DR.MELAXIN Oyster Peptide Cream

€25,00 €21,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

DR.MELAXIN Oyster Peptide Cream është një krem intensiv kundër shenjave të moshës, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin, forcimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Formula kombinon peptide, përbërës me origjinë detare dhe ingredientë ushqyes që ndihmojnë në lëmimin e linjave të imëta dhe rikthimin e një pamjeje më të tendosur dhe rinore. Një nga veçantitë kryesore të këtij kremi është kompleksi SUN Oyster PEP™, i pasur me Oyster Extract dhe përbërës detarë që ndihmojnë në ushqimin intensiv të lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit të saj. Kremi përmban gjithashtu peptide si sh-Polypeptide-3, sh-Oligopeptide-1 dhe sh-Oligopeptide-2, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit dhe rigjenerimin e lëkurës. Niacinamidet ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit dhe ndriçimin e lëkurës, ndërsa Adenosine ndihmon në lëmimin e linjave të imëta dhe përmirësimin e pamjes së lodhur të fytyrës. Formula është e pasur gjithashtu me Retinal, një derivat i vitaminës A që ndihmon në përmirësimin e rrudhave dhe stimulimin e rigjenerimit qelizor. Për më shumë hidratim dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, kremi përmban Squalane dhe aminoacide të mëndafshit, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe hidratimin e thellë të lëkurës. Tekstura e tij ushqyese përthithet lehtësisht pa lënë ndjesi të rëndë, ndërsa me përdorim të rregullt lëkura duket më elastike, më e lëmuar dhe me një pamje më të shëndetshme dhe rinor.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*50ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

SUN Oyster PEP™, sh-Polypeptide-3, sh-Oligopeptide-1 dhe sh-Oligopeptide-2, niacinamide, retinal

Lista e plotë e përbërësve

Water, Hydrogenated Polydecene, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Propandiol, Vinyl Dimethicone, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-2 Stearate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Synthetic Beeswax, Cetyl Ethylhexanoate, Stearyl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Polyacrylate-13, Butylene Glycol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Carbomer, Hydrogenated Polyisobutene, Tromethamine, Silk Amino Acids, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Adenosine, Ethylhexyl Palmitate, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Sorbitan Isostearate, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Disodium EDTA, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Squalane, Sea Water, Acacia Senegal Gum, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Hydroxypropyl Methylcellulose, Peat Water, Fructan, Oyster Extract(10ppm), Glucose, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Phosphatidylcholine, Potassium Sorbate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Cholesterol, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Retinal, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Copper Gluconate, Magnesium Sulfate, Zinc Gluconate, sh-Polypeptide-3(0.0001ppm), sh-Oligopeptide-1(0.0001ppm), sh-Oligopeptide-2(0.0001ppm)

Marka

DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.

Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.

Shpërndani

€25,00 €21,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm