A'PIEU Rice PDRN Nourish Lip Elixir
A'PIEU Rice PDRN Nourish Lip Elixir
A’PIEU Rice PDRN Nourish Lip Elixir është një eliksir ushqyes i krijuar për buzët e thata dhe të çara, duke i ofruar hidratim, kujdes intensiv dhe një shkëlqim të bukur me ngjyrë delikate. Formula me PDRN me origjinë nga orizi, Kolagjen dhe Peptide ndihmon në ushqyerjen dhe përmirësimin e pamjes së buzëve të thata, ndërsa Acidi Hialuronik dhe Panthenol ofrojnë hidratim dhe ndihmojnë që buzët të duken më të buta dhe të plota. Tekstura e tij shkrihet lehtësisht mbi buzë, duke lënë një shkëlqim të lëngshëm, të butë dhe jo ngjitës. Mund të përdoret vetëm për një pamje natyrale ose të shtresohet për më shumë ngjyrë dhe shkëlqim.
hidratues.
*10gr
Përdorimi
Aplikoni në buzë lehtësisht për një përfundim të lehtë. Për një tonalitet më të fortë, sugjerojmë ta aplikoni dy herë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, kolagjen, peptide, acid hialuronik, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Methyl Hydrogenated Rosinate, Hydrogenated Polyisobutene, Polyisobutene, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Cera Microcristallina, Synthetic Wax, Sorbitan Sesquioleate, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Titanium Dioxide, Fragrance, Dehydroacetic Acid, Iron Oxides(Ci 77491), Iron Oxides(Ci 77499), Yellow 5 Lake(Ci 19140), Red 7, Water, Panthenol, Lactobacillus Ferment, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Collagen, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Copper Tripeptide-1, Sodium Phytate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Dna
Marka
A’PIEU është një markë koreane e kozmetikës dhe kujdesit për lëkurën, e krijuar në vitin 2008 si një degë e markës së njohur MISSHA. Ajo fokusohet kryesisht në produkte për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikën dekorative, të krijuara posaçërisht për femrat të moshës 20 deri në 30 vjeç. Produktet e A’PIEU janë të njohura për përdorimin e përbërësve të butë dhe efektivë, duke i bërë ato të përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme. Marka shpesh bashkëpunon me figura të njohura nga animacionet, si Doraemon, Crayon Shin-chan dhe Rilakkuma, për të tërhequr vëmendjen e audiencës së saj të re. Produktet e A’PIEU përfshijnë një gamë të gjerë artikujsh, si maska, kremra dhe kozmetikë dekorative për fytyrën, si dhe produkte për kujdesin e flokëve. Ato janë të njohura për dizajnin e tyre tërheqës dhe përbërësit e butë, duke i bërë ato të përshtatshme për lëkurën sensitive.
MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25
MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25
MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25 është një peeling intensiv për fytyrën, i krijuar për të larguar qelizat e vdekura, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë që grumbullohen në lëkurë. Formula përmban një kompleks prej 5 përbërësish eksfoliues në përqendrim total 25%, që kombinon PHA, AHA, BHA dhe LHA për një eksfolim të shumëanshëm. Gluconolactone (PHA) ndihmon në largimin e qelizave të vdekura duke ruajtur hidratimin e lëkurës, ndërsa Acidi Laktik (AHA) ndihmon në përmirësimin e pamjes së teksturës. Acidi Salicilik (BHA) dhe Capryloyl Salicylic Acid (LHA) depërtojnë në pore për të ndihmuar në largimin e yndyrës dhe papastërtive të grumbulluara.
