SOME BY MI LactoSoy Enzyme Deep Cleansing Foam
SOME BY MI LactoSoy Enzyme Deep Cleansing Foam
Pastrues fytyre ujor
Largoni papastërtitë me SOME BY MI LactoSoy Enzyme Deep Cleansing Foam, larësin ujor ideal për çdo lloj lëkure, përfshirë edhe atë shumë të ndjeshme. I formuluar me Lacto Soy Complex, një përzierje e fermentuar e qumështit të sojës dhe Lactobacillus-it, ky larës ndihmon në balancimin e mikrobiomës së lëkurës dhe pastrimin e poreve, pa dëmtuar barrierën e saj natyrale. I pasur me enzima eksfoliuese të buta si papaina, si dhe me 10 lloje të acidit hialuronik, kjo formulë i jep lëkurës një ndjesi të pastër dhe të butë, duke ndihmuar në heqjen e qelizave të vdekura dhe kontrollin e sebumit të tepërt. Tekstura e tij fillimisht është kremoze, por shndërrohet në një shkumë të pasur, që e kthen masazhimin e fytyrës në një përvojë relaksuese dhe qetësuese. Ideale si për mëngjesin ashtu edhe për darkën, kjo shkumë pastruese freskon, qetëson dhe përgatit lëkurën për hapat e mëtejshëm të rutinës suaj të kujdesit.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lacto Soy, 10 lloje të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Palmitic Acid, Stearic Acid, Glyceryl Stearate SE, Sorbitan Olivate, Lauric Acid, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Cocamidopropyl Betaine, Dipropylene Glycol, Polyquaternium-7, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Sodium Chloride, Propanediol, Disodium Edta, Butylene Glycol, Hydroxyethylcellulose, 1,2-Hexanediol, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Papain, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Allantoin, Sodium Benzoate, Glycine, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Sodium Hyaluronate Crosspolymer-6, Serine, Glutamic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Sodium Hyaluronate, Methionine, Cysteine, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Pentylene Glycol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
KLAIRS Gentle Black Fresh Cleansing Oil
KLAIRS Gentle Black Fresh Cleansing Oil
Pastrues fytyre vajor
KLAIRS Gentle Black Fresh Cleansing Oil, sapo ka mbërritur në KORAL SECRETS dhe jemi te bindur se ka për të qënë larësi vajor i duhur për këdo që vuan nga lëkura sensitive dhe në të njëjtën kohë nga mbiprodhimi i yndyrës. Ky lares ka konsistencë aq të lehtë, sa do t’ju duket e pabesueshme shpërbërja e fuqishme që I bën makeup-it dhe gjithë papstërtive në fytyrë. I formuluar me vaj të farave të lulediellit, farave të rrushit, farave jojoba, dhe vaj rrushi pa fara, do të krijojë një ekuilibër në lëkurë, për të mbajtur në balancë hidratimin dhe sebumin e nevojshëm në lëkurë. Nga ana tjetër ka veti të fuqishme antioksiduese, sepse përmban vitaminë A,B dhe C, duke luftuar kështu radikalet e lira, të cilat mund të jenë shkak i një plakjeje më të shpejtë, si dhe qetëson acarimet dhe skuqjet në lëkurë. Në fund të përdorimit lë një aromë të butë dhe ndjesi freskie.
Rekomandohet të përdoret për lëkurat e yndyrshme dhe sensitive.
Formula e tij është vegane, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, sulfate, përbërës me bazë shtazore, alkool, vajra mineral, vajra esencial, silikon, fragrancë dhe ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaji i farave të lulediellit, vaji i farave të rrushit, vaji i farave jojoba, vaj rrushi pa fara
Lista e plotë e përbërësve
Helianthus Annuus(Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil
Marka
Klairs është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjitha tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, Klairs ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu Klairs është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, ku secili prej tyre është shitur me mbi 1 milion herë.
