

TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Soothing Cream
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Soothing Cream
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Soothing Cream është risia më e fundit nga koleksioni "Koral Secrets" i markës TORRIDEN. Ky krem i jashtëzakonshëm shquhet për formulën e tij të veçantë 5-D Complex, e cila përmban pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik. Kjo përzierje unike përfshin molekula të vogla, të mesme dhe të mëdha, duke garantuar depërtim të thellë dhe hidratim të plotë në të gjitha shtresat e lëkurës. Përbërës shtesë si trehaloza dhe pantenoli ndihmojnë në ruajtjen e niveleve optimale të lagështisë dhe qetësojnë çdo irritim, duke bërë lëkurën të ndihet e freskët dhe e rigjeneruar. Ky krem është gjithashtu i pasuruar me Blue Complex HR, një përzierje e gjashtë ekstrakteve botanike që ushqejn dhe rigjenerojnë lëkurën. Me teksturën e tij të lehtë xhelore dhe efektin freskues, ky krem do të bëhet shpejt pjesë e pandashme e rutinës tuaj të përditshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*100ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5-D Complex, trehalozë, pantenol, Blue Complex HR,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Betaine, Allantoin, Panthenol, Portulaca Oleracea Extract, Trehalose, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (100pp), Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, 2,3-Butanediol, Pentylene Glycol, Malachite Extract, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!


VT COSMETICS Reedle Shot 300
VT COSMETICS Reedle Shot 300
VT COSMETICS Reedle Shot 300, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës. Kjo esencë vjen në katër variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, ekstrakt Centella Asiatica, propolis të gjelbër, acid hialuronik, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

MEDIHEAL Hyper Collagen Mask
MEDIHEAL Hyper Collagen Mask
MEDIHEAL Hyper Collagen Mask është maska më e re, e formuluar posaçërisht për të ofruar një efekt të menjëhershëm lifting dhe rigjenerues, duke i dhuruar lëkurës freski, elasticitet dhe një pamje më të re që nga përdorimi i parë. E pasur me katër lloje kolagjeni, gjalpë shea ushqyes dhe glutathion me veti të fuqishme antioksiduese, kjo maskë ndihmon në forcimin, hidratimin dhe rigjenerimin intensiv të lëkurës. Falë përbërësve aktivë, maska redukton rrudhat dhe vijat e holla, përmirëson elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin natyral të fytyrës. Materiali inovativ prej hydrogel përshtatet në mënyrë perfekte me formën e fytyrës, duke lejuar përthithjen maksimale të esencës dhe duke ofruar ndjesinë e një trajtimi profesional në kushte shtëpie. Pas përdorimit, lëkura ndihet e freskët, më e butë, më e tonifikuar dhe dukshëm më rinore.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*34gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, gjalp shea
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Cris-pus, Chondrus Crispus Powder, Hydroxyacetophenone, Cellulose Gum, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Caprylyl Glycol, Potassium Chloride, Jojoba Esters, Glyceryl Stearate, Sodium Polyacrylate, Collagen, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Sorbitan Sesquioleate, Hydrogenated Polydecene, Sucrose, Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax, Adenosine, Butylene Glycol, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Trideceth-6, C11-13 Isoalkane, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Polyglycerin-3, Maltodextrin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Co-ptis Japonica Root Extract, Glutathione, Hydrolyzed Collagen, Lycium Chinense Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Soluble Collagen, Glucose, Mannose, Collagen Extract, Disodium EDTA
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.