Formula përmban gjithashtu Acid Kojik dhe Acid Succinic, të cilët ndihmojnë në njëtrajtësimin e njollave dhe tonit të pabarabartë. Një tjetër veçori e formulës është kompleksi PDRN + NAD+, i kombinuar me NMN dhe ATP, i cili është krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më të freskët, të lëmuar dhe vitale. PDRN në formulë përftohet nga ekstrakti i Camellia Japonica, ndërsa përbërësit e tjerë të kompleksit ndihmojnë në kujdesin dhe mirëmbajtjen e pamjes së shëndetshme të lëkurës.Për të ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe rehatisë së lëkurës pas eksfolimit, formula përmban gjithashtu përbërës fermentues nga soja, qumështi i sojës dhe thekra, si dhe Panthenol, Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën me teksturë të ashpër, pore të bllokuara ose të dukshme, qeliza të vdekura dhe ton të pabarabartë. Me përdorim të rregullt, ndihmon që lëkura të duket më e pastër, më e lëmuar dhe më uniforme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*15ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi tëkonsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. Sugjerohet 1-2 herë në javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Gluconolactone (PHA), Acidi Laktik (AHA), Acidi Salicilik (BHA), Capryloyl Salicylic Acid (LHA), Acidi Kojik, Acidi Succinic, PDRN, NAD+, NMN, ATP, ekstrakt Camellia Japonica, përbërës fermentues nga soja, qumështi i sojës dhe thekra, Panthenol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Gluconolactone, Lactic Acid, Methylpropanediol, Glycerin, Sodium Hydroxide, Succinic Acid, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Pentylene Glycol, Kojic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Caramel, Xanthan Gum, Salicylic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Cyanocobalamin, Propanediol, Polyglyceryl-10 Oleate, Nicotinamide Mononucleotide, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Sodium DNA, Camellia Japonica Flower Extract, Lactobacillus/Rye Flour Ferment, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Pantothenic Acid, Folic Acid, Pyridoxine, Thiamine HCl, Riboflavin, Hydrolyzed Sponge, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Butylene Glycol, Dextrin, Gardenia Florida Fruit Extract, Capryloyl Salicylic Acid
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
GENABELLE PDRN Vita Toning Ampoule
GENABELLE PDRN Vita Toning Ampoule
GENABELLE PDRN Vita Toning Ampoule është një serum inovativ i krijuar për të transformuar rutinën e kujdesit të lëkurës. Me një formulë të avancuar që përmban PDRN (DNA e salmonit), vitamina B, C, E dhe acid hialuronik, ky serum ndihmon në rigjenerimin e qelizave, përmirësimin e elasticitetit dhe hidratimin e thellë të lëkurës. Gjithashtu, ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave, shenjat e lodhjes dhe linjat e holla, duke i dhënë lëkurës një pamje të barabartë, të lëmuar dhe me shkëlqim natyral. Tekstura e tij e lehtë dhe e butë përthithet menjëherë, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për çdo tip lëkure. Përmes përdorimit të rregullt, ky serum ofron një efekt rigjenerues dhe ndriçues, duke rikthyer vitalitetin e lëkurës.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes.
Përbërësit
"Përbërësit magjik"
PDRN (DNA e salmonit), acid hialuronik, vitamina B, C, E
Lista e plotë e përbërësve
Water,Butylene Glycol,Niacinamide,Polyglycerin-3,Methylpropanediol,1,2-Hexanediol,Glycereth-26,Glycerin,Mannitol,Sodium DNA, Polyglyceryl-10 Laurate,Microcrystalline Cellulose,Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer,Polyacrylate Crosspolymer-6 ,Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer,Arginine,Zea Mays (Corn) Starch,Milt Extract,Ethylhexylglycerin,Mica,Allantoin, Caprylyl Glycol,Adenosine,Fragrance,Biosaccharide Gum-1,CI 77492,Sodium Hyaluronate,Tranexamic Acid,Calcium Pantothenate, Maltodextrin,Sodium Starch Octenylsuccinate,Sodium Ascorbyl Phosphate,Tocopheryl Acetate,Pyridoxine HCl,Hydrolyzed Hyaluronic acid, Hydrolyzed Sodium DNA,Hyaluronic Acid,Sodium Acetylated Hyaluronate,Tripeptide-1,Acetyl Hexapeptide-8
Marka
GENEBELLE është një markë koreane e kujdesit të lëkurës e fokusuar te rigjenerimi dhe mirëqenia e saj. Produktet e saj përdorin përbërës aktivë të fuqishëm, si PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i cili nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës. Linja e saj kryesore përfshin maska, kremra dhe ampula të dizajnuara për hidratim të thellë, rigjenerim dhe ndriçim, duke reduktuar shenjat e lodhjes dhe dëmtimit nga mjedisi. Formula e butë e Genabelle është e përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme, ndërsa teknologjia moderne e shpërndarjes së përbërësve siguron që lëkura të përthithë maksimalisht efektet e tyre. E inspiruar nga dermatologjia koreane, marka synon të sjellë kujdes profesional në rutinën e përditshme, duke i dhënë lëkurës pamje të freskët, elastike dhe të rinovuar.