CENTELLIAN24+ Golden Madeca Toner
CENTELLIAN24+ Golden Madeca Toner
CENTELLIAN24+ Golden Madeca Toner i linjës së njohur “Golden Madeca” është një formulë e veçantë, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe për të rigjallëruar thellësisht lëkurën, duke e lënë të butë dhe me shkëlqim. Përmban përbërës ekskluzivë si ekstrakt të pastër ari, vaj të farave të kakaos, ekstrakt trëndafili, acid hialuronik, ceramide dhe centella asiatica. Secili prej këtyre përbërësve është zgjedhur me kujdes për t’i ofruar lëkurës një përkujdesje të thellë dhe të plotë.Ky toner ndihmon në balancimin e nivelit të pH të lëkurës, duke i dhënë një ndjesi të butë dhe të freskët. Gjithashtu, përbërësit aktivë luftojnë rrudhat dhe shenjat e plakjes, duke rikthyer vitalitetin dhe shkëlqimin natyral. Ekstrakti i arit ka veti të fuqishme anti-inflamatore, që në kombinim me centella asiatica e bën të përshtatshëm për lëkurën shumë sensitive. Formula e tonerit është ideale për të reduktuar enjtjen e fytyrës, veçanërisht në mëngjes, duke ndihmuar për një pamje më të freskët dhe të rigjeneruar. Me aplikim të përditshëm, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm në teksturën dhe tonin e lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe sensitive.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream & CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*120ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të pastër ari, vaj të farave të kakaos, ekstrakt trëndafili, acid hialuronik, ceramide, centella asiatica.
Lista e plotë e përbërësve
Contera Asiatica Extract, Gycern. Me tty prosapadiol, water Niacinamide, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Vimus
Davidiana Root Exdract Amaranthus Caudatus Seed Ex trac, Melia Azadiraghta Flower Extract Melia Azadirachta Lear Exuact, Carcuma Longa (Torinenic) Roat Extract, Ocimum Sanctum teat Exträct Corallina Officinalis Extract, Hydrogenated Lecithin, Jumpetus Mexicana Ou, Bulnesia Sarmientoi Wooc: OH, Cedrus Adantica Back Oil. Amyris
Balsamifera Bark Oll, Soluble Collagen, Vetivera Zizano ides Root Oil; Cistus Ladaniferus Oli Piper Nigrum (Pepper) Seed Oil, Pelargonium Graveolens Oit, Elettaria Cardamo
mum Seed Oit, Rose Flower Dil Trèhalose, Butylene Glycol, C 12-14 Pareth-12, Octyldodeceth-16, Acrylates/c10-30 Alky! Acrylate Crosspolymer, Allantoin, Tromethamine Glycery! Polymethacrylate, Adenosine, Disodium. Edta
Dipropylene Glyco!, Sodium Polyacrylate, Pvm/ma Copo lymer, Hydrolyzed Corn Starch, Glyceryl Giucoside, Bela-glucan, Gold, Polyglycery1-10 Oleate Sucrose, Madecassic
Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ceramide Np, Saccharide
Isomerate, Sodium Citrate, Citric Acid, Elastig, Phaspholi: pids, Hyaluronic Acid, 1,2-hexanediol, Fragrance, Ethyih
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
I'M FROM Fig Cleansing Balm
I'M FROM Fig Cleansing Balm
I'm From Fig Cleansing Balm një balm pastrues me teksturë sherbet i cili me kontaktin e ngrohtësisë së lëkurës suaj, balmi transformohet në vaj dhe në aplikimin e ujit në lëkurë emulsifikohet në trajtë qumështi. Ashtu si vetë emri ky balm ka në formulim e tij 7.8% ekstrat të fikut, i cili ndihmon në kontrollin e sebumit të tepër, minimizon shfaqjen e pikave të zeza si edhe ofron një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Përveç kësaj, zbeh njollat e errëta dhe ndihmon në qetësimin e lëkurës suaj duke mos sjellur aspak irritim. Ky balm është i pasur me vitaminë dhe polifenol i cili hidraton dhe ndihmon në rikthimin e vitalitetit të lëkurës së lodhur. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që balmi ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët nga përbërja e pasur të fikut! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme me spatul dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Ekstrakt i frutave të fikut, ekstrakte natyrale (vaji i farës Moringa Oleifera, Ekstrakt i rrënjës së shafranit të Indisë, Ekstrakt i luleve Melia Azadirachta, Ekstrakt i gjetheve Melia Azadirachta, Ekstrakt i lëvores së Melia Azadirachta, Ekstrakt i gjetheve Ocimum Sanctum)
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Polyethylene, Synthetic Wax, Ficus carica (fig) Fruit Extract, Peg-10 Isostearate, Peg-20 Glyceryl Triisostearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Sorbitan Sesquioleate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Moringa Oleifera Seed Oil, Curcuma longa (turmeric) Root Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
MEDIHEAL Tea Tree Calming Moisture Ampoule
