Cos De BAHA PT M.A Peptide Facial Toner
Cos De BAHA PT M.A Peptide Facial Toner
Tashmë, produktet kundër plakjes së lëkurës nuk janë më vetëm për grupmosha të veçanta dhe mund të thuhet me siguri se parandalimi është lufta më e sigurt kundër saj! Nëse jeni duke kërkuar për një toner për t'i dhuruar lëkurës hidratim sa më të thellë, shkëlqim, forcim të barrierës mbrojtëse, vitalitet dhe elasticitet, atëherë toneri M.A.Peptide Facial Toner i Cos De BAHA do të jetë përgjigja për ju. I formuluar me Kompleks Peptidesh dhe Acid Hialuronik, ky toner qetësues është një hap kyç në qetësimin dhe freskimin e lëkurës si edhe balancimin e pH të lëkurës. Formulimi me Peptiden: Matrixyl 3000 (Palmitoyl Tripeptide-1 & Palmitoyl Tetrapeptide-7), stimulon sintezën e përbërësve të matricës jashtëqelizore dhe eliminon mungesën e elementëve të rëndësishëm strukturorë për lëkurën. Gjithashtu, përmbajtja me argireline ndihmon në relaksimin e muskujve të fytyrës dhe dekurajon formimin e linjave të reja, duke funksionuar si një botoks natyral. Tekstura e tij e plotë përshtatet për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë në balancë yndyrë-lagështi në të.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Matrixyl 3000 (Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7), argireline, (Acetyl Hexapeptide-8).
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Sodium Hyaluronate, Matrixyl 3000 (Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7), Argireline (Acetyl Hexapeptide-8), Beta-Glucan, Allantoin,*Rosa Damascena Extract,*Lavandula Angustifolia Flower Extract, *Camellia Sinensis Leaf Extract,*Melissa Officinalis Leaf Extract, *Artemisia Vulgaris Extrac
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
SKINFOOD Acorn Pore Peptide Mask (1pc.)
SKINFOOD Acorn Pore Peptide Mask (1pc.)
SKINFOOD Acorn Pore Peptide Mask (1pc.) është një maskë e cila ndihmon në minimizimin e dukjes së poreve të zmadhuara dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e re, më e lëmuar dhe më e shëndetshme. Nga vetë emri i maskës, kemi dy përbërës kryesorë (acorn) “lende lisi” dhe peptide. Lendet e lisit, janë të përftuara përmes një procesi fermentimi në temperatura të ulëta, i cili prodhon një substancë që redukton prodhimin e yndyrës dhe ofron një efekt shtrëngues/minimizues për poret. Nga ana tjetër përbërësi Tripeptide-5 ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, pasi stimulon në mënyrë efektive prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në forcimin e strukturës së saj dhe reduktimin e shenjave të moshës. Por nuk mbaron me kaq! Ky efekt i fuqishëm përforcohet nga përbërës të tjerë, si kolagjeni i hidrolizuar, i cili ndihmon në hidratimin dhe rigjenerimin e lëkurës, si dhe proteinat e përftuara nga tërshëra, misri dhe farat e sojës, të cilat ushqejnë dhe mbrojnë lëkurën, duke i dhënë një pamje më të freskët, më të lëmuar dhe më të shëndetshme. Maska përshtatet me të gjitha tipologjitë e lëkurës dhe është ideale për këdo që dëshiron një trajtim me efekt të dyfishtë: për të adresuar poret dhe për të luftuar shenjat e moshës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*24ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
(acorn) “lende lisi” , peptide, kolagjen i hidrolizuar, tërshër
, misër, fara soje
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Betaine, Bis-Ethoxydiglycol Cyclohexane 1,4-Dicarboxylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Cellulose Gum, Quercus Acutissima Fruit Extract(1,000 ppm, Ellagic Acid 500 ppb), Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hibiscus Abelmoschus Extract, Arginine, Carbomer, Hydroxyethylcellulose, Dioscorea Japonica Root Extract, Polyquaternium-51, Salvia Hispanica Seed Extract, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Hydrolyzed Lupine Protein, Glycerin, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Dipotassium Glycyrrhizate, Castanea Crenata (Chestnut) Pellicle Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Palmitoyl Tripeptide-5(30 ppb), Disodium EDTA, Limonene, Linalool
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
MEDIPEEL+ Peptide9 Volume All In One Essence Pro
MEDIPEEL+ Peptide9 Volume All In One Essence Pro
