MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Pad
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Pad
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Pad përbëhet nga 70 pad-e të njoma, të cilat ndihmojnë në trajtimin e njollave, shenjave post-akne dhe hiperpigmentimit. Formula përmban Acid Kojic, një agjent i fuqishëm zbardhues dhe njëtratësues, i njohur për aftësinë e tij për të reduktuar njollat kafe, hiperpigmentimin dhe shenjat post-akne, duke parandaluar shfaqjen e njollave të reja dhe duke lënë lëkurën më të pastër dhe të njëtrajtshme. Shafrani (Turmeric), me vetitë e tij anti-inflamatore dhe antioksiduese, qetëson lëkurën, zvogëlon skuqjen dhe i rikthen fytyrës vitalitet dhe një shkëlqim të shëndetshëm. Niacinamidet nga ana tjetër ndihmojnë në minimizimin e dukshmërisë së poreve dhe në balancimin e sebumit të tepërt. Por nuk mbaton me kaq! Esenca përmban gjithashtu AHA për një eksfolim të butë, si dhe squalane dhe ekstrakte ushqyese që sigurojnë hidratim të thellë dhe rigjenerim, duke e lënë lëkurën të butë, elastike dhe të freskët. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, për ëkurë të mikse, të yndyrshme ose të ndjeshme që kërkon njëtrajtësim, qetësim dhe hidratim intensiv.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*70 tamponë pambuku
*160ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid Kojic, Shafran, AHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycolic Acid, Methylpropanediol, Niacinamide, Glycerin, Dipropylene Glycol, Sodium Hydroxide, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Glycereth-26, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, C12-14 Alketh-12, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Disodium EDTA, Kojic Acid, Citrus Junos Peel Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Fragaria Ananassa (Strawberry) Fruit Extract, Cyanocobalamin, Salicylic Acid, Tocopherol, Ascorbic Acid, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Night Wrapping Mask
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Night Wrapping Mask
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Night Wrapping Mask është një maskë nate inovative që ofron kujdes intensiv për lëkurën gjatë gjumit. Kur aplikohet, krijon një shtresë të lehtë që mbështjell fytyrën, duke e ushqyer dhe hidratuar në mënyrë të thellë, ndërsa ruan elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin e humbur. Kojic Acid, përbërësi kryesor i kësaj formule, është një agjent i fuqishëm zbardhues dhe njëtrajtësues, i njohur për aftësinë e tij për të reduktuar njollat kafe, hiperpigmentimin dhe njollat post-akne, duke parandaluar shfaqjen e njollave të reja dhe duke lënë lëkurën më të pastër dhe të njëtrajtshme. Shafrani (Turmeric), me vetitë e tij anti-inflamatore dhe antioksiduese, qetëson lëkurën, zvogëlon skuqjen dhe i rikthen vitalitetin, duke i dhuruar lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. Kolagjeni i hidrolizuar i kombinuar me retinol nxit prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës, ndërsa niacinamidet në formulim ndihmojnë në reduktimin e dukshmërisë së poreve. Tekstura e maskës është e lehtë dhe përthithet gradualisht, duke lënë lëkurën të rigjeneruar dhe me shkëlqim. Ky produkt është ideal për lëkurë me njolla kafe, pigmentim ose tonalitet të pabarabartë, si dhe për lëkurë normale, mikse ose të ndjeshme që kërkon shkëlqim dhe hidratim intensiv.
*75ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Në mëngjes, tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas vazhdoni me hapat e rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kojic Acid, Shafran, Kolagjen i hidrolizuar
Lista e plotë e përbërësve
Polyvinyl Alcohol, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-hexanediol, Sodium Hyaluronate, Isopentyldiol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Glyceryl Glucoside, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium Edta, Glucose, Kojic Acid, Ascorbic Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Collagen Extract, Retinol
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Brightening Gel Mask
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Brightening Gel Mask
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Brightening Gel Mask është një maskë inovative që kombinon fuqinë zbardhuese të Kojic Acid me vetitë qetësuese dhe antioksiduese të Turmerikut, duke ofruar një trajtim të thellë për lëkurën e lodhur dhe me tonalitet jo të njëtrajtshëm. Formula e saj përfshin gjithashtu Niacinamide, që ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit dhe minimizon dukshmërinë e poreve, si dhe Retinol dhe Kolagjen të hidrolizuar, të cilët nxisin rigjenerimin qelizor dhe elasticitetin e lëkurës. Ceramide NP forcon barrierën natyrale të lëkurës, duke ruajtur hidratimin dhe butësinë, ndërsa Allantoin dhe Adenosina qetësojnë çdo acarim dhe reduktojnë skuqjet. Tekstura e butë dhe freskuese e kësaj maske fillon me ngjyrë të verdhë dhe gradualisht bëhet transparente kur përbërësit aktivë depërtojnë thellë në lëkurë, duke sinjalizuar absorbimin maksimal. Maska lihet të veprojë 1–3 orë, ose madje edhe gjatë natës, për një efekt intensiv spa në shtëpi. Pas heqjes, lëkura ndihet e hidratuar, e rigjeneruar dhe me shkëlqim të natyrshëm. Me përdorim të rregullt, maska ndihmon në reduktimin e njollave pigmentare, zbut linjat e holla dhe i jep lëkurës një pamje të shëndetshme, të rifreskuar dhe rinore.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*28gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kojic Acid, Turmerik, niacinamide, Retinol, Kolagjen, Allantoin, Adenosin, Ceramide NP
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methylpropanediol, Acrylates/Ethylhexyl Acrylate Copolymer, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, 1,2-Hexanediol, Betaine, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Glucomannan, Xanthan Gum, Laureth-21, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Cellulose Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Fragrance, Potassium Chloride, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Lactobacillus Ferment, Melia Azadirachta Flower Extract, Dextrin, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Butylene Glycol, Corallina Officinalis Extract, Ascorbic Acid, Hydrolyzed Collagen, Kojic Acid, Tocopherol, Linoleic Acid, Ceramide NP, Retinol
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Niacinamide Serum
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Niacinamide Serum
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Niacinamide Serum është serumi më i ri i koleksionit 'KORAL Secrets' nga marka e njohur MEDICUBE. Formula e tij e avancuar kombinon fuqinë e Acidit Kojic (1 %), një përbërës i njohur që zbeh njollat kafe, redukton pigmentimin dhe parandalon shfaqjen e njollave të reja, me Niacinamide (5 %), i cili forcon barrierën e lëkurës, minimizon dukshmërinë e poreve dhe përmirëson teksturën e saj. Shafrani (Turmeric) ofron veprim qetësues dhe antioksidues, duke reduktuar skuqjen dhe inflamacionin, dhe duke rikthyer lëkurës shkëlqim dhe vitalitet. Përveç këtyre, serumit i shtohen squalane dhe ekstrakte ushqyese, të cilat sigurojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, duke e bërë të butë dhe elastike. Tekstura e tij është e lehtë, përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të rëndë. Me përdorim të rregullt, serumi ndihmon në zbehjen e njollave të pigmentimit dhe i dhuron lëkurës një pamje të shëndetshme dhe rinore. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi ngadalë!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të fillohet me përdorimin e këtij serumi 2-3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca, duke e përdorur edhe çdo ditë.
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid Kojic (1 %), niacinamide (5 %), Shafran
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Niacinamide, Butylene Glycol, Jojoba Esters, 1,2-hexanediol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Caprylic/capric/succinic Triglyceride, Coco-caprylate/caprate, Kojic Acid, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/vp Copolymer, Hydrogenated Castor Oil/sebacic Acid Copolymer, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Allantoin, Cetyl Alcohol, Silica Silylate, Sodium Citrate, Ethylhexylglycerin, Corallina Officinalis Extract, Adenosine, Chamaecyparis Obtusa Wood Oil, Behenyl Alcohol, Arginine, Citric Acid, Tocopherol, Panthenol, Squalane, Thioctic Acid , Glycolic Acid
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Deep Lifting Age-Repair Cream
MEDICUBE Deep Lifting Age-Repair Cream
MEDICUBE Deep Lifting Age-Repair Cream është një krem i fuqishëm anti-age, i formuluar për të rikthyer elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Falë kompleksit të pasur të peptidëve, Acetyl Hexapeptide-1, Acetyl Octapeptide-3, Palmitoyl Pentapeptide-5, Copper Tripeptide-1 si edhe kolagjenit të hidrolizuar, ky krem stimulon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në reduktimin e rrudhave, duke i bërë ato më të lëmuara dhe më pak të dukshme. Kombinimi i acidit hialuronik me përbërës të tjerë hidratues si squalane, ceramide dhe pantenoli ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë dhe ofron hidratim të thellë. Nga ana tjetër, niacinamidet ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, ndërsa adenozina dhe ekstrakti i likuricës në qetësimin e saj. Tekstura e kremit është e pasur, por nuk lë ndjesi ngjitëse; përthithet shpejt dhe është ideal për lëkurë mature, si edhe për lëkurë normale, të thatë ose mikse që kërkon efekt lifting, rigjenerim dhe hidratim të thellë.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acetyl Hexapeptide-1, Acetyl Octapeptide-3, Palmitoyl Pentapeptide-5, Copper Tripeptide-1, acidit hialuronik, niacinamide, squalane, ceramide, pantenol, kolagjen i hidralizuar
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Methylpropanediol, *Glycerin, Cyclopentasiloxane, *Butylene Glycol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Niacinamide, *Acetyl Hexapeptide-1, *Palmitoyl Pentapeptide-5, *Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, *Acetyl Octapeptide-3, Copper Tripeptide-1, Squalane, Glyceryl Stearate, Shea Butter, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Olivate, C14-22 Alcohols, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Polysorbate 60, Meadowfoam Seed Oil, Palmitic Acid, Stearic Acid, 1,2-Hexanediol, C12-20 Alkyl Glucoside, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Dimethiconol, Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Saccharide Hydrolysate, Glyceryl Stearate Citrate, Fructooligosaccharides, Allantoin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, *Caprylyl Glycol, Pullulan, Dipotassium Glycyrrhizate, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Adenosine, *Sorbitan Laurate, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, *Hydroxyethylcellulose, Myristyl Alcohol, Myristic Acid, Hyaluronic Acid, Glucose, Arachidic Acid, Lauryl Alcohol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ceramide NP, Atelocollagen, Desamidocollagen, Oleic Acid, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, Soluble Collagen, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen, Collagen Amino Acids, Procollagen, Magnesium PCA, Serine, Sucrose, Glycine, Calcium Chloride, Sea Salt, Alanine, Magnesium Chloride, Threonine, Histidine, Aspartic Acid, Valine, Proline, Dipotassium Phosphate, Lysine, Arginine, Tyrosine, Isoleucine, Magnesium Citrate, Glucosamine HCl, Phenylalanine, Glutamic Acid, Arginine, 1-Methylhydantoin-2-Imide, Asparagine, Citrulline, Methionine, Taurine, Tryptophan, Phytic Acid, Glutamine, Cysteine, Fragrance, Alpha-Isomethyl Ionone.
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE Azelaic Acid 16 BB Calming Serum
MEDICUBE Azelaic Acid 16 BB Calming Serum
Ju prezantojmë MEDICUBE Azelaic Acid 16 BB Calming Serum, një serum dermatologjik i krijuar për të qetësuar thellësisht lëkurën, të trajtojë njollat, skuqjet dhe shenjat e akneve, ndërsa përmirëson dukshëm teksturën dhe tonin e pabarabartë. Formula e tij e përqëndruar me 16% Acid Azelaik të pastër, një përbërës i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore, anti-bakteriale dhe qetësuese, vepron në disa nivele për të zbehur gradualisht njollat kafe, për të minimizuar shenjat post-akne dhe për të reduktuar dukshëm inflamacionin. Acidi azelaik është veçanërisht efektiv në trajtimin e skuqjes, rosaceas dhe papulave inflamatorë, duke qetësuar menjëherë ndjesinë e irritimit dhe duke rikthyer balancën natyrale të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi i tij është i pasur me përbërës qetësues, hidratues si edhe përforcues të barrierës së lëkurës, si Panthenol, Allantoin dhe Kompleksi BB Calming, të cilët bashëveprojnë së bashku për të ulur ndjeshmërinë, zbutur skuqjen e menjëhershme dhe mbrojtur lëkurën nga faktorët irritues të përditshëm. Ky kombinim e bën serumin ideal për persona me lëkurë akneike, të ndjeshme, me rosacea, por gjithashtu perfekt për këdo që kërkon një trajtim efektiv për ton të pabarabartë pa shkaktuar irritim. Tekstura e tij e lehtë dhe jo-komedogjene përthithet menjëherë, duke lënë një ndjesi të freskët dhe të butë në lëkurë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
16% Acid Azelaik, Panthenol, Allantoin, Kompleks BB Calming
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Azelaic Acid, Butylene Glycol, Propanediol, Sodium Hydroxide, Propylene Glycol, Alcohol Denat., 1,2-hexanediol, Niacinamide, Citric Acid, Glyceryl Caprylate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Allantoin, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Pantothenic Acid, Nicotinamide Mononucleotide, Hydrolyzed Pea Protein, Phytosterols, Lecithin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Squalane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ceramide Np
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE PDRN Pink One Day Serum Set
MEDICUBE PDRN Pink One Day Serum Set
Në botën e kujdesit për lëkurën, MEDICUBE ka njohur veten si markë që di të bashkojë shkencën me elegancën dhe seti PDRN Pink One Day Serum është shembulli perfekt i këtij bashkimit. Ky serum është menduar për rigjenerim të thellë, por në mënyrë delikate dhe efikase, për të rikthyer elasticitetin, shkëlqimin dhe vitalitetin e munguar të lëkurës. Çdo kapsulë individuale e këtij seti përmban kombinimin e përbërësve funksionon në tri nivele: adresimin e shenjave të moshës (99% PDRN nga salmoni & kolagjen), hidratimit (hialuronatet) dhe ndriçimit/njëtrajtësimit (niacinamide & glutathion), duke e bërë këtë serum një hap të fuqishëm në rutinën e kujdesit për lëkurën. Por nuk mbaron me kaq! Një nga avantazhet më të bukura të këtij seti është paketimi i kapsulave individual, secila ampulë është e mbyllur në mënyrë hermetike për të ruajtur freskinë dhe fuqinë e përbërësve deri në momentin e përdorimit. Aplikimi është i thjeshtë: hapni kapsulën, e vendosni produktin menjëherë pas tonikut dhe përhapeni me butësi në fytyrë. Çdo dozë duhet përdorur brenda një dite, për të siguruar efikasitet maksimal. Në testet klinike, pas vetëm një përdorimi është regjistruar një rritje prej 58.7% në lagështinë e lëkurës dhe 38.8% më shumë shkëlqim. Përdoruesit raportojnë gjithashtu një përmirësim në densitetin e lëkurës pas dy javësh, falë kombinimit të PDRN-it, kolagjenit me peshë të ulët molekulare (285 Da), glutathionit dhe elastinës. I përshtatshëm për çdo tipologji lëkure dhe moshe.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*1.5ml x 10 pcs
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
99% PDRN nga salmoni, kolagjen, hialuronatet, niacinamide, glutathion
