SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light
Pas suksesit në Korenë e Jugut, dhe më pas globalisht, të tonerit SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner, duke u shitur në çdo 3 sekonda, marka ka prodhuar serumin e kësaj linje: SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum. Serumi ka 2 variante, ku në koleksionin tonë kemi zgjedhur variantin SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Serum Light. Ky serum ka një formulim të lehtë, duke ju adresuar lëkurës së yndyrshme, yndyrshme-dehidratuar, dhe me tendencë akneike. Përbërja e tij do të qetësojë irritimet e lëkurës, do të shpërbëjë sebumin dhe qelizat e vdekura, do të zbehë hiperpigmentimin, duke nxjerrë në pah një lëkurë të re. Përmbajtja e tij e veçantë, konsiston në përbërës, si: 73% ekstrakt të pemës së çajit, me veti antibakteriale, anti-mykotike dhe anti-inflamatore; Truecica™ (centella asiatica), që njihet për efektet e saj qetësuese ndaj çdo irritimi dhe skuqjeje të lëkurës; 2% niacinamide, një përbërës shumë i njohur për vetitë e tij kundër njollave në lëkurë, dhe parandalimit të krijimit të vijave të holla dhe rrudhave. Nga ana tjetër acidi laktik (AHA), acidi salicilik (BHA), dhe acidi laktobioniok (PHA), janë acidet më të njohura për eksfolimin e lëkurës, sebumit dhe heqjen e çdo papastërtie mbi lëkurë. Dhe së fundmi, ekstrakt mugwort, një bimë e gjelbër, e pasur me vitaminë E, me efekte të fuqishme qetësuese për lëkurën sensitive, me tendencë akneike dhe asaj të dehiratuar! Kush do i thotë jo përdorimi të këtij serumi?!
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, dhe carcinogen, paraben, aromë dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, ekstrakt nga pema e çajt, Truecica™ (centella asiatica), niacinamide, ekstrakt nga bima mugwort
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water (73%), Centella Asiatica Extract (15%), Dipropylene Glycol, Niacinamide, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Hydroxyethyl Urea, Allantoin, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Arginine, Salicylic Acid (50ppm), Tremella Fuciformis Polysaccharide, Lactobionic Acid (100ppm), Citric Acid (100ppm), C12-13 Pareth-9, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Sclerotium Gum, Algin, Water, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
MADECA DERMA Vita Brightening Microbiome Ampoule
MADECA DERMA Vita Brightening Microbiome Ampoule
Në kohën e zhvillimeve të fundit në fushën e kujdesit për lëkurën, MADECA DERMA Microbiome Ampoule dallohet si një inovacion i jashtëzakonshëm që po tërheq vëmendje për rezultate të dukshme brenda një muaji përdorimi. Formuluar nga gjigandi farmaceutik, Dongkook Pharmaceutical Co., lider në prodhimin e filler-it (injeksion) të cilësisë më të lartë, këto ampula janë krijuar me acid hialuronik (jo nga ai i zakonshmi) për të sjellë një standard cilësie të lartë që nuk gjendet në produktet e tjera të kujdesit për lëkurën dhe kozmetikës. Veç kësaj, një veçori tjetër e këtij produkti është aftësia e tij për të imituar mikrobiomën e një lëkure 20-vjeçare, duke përdorur teknologjinë më të fundit në fushën e kozmetikës. MADECA DERMA Vita Brightening Microbiome Ampoule është një shembull i shkëlqyer i kësaj teknologjie. Kjo ampulë është zgjedhja perfekte për këdo që kërkon rezultate të menjëhershme në adresimin e hiperpigmentimit, shenjave post-akne, stimulimin e kolagjenit dhe hidratimin e thellë. Këto ampula të fuqishme përmbajnë përbërës të veçantë të gjetur në baltën natyrale, e cila është përdorur për kujdesin e lëkurës që nga Dinastia Joseon. Biomet e baltës dhe frutat vitaminike ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës dhe kanë efekte të fuqishme antioksidante që i japin lëkurës një shkëlqim të dukshëm dhe njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës. Çdo ampulë përmban 70% acid hialuronik për hidratim të thellë dhe 12.5% Vita Brightening Biome Ball për t’i ofruar lëkurës shkëlqim dhe një pamje më rinore. Konsistenca e lehtë përthithet menjëherë nga lëkura, duke i dhuruar një ndjesi freskie dhe rigjallërimi. Një shishe është e mjaftueshme për një javë të tërë.
Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Madeca Prime Bundle.