Mjafton vetëm një aplikim i esencës MEDIPEEL+ Peptide9 Volume All In One Essence Pro për të kuptuar efektet e saj të mrekullueshme në lëkurë. E mbushur me shtatë lloje kolagjeni, kjo esencë nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë, duke minimizuar vijat e holla dhe rrudhat, si dhe duke i parandaluar ato. Formulimi me nëntë lloje peptidesh rrit fuqinë e kolagjenit në lëkurë dhe ndalon komunikimin e nervave me muskujt, duke parandaluar krijimin e rrudhave. Nga ana tjetër, acidi hialuronik në peshë molekulare të ndryshme dhe ekstrakti i centella asiatica hidratojnë plotësisht lëkurën ndërkohë që edhe forcojnë barrierën mbrojtëse të saj. Ndërsa, formulimi me probiotikë (lactobacillius) ruan florën e lëkurës të shëndetshme dhe mundëson përthithjen më të mirë të përbërësve të tjetër, duke sigurar kështu një efektivitet maksimal. Esenca është e përshtatshme për lëkurë të thatë dhe adreson shenjat e moshës. Kjo esencë është e sigurt për t’u përdorur gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
shtatë lloje kolagjeni, nëntë lloje peptidesh, acid hialuronik, ekstrakt centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, Hydrogenated Polyisobutene, Methyl Perfluoroisobutyl Ether, Caprylic/Capric Triglyceride, Methyl Perfluorobutyl Ether, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Cyclohexasiloxane, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Decyl Glucoside, Sodium Myristoyl Glutamate, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Palmitic Acid, Betaine, Elaeis Guineensis (Palm) Kernel Oil, Hydroxyethyl Urea, Stearic Acid, Hydroxyacetophenone, Dimethicone, Carbomer, Arginine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Propanediol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Ammonium Lactate, Urea, Allantoin, Fragrance, Adenosine, Alcohol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Laureth-23, Propylene Glycol, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Juniperus Communis Fruit Extract, Argania Spinosa Kernel Oil, Sodium Guaiazulene Sulfonate, Anthemis Nobilis Flower Water, Benzyl Glycol, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Magnolia Officinalis Bark Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Taraxacum Officinale (Dandelion) Rhizome/Root Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen, Hydrogenated Polydecene, Caprylyl Glycol, Decylene Glycol, Trideceth-6, Sodium Polyacrylate, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Polymethacrylate, Fructan, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Hyaluronic Acid, Desamido Collagen, Sorbitan Laurate, Benzyl Alcohol, Dehydroacetic Acid, Nonoxynol-12, Raspberry Ketone, Chondrus Crispus Extract, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Astaxanthin, Ethyl Hexanediol, Hydrolyzed Elastin, Palmitoyl Tripeptide-5, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Methylparaben, Oligopeptide-29, Oligopeptide-32, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Ethylparaben, Propylparaben, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Oligopeptide, Palmitoyl Tripeptide-1
Marka
SUNGBOON EDITOR Silk Peptide EGF Collagen Bond Repair Treatment
SUNGBOON EDITOR Silk Peptide EGF Collagen Bond Repair Treatment
SUNGBOON EDITOR Silk Peptide EGF Collagen Bond Repair Treatment është një trajtim intensiv për flokët e dëmtuar, të thatë dhe të dobësuar, i krijuar për të përmirësuar pamjen e fibrës së flokut, për ta zbutur dhe për t’i rikthyer një pamje më të shëndetshme dhe të mirëushqyer. Formula kombinon ujë mëndafshi dhe ujë kolagjeni, me një kompleks të pasur peptidesh, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së flokëve të dëmtuar dhe në ruajtjen e elasticitetit, duke i bërë flokët të duken më të plotë dhe më të lëmuar. Keratinë e hidrolizuar, kolagjeni dhe elastina ndihmojnë në kujdesin ndaj fibrës së flokut, ndërsa aminoacidet si glicina, serina, arginina, cisteina dhe metionina plotësojnë formulën për një ndjesi më të butë dhe pamje më të fortë të flokëve. Ceramide NP dhe ectoin ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojtjen e barrierës së fibrës së flokut, ndërsa vaji i arganit dhe panthenoli ofrojnë butësi. Formula përmban gjithashtu mentol, duke lënë një ndjesi freskie gjatë aplikimit. Trajtimi përdoret pas shampos, aplikohet veçanërisht në gjatësitë dhe majat e dëmtuara dhe lihet 2–3 minuta për një kujdes më intensiv, më pas shpëlahet mirë. I përshtatshëm për: flokë të thatë, të dëmtuar, të lyer me bojë, të brishtë, me maja të dëmtuara, frizz dhe mungesë butësie e shkëlqimi.