GENABELLE PDRN 360 Rejuvenating Eye Mask
GENABELLE PDRN 360 Rejuvenating Eye Mask
Zona delikate rreth syve është e para që shfaq shenjat e lodhjes, rrudhat e imëta dhe humbjen e elasticitetit, ndaj kërkon një trajtim të specializuar rigjenerues dhe jo thjesht një hidratues të zakonshëm. GENABELLE PDRN 360 Rejuvenating Eye Mask, janë maska njëpërdorimshe luksoze për zonën e syve, të cilat ofrojnë një përkujdesje të kompletuar 360 gradë duke përmirësuar elasticitetin, rrudhat e imëta dhe shkëlqimin e lëkurës. E veçanta e kësaj maske është dizajni i saj unik në formë luleje (butterfly/flower shape), i cili mbulon njëkohësisht si qepallën e sipërme, ashtu edhe zonën poshtë syrit, duke u përputhur në të gjithë konturin e zonës së syrit. Kjo maskë përmban PDRN (Sodium DNA), një përbërës rigjenerues i cili stimulon prodhimin e kolagjenit dhe riparon strukturën e lëkurës, i kombinuar me Acid Hyaluronik, Vitaminë C dhe Niacinamide për hidratim të thellë dhe njëtrajtësim të rrathëve të errët. Gjithashtu, formula përmban peptide dhe ekstrakte qetësuese që forcojnë barrierën mbrojtëse. Me një teksturë hidroxhëli të pasur që ngjitet perfekt dhe lejon përthithjen optimale të përbërësve, kjo maskë është e shkëlqyer për t'u përdorur nga të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht ato që kërkojnë një pamje më të re, më të ushqyer dhe të çlodhur.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*70 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), Acid Hyaluronik, Niacinamide, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Trehalose, Glycereth-25 PCA Isostearate, Sodium DNA, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Adenosine, Disodium EDTA, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Biosaccharide Gum-1, Hyaluronic Acid, Fructan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Glucose, Ascorbic Acid, Hydrolyzed Sodium DNA, Saccharide Isomerate, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Tripeptide-1, Myrothamnus Flabellifolia Leaf/Stem Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Alcohol Denat., Caffeine, Cholesterol, Hydrogenated Lecithin, Pantothenic Acid, Tetrahexyldecyl Ascorbate, Citric Acid, Sodium Citrate, Gallic Acid, Phosphatidylcholine, Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Acetyl Hexapeptide-8, Polyglutamic Acid, Xylose
Marka
MILK TOUCH PDRN Pink Vitamin Glow Boosting Multi Balm
MILK TOUCH PDRN Pink Vitamin Glow Boosting Multi Balm
SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Glow Boosting Multi Balm është përgjigja perfekte nëse po kërkon atë shkëlqimin e menjëhershëm, hidratimin intensiv dhe rigjenerimin e thellë të lëkurës në çdo moment të ditës! Ky produkt në formë stiku funksionon si një bombë me vitamina dhe përbërës ushqyes, i cili me vetëm një aplikim i jep lëkurës një shkëlqim (pink glow) dhe një pamje plot jetë. Sekreti i këtij balmi qëndron te PDRN (ADN e nxjerrë nga salmoni), një përbërës revolucionar në kozmetikën koreane që nxit rigjenerimin qelizor, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson dukshëm elasticitetin e lëkurës duke lëmuar vijat e holla. I pasuruar me një kompleks të fuqishëm vitaminash, ky balm jo vetëm që e hidraton lëkurën në thellësi, por edhe ndihmon në njëtrajtësimin e njollave në lëkurë duke i dhënë një pamje të njëtrajtshme. Duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni, në makinë, në zyrë, teksa konsumoni në kafe etj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*10gr
Përdorimi
Aplikojeni butësisht në zonën rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj. Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.
Gjithashtu këtë balm mund t'a aplikoni mbi buzë në rast se i ndjeni të thata, në faqe duke krijuar një efekt shkëlqyes (highlight), mbi majat dyshe të flokëve të dëmtuar.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN,
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Synthetic Wax, Cetyl Ethylhexanoate, Microcrystalline Wax, Water, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polyisobutene, Polyglyceryl-4 Oleate, Polyglyceryl-6 Oleate, Polyhydroxystearic Acid, Paraffin, Pentylene Glycol, Hydrogenated C12-18 Triglycerides, (-)-alpha-bisabolol, Cera Alba, Stearic Acid, Squalane, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Methylpropanediol, Tocopheryl Acetate, Sodium DNA, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Steareth-30, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Tocopherol, BHT, Niacinamide, Collagen, Hydrolyzed Collagen, Glutathione, Retinol, Elastin, Panthenol, Soluble Proteoglycan, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Glycerin, Cyanocobalamin, Sodium Hyaluronate, Glycosaminoglycans, Sodium Chondroitin Sulfate, Hydrolyzed Extensin, Oleic Acid, Decapeptide-40, Hydrolyzed DNA, Fibronectin, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Polysorbate 80, Lecithin, Glyceryl Stearate, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Sodium Ascorbyl Phosphate, Collagen Extract, Thiamine HCl, Riboflavin, Pyridoxine, Ascorbic Acid, Biotin, Folic Acid
Marka
GOODAL Heartleaf PDRN Collagen Melting Patch
GOODAL Heartleaf PDRN Collagen Melting Patch
GOODAL Heartleaf PDRN Collagen Melting Patch janë patch inovativ për kujdesin e lëkurës, të krijuar për të hidratuar, qetësuar dhe përmirësuar elasticitetin e saj. Teknologjia "melting patch" lejon që përbërësit aktivë të shkrihen gradualisht në kontakt me lëkurën, duke mundësuar përthithje më efektive dhe rezultate më të dukshme. Formula përmban PDRN, një përbërës i njohur për vetitë e tij rigjeneruese, që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe rigjenerimin e lëkurës. Kolagjeni nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, duke reduktuar pamjen e vijave të holla dhe shenjave të lodhjes. Ekstrakti i Heartleaf (Houttuynia Cordata) ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes, ndërsa acidi hialuronik siguron hidratim intensiv dhe afatgjatë. Të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e dehidratuar, të ndjeshme ose që ka humbur elasticitetin dhe shkëlqimin natyral.
