I'M FROM Mugwort Essence
I'M FROM Mugwort Essence
Trendi i viteve të fundit në K-Beauty është bërë ekstrakti i bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Sigurisht nuk mund të mungonte një produkt me një përbërës kaq të fuqishëm edhe në Koral Secrets.
I'M FROM Mugwort Essence është zgjedhja jonë për ju, falë përbërësit të tij të vetëm dhe të pastër me 100% ekstrakt të bimës Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë esencën të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Veçoria tjetër e këtij produkti është se përshtatet me të gjitha tipet dhe problematikat e lëkurës si psh.: lëkura me sensitivitet të lartë dhe me inflamacion; lëkura me tëndencë akneike; lëkura e thatë; lëkura në moshë.
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm.
*160ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i bimës Artemisia (Mugwort)
Lista e plotë e përbërësve
Artemisia Princeps Extract 100%
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
ETUDE HOUSE Soon Jung 10-Panthensoside Cica Balm
ETUDE HOUSE Soon Jung 10-Panthensoside Cica Balm
Ky krem ndryshe nga kremi, ETUDE HOUSE Soon Jung 5-Panthensoside Cica Balm përmban 10% panthenol (derivat i vitaminës B5), për të mundësuar hidratimin të plotë dhe akoma më të thellë. Ndërsa, madecassoside e marrë nga bima e Centella Asiatica-s, rigjeneron qelizat e lëkurës së dëmtuar. Cica, nga ana tjetër, version më i përqëndruar i bimës Centella Asiatica dhe madecassoside, ndihmon në qetësimin e mëtejshëm të lëkurës së irrituar. Formula e tij me nivel pH 5.5 është e ngjashme me atë të vetë lëkurës.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% panthensoside, Cica (ekstraktuar nga bima Centella Asiatica)
Lista e plotë e përbërësve
Water / Aqua / Eau, Butylene Glycol, Panthenol, Squalane, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Phenyl Trimethicone, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-10 Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Stearate Citrate, Glyceryl Stearate, Cetearyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Glycerin, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin, Sorbitan Isostearate, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glucose, Camellia Sinensis Leaf Extract, Tocophero
Marka
ETUDE HOUSE është themeluar në vitin 1988 në Korenë e Jugut. Emri i saj është i veçantë sepse është frymëzuar nga kompozimet instrumentale “étude” të muzikës klasike dhe nga vetë fjala që në frengjisht do të thotë studim. Kjo “shtëpi studimi” e përkujdesjes së lëkurës dhe makeup-it, synon të frymëzojë të gjithë femrat në botë që këtë kujdes ndaj lëkurës dhe pamjes, të mos e shohin si një rutinë të mërzitshme, por si një moment relaksues dhe argëtues për veten. Po aq argëtuese janë edhe paketimet e tij, gjithmonë lozonjare, shumëngjyrëshe dhe plot figura. Çfarë e bën këtë markë kaq të dashur është fakti se ofon produkte me cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm.
MAKEP:REM Safe Me. Relief Essence Toner
MAKEP:REM Safe Me. Relief Essence Toner
MAKEP:REM Safe Me. Relief Essence Toner është një toner me formulim të thjeshtë, por shumë efektiv për lëkurën me ndjeshmëri të lartë. Ky produkt ofron një ndihmë të menjëhershme për ata që kërkojnë qetësim dhe përkujdesje të butë. Me përdorim të rregullt, lëkura do të ndjehet më e qetë dhe më e shëndetshme, duke e bërë këtë toner një shtesë të domosdoshme në rutinën e kujdesit të lëkurës. Formula e tij e veçantë përmban ekstraktin e koprës, i njohur për vetitë qetësuese dhe anti-inflamatore, i cili ndihmon në reduktimin e ndjeshmërisë dhe irritimit të lëkurës, duke e lënë atë të freskët dhe të qetësuar. Përveç ekstraktit të koprës, toner-i përmban ceramide NP, të cilat forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke parandaluar humbjen e lagështirës dhe duke mbajtur lëkurën të hidratuar. Panthenol, një përbërës tjetër i rëndësishëm, është i njohur për efektet e tij hidratues dhe shërues, duke ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësimin e strukturës së saj. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet dhe problematikat e lëkurës, si për shembull: lëkura me sensitivitet të lartë dhe inflamacion; lëkura me tendencë akneike; lëkura e thatë; dhe lëkura në moshë.
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm.
*400ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kopër, ceramide NP, Panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Panthenol, Allantoin, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, Xanthan Gum, Fructan, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Citric Acid, Disodium EDTA
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