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Polyglyceryl-3, Methylpropanediol, Niacinamide, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Betaine, PEG-8, Methyl Gluceth-20, Methyl Gluceth-10, Carbomer, Tromethamine, Panthenol, Ethylhexylglycerin, C12-14 Alketh-12, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium EDTA, Saccharide Hydrolysate, Cyanocobalamin, Salmon Egg Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Soluble Elastin, Sodium DNA, Microcrystalline Cellulose, Sodium Hyaluronate, Cellulose Gum, Hyaluronic Acid, Soluble Collagen, Sodium Hyaluronate Crosspolyme, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glutathione, Sorbitan Laurate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Cetyl Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester
Marka
KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream : Retinal Liposome 4% + Fermented Bean
€22,00
Çmimi për njesi perKSECRET SEOUL 1988 Eye Cream : Retinal Liposome 4% + Fermented Bean
€22,00
Çmimi për njesi perZbuloni një ndryshim të dukshëm dhe të thellë në zonën delikate rreth syve me këtë formulë premium anti-age, e cila bashkon fuqinë maksimale të 4% Retinal Liposome me ekstraktin e pasur të fasuleve të fermentuara. Retinali vepron në reduktimin e vijave të imta dhe rrudhave, ndërsa përbërësit e fermentuar ushqejnë thellë lëkurën, forcojnë elasticitetin dhe rikthejnë vitalitetin e humbur. Formulës i shtohen bakuchioli, vitamina C & E dhe 3 lloje peptidesh të fuqishme, të cilat rrisin prodhimin e kolagjenit dhe i japin lëkurës një pamje më të lëmuar dhe dukshëm më rinore. Niacinamidet dhe adenosina nga ana tjetër qetësojnë dhe rigjenerojnë qelizat e lodhura të syve, ndërsa ekstraktet bimore dhe ato të fermentuara krijojnë një shtresë mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Tekstura e tij kremoze, e butë si mëndafshi, përthithet menjëherë pa lënë ndjesi yndyrore. Perfekte për çdo tip lëkure dhe ideale për këdo që kërkon të targetojë në mënyrë efektive shenjat e moshës.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
4% Retinal Liposome, bakuchiol, vitamin C & E, 3 lloje peptidesh
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Niacinamide, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Butylene Glycol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Carbomer, Tromethamine, Propanediol, Glyceryl Stearate, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Retinal, Silica, Disodium EDTA, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Lactobacillus/Panax Ginseng Root Ferment Filtrate, Lactobacillus/Rice Ferment, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Ferment Filtrate, Saccharomyces/Potato Extract Ferment Filtrate, Tocopherol, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Sodium Hyaluronate, Arctium Lappa Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Bakuchiol, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1
Marka
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal — një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice
€18,00
Çmimi për njesi perKSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice
€18,00
Çmimi për njesi perKSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice është një krem rigjenerues, i krijuar për ata që kërkojnë elasticitet, shkëlqim dhe një lëkurë që rifiton vitalitetin e humbur me kalimin e ditëve. Formula e tij përqendrohet rreth retinalit, një derivat shumë më i fuqishëm se retinoli, i cili është inkapsuluar në liposome për ta mbrojtur nga oksidimi dhe për të depërtuar më thellë në shtresat e lëkurës me sa më pak irritim. Kjo teknologji e bën retinalin të funksionojë më shpejt, duke nxitur rigjenerimin qelizor në lëkurë, përmirësimin e teksturës dhe lëmimin e vijave të holla. Por nuk mbaron me kaq! Formula përmban gjithashtu oriz të fermentuar, një përbërës tradicional i K-Beauty, i pasur me aminoacide, vitamina, minerale dhe antioksidantë, i cili ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, ndërsa përmirëson hidratimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Kremi është i pasur gjithashtu me niacinamide, për minimizimin e dukjes së poreve dhe reduktimin e skuqjes; bakuchiol, një alternativë bimore që punon në harmoni me retinalin për rezultate anti-age pa irritim; si dhe një kompleks peptidesh rigjeneruese që nxit prodhimin e kolagjenit dhe rikthimin e elasticitetit të humbur. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, sidomos për ato që dëshirojnë të adresojnë aknet, shenjat post-akne si edhe shenjat e para të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*50ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinal, oriz të fermentuar, bakuchiol, niacinamide, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Propanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Tromethamine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Caprylic/Capric Triglyceride, Lactobacillus/Panax Ginseng Root Ferment Filtrate, Lactobacillus/Rice Ferment(1,000 ppm), Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Saccharomyces/Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Ferment Filtrate, Saccharomyces/Potato Extract Ferment Filtrate, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Caprylyl/Capryl Glucoside, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Sorbitan Oleate, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Retinal(100 ppm), Silica, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Tocopherol, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Arctium Lappa Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Bakuchiol, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1
Marka
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal — një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
ELROEL Blanc Cover Cream Stick
ELROEL Blanc Cover Cream Stick
ELROEL Blanc Cover Cream Stick është fondatina që kombinon makeup-in dhe kujdesin për lëkurën në një hap! Me kolagjen francez dhe Volufiline™, ky produkt hidraton thellë, rrit elasticitetin dhe jep efekt “plumping”. Nga një teksturë e bardhë, fondatina transformohet menjëherë sapo e përhapni në ngjyrën e tonit të lëkurës suaj, duke ofruar njëkohësisht një mbulim sa më natyral. Formulimi i saj inovativ ndihmon në zvogëlimin e dukjes së poreve, papërsosmërisë dhe rrudhave të imta, ndërsa furça e integruar prej 32,000 fijësh siguron një përhapje të butë dhe të njëtrajtshme. Me SPF 50+ PA+++, ekstrakte bimore qetësuese dhe mbulim të lartë që zgjat deri në 50 orë, ky stick është perfekt për përdorim çdo ditë ose për “touch-up” gjatë ditës, duke dhënë shkëlqim, njëtrajtësim dhe mbrojtje.
Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate.
*13g
Përdorimi
Përpara përdorimit produkti duhet tundur nga lart poshtë në mënyrë që përbërja e saj të përzihet mirë. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në lëkurë të mirëhidratuar. Riaplikojeni në zonat më të nevojshme për njëtrajtësim ose mbulim më të mirë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen francez, Volufiline™,
Lista e plotë e përbërësve
French collagen (45,000 ppm), VOLUFILINE™ (20,000ppm), desert plant extract, flower oil extract
Marka
ELROEL është marka që sjell një qasje të re në kujdesin e lëkurës, duke kombinuar shkencën moderne me përbërës natyralë dhe inovativë. Çdo produkt i ELROEL është krijuar për të përmirësuar hidratimin, elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës, duke ofruar rezultate të dukshme dhe një ndjesi luksoze.
Me formulime të pasura me kolagjen francez, peptidet dhe ekstrakte bimorë, ELROEL transformon rutinën e përditshme të bukurisë në një eksperiencë që kujdeset për lëkurën dhe thekson bukurinë natyrale.
Motoja: Kujdes i avancuar për lëkurën, pamje të përkryer çdo ditë.
DR.REJU All Advanced PDRN Rejuvenating Cream
DR.REJU All Advanced PDRN Rejuvenating Cream
Nëse keni qenë në kërkim të një kremi nate me përqendrimin më të lartë dhe më të pastër të PDRN-së së salmonit, atëherë ju prezantojmë DR. REJU All Advanced PDRN Rejuvenating Cream, një risi e vërtetë në rigjenerimin e lëkurës. Me 12% PDRN salmoni (99% i pastër), të kombinuar me peptide dhe kolagjen me peshë molekulare të ulët, ky krem përbën një formulë të fuqishme që rikthen vitalitetin, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës. Ai depërton thellë për të stimuluar rigjenerimin qelizor, duke reduktuar dukshëm shenjat e lodhjes, vijat e imta dhe humbjen e tonusit. I pasuruar me niacinamide për unifikimin e tonit dhe panthenol për qetësim intensiv, ndërsa acidi hialuronik forcon barrierën dhe siguron hidratim të thellë e afatgjatë, ky krem lë pas një lëkurë të lëmuar, të ushqyer dhe të gjallëruar. Tekstura e tij e lehtë xhel-krem përthithet menjëherë, duke dhënë efektin “glass skin” dhe një ndjesi freskie që ndjehet që në momentet e para. Ideal për çdo tip lëkure, veçanërisht për ata që kërkojnë rigjenerim të avancuar, elasticitet dhe një pamje dukshëm më rinore.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*20g
