MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping Mask
MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping Mask
Nëse jeni në kërkim të një produkti që kujdeset për shenjat e para të moshës, teksturën jo të njëtrajtshme dhe mungesën e elasticitetit, MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping Mask është zgjedhja ideale për rutinën e mbrëmjes. Kjo maskë inovative krijon një shtresë të hollë mbështjellëse mbi lëkurë, e cila ndihmon në ruajtjen e përbërësve aktivë gjatë natës dhe maksimizon efektin e tyre rigjenerues gjatë natës. Formula e saj përmban 500 IU Retinol, një derivat i fuqishëm i vitaminës A, i njohur për aftësinë e tij për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, për të lëmuar vijat e holla dhe rrudhat, si dhe për të përmirësuar teksturën dhe tonin e përgjithshëm të saj. E kombinuar me Kolagjen, Panthenol dhe përbërës hidratues, kjo maskë ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, hidratimin afatgjatë dhe rikthimin e një pamjeje më të lëmuar dhe më rinore. Gjatë natës, maska vepron intensivisht për të ushqyer dhe rigjeneruar lëkurën, ndërsa në mëngjes lëkura duket më e freskët, më e tendosur dhe me shkëlqim natyral. I përshtatet lëkurës normale, të thatë, mikse dhe mature, veçanërisht atyre që dëshirojnë të trajtojnë vijat e holla, humbjen e elasticitetit dhe shenjat e para të moshës.
*80ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Në mëngjes, tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas vazhdoni me hapat e rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
500 IU Retinol, Kolagjen, Panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Octyldodecanol, Polyvinyl Alcohol, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Algin, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Polysorbate 80, Polyglyceryl-10 Oleate, Pullulan, Sphingomonas Ferment Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Panthenol, Disteardimonium Hectorite, Sodium Polystyrene Sulfonate, Microcrystalline Cellulose, Ethylhexylglycerin, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Adenosine, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Dextrin, Retinol, Tocopherol, Kaolin, Hydrated Silica, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Ceramide NP, Cholesterol, Bifida Ferment Lysate, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Palmitic Acid, Stearic Acid, Glycerin, Lactobacillus Ferment, Caprylyl Glycol, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Bifida Ferment Filtrate, Alcohol, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, Saccharomyces Ferment, Disodium EDTA, Bacillus Ferment, Limonene, Citronellol, Geraniol, Linalool
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
MEDICUBE Azelaic Acid Niacinamide Deep Clean Foam Cleanser
MEDICUBE Azelaic Acid Niacinamide Deep Clean Foam Cleanser
Larës Ujor
MEDICUBE Azelaic Acid Niacinamide Deep Clean Foam Cleanser është një pastrues në formë shkume i krijuar për të larguar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe grumbullimin në pore. Formula kombinon Azelaic Acid dhe Niacinamide me përbërës eksfoliues si Salicylic Acid, Gluconolactone (PHA) dhe Glycolic Acid (AHA), të cilët ndihmojnë në përmirësimin gradual të pamjes së poreve, pikave të zeza dhe sipërfaqes së ashpër të lëkurës. Formula plotësohet me Panthenol, Allantoin, Centella Asiatica dhe Ceramide NP, që ndihmojnë në ruajtjen e hidratimiz dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës gjatë pastrimit. Përmban gjithashtu Glycerin dhe disa forma të acidit hialuronik, të cilat ndihmojnë që lëkura të mos ndihet e tendosur pas shpëlarjes. Tekstura krijon një shkumë të pasur dhe pastron lëkurën pa e bërë rutinën e kujdesit të tepër të rëndë. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë normale, mikse ose me tendencë për yndyrë, si dhe për ata që duan një pastrues të përditshëm me fokus te sebumi i tepërt, poret e bllokuara dhe pamja e skuqjes.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*120gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
