NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Serum sjell fuqinë e procesit të fermentimit të përbërësve natyral. Ashtu si në mjekësi po aplikohet dhe këshillohet përdorimi i ushqimeve të fermentuara për një trup të shëndetshëm, edhe në dermatologji janë parë përfitime mbresëlënëse në mirëqenien e lëkurës. Ky serum, me konsistencë xheli, i formuluar me 61% përbërës të fermentuar, përthithet menjëherë nga lëkura duke i dhënë asaj elasticitetin e munguar falë fermentit të bifida lysate (probiotik), fermentit të filtruar të saccharomyces (maja). Ndërkohë, lëngu nga pema Betula Alba, me fuqi antioksiduese për lëkurën dhe fermenti i filtruar nga orizi, balancojnë prodhimin e yndyrës, heqjen e njollave dhe hiperpigmentimin e saj. Me këtë serum do të arrini të përmirësoni lëkurën duke e bërë të duket më e re e plot gjallëri.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale dhe vaj mineral.
Niveli i tij i pH qëndron në nivelin 5.3-7.3.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe pas aplikimit të tonerit, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ferment i bifida lysate (probiotik), ferment i filtruar i saccharomyces, lëng nga pema Betula Alba, ferment i filtruar nga orizi
Lista e plotë e përbërësve
Bifida Ferment Lysate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Betula Alba Juice, Butylene Glycol, Rice Ferment Filtrate (Sake), Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Aspergillus Ferment, Dimethicone, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Cyclohexasiloxane, Polyacrylate-13, Water, Panthenol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyisobutene, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ethylhexylglycerin, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Lactobacillus, Xanthan Gum, Sodium Polyacrylate, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Tropolone, Centella Asiatica Extract, Pichia/Resveratrol Ferment Extract, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Glutathione, Ascorbic Acid, Ubiquinone, Thioctic Acid, Tocopherol, Phenoxyethanol, Disodium EDTA
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Pad
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Pad
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Pad është një toner eksfoliues 2 në 1, që bashkon vetitë e një eksfoliuesi fizik dhe atij kimik, pjesë e linjës Calming Cicatree Line. Ky eksfoliues i adresohet akneve me inflamacion dhe lëkurës sensitive, falë përmbajtjes me CICA (5 komponentë të bimës centella asiatica) që njihet për vetitë e saj në qetësimin e irritimeve të lëkurës. Esenca e këtyre tamponave përmban 8 lloje acid hialuronik, 5 lloje keramidesh për t'a mbajtur të hidratuar lëkurën dhe gjithashtu e gjithë formula e saj ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe nxitjes së prodhimit të kolagjenit. Një përbërës i 2-të kryesor i këtij eksfoliuesi është ekstrakti nga gjethja e pemës së çajit, medikamenti numër 1 që kuron intensivisht aknet. Ndërsa efektin e tij eksfoliues e ofrojnë acidet jo-irritues PHA (poly hydroxy acids) dhe LHA (lipo hydroxy acid), që ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura dhe papastërtive që bllokojnë poret. Eksfoliuesi ka nivel pH të butë 5.83, duke e bërë të përshtatshme edhe me lëkurën sensitive.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale dhe vajra mineral.
*90 tamponë pambuku/ 150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICA (5 komponentë nga bima centella asiatica), 8 lloje acid hialuronik, 5 lloje keramidesh, ekstrakt nga gjethja e pemës së çajit, PHA, LHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract(10,000ppm), Betaine, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Panthenol, Gluconolactone, Glyceryl Caprylate, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Allantoin, Asiaticoside(36ppm), Madecassic Acid(32ppm), Asiatic Acid(32ppm), Guaiazulene, Niacinamide, Adenosine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, ZINC PCA, Capryloyl Salicylic Acid, Houttuynia Cordata Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Adansonia Digitata Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Portulaca Oleracea Extract, Saururus Chinensis Extract, Propolis Extract, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Madecassoside(10ppb), Aloe Barbadensis Leaf Extract, Acorus Calamus Root Extract, Pentylene Glycol, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide EOP, Ceramide AP, Glucose, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Limonene, LinaloolPowerful soothing effects
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Foam Heartleaf
NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Foam Heartleaf
NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Foam Heartleaf është një larësi ujor i prodhuar së fundmi nga laboratorët e NEOGEN, nga linja e larësve Real Fresh Foam të larësve të saj në formë shkume i formuluar me 60% ujë nga gjethja e bimës heartleaf (philodendron hedaraceum), të prodhuar në Yeongcheon, Gyeongbuk, vendi më i njohur për cilësinë më të lartë të prodhimit të bimëve mjekësore. Gjethja e kësaj bime ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, kryesisht duke adresuar lëkurat alergjike dhe me sëmundje atopike. Ky larës do t'ju ofrojë qetësim teksa butësisht largon sebumin e tepërt duke ndihmuar në pastrimin e thellë të poreve. Nga ana tjetër formulimi me gjethen e pemës së çajit dhe ekstraktet e bimës calendula bëjnë të mundur që larësi të ketë një shkumë kremoze dhe të butë duke e lënë lëkurën në fund të hidratuar. Ndërsa përbërësit kuercitrinë largojnë të gjitha toksinat, radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm për ndihmuar në uljen e inflamacionit të lëkurës, duke ruajtur pH natyral të saj.
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht për atë sensitive dhe të thatë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, ngjyrues artificial, surfraktantë kimik, fragrancë artificiale etj.
*160gr
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
heartleaf, përbërës detoksifikues për lëkurën, përbërës Quercitrin
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Water, Dipropylene Glycol, Methylglucamine, Lauric Acid, Water, Glycerin, Myristic Acid, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Cocamidopropyl Betaine, Houttuynia Cordata, Hydroxyacetophenone, Potassium Cocoyl Glycinate, Caprylyl Glycol, Sodium Chloride, Citric Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Hydroxyethylcellulose, Dipotassium Glycyrrhizate, Guaiazulene, Perilla Frutescens Leaf Extract, Calendula Officinalis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Ethylhexylglycerin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Dextrin, Sodium Hyaluronate, Arginine, Calcium Carbonate, Hydrogenated Lecithin, Hydroxypropyl Methylcellulose
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
ETUDE HOUSE Soon Jung 10-Panthensoside Cica Balm
ETUDE HOUSE Soon Jung 10-Panthensoside Cica Balm
Ky krem ndryshe nga kremi, ETUDE HOUSE Soon Jung 5-Panthensoside Cica Balm përmban 10% panthenol (derivat i vitaminës B5), për të mundësuar hidratimin të plotë dhe akoma më të thellë. Ndërsa, madecassoside e marrë nga bima e Centella Asiatica-s, rigjeneron qelizat e lëkurës së dëmtuar. Cica, nga ana tjetër, version më i përqëndruar i bimës Centella Asiatica dhe madecassoside, ndihmon në qetësimin e mëtejshëm të lëkurës së irrituar. Formula e tij me nivel pH 5.5 është e ngjashme me atë të vetë lëkurës.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% panthensoside, Cica (ekstraktuar nga bima Centella Asiatica)
Lista e plotë e përbërësve
Water / Aqua / Eau, Butylene Glycol, Panthenol, Squalane, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Phenyl Trimethicone, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-10 Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Stearate Citrate, Glyceryl Stearate, Cetearyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Glycerin, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin, Sorbitan Isostearate, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glucose, Camellia Sinensis Leaf Extract, Tocophero
Marka
ETUDE HOUSE është themeluar në vitin 1988 në Korenë e Jugut. Emri i saj është i veçantë sepse është frymëzuar nga kompozimet instrumentale “étude” të muzikës klasike dhe nga vetë fjala që në frengjisht do të thotë studim. Kjo “shtëpi studimi” e përkujdesjes së lëkurës dhe makeup-it, synon të frymëzojë të gjithë femrat në botë që këtë kujdes ndaj lëkurës dhe pamjes, të mos e shohin si një rutinë të mërzitshme, por si një moment relaksues dhe argëtues për veten. Po aq argëtuese janë edhe paketimet e tij, gjithmonë lozonjare, shumëngjyrëshe dhe plot figura. Çfarë e bën këtë markë kaq të dashur është fakti se ofon produkte me cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm.
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Green Ampoule
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Green Ampoule
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Green Ampoule është një serum inovativ në trajtë ampule i cili siguron hidratim të thellë dhe ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. Ky produkt përmban propolis jeshil brazilian, një përbërës i njohur për vetitë e tij të fuqishme anti-inflamatore dhe rigjeneruese. Propolisi kontribuon në qetësimin e irritimeve dhe reduktimin e inflamacionit të lëkurës. Përveç kësaj, serumi është i pasur me agjentë natyralë hidratues, të cilët ruajnë lagështinë në lëkurë, duke parandaluar tharjen dhe duke promovuar një pamje të lëmuar dhe elastike. Formulimi përmban gjithashtu 18 përbërës të sigurt të certifikuar nga EWG, të cilët janë të njohur për efektet e tyre të dobishme dhe sigurinë në përdorim. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky serum është zgjidhja perfekte për ata që kërkojnë një produkt të butë dhe efektiv, që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, ofron qetësim dhe siguron një hidratim të qëndrueshëm.
Sugjerohet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
*50ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
propolis jeshil brazilian,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Propolis Extract, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Caprylyl Glycol, Glyceryl Stearate, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Butylene Glycol
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Ampoule
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Ampoule
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Ampoule, është një ampulë e cila përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm që i duhen lëkurës për të ruajtur nivelin e hidratimit, për qetësimin dhe mbrojtjen e barrierës. Kjo ampulë është e përbërë nga kompleksi ekskluziv Inteca™, i cili përfshin Centella Asiatica, Madecassic acid dhe Asiaticoside, tre përbërës me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë në qetësimin e menjëhershëm të lëkurës. Përveç kësaj, formula e saj është e pasuruar me përbërës të njohur për rigjallërimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës, si ceramidet dhe niacinamide, të cilat ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Nga ana tjetër, kombinimi me beta-glucan, adenosinë dhe acid hialuronik (së bashku me Sodium Hyaluronate) sigurojnë një hidratim të thellë, duke rikthyer balancën e humbur të lëkurës dhe duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm.
Sugjerohet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
*50ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks Inteca™, ceramide, niacinamide, beta-glucan, adenosinë, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Dipropylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Dibutyl Adipate, Hydrogenated Lecithin, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Ethoxydiglycol, Allantoin, Betaine, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Beta-Glucan, Propanediol, Pentylene Glycol, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Tocopherol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Ceramide NP, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