* 4 copë
Përdorimi
Pas pastrimit të lëkurës dhe aplikimit të tonerit, vendoseni patch-in në zonën e dëshiruar (si poshtë syve, në vijat nasolabiale ose në zona të tjera që kanë nevojë për kujdes intensiv). Lëreni të veprojë derisa patch-i të shkrihet dhe përbërësit aktivë të përthithen nga lëkura. Më pas hiqeni pjesën mbështetëse nëse është e nevojshme dhe masazhoni lehtësisht produktin e mbetur derisa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret si pjesë e rutinës së mbrëmjes ose sa herë që lëkura ka nevojë për hidratim dhe kujdes shtesë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Collagen, Hydrolyzed Collagen, Sodium DNA, Houttuynia Cordata Extract, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol
Marka
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 100
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 100
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 100, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me kompleksin PHYTO PDRN® PANAX, një kompleks që ekstrakton ginsengun, i cili ka veti antioksiduese dhe hidratuese, duke ndihmuar lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale dhe të forcojë barrierën mbrojtëse. PDRN-ja e ginsengut gjithashtu stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, duke zbutur ndjeshëm shenjat e lodhjes dhe rrudhat e imta. Nga ana tjetër, formulimi me acid hialuronik dhe ekstrakt centella asiatica depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke siguruar një hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm. Me përdorimin e esencës, lëkura do të fitojë elasticitet të përmirësuar dhe një pamje më të freskët dhe rinore.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, PDRN®PANAX, acid hialuronik, ekstrakt centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dicaprylyl Carbonate, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Sorbitol, Polyglyceryl-4 Isostearate, Niacinamide, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Magnesium Sulfate, Hyaluronic Acid, Dipropylene Glycol, Polyurethane-15, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Diisostearyl Malate, Silica, Sorbitan Olivate, Synthetic Beeswax, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Centella Asiatica Extract, Glutathione, Squalane, Tocopherol, Glycerin, Hydrogenated Lecithin, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Centella Asiatica Callus Extracellular Vesicles, Hexyl Laurate, Cetearyl Alcohol, Panax Ginseng Root Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Stearic Acid, Glycosphingolipids, Sucrose, Sodium DNA(0.05ppm), Mineral Salts, Collagen Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Propolis Extract, Madecassoside
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence SPF50+ PA++++
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence SPF50+ PA++++
VT COSMETICS PDRN Moist Tone Up Sun Essence SPF50+ PA++++ është krem mbrojtës ndaj diellit, i formuluar për të kombinuar mbrojtjen e fuqishme UV me kujdesin intensiv të lëkurës. I pasuruar me PDRN (Polydeoxyribonucleotide) të nxjerrë nga gjinsengu i egër i malit Jirisan, ky kompleks unik nxit rigjenerimin qelizor, rrit elasticitetin dhe jep një shkëlqim natyral lëkurës. Formula përmban gjithashtu niacinamide dhe vitaminë C, të cilët ndihmojnë njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e njollave, ndërsa panthenol dhe acidi hialuronik në formulim sigurojnë një hidratim të thellë, duke e lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar gjatë ditës. I përforcuar me EGF dhe peptide që ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe reduktimin e shenjave të moshës, ky krem përmban gjithashtu ekstrakt Jericho Rose, i njohur për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese dhe mbrojtëse ndaj faktorëve të jashtëm. Tekstura e tij e lehtë dhe ujore si esencë përthithet menjëherë, pa lënë njollë të bardhë apo ndjesi ngjitëse, ndërkohë që ofron një efekt të butë “tone-up”, duke i dhënë lëkurës një pamje të ndritshme dhe të njëtrajtshme. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e lëkurës, jo vetëm që ofron mbrojtje maksimale SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UVA/UVB, por edhe vepron si një kujdes i gjithanshëm për lëkurën, duke kombinuar mbrojtjen, rigjenerimin dhe hidratimin në një hap të vetëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*50ml
Përdorimi
Fillimisht tundeni shishen dhe më pas aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
PDRN (Polydeoxyribonucleotide), Niacinamide, Vitaminë C, Panthenol, Acidi Hialuronik, EGF, peptide, ekstrakt Jericho Rose