*250ml
Përdorimi
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ujë kolagjeni, ujë mëndafshi, kompleks peptidesh, keratinë e hidrolizuar, kolagjen i hidrolizuar, elastinë e hidrolizuar, glicinë, serinë, argininë, cisteinë, metioninë, ceramide NP, ectoinë, vaj argani, panthenol dhe mentol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Steartrimonium Chloride, Propylene Glycol, Stearamidopropyl Dimethylamine, Collagen Water, Silk Water, Cetrimonium Chloride, Caprylyl Glycol, Menthol, Hydroxyethylcellulose, Behentrimonium Chloride, Salicylic ACID, Ethylhexylglycerin, Citric ACID, Panthenol, Fragrance, Disodium Edta, 1,2-hexanediol, Agar, Calcium Alginate, Butylene Glycol, Disodium Phosphate, Polysorbate 60, Mica, Titanium Dioxide, Synthetic Fluorphlogopite, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Iron Oxide Red, Sodium Phosphate, Argania Spinosa Kernel Oil, Biotin, Ceramide Np, Ectoin, Gold, Hydrolyzed Collagen, Madecassoside, Tin Oxide, Asiaticoside, Caffeoyl Hexapeptide-65, Centella Asiatica Leaf Extract, Glycine, Serine, Glutamic ACID, Aspartic ACID, Hydrolyzed Keratin, Leucine, Hydrolyzed Elastin, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-11, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tripeptide-1, Ascorbic ACID Polypeptide, Copper Tripeptide-1, Decapeptide-4, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Dipeptide-15, Dipeptide-2, Hexapeptide-11, Hexapeptide-3, Hexapeptide-9, Histidine, Nonapeptide-1, Oligopeptide-1, Palmitoyl Hexapeptide-12, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-8, Pentapeptide-3, Tripeptide-1, Cysteine, Methionine, Arginine/Lysine Polypeptide, Oligopeptide-2, Oligopeptide-29, Oligopeptide-32, Sh-oligopeptide-1
Marka
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
MIZON Original Skin Energy Peptide 500
MIZON Original Skin Energy Peptide 500
MIZON Original Skin Energy Peptide 500, është një serum unik i cili do të ndihmojë në parandalimin e plakjes së hershme të lëkurës! Me një numër peptidësh 500, ky serum i fuqishëm do të ndihmojnë në transformimin e pamjes së lëkurës suaj duke stimuluar sintezën e kolgjenit dhe elastinës. Shtimi i adenozinës, acidit hialuronik dhe beta-glukan rrit veprimin e peptideve duke premtuar kështu një lëkurë më rinore dhe plot hidratim. Ka konsistencë të lehtë dhe përthithet butësisht, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për mosha mature.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, adenozinë, acid hialuronik, beta-glukan
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Copper Tripeptide-1, Adenosine, Beta-Glucan, Disodium EDTA, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica (Chia) Seed Extract, Caprylyl Glycol, Acetyl Hexapeptide-8, Phenoxyethanol
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shfaq 41/41