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
99% PDRN të pastër salmoni, peptide, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Hydrolyzed Collagen, Cyclohexasiloxane, Sodium Hyaluronate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetearyl Olivate, Arginine, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sorbitan Olivate, Polyacrylamide, C13-14 Isoalkane, Dimethiconol, Sodium DNA (=PDRN) 1,200 ppm, Cellulose Gum, Allantoin, Laureth-7, Fragrance, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Panthenol, Betaine, Coccinia Indica Fruit Extract, Corallina Officinalis Extract
Marka
CELIMAX The Vita A Retinol Shot Tightening Serum
CELIMAX The Vita A Retinol Shot Tightening Serum
Nëse edhe ju e keni parë se sa viral është ky serum nga marka CELIMAX në rrjete si TikTok apo Instagram, atëherë nuk jeni të vetëm. CELIMAX The Vita-A Retinol Shot Tightening Serum është një serum i fuqishëm që redukton dukshëm rrudhat dhe linjat e imta. Ky serum përmban retinol të pastër 0.1%, një nga përbërësit më efektiv për rinovimin qelizor të lëkurës dhe stimulimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më rinore dhe elastike. Teknologjia A‑Shot™ e serumit përdor mikropartikuj ultra të imët, të cilët depërtojnë thellë në lëkurë pa shkaktuar irritim, duke lejuar që peptidet dhe vitaminat të përthithen maksimalisht. Nga ana tjetër, kompleksi i 9 peptideve përmirëson elasticitetin dhe teksturën e lëkurës, ndërsa panthenoli, vitamina E dhe ekstrakti i rrënjës së karotës ofrojnë hidratim, qetësim dhe mbrojtje antioksiduese. Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe lë një ndjesi të freskët në lëkurë, ndërsa përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e poreve, përmirësimin e tonit dhe zvogëlimin e rrudhave. I përshtatshëm për çdo tipologji, kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
retinol të pastër 0.1%, 9 peptideve, panthenoli, vitamina E dhe ekstrakti i rrënjës së karotës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Polypropylsilsesquioxane, C14-22 Alcohols, Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrolyzed Sponge, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tocopherol, Retinol, Allantoin, Arginine, Undecane, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, C12-20 Alkyl Glucoside, Lauryl Glucoside, Polyglyceryl-6 Laurate, Adenosine, Tridecane, Disodium EDTA, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Myristyl Glucoside, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Butylene Glycol, Beta-Carotene, Glucose, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Hexapeptide-9, Dipeptide-2, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4
Marka
CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"! Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!
ANUA Zero-Cast Moisturizing Finish Sunscreen SPF 50
ANUA Zero-Cast Moisturizing Finish Sunscreen SPF 50
Nëse ka një gjë që marka ANUA di të bëjë më së miri, është të krijojë produkte best-seller që bëhen viral menjëherë dhe nuk kishte si të ishte ndryshe edhe me ANUA Zero-Cast Moisturizing Finish Sunscreen SPF 50, një krem mbrojtës që s’duhej të mungonte kurrësesi në koleksionin e KORAL SECRETS. Një krem modern, i formuluar me teknologjinë më të avancuar të filtrave kimikë dhe me një teksturë jashtëzakonisht të lehtë, që e bën përdorimin e tij një kënaqësi të përditshme. I krijuar për ata që kërkojnë një SPF me fuqi të lartë mbrojtëse, por pa kast të bardhë dhe pa atë ndjesinë e rëndë, ky krem shkrihet menjëherë në lëkurë, përthithet pa mundim dhe lë pas një përfundim moisturizing, të butë dhe me një shkëlqim natyral pa pikë yndyre të tepruar. Po fromulimi i tij? Formula e tij është e pasur me glicerinë dhe sodium hyaluronate, dy përbërës të fuqishëm hidratues që tërheqin ujë në thellësi të lëkurës dhe e mbajnë atë të ushqyer përgjatë gjithë ditës. Testimet e markës tregojnë se hidratimi mund të zgjasë deri në 72 orë, duke e bërë perfekt për lëkurë normale, të thatë ose të dehidratuar. Për më tepër, kombinimi i panthenol dhe niacinamide sjell qetësim, ul skuqjen, forcon barrierën e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e sebumit, pa shkaktuar irritim. A nuk është i mrekullueshëm?