*7ml / 0.23 fl oz * 5ea
Përdorimi
Fillimisht, hiqni kapakun dhe mbulesën mbyllëse të ampulës sipas udhëzimeve të ilustruara. Vendosni grykën dhe tundeni për të shpërndarë topin e biomës dhe për ta kombinuar atë me përzierjen e acidit hialuronik përpara aplikimit. Aplikoni disa pika në lëkurë dhe shpërndajeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve. Më pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, ruajeni në një vend të freskët dhe të errët. Aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% acid hialuronik (700,000 ppm), 12.5% Vita Brightening Biome Ball (125,000 ppm),
Lista e plotë e përbërësve
Water, Diphenyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Mothy|propanediol, Lactobacillus Ferment, Leuconosloc-Ferment Filrote, Micrococcus Lysale, Hippophae Rhamnoides Oil, Sodium Hyaluronate, Phyllanthus Emblica Fruit Exiract, Hippophac Rhamnoides Water, Laclobacillus/Rye Flour Ferment, Lacobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Bacillus/ Soybean Ferment Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Halignthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Simmondsio Chinensis Jojoba) Seed Oil, Borago Oficinalis Seed Oil, Solanum Lycopol 4 (Tomalo) Fruit Extract, Thymus Serpyllum Extraci, Colendula Oncinals Flower Extract, Lupinus Albus Seed Extraci, Sodium I
Panthenol, Butylene Glycol, Adenosine, Sodium Citrale,
Citric Acid, 1,2 Hexanediol, Glucosyl Hesperidin, Caprylic/Coprie Triglyceride, Proponediol, Hydroxypropyl Cyclodextrin Dextrin, Arginine, Lecithin, Squalane, 4-Butylresarcinol, Fructooligosaccharides, Fructose, Mannose, Ribose, 7-Dehydrocho lesterol, Ethylhexyglycerin, Folic Acid, Pantothenic Acid, Pyridoxine, Tocopherol, Thiamine HCI, Cyanocobalamin, Ascorbic Acid, Biotin, Riboflavin, Limonene, Hydroxycilronellal, Citronellol, Hexyl Cinnamal, Fragrance(Parfum).
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
VT COSMETICS Pro Cica Reedle Shot 100
VT COSMETICS Pro Cica Reedle Shot 100
VT COSMETICS Pro Cica Reedle Shot 100, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e këtij produkti është e pasur me ADN dhe ekstrakt të Centella Asiatica, si dhe propolis të gjelbër — dy përbërës që kanë veti të fuqishme antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese. Këta përbërës ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Gjithashtu, ekstrakti i pemës së çajit vepron si një antibiotik shumë i fuqishëm kundër baktereve, radikaleve të lira dhe agjentëve të tjerë të dëmshëm, si pluhuri, duke e bërë këtë esencë të përshtatshme për lëkurat sensitive. Nga ana tjetër, formulimi me tre lloje të acidit hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve ndihmon në riparimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS Pro Cica Reedle Shot 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
centella asiatica, ADN centella asiatica, ekstraktet e pemës të çajit, propolis të gjelbër, acid hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Centella Asiatica Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Beta-Sitosterol, Xanthan Gum, Polyquaternium-51, Allantoin, Prunus Avium (Sweet Cherry) Fruit Extract, Apium Graveolens (Celery) Extract, Disodium EDTA, Anastatica Hierochuntica Extract, DNA, Ceramide NP, Madecassoside, Asiaticoside, Beta-Glucan, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Propolis Extract
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
CENTELLIAN24+ Boosting Shot Gel
CENTELLIAN24+ Boosting Shot Gel
Centellian24+ Boosting Shot Gel është sekreti i një lëkure të freskët, të butë dhe të shëndetshme. Me një formulë të pasur, ky xhel multi-funksional përmban 20% ekstrakt të thuprës, i njohur për vetitë e tij të fuqishme anti-inflamatore dhe rigjeneruese. Lëngu i pemës Janak, i pasur me përbërës hidratuese dhe ushqyes, depërton thellë në lëkurë, duke e ushqyer dhe zbutur në mënyrë të menjëhershme. Formula inovative me teknologjinë TRI-POZOME, një kompleks liposomal i përbërë nga përbërës aktivë që hidratojnë dhe rrisin elasticitetin, siguron depërtim të thellë dhe efekt maksimal. Kjo teknologji jo vetëm që përmirëson aftësinë e lëkurës për të mbajtur lagështinë, por edhe ndihmon në forcimin e barrierës së saj mbrojtëse, duke i dhënë një ndjesi të lehtë, jo-ngjitëse dhe një pamje të shndritshme. Me teksturën e tij të freskët dhe të lehtë, ofron një ndjesi rehatie gjatë gjithë ditës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*150ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
20% ekstrakt thupre, Lëng i pemës Janak,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Birch Sap, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Isostearate, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Glycerin Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Polyglyceryl-10 Oleate, Adenosine, Fragrance, Sodium Phytate, Ammonium Acryloyldimethyl Taurate/VP Copolymer, PVM/MA Copolymer, Sodium Chloride, Tocopherol, Sodium Bicarbonate, Calcium Chloride, Potassium Chloride, Allantoin, Butylene Glycol, Mannitol, Phosphatidylcholine, Soluble Collagen, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Lavender Extract, Oregano Flower/Leaf/Stem Extract, Rosemary Extract, Thyme Extract, Sodium Hyaluronate, Cetyl Alcohol, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Citric Acid, Xanthan Gum, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydrolyzed Collagen, Ceramide NP, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8
Marka