MEDIHEAL Tea Tree Calming Moisture Ampoule
MEDIHEAL Tea Tree Calming Moisture Ampoule, është konsideruar si produkti Nr. 1 për 11 vite radhazi në kategorinë e produkteve me përmbajtje tea tree (ekstrakt të pemës së çajit), ky serum në formë ampule kombinon fuqinë e pemës së çajit me një formulë të avancuar për të ofruar qetësim të shpejtë dhe hidratim të thellë. Formulimi përmban 92% ekstrakt të pemës së çajit, i njohur për vetitë e tij të fuqishme qetësuese ndaj lëkurës së irrituar dhe me njolla. Për më tepër, kapsulat liposol, të cilat imitojnë strukturën natyrale të lëkurës, janë të pasura me përbërës aktivë që depërtojnë në shtresat më të thella për të ofruar një hidratim të menjëhershëm dhe efekt afatgjatë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive, me tendencë për skuqje dhe akne. Gjithashtu, është i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, duke ofruar kujdes delikat dhe efektiv për lëkurën tuaj.
Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i pemës së çajit,
Lista e plotë e përbërësve
Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water (920,879 ppm), Glycerine, Propanediol, Methylpropanediol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed
Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (10 ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract (10 ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil (10 ppm), Hydrogenated Lecithin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Diethoxyethyl Succinate, Disodium EDTA, Tromethamine, Water, Dextrin, 4-Terpineol, Lactobacillus Ferment, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin
Marka
VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 100
VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 100
VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 100, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. E veçanta e këtij produkti është përmbajtja e tij e pasur me një përzierje të fuqishme të kolagjenit dhe kompleksit të patentuar CICAHYALON™. Ky kombinim depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, duke nxitur prodhimin e kolagjenit, adresuar shenjat e moshës dhe rritur elasticitetin e lëkurës. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS Collagen Reedle Shot 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, CICAHYALON™, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, dipropylene glycol, niacinamide, glycerin, butylene glycol, macadamia seed oil, 1,2-hexanediol, ethylhexyl palmitate, sodium polyacrylate, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl. Taurate copolymer, polyisobutene, silica, glycereth-26, ammonium acryloyldimethyl taurate/VP copolymer, ethylhexylglycerin, caprylyl glycol, xanthan gum, adenosine, sodium hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Tocopherol, Centella asiatica Extract, Collagen Water (0.979ppm), Milk Protein Extract, Collagen Extract (0.002ppm), Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, propolis extract.
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Wrinkle Firming Ampoule
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Wrinkle Firming Ampoule
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Wrinkle Firming Ampoule është një formulë e avancuar e cila është krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe rigjenerimin e lëkurës, duke u kujdesur për të gjitha shenjat e dukshme të moshës. Formuluar me kompleksim ekskluziv PRO-TECA nga Dongkuk Pharmaceutical, kjo ampulë përfshin përbërës të fuqishëm të nxjerrë nga Centella Asiatica (e njohur gjithashtu si “bar shishkë”), duke përfshirë Madecassoside, Asiaticoside dhe acid Asiatik. Ky kombinim i fuqishëm ndihmon në rivendosjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës, duke e mbrojtur nga faktorët e jashtme dhe duke nxitur rigjenerimin e lëkurës. Nga ana tjetër e pasuruar me kolagjen, elastinë, acid hialuronik dhe ekstrakt të centella-s, kjo formulë depërton në shtresat e thella të lëkurës për një efekt të plotë rigjenerues dhe hidratues. Por nuk mbaron me kaq! Me përmbajtjen e retinolit dhe aminoacideve, kjo ampulë nxit prodhimin e qelizave të reja dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke sjellë një pamje më të lëmuar dhe të rinovuar. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë të përshtatshëm për të gjitha tipologjitë.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PRO-TECA, kolagjen, elastinë, acid hialuronik, ekstrakt të centella-s, retinol, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shfaq 25/25