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
glicerinë, sodium hyaluronate, panthenol, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Avobenzone, Homosalate, Octisalate, Octocrylene, Water (Aqua), Butyloctyl Salicylate, Glycerin, Dimethicone, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, VP/Eicosene Copolymer, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Sodium Stearoyl Glutamate, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hydroxyacetophenone, Phenoxyethanol, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Xanthan Gum, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate
Marka
ANUA PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream
ANUA PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream
Kremi ANUA PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream është ai lloj hidratuesi që i rikthen lëkurës jetë, hidratimin dhe një shkëlqim “glass skin” që bie në sy që në aplikimin e parë. I formuluar me PDRN salmoni, ky krem funksionon në thellësi për të ndihmuar rigjenerimin e qelizave dhe për të rikthyer vitalitetin e humbur të lëkurës, ndërsa 10 lloj acid hialuroniku krijojnë një shtresë intensive hidratimi që i lë lëkurës një efekt “plump”. Kolagjeni i hidrolizuar dhe niacinamide bashkëveprojnë në harmoni së bashku për të ndihmuar në rregullimin e teksturës së lëkurës, duke i dhënë një pamje më të lëmuar, ndërsa ekstraktet e Centella Asiatica (madecassoside & asiaticoside) qetësojnë menjëherë çdo irritim, duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ky kombinim i përbërësve krijon një ekuilibër midis hidratimit të thellë dhe rigjenerimit, duke e bërë lëkurën më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. Tekstura e kremit shkrin butë në lëkurë pa lënë ndjesi ngjitëse ose të rëndë, duke e bërë perfekt për çdo tipologji lëkure.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*60ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish
Përbrësit
Përbërësi "magjik"
PDRN, Centella Asiatica, kolagjeni i hidrolizuar, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Squalane, Glycerin, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium DNA, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, PCA Dimethicone, Butylene Glycol, Propanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Diglycerin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, C12-20 Alkyl Glucoside, Methylpropanediol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sodium Phytate, Aminomethyl Propanediol, PVM/MA Copolymer, Madecassoside, C12-13 Alketh-9, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Asiaticoside, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Behenyl Alcohol, C14-22 Alcohols, Carbomer
Marka
ANUA Azelaic Acid 10 Hyaluron Redness Soothing Serum
ANUA Azelaic Acid 10 Hyaluron Redness Soothing Serum
ANUA Azelaic Acid 10 Hyaluron Redness Soothing Serum është një serum i butë, por jashtëzakonisht efektiv, i krijuar për të qetësuar menjëherë skuqjet, irritimet dhe ndjeshmërinë e lëkurës. Me një përqindje prej 10% acidi azelaik, ky serum vepron për të reduktuar inflamacionin, për të luftuar bakteret që shkaktojnë akne dhe për të zbehur shenjat post-akne apo njollat kafe. Formula është e pasur me një kompleks të fuqishëm qetësues që përfshin 7 lloje të Centella Asiatica, aloe vera, panthenol dhe beta-glukan, përbërës që qetësojnë menjëherë lëkurën e irrituar. Ndërkohë, acidi hialuronik, ceramidet dhe squalane ofrojnë një hidratim të thellë, duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe duke e lënë atë të hidratuar gjatë gjithë ditës. Tekstura e lehtë, xhelore dhe jo ngjitëse përthithet shpejt pa e ngarkuar lëkurën, gjë që e bën këtë serum të përshtatshëm për çdo lloj lëkure, madje edhe për atë më të ndjeshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% acidi azelaik, 7 lloje të Centella Asiatica, aloe vera, panthenol dhe beta-glukan,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Azelaic Acid, Propylene Glycol, Sodium Hydroxide, Dipropylene Glycol, 1,2 Hexanediol, Panthenol, Hydroxyethylcellulose, Betaine Salicylate, Glycerin, Biosaccharide Gum 1, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Water, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Flower Extract, Niacinamide, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Squalane, Zinc PCA, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Caprylyl, Capryl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
ANUA 3 Ceramide Panthenol Moisture Barrier Cream
ANUA 3 Ceramide Panthenol Moisture Barrier Cream
ANUA 3 Ceramide Panthenol Moisture Barrier Cream është një krem hidratues i formuluar posaçërisht për të qetësuar dhe riparuar lëkurën e dëmtuar ose të irrituar. I pasur me tre lloje ceramidesh (NP, AP dhe EOP), ky krem krijon një shtresë mbrojtëse që forcon barrierën e lëkurës dhe ul humbjen e lagështisë, duke e lënë lëkurën më të shëndetshme dhe më të mbrojtur. Panthenoli (Pro-Vitamina B5) nga ana tjetër ofron veprim qetësues dhe riparues, duke reduktuar skuqjen dhe irritimet që vijnë si pasojë e tharjes apo dëmtimit të barrierës. Por nuk mbaron me kaq! Formula është e pasur gjithashtu me përbërës qetësues si Centella Asiatica, madecassoside dhe allantoinë, ndërsa acidi hialuronik, glicerina dhe squalane sigurojnë hidratim të thellë pa e rënduar lëkurën. Tekstura e tij kremoze, por e lehtë, përthithet shpejt dhe lë një përfundim të butë, elastik dhe tepër të rehatshëm. Ky krem është ideal për lëkura të thata, të ndjeshme, të irrituara ose për këdo që përballet me dëmtim të barrierës dhe ka nevojë për rikuperim të thellë dhe të sigurt.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*100ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ceramide (NP, AP, EOP), Panthenol (Pro-Vitamina B5), Centella Asiatica, madecassoside, allantoinë, acid hialuronik, glicerinë, squalane
