SOME BY MI Super Matcha Pore Clean Cleansing Gel
SOME BY MI Super Matcha Pore Clean Cleansing Gel
SOME BY MI Super Matcha Pore Clean Cleansing Gel është larësi ideal për një pastrim të thellë dhe të butë të lëkurës, duke synuar eliminimin e papastërtive që grumbullohen në pore. Me një formulë të avancuar që përfshin kalaminë dhe ekstraktin e pemës së çajit, ky pastrues ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe ruan balancën mes lagështirës dhe prodhimit të yndyrës, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Një veçori tjetër e këtij produkti është përmbajtja e lartë e ujit të Matcha-s, i cili ka veti të fuqishme antioksiduese që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe e ndihmojnë atë të rigjenerohet, duke e bërë më elastike dhe të fortë. Për më tepër, shtimi i BHA-s, një eksfoliant i butë, pastron në thellësi poret dhe heq qelizat e vdekura, duke përmirësuar dukshëm teksturën e lëkurës, duke reduktuar pikat e zeza dhe shfaqjen e njollave. Ky pastrues është ideal për ata që kanë lëkurë me tendencë akneike, pikat e zeza ose pore të zgjeruara, duke siguruar një trajtim efektiv për një lëkurë të pastër, të butë dhe të rigjallëruar.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kalaminë, ekstrakt i pemës së çajit, ujë Matcha, BHA
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water (62%), Glycerin, Purified Water, Potassium Cocoyl Glycinate, Lauryl Glucoside, Coco Glucoside, Acrylate Co-polymer, Sodium Cocoyl Isethionate, 1,2-Hexanediol, Salix Alba Bark Water, Salix Alba Bark Extract, Glacial Water, Carbonated Water, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Calamine, Camellia Sinensis Leaf Powder (50ppm), Melaleuca Alternifolia Leaf Powder, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronic Acid, Allantoin, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecasoside, Cocos Nucifera Oil, Coco Caprylate/Caprate, Capryl Glycol, Glyceryl Undecylenate, Polyglyceryl-10 Myristate, Potassium Cetyl Phosphate, Lauric Acid, Mannan, Lactobionic Acid, Cit…
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA
BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA
Lëkura jonë ndjek një cikël natyral 28-ditor të rigjenerimit dhe eksfolimit të qelizave, por shpesh ky proces mund të ndërpritet nga qelizat e vdekura që bllokojnë poret. Ky bllokim mund të çojë në inflamacion, tendencën e krijimit të njollave dhe një pamje të lodhur. Për të mbështetur këtë cikël natyral dhe për t’i dhënë lëkurës një shtysë të freskët, Beauty of Joseon prezanton BEAUTY OF JOSEON Green Plum Refreshing Toner : AHA + BHA, një formulim i lehtë dhe i butë për lëkurën por shumë efikas. I frymëzuar nga traditat koreane, ku kumbulla dhe mungu përdoren për të trajtuar shqetësime të brendshme dhe për të larguar toksinat nga trupi, ky toner moderne ndihmon në rikthimin e shkëlqimit dhe balancës natyrale të lëkurës. I formuluar me 25% ujë kumbulle, ky toner ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe përmirësimin e teksturës së saj. Ndërsa, përmbajta me 2% ekstrakt të fasules së mungit, (e njohur për vetitë qetësuese), si edhe 2% AHA dhe 0.5% BHA, ndihmon për të pastruar poret në thellësi dhe për të balancuar prodhimin e sebumit. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
25% ujë kumbulle,, 2% ekstrakt të fasules së mungit, 2% AHA, 0.5% BHA,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Prunus Mume Fruit Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glycolic Acid, Butylene Glycol, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Salicylic Acid, Ethylhexylglycerin, Vigna Radiata Seed Extract, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Corallina Officinalis Extract, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, C12-14 Pareth-12
Marka
Shfaq 20/20

