caprylylmethicone, Zinc Oxide, Methyltrimethicone, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Butyloctyl Salicylate, Titanium Dioxide, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxy Stearate/Sebacate, Propanediol, Glycerin, Niacinamide, Panthenol, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Diisostearyl Maleate, Sodium Hyaluronate, Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Magnesium Sulfate , Disteadymonium Hectorite, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, 1,2-Hexanediol, Triethoxycaprylylsilane, Sorbitan Caprylate, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Tocopherol, Fragrance
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
MEDICUBE Azelaic Acid Niacinamide Deep Clean Foam Cleanser
MEDICUBE Azelaic Acid Niacinamide Deep Clean Foam Cleanser
Larës Ujor
MEDICUBE Azelaic Acid Niacinamide Deep Clean Foam Cleanser është një pastrues në formë shkume i krijuar për të larguar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe grumbullimin në pore. Formula kombinon Azelaic Acid dhe Niacinamide me përbërës eksfoliues si Salicylic Acid, Gluconolactone (PHA) dhe Glycolic Acid (AHA), të cilët ndihmojnë në përmirësimin gradual të pamjes së poreve, pikave të zeza dhe sipërfaqes së ashpër të lëkurës. Formula plotësohet me Panthenol, Allantoin, Centella Asiatica dhe Ceramide NP, që ndihmojnë në ruajtjen e hidratimiz dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës gjatë pastrimit. Përmban gjithashtu Glycerin dhe disa forma të acidit hialuronik, të cilat ndihmojnë që lëkura të mos ndihet e tendosur pas shpëlarjes. Tekstura krijon një shkumë të pasur dhe pastron lëkurën pa e bërë rutinën e kujdesit të tepër të rëndë. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë normale, mikse ose me tendencë për yndyrë, si dhe për ata që duan një pastrues të përditshëm me fokus te sebumi i tepërt, poret e bllokuara dhe pamja e skuqjes.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*120gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
2% Niacinamide, Acid azelaik, Acid salicilik, Glutation, Centella, Ceramide, Acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Myristic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Glyceryl Stearate SE, Niacinamide, Palmitic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Potassium Cocoyl Glycinate, Sorbitan Olivate, Sodium Polyacrylate, Potassium Cocoyl Glutamate, Salicylic Acid, Polyquaternium-10, Sodium Chloride, Polyquaternium-7, Melia Azadirachta Leaf Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Prunus Domestica Fruit Extract, Sodium Benzoate, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Azelaic Acid, Dipeptide-15, Glutathione, Dipotassium Glycyrrhizate, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Adansonia Digitata Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Centella Asiatica Extract, Sucrose Stearate, Cetearyl Alcohol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Ceramide EOP, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Ceramide AP, Ceramide NS, Asiaticoside, Madecassic Acid, Madecassoside, Asiatic Acid
Marka
APLB Glutathione Niacinamide Body Lotion
APLB Glutathione Niacinamide Body Lotion
Lëkura e trupit që përballet me njolla të errëta, hiperpigmentim apo ton jo uniform kërkon një trajtim me efekt zbardhues dhe hidratues, ndaj ka nevojë për përdorimin e formulave me përbërës aktivë të fuqishëm. APLB Glutathione Niacinamide Body Lotion, është një locion trupi i formuluar për hidratimin dhe unifikimin e tonit të lëkurës, i cili ofron një përkujdesje intensive pa shkaktuar iritime. Ky locion përmban Glutation (Glutathione) dhe Niacinamide, dy antioksidantë elitarë që veprojnë në mënyrë harmonike për të bllokuar prodhimin e tepërt të melaninës, duke zbehur njollat e errëta te zonat si bërrylat, gjunjët apo nënsqetullat. Gjithashtu, formula përmban kompleksin Centella Asiatica (CICA) për të qetësuar lëkurën e ndjeshme, si dhe Acid Hialuronik e Squalane për të garantuar hidratim të thellë e të qëndrueshëm. Me një teksturë të lehtë e kremoze që përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse apo rëndesë, ky locion është ideal për përdorim të përditshëm nga të gjitha llojet e lëkurës që kërkojnë një pamje më të ndritshme dhe me ton të njëtrajtshëm.
*300ml
Përdorimi
Mund të përdoret në përditshmëri sa herë të jetë e nevojshme, pas larjes së trupit dhe jo vetëm. Pasi të keni aplikuar dhe fërkuar lëkurën, është mirë që esenca nga produkti, të përthithet nga trupi.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Glutation, niacinamide, Centella Asiatica (CICA), Acid Hialuronik, Squalane
Lista e plotë e përbërësve
Water, Centella Asiatica Extract (22.7%), Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide (20,000 ppm), Hydrogenated Polydecene, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Hyaluronate, Glutathione (1,000 ppm), Hydrolyzed Collagen, Squalane, Beta-Glucan, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Adenosine, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Sorbitan Stearate, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, Dimethicone, Carbomer, Triethanolamine, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance.
Marka
APLB (A+Plus Laboratory) është një brand lider dermatologjik nga Korea e Jugut (K-Beauty), i cili njihet për formulat e tij të avancuara të përqendruara te shkenca e ingredientëve aktivë dhe kujdesi i lehtë për lëkurën (minimalist formulations). Brandi dallohet për përdorimin e përbërësve me efikasitet të lartë — si Glutathione, Niacinamide, Centella Asiatica (CICA), Retinol dhe Peptide — të formuluara me teknologji të patentuara që depërtojnë në thellësi pa shkaktuar iritime. Filozofia e APLB mbështetet në krijimin e produkteve hipoalergjike, të sigurta dhe të certifikuara, të cilat trajtojnë me precizion probleme specifike të lëkurës së fytyrës dhe trupit, si hiperpigmentimi, plakja e parakohshme, humbja e lagështisë dhe dëmtimi i barrierës mbrojtëse.
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum është një serum i krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme, të ndritshme dhe të lëmuar. Formula kombinon 6% Acid Traneksamik dhe 10% Niacinamide, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së njollave të errëta dhe hiperpigmentimit, ndërsa Retinal mbështet rinovimin e pamjes së lëkurës dhe ndihmon në përmirësimin e teksturës dhe vijave të holla. Centella Asiatica, Ceramide NP, Allantoin dhe Bisabolol ndihmojnë në qetësimin dhe ruajtjen e një barriere të shëndetshme të lëkurës. Formula ka një teksturë të lehtë dhe të butë, që përhapet lehtësisht dhe përthithet pa lënë ndjesi të rëndë. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e njetrajtshme, më e lëmuar dhe më rrezatuese.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Tundeni butësisht 3–5 herë. Në mbrëmje, pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të thatë, duke shmangur sytë dhe buzët. Vazhdoni me kremin hidratues. Filloni me përdorim të rrallë dhe shtojeni gradualisht sipas tolerancës. Në mëngjes përdorni gjithmonë SPF.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid traneksamik 6%, Niacinamide 10%, Retinal 25 ppm (0.0025%), Ceramide NP, Centella Asiatica, Glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide(10%), Tranexamic Acid(6%), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, PVP, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Butylene Glycol, Agar, Gellan Gum, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Hydroxyacetophenone, Citric Acid, Hydroxydecyl Ubiquinone, Adenosine, Lactococcus Ferment Lysate, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Fructooligosaccharides, Cyanocobalamin, Xanthan Gum, Retinal(25 ppm), Ceramide NP, Arginine, Tocopherol, Glutathione, Bisabolol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Allantoin, Xanthophylls, Sodium Chloride, Phenylpropanol, Levulinic Acid, Sodium Levulinate
Marka
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
Shfaq 29/29