Lista e plotë e përbërësve
Water, Panthenol, Butylene Glycol Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Behenyl Alcohol, Octyldodecanol, Phenyl Trimethicone, Vinyl Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Pentylene Glycol, Caprylyl Methicone, Centella Asiatica Extract, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Betaine, C14-22 Alcohols, Ceramide NP, Phytosterols, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydrogenated Rice Bran Oil, C12-20 Alkyl Glucoside, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Glyceryl Stearate, Dimethiconol, Glyceryl Caprylate, Sodium Stearoyl Glutamate, Hydrogenated Lecithin Glyceryl Glucoside, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Sodium Phytate Polyglyceryl-10 Stearate Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Ethylhexyl Olivate, Dipropylene Glycol, Sodium Acrylates Copolymer, Polyglyceryl-4 Oleate, Linolenic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Sphingolipids, Phosphatidylcholine, 4-Terpineol, Allantoin, Ectoin, Hyaluronic Acid, Squalane, Lecithin, Asiaticoside, Escin, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Beta-Sitosterol, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Ceramide AP, Ceramide Eop, Glycine, Glutamic Acid, Serine, Alanine, Lysine, Arginine, Proline, Threonine
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum Mask
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum Mask
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum Mask është një nga risitë më premtuese të K-Beauty, e krijuar për të rikthyer shkëlqimin, elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës me fuqi rigjeneruese. Kjo maskë është formuluar me 100 kapsula të pasura me Acid Hialuronik që shpërbëhen butësisht në kontakt me lëkurën, duke ofruar hidratim të thellë dhe të menjëhershëm. Në zemër të formulës qëndron PDRN (i derivuar nga ADN-ja e salmonit), një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të stimuluar rigjenerimin qelizor në lëkurë, përmirësimin e elasticitetit dhe lëmimin e linjave të imëta. PDRN vepron në nivelet më të thella të epidermës, duke i dhënë lëkurës një efekt “revive & repair” që vërehet që pas aplikimit të parë. Kombinimi i acidit hialuronik me molekula të shumëfishta, peptideve qetësuese dhe ekstrakteve hidratuese krijon një ndjesi freskie të menjëhershme, ndërsa e furnizon lëkurën me lagështi dhe shkëlqim, pa e rënduar apo ngarkuar. Tekstura e maskës është super e butë, që qëndron fort në fytyrë dhe lejon përthithjen graduale të esencës në thellësi, duke lënë një lëkurë më të lëmurë, më të ndritshme dhe vizualisht më të tonifikuar. Efekti i saj qetësues dhe hidratues e bën të përshtatshme për çdo lloj lëkure, veçanërisht për lëkurat e lodhura, të dehidratuara ose me mungesë elasticiteti, të cilat kanë nevojë për një “boost” rigjenerues të menjëhershëm. Me përdorim të rregullt, maska ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke i dhënë një pamje më rinore, të freskët dhe të rrezatuar.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*23ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni maskën në fytyrë dhe pjesën e vogël vendoseni në qendër të qafës duke e hapur atë deri në fund. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, 100 kapsula të pasura me Acid Hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Isopentyldiol, Trehalose, Carbomer, Arginine, Propanediol, Allantoin, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Adenosine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Glyceryl Oleate, Lauryl Glucoside, Myristyl Glucoside, Polyglyceryl-6 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Hydrolyzed Collagen, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Coptis Japonica Root Extract, Glutathione, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Citric Acid, Sodium Citrate, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Hydrolzyed Hyaluronic Acid, Sodium DNA, Sodium Dna, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid, Copolymer, Disodium Edta, Hyaluronic AcidSodium Hyaluronate, Disodium EDTA, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
ABIB PDRN Collagen Lip Mask Glazed Jelly
ABIB PDRN Collagen Lip Mask Glazed Jelly
ABIB PDRN Collagen Lip Mask Glazed Jelly është një maskë intensive për buzët, e krijuar për t’u dhënë atyre butësi, hidratim të thellë dhe një shkëlqim të menjëhershëm. Formula e saj unike me PDRN dhe kolagjen ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së buzëve, duke i bërë ato më të plota dhe më elastike. Tekstura “glazed jelly” shkrin menjëherë në kontakt me lëkurën, duke mbuluar buzët me një shtresë të lehtë që i mbron nga tharja. E pasur me acid hialuronik dhe vitaminë E, kjo maskë ruan lagështinë për orë të tëra. Mund të përdoret si trajtim nate për rikuperim të plotë ose si balsam ditor me efekt shkëlqyes, për buzë të buta, të hidratuara dhe të bukura në çdo moment.
*11gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Hydrogenated Polyisobutene, Polybutene, Dicaprylyl Carbonate, Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Hydrogenated Polydecene, Ethylene/Propylene Copolymer, Butylene/Ethylene/Styrene Copolymer, Water, Fragrance(Parfum), Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Tocopherol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Iron Oxides (CI 77491),Polyglyceryl-2 Triisostearate, Dipalmitoyl Hydroxyproline, Oryza Sativa (Rice) Extract, Glycerin, Hydrogenated Rice Bran Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Sodium DNA, Centella Asiatica Extract, Soluble Collagen, Collagen Extract, Disodium EDTA, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-10 Stearate, Phyllostachys Pubescens Shoot Bark Extract, Hyaluronic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
Shfaq 288/730