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Titanium Dioxide, Glycerin, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Butyloctyl Salicylate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Niacinamide, Dibutyl Adipate, Caprylyl Methicone, C12-15 Alkyl Benzoate, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexyl Triazone, Pentylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyhydroxystearic Acid, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Fragrance, VP/Hexadecene Copolymer, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dimethiconol, Trisiloxane, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Alumina, Triethoxycaprylylsilane, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sorbitan Isostearate, Lauryl Glucoside, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Polyether-1, t-Butyl Alcohol, Ascorbic Acid, Panax Ginseng Root Extract, Sodium DNA, Selaginella Lepidophylla Extract, sh-Polypeptide-121, Potassium Sorbate, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-16, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-60, sh-Polypeptide-62, sh-Polypeptide-9
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS PDRN Hydro Gel Mask
VT COSMETICS PDRN Hydro Gel Mask
VT COSMETICS PDRN Hydro Gel Mask, është një maskë e krijuar për të rikthyer hidratimin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës. Me një përbërje inovative që kombinon përbërës aktivë me origjinë bimore, kjo maskë është pasuruar me PHYTO PDRN® Panax (i nxjerrë nga ginsengu)i cili përmirëson ndjeshëm elasticitetin dhe rigjeneron lëkurën në nivele të thella. Përveç kësaj, kombinimi i Squalane dhe Panthenol siguron një hidratim të fuqishëm, duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandaluar humbjen e lagështirës. Formula përmban gjithashtu një kompleks proteinash me bazë bimore dhe Glu-Peptide, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke i dhënë asaj një ndjesi të butë, të lëmuar dhe një pamje të ndritshme. E përshtatshme për çdo tip lëkure, kjo maskë është zgjidhja ideale për këdo që dëshiron të rigjallërojë lëkurën, të reduktojë shenjat e lodhjes dhe të rrisë nivelin e elasticitetit në mënyrë të dukshme.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*33gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PHYTO PDRN® Panax, Squalane, Panthenol, kompleks proteinash me bazë bimore, Glu-Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Methylpropanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus Extract, Glyceryl Stearate, Betaine, PEG-100 Stearate, Panthenol, Butylene Glycol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Cellulose Gum, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, 1,2-Hexanediol, Sodium Polyacrylate, Potassium Chloride, Polysorbate 60, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Caprylate, Hydrogenated Polydecene, Dextrin, Sucrose, Disodium EDTA, Adenosine, Gardenia Florida Fruit Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Trideceth-6, Pantolactone, Squalane, Lactobacillus Ferment, Panax Ginseng Root Extract, Sodium DNA(0.05ppm), Polyglucuronic Acid
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Volumizing Lip Plumper
SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Volumizing Lip Plumper
Nëse kërkoni buzë më të plota dhe me shkëlqim intensiv që në aplikimin e parë, atëherë SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Volumizing Lip Plumper është krijuar pikërisht për këtë efekt. Ky lip plumper kombinon efektin volumizues me një formulë të pasur me përbërës kujdesues, duke i dhënë buzëve një pamje më të plotë, të hidratuar dhe me shkëlqim “glass lips”. Falë Vanillyl Butyl Ether, pas aplikimit krijohet një ndjesi karakteristike ngrohtësie dhe pickimi, e cila shoqëron efektin volumizues dhe i bën buzët të duken vizualisht më të plota. Formula përmban PDRN (Sodium DNA), i cili ndihmon në përmirësimin e pamjes së teksturës së buzëve, ndërsa acidi hialuronik dhe Sodium Hyaluronate ndihmojnë në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, duke i bërë buzët të duken më të lëmuara dhe të hidratuara. Squalane dhe panthenoli ndihmojnë në zbutjen dhe mbrojtjen nga tharja, ndërsa peptide dhe kolagjen plotësojnë formulën për një pamje më të plotë dhe të mirëkujdesur të buzëve. Vitamina B12, e njohur si “Pink Vitamin”, i jep formulës një fokus të veçantë edhe te pamja e freskët dhe e gjallë e buzëve. I përshtatshëm për: të gjitha llojet e buzëve, veçanërisht për buzë të holla, të thata ose që kanë nevojë për më shumë hidratim, shkëlqim dhe efekt voluminoz.