2% Niacinamide, Acid azelaik, Acid salicilik, Glutation, Centella, Ceramide, Acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Myristic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Glyceryl Stearate SE, Niacinamide, Palmitic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Potassium Cocoyl Glycinate, Sorbitan Olivate, Sodium Polyacrylate, Potassium Cocoyl Glutamate, Salicylic Acid, Polyquaternium-10, Sodium Chloride, Polyquaternium-7, Melia Azadirachta Leaf Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Prunus Domestica Fruit Extract, Sodium Benzoate, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Azelaic Acid, Dipeptide-15, Glutathione, Dipotassium Glycyrrhizate, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Adansonia Digitata Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Centella Asiatica Extract, Sucrose Stearate, Cetearyl Alcohol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Ceramide EOP, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Ceramide AP, Ceramide NS, Asiaticoside, Madecassic Acid, Madecassoside, Asiatic Acid
Marka
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum është një serum i krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme, të ndritshme dhe të lëmuar. Formula kombinon 6% Acid Traneksamik dhe 10% Niacinamide, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së njollave të errëta dhe hiperpigmentimit, ndërsa Retinal mbështet rinovimin e pamjes së lëkurës dhe ndihmon në përmirësimin e teksturës dhe vijave të holla. Centella Asiatica, Ceramide NP, Allantoin dhe Bisabolol ndihmojnë në qetësimin dhe ruajtjen e një barriere të shëndetshme të lëkurës. Formula ka një teksturë të lehtë dhe të butë, që përhapet lehtësisht dhe përthithet pa lënë ndjesi të rëndë. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e njetrajtshme, më e lëmuar dhe më rrezatuese.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Tundeni butësisht 3–5 herë. Në mbrëmje, pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të thatë, duke shmangur sytë dhe buzët. Vazhdoni me kremin hidratues. Filloni me përdorim të rrallë dhe shtojeni gradualisht sipas tolerancës. Në mëngjes përdorni gjithmonë SPF.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid traneksamik 6%, Niacinamide 10%, Retinal 25 ppm (0.0025%), Ceramide NP, Centella Asiatica, Glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide(10%), Tranexamic Acid(6%), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, PVP, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Butylene Glycol, Agar, Gellan Gum, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Hydroxyacetophenone, Citric Acid, Hydroxydecyl Ubiquinone, Adenosine, Lactococcus Ferment Lysate, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Fructooligosaccharides, Cyanocobalamin, Xanthan Gum, Retinal(25 ppm), Ceramide NP, Arginine, Tocopherol, Glutathione, Bisabolol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Allantoin, Xanthophylls, Sodium Chloride, Phenylpropanol, Levulinic Acid, Sodium Levulinate
Marka
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
PURITO Pure Vitamin C Serum
PURITO Pure Vitamin C Serum
PURITO Pure Vitamin C Serum është një serum i lehtë dhe hidratues i krijuar për t’i rikthyer lëkurës shkëlqimin dhe pamje të njëtrajtshme. Me 5% Vitaminë C të pastër (Ascorbic Acid), ai ndihmon në reduktimin e pamjes së njollave të errëta, shenjave pas akneve dhe tonit jo uniform, duke e bërë lëkurën të duket më e ndritshme dhe më e freskët. Formula me ujë bambuje, Niacinamide, Glutathione dhe Sodium Hyaluronate ofron një kombinim të mirë të ndriçimit, hidratimit dhe mbështetjes së barrierës së lëkurës. Tekstura e tij fluide dhe e lehtë përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të yndyrshme apo të rëndë, dhe mund të përdoret lehtësisht nën krem hidratues dhe makeup. Është një zgjedhje e përshtatshme edhe për ata që duan të fillojnë përdorimin e Vitaminës C me një formulë më të butë.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*60ml
Përdorimi
Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni 2–3 shtypje të pompës në fytyrë dhe përhapeni butësisht, duke shmangur sytë. Vazhdoni me kremin hidratues. Filloni me një sasi më të vogël nëse lëkura është e ndjeshme. Nëse e përdorni në mëngjes, aplikoni gjithmonë SPF. Mbylleni mirë pas përdorimit, ruajeni larg dritës e nxehtësisë dhe përdoreni brenda 3 muajve nga hapja.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vitaminë C e pastër 5% (Ascorbic Acid), Niacinamide, Glutathione, ujë bambuje, Sodium Hyaluronate, Adenosineehtësisë dhe përdoreni brenda 3 muajve nga hapja.
Lista e plotë e përbërësve
Bambusa Vulgaris Water, Pentylene Glycol, Ascorbic Acid(5%), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Caprylate, Aqua/Water, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Jojoba Esters, Hydroxyacetophenone, Disodium EDTA, Glutathione, Adenosine
Marka
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

