BY WISHTREND Propolis Energy Calming Ampoule
BY WISHTREND Propolis Energy Calming Ampoule
BY WISHTREND Propolis Energy Calming Ampoule është një serum në trajtë ampoule e cila përmban në formulim 15% ekstrakt propolis dhe houttuynia cordata. Propolis, i njohur tashmë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike, antiseptike dhe anti-inflamatore, përveçse qetëson dhe hidraton lëkurën, ndihmon në rigjenerimin më të shpejtë qelizor. Ndërsa përbërja me Houttuynia Cordata, siç njihet ndryshe me emërtimin "heart leaf", ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Pas përdorimit të këtij serumi, do të gëzoni një lëkurë të shëndetshme e plot shkëlqim. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet shumë shpejt nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
15% ekstrakt propolis, houttuynia cordata
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract, Propolis Extract, Glycerin, Propanediol, Isopentyldiol, 1,2-Hexanediol, Water, Sodium Hyaluronate, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Portulaca Oleracea Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Panthenol, Perilla Frutescens Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Lactobacillus Ferment, Melia Azadirachta Leaf Extract, Butylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Betaine, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Zinc PCA, Pantolactone
Marka
By Wishtrend është një markë e njohur e kujdesit të lëkurës, e përfshirë në kompaninë udhëheqëse K-Beauty, Wishtrend. Kjo markë koreane ka një qëllim të qartë: ofrimi të produkteve inovative dhe cilësore për të adresuar shqetësime specifike të lëkurës, duke synuar të sjellë një pamje të shëndetshme dhe të freskët.
Produktet e By Wishtrend përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuara për të arritur rezultate të mira.
Një element i rëndësishëm është se të gjitha produktet e kësaj marke janë 100% të prodhuara në Kore, theksuar cilësinë dhe traditën e kujdesit të lëkurës koreane. Përdorimi i tyre mund të sjellë një përparim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës.
BY WISHTREND UV Defense Moist Cream
BY WISHTREND UV Defense Moist Cream
By Wishtrend UV Defense Moist Cream ështe kremi mbrojtës ndaj diellit më i shitur dhe i pëlqyer i markës By Wishtrend, e cila është bashkuar më në fund koleksionit tonë të "KORAL SECRETS"! Formulimi i tij përmban një kombinim me 5 filtra mbrojtës: homosalate, dietilamino hidroksibenzoil heksil benzoat, etiheksil salicilat, bis-etilheksiloksifenol metoksifenil triazinë dhe acid tereftaliliden dikamfor sulfonik. Përveç funksionit mbrojtës, ky krem ka në përmbajtje 5000 ppm panthenol, për t'i ofruar lëkurës hidratim të thellë si edhe për ta mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira. Ndërsa, formulimi me adenosine, e bën të përshtatshëm edhe për personat që dëshirojnë t'ju adresohen shenjave të moshës. By Wishtrend UV Defense Moist Cream përmban filtra kimik dhe është i testuar klinikisht për të shmangur rrezet e dëmshme të diellit UV, pa lënë aspak njollë të bardhë mbi lëkurë dhe gjithashtu është një bazë e mirë për makeup-in. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht të thatë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5000 ppm panthenol, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Homosalate, Butylene Glycol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Salicylate, Glycerin, Phenyl Trimethicone, C12-15 Alkyl Benzoate, Silica, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dibutyl Adipate, Cetearyl Alcohol, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, 1,2-Hexanediol, Behenyl Alcohol, Tromethamine, Panthenol, Potassium Cetyl Phosphate, Glyceryl Stearate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Water, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Caprylate, C12-15 Alcohols, Stearic Acid, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Palmitic Acid, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Phytosterols, T-Butyl Alcohol, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Myristic Acid, Lauric Acid, Camellia Sinensis Leaf Extract, Tocopherol
Marka
By Wishtrend është një markë e njohur e kujdesit të lëkurës, e përfshirë në kompaninë udhëheqëse K-Beauty, Wishtrend. Kjo markë koreane ka një qëllim të qartë: ofrimi të produkteve inovative dhe cilësore për të adresuar shqetësime specifike të lëkurës, duke synuar të sjellë një pamje të shëndetshme dhe të freskët.
Produktet e By Wishtrend përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuara për të arritur rezultate të mira.
Një element i rëndësishëm është se të gjitha produktet e kësaj marke janë 100% të prodhuara në Kore, theksuar cilësinë dhe traditën e kujdesit të lëkurës koreane. Përdorimi i tyre mund të sjellë një përparim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës.
VT COSMETICS Reedle Shot 100 Ampouler
€5,00
Çmimi për njesi perVT COSMETICS Reedle Shot 100 Ampouler
€5,00
Çmimi për njesi perVT COSMETICS Reedle Shot 100 Ampouler është zgjedhja perfekte për ata që duan të provojnë VT COSMETICS Reedle Shot 100 në një format më të vogël dhe praktik. Ky produkt vjen në një paketim të përshtatshëm edhe për udhëtime, duke ju lejuar të merrni përfitimet e tij kudo që shkoni. E cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™️, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës. Kjo esencë vjen në katër variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*2mlx7ea
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS Reedle Shot 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™️, ekstrakt Centella Asiatica, propolis të gjelbër, acid hialuronik, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shfaq 21/21