Këshillë: Nëse keni ndjeshmëri të lartë ndaj efekteve si djegie ose pickim gjatë aplikimit të produkteve buzësh, provoni fillimisht të vendosni një maskë hidratuese për buzë. Pasi të jetë përthithur, aplikoni SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Volumizing Lip Plumper.
*4.5ml
Përdorimi
Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata. Mund ta përdorni direkt mbi buzë ose sipër buzëkuqit tuaj për një përfundim me shkëlqim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), acid hialuronik, Sodium Hyaluronate, vitaminë B12,
Lista e plotë e përbërësve
Hydrogenated Polyisobutene, Polyglyceryl-2 Triisostearate, Diisostearyl Malate, Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Vanillyl Butyl Ether, Isododecane, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Sorbitan Isostearate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Hydrolyzed Sponge, Water, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Squalane, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Hyaluronic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Niacinamide(1ppb), Cyanocobalamin(1ppb), Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Sodium DNA(1ppb), Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Arginine/Lysine Polypeptide, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Panthenol(0.1ppb), Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Oligopeptide-1, Nonapeptide-1, Hexapeptide-11, Collagen Extract, Acetyl Tetrapeptide-3, Dipeptide-2, Palmitoyl Hexapeptide-12, Sodium Hyaluronate
Marka
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
MEDICUBE Rosemary PDRN Hair & Scalp Conditioner
MEDICUBE Rosemary PDRN Hair & Scalp Conditioner
Përveç pastrimit të kujdesshëm, skalpi dhe flokët kërkojnë një ushqyerje të thellë rigjeneruese për të forcuar rrënjën dhe për të parandaluar këputjen apo rënien e tyre, ndaj kanë nevojë për përdorimin e trajtuesve me përbërës të avancuar shkencorë. MEDICUBE Rosemary PDRN Hair & Scalp Conditioner, është një zbutës (conditioner) i formuluar që mund të aplikohet me siguri të plotë si në skalp ashtu edhe në gjatësinë e flokëve, duke ofruar një përkujdesje me efekt fortësues, hidratues dhe volumizues. Ky produkt përmban kombinimin e fuqishëm të Ekstraktit të Rozmarinës, që stimulon qarkullimin e gjakut dhe freskon skalpin, me PDRN, një përbërës rigjenerues që ushqen folikulat e fjetura dhe përmirëson elasticitetin e fijeve të flokut. Gjithashtu, formula përmban Peptide, Biotinë dhe vajra ushqyes natyralë që zbutin flokët e ashpër, lehtësojnë krehjen dhe mbrojnë barrierën e skalpit pa bllokuar poret apo pa i rënduar flokët. Me një teksturë kremoze e freskuese me aromë natyrale rozmarine, ky zbutës është ideal për përdorim të përditshëm nga të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht ato të holluar, të dëmtuar apo me prirje për rënie.
