MISSHA Time Revolution Retinol 1000 Shot Spicule Serum
MISSHA Time Revolution Retinol 1000 Shot Spicule Serum
MISSHA Time Revolution Retinol 1000 Shot Spicule Serum është një serum intensiv kundër shenjave të moshës, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin, teksturën dhe tonin e lëkurës. Formula e tij kombinon Retinolin me teknologjinë Spicule Shot 1000, e cila përdor mikrospikula me origjinë natyrale për të ndihmuar depërtimin më efektiv të përbërësve aktivë në lëkurë. Kjo teknologji ndihmon në stimulimin e rinovimit qelizor, duke përmirësuar dukjen e rrudhave, poreve të zgjeruara dhe sipërfaqes së pabarabartë të lëkurës. Formula është e pasur me përbërës hidratues dhe mbështetës të barrierës së lëkurës, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe minimizimin e irritimit që mund të shoqërojë përdorimin e retinolit. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më e fortë, me pore më pak të dukshme dhe me një pamje më të rifreskuar e rinore. Ky serum është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë normale, mikse, teksturë të ashpër ose pore të zgjeruara.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*50ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën, aplikojeni në të gjithë fytyrën, më pas vazhdoni rutinën tuaj me një krem hidratues. Mos neglizhoni përdorimim e kremit mbrojtës ndaj diellit ditën e nesërme.
Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinol, Mikrospikula (Spicule), Bifida Ferment Lysate, Ceramide, Acid Hialuronik, Panthenol, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglycerin-3, Propanediol, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Methylpropanediol, Diglycerin, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Hydrogenated Lecithin, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Sodium Hyaluronate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Lactobacillus Ferment, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Sponge (1,485ppm), Ethylhexylglycerin, Adenosine, Retinol, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Fructooligosaccharides, Polyvinyl Alcohol, Beta-Glucan, Glyceryl Polymethacrylate, Tocopherol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Caprylyl Glycol, Calcium Silicate, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Sodium Silicate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Ceramide NP, Cholesterol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Bifida Ferment Lysate, Alcohol, Panthenol, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Bifida Ferment Filtrate, Saccharomyces Ferment, Glycine, Glutamic Acid, Disodium EDTA, Bacillus Ferment, Arginine, Limonene, Citronellol, Geraniol
Marka
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum është një serum i krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme, të ndritshme dhe të lëmuar. Formula kombinon 6% Acid Traneksamik dhe 10% Niacinamide, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së njollave të errëta dhe hiperpigmentimit, ndërsa Retinal mbështet rinovimin e pamjes së lëkurës dhe ndihmon në përmirësimin e teksturës dhe vijave të holla. Centella Asiatica, Ceramide NP, Allantoin dhe Bisabolol ndihmojnë në qetësimin dhe ruajtjen e një barriere të shëndetshme të lëkurës. Formula ka një teksturë të lehtë dhe të butë, që përhapet lehtësisht dhe përthithet pa lënë ndjesi të rëndë. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e njetrajtshme, më e lëmuar dhe më rrezatuese.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Tundeni butësisht 3–5 herë. Në mbrëmje, pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të thatë, duke shmangur sytë dhe buzët. Vazhdoni me kremin hidratues. Filloni me përdorim të rrallë dhe shtojeni gradualisht sipas tolerancës. Në mëngjes përdorni gjithmonë SPF.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid traneksamik 6%, Niacinamide 10%, Retinal 25 ppm (0.0025%), Ceramide NP, Centella Asiatica, Glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide(10%), Tranexamic Acid(6%), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, PVP, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Butylene Glycol, Agar, Gellan Gum, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Hydroxyacetophenone, Citric Acid, Hydroxydecyl Ubiquinone, Adenosine, Lactococcus Ferment Lysate, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Fructooligosaccharides, Cyanocobalamin, Xanthan Gum, Retinal(25 ppm), Ceramide NP, Arginine, Tocopherol, Glutathione, Bisabolol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Allantoin, Xanthophylls, Sodium Chloride, Phenylpropanol, Levulinic Acid, Sodium Levulinate
Marka
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