*250ml
Përdorimi
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, Ekstrakt Rozmarine, Peptide, Biotinë
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua/Eau), Cetearyl Alcohol, PPG-3 Benzyl Ether Myristate, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Alcohol, Octyldodecyl Ricinoleate, Quaternium-91, Cetrimonium Chloride, Divinyldimethicone/Dimethicone Copolymer, Behentrimonium Chloride, Glycerin, Isododecane, Cetyl Esters, Bis-Aminopropyl Diglycol Dimaleate, Panthenol, Phospholipids, Dimethicone PEG-7 Isostearate, Hydroxypropyl Guar, Glycine Soya (Soybean) Oil, PEG-45M, PEG-7 Amodimethicone, Amodimethicone, C12-13 Pareth-23, C12-13 Pareth-3, Disodium EDTA, Polysilicone-15, Camellia Sinensis Seed Oil, C11-15 Pareth-7, Sodium Polyaspartate, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Crambe Abyssinica Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Laureth-9, Trideceth-12, Butylene Glycol, Citric Acid, Ahnfeltiopsis Concinna Extract, Silica, Acetic Acid, Etidronic Acid, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Propylene Glycol, Sodium Acetate, PEG-4 Laurate, PEG-4 Dilaurate, BHT, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, PEG-4, Pseudozyma Epicola/Camellia Sinensis Seed Oil Ferment Extract Filtrate, Pseudozyma Epicola/Argania Spinosa Kernel Oil Ferment Extract Filtrate, Tocopheryl Linoleate/Oleate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Quaternium-95, Propanediol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Extract, PEG-8, Punica Granatum Extract, Morinda Citrifolia Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, PEG-8/SMDI Copolymer, Palmitoyl Myristyl Serinate, Sodium Polyacrylate, Tocopherol, Biotin, Phenoxyethanol, Chlorphenesin, Sodium Dehydroacetate, Iodopropynyl Butylcarbamate, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Fragrance (Parfum), Citral, Hexyl Cinnamal, Limonene
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 100
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 100
Nëse tashmë jeni të dashuruar pas produkteve të kujdesit për lëkurën nga VT COSMETICS, atëherë është koha të përjetoni një tjetër dimension të kësaj marke në kujdesin e flokëve. Me të njëjtin përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit, VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 100 shfaqet si një zgjidhje intensive që vepron në thellësi të rrënjëve të flokëve, duke nxitur rritjen, forcimin dhe rigjenerimin e tyre që nga aplikimi i parë. Ajo që e bën këtë ampulë kaq të veçantë është teknologjia ekskluzive Cica Reedle™, e cila përmes mikrogrimcave të imta depërton butësisht në lëkurën e skalpit. Kjo teknologji inovative stimulon qarkullimin e gjakut dhe përmirëson oksigjenimin e folikulave, duke mundësuar një ushqim të thellë dhe të drejtpërdrejtë që përgatit skalpin për një rritje më të shëndetshme të flokëve. Formulimi i kësaj ampule përmban gjithashtu kompleksin revolucionar PHYTO PDRN® PANAX, e cila stimulon prodhimin e keratinës, forcon rrënjët dhe nxit krijimin e folikulave të rinj. Ky kompleks ndihmon gjithashtu në ndalimin e rënies së flokëve dhe rikthimin e volumit, duke u dhënë flokëve një pamje më të shëndetshme dhe më të dendur. Për të forcuar edhe më tej këtë efekt të shumëanshëm, ampula është pasuruar me 9GFd, një kompleks peptidik që përkrah rigjenerimin e lëkurës dhe rritjen e flokëve, si dhe me kafeinë, e cila njihet për veprimin e saj stimulues në rrënjë, duke ndihmuar në ndalimin e rënies. Këta përbërës bashkëpunojnë në mënyrë harmonike, duke ofruar një efekt të dyfishtë: reduktim të dukshëm të rënies dhe shkëlqim natyral që përhapet në çdo fije floku. Kjo ampulë është zgjedhja ideale për këdo që dëshiron të përmirësojë densitetin e flokëve, të zgjidhë problemet e rrënies dhe të rikthejë shëndetin e plotë të skalpit me një përvojë luksoze dhe inovative që fillon që nga aplikimi i parë.
Kjo ampulë sugjerohet të përdoret nga persona të cilët:
-Kanë skalp të yndyrshëm.
-Kanë skalp të irrituar dhe kruarje.
-Kanë rënie dhe rrallim të flokëve.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*15ml
Përdorimi
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.
Aplikoni një sasi të përshtatshme në skalp dhe masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Aplikojeni para se të flini gjumë, pasi keni larë dhe tharë flokët në skalp të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, PHYTO PDRN® PANAX, 9GFd, kafeinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat., Silica, C12-13 Alketh-9, Caffeine, Glycerin, PPG-2-Deceth-12, Carbomer, Caprylyl Glycol, Methyl Diisopropyl Propionamide, Tromethamine, Centella Asiatica Extract, 1,2- Hexanediol, Niacinamide, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Ceramide NP, 2,3-Butanediol, Panax Ginseng Root Extract, Citric Acid, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Propolis Extract, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide NS, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Sodium DNA, Aspartic Acid, Leucine, Asiaticoside, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Madecassoside, Ethylhexylglycerin, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Angelica Gigas Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Eclipta Prostrata Extract, Histidine, Polygonum Multiflorum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Swertia Japonica Extract, Thuja Orientalis Leaf Extract, Cysteine, Methionine, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Forsythia Suspensa Fruit Extract, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Lecithin, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Acorus Gramineus Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Chrysanthemum Zawadskii Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ganoderma Lucidum (Mushroom) Extract, Houttuynia Cordata Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Aspergillus Ferment, Ascorbic Acid Polypeptide, Dipotassium Glycyrrhizate, Pantothenic Acid, sh-Polypeptide-22, sh-Oligopeptide-1, shPolypeptide-1, sh-Polypeptide-9, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-3, shPolypeptide-16, sh-Polypeptide-62, Ascorbic Acid, Ceramide EOP, Linolenic Acid, Acetyl Tetrapeptide5, Acetyl Tetrapeptide-9, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Octapeptide-3, Copper Tripeptide-1, Carnosine, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Biotin, Tocopheryl Acetate, Cyanocobalamin
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 300
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 300
Nëse keni përdorur VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 100 dhe jeni dashuruar me efektin që lë, atëherë hapi tjetër është të kaloni në një nivel më të lartë, për të përjetuar rezultate edhe më të fuqishme. Niveli i saj 300 vepron në thellësi të rrënjëve të flokëve, duke nxitur rritjen, forcimin dhe rigjenerimin e tyre që nga aplikimi i parë. Ajo që e bën këtë ampulë kaq të veçantë është teknologjia ekskluzive Cica Reedle™ 300, e cila përmes mikrogrimcave të imta depërton butësisht në lëkurën e skalpit. Kjo teknologji inovative stimulon qarkullimin e gjakut dhe përmirëson oksigjenimin e folikulave, duke mundësuar një ushqim të thellë dhe të drejtpërdrejtë që përgatit skalpin për një rritje më të shëndetshme të flokëve. Formulimi i kësaj ampule përmban gjithashtu kompleksin revolucionar PHYTO PDRN® PANAX, e cila stimulon prodhimin e keratinës, forcon rrënjët dhe nxit krijimin e folikulave të rinj. Ky kompleks ndihmon gjithashtu në ndalimin e rënies së flokëve dhe rikthimin e volumit, duke u dhënë flokëve një pamje më të shëndetshme dhe më të dendur. Për të forcuar edhe më tej këtë efekt të shumëanshëm, ampula është pasuruar me 9GFd, një kompleks peptidik që përkrah rigjenerimin e lëkurës dhe rritjen e flokëve, si dhe me kafeinë, e cila njihet për veprimin e saj stimulues në rrënjë, duke ndihmuar në ndalimin e rënies. Këta përbërës bashkëpunojnë në mënyrë harmonike, duke ofruar një efekt të dyfishtë: reduktim të dukshëm të rënies dhe shkëlqim natyral që përhapet në çdo fije floku. Kjo ampulë është zgjedhja ideale për këdo që dëshiron të përmirësojë densitetin e flokëve, të zgjidhë problemet e rrënies dhe të rikthejë shëndetin e plotë të skalpit me një përvojë luksoze dhe inovative që fillon që nga aplikimi i parë.
Kjo ampulë sugjerohet të përdoret nga persona të cilët:
-Kanë skalp të yndyrshëm.
-Kanë skalp të irrituar dhe kruarje.
-Kanë rënie dhe rrallim të flokëve.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*15ml
Përdorimi
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Aplikoni një sasi të përshtatshme në skalp dhe masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Aplikojeni para se të flini gjumë, pasi keni larë dhe tharë flokët në skalp të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, PHYTO PDRN® PANAX, 9GFd, kafeinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat., Silica, C12-13 Alketh-9, Caffeine, Glycerin, PPG-2-Deceth-12, Carbomer, Caprylyl Glycol, Methyl Diisopropyl Propionamide, Tromethamine, Centella Asiatica Extract, 1,2- Hexanediol, Niacinamide, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Ceramide NP, 2,3-Butanediol, Panax Ginseng Root Extract, Citric Acid, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Propolis Extract, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide NS, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Sodium DNA, Aspartic Acid, Leucine, Asiaticoside, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Madecassoside, Ethylhexylglycerin, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Angelica Gigas Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Eclipta Prostrata Extract, Histidine, Polygonum Multiflorum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Swertia Japonica Extract, Thuja Orientalis Leaf Extract, Cysteine, Methionine, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Forsythia Suspensa Fruit Extract, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Lecithin, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Acorus Gramineus Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Chrysanthemum Zawadskii Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ganoderma Lucidum (Mushroom) Extract, Houttuynia Cordata Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Aspergillus Ferment, Ascorbic Acid Polypeptide, Dipotassium Glycyrrhizate, Pantothenic Acid, sh-Polypeptide-22, sh-Oligopeptide-1, shPolypeptide-1, sh-Polypeptide-9, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-3, shPolypeptide-16, sh-Polypeptide-62, Ascorbic Acid, Ceramide EOP, Linolenic Acid, Acetyl Tetrapeptide5, Acetyl Tetrapeptide-9, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Octapeptide-3, Copper Tripeptide-1, Carnosine, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Biotin, Tocopheryl Acetate, Cyanocobalamin
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shfaq 67/67

