NUMBUZIN No.4 Hydrating Glow Mineral Toner
NUMBUZIN No.4 Hydrating Glow Mineral Toner
NUMBUZIN No.4 Hydrating Glow Mineral Toner është një toner i lehtë si uji, i krijuar për të përgatitur butësisht lëkurën për hapat e mëtejshëm të rutinës tuaj të kujdesit. Me një formulë të përqendruar, ky toner përmban 89% ujë termal dhe një kompleks të fuqishëm me 5 shtresa të acidit hialuronik, që depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës, duke e forcuar dhe hidratuar intensivisht. Falë përbërjes së tij me PHA, një eksfoliant i butë dhe i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme ky toner ndihmon në largimin e qelizave të vdekura pa shkaktuar irritime, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të freskët dhe të rigjeneruar. Nga ana tjetër, niacinamidet në formulim mundëson zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post akne. Ky toner përshtatet me të gjitha tipologjitë e lëkurës, madje edhe ato sensitive apo me tendencë akneike.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
89% ujë termal, acidit hialuronik, PHA, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Onsen-Sui, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Glycerin, Niacinamide, Sorbitol, Xylitol, Hydrory ethyl Urea, Sodium Polystyrene Sulfonate, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Morinda Citrifolia Extract, Carican Papaya Fruit Extract, Butylene Glycol, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita Flower Extract, RosmarinusOfficinalis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra Root Extract, Pentylene Glycol, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Gluconolactone, Water, Hydroryethylcellulose, Polyglyceryl-10 Laurate, Betaine Salicylate, Polyquaternium-51, Disodium EDTA
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.
INNISFREE Apple Seed Cleansing Oil
€19,00
Çmimi për njesi perINNISFREE Apple Seed Cleansing Oil
€19,00
Çmimi për njesi perPastrues fytyre vajor
Larës vajor i formuluar me vaj esencial nga fruti i mollës jeshile, i pasur me vitamina dhe acid organik, që bëjnë të mundur pastrimin e thellë dhe eksfolimin e butë të lëkurës nga qelizat e vdekura. Përbërësi i dytë special prej mollës jeshile, është vaji esencial i farave të saj, i pasur me acide yndyrore të pangopura, që e lë edhe lëkurën më të ndjeshme dhe të thatë, të hidratuar e të shëndetshme. Gjithashtu, ky larës është zgjidhja perfekte për pastrimin e zonës delikate rreth syve dhe buzëve, duke mos i shkaktuar aspak irritim.
*150ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj esencial i mollës jeshile, vaj esencial i farave të mollës jeshile, ekstakt i gjethes së bimës Camellia Japonica, ekstrakt nga lulja e orkidesë
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Isopropyl Palmitate, Triethylhexanoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-6 Dicaprate, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Diisostearyl Malate, Polyglyceryl-6 Caprylate, Fragrance/Parfum, Water/Aqua/EAU, Coco-Caprylate/Caprate, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Butylene Glycol, 1-2 Hexanediol
Marka
INNISFREE është markë koreane pjesë e kompanisë më të madhe të Industrisë së Bukurisë në Korenë e Jugut, Amore Pacific. Emri i markës INNISFREE është marrë nga poema lirike "The lake isle of Innisfree" e poetit William Butler Yeats. Kjo poemë shpreh nevojën e personazhit për tu larguar nga qendrat e zhvilluara urbane, për të gjetur paqen dhe lumturinë e munguar e për të shijuar frytet e natyrës së begatë të një ishulli.
Themeluesi i saj Sunghwan Suh, e kaloi fëmijërinë duke parë nënën e tij që prodhonte produkte artizanale kozmetike, e kështu u rrit me dashurinë dhe përkushtimin për përbërësit natyralë që ndihmojnë lëkurën. Ishullin e tij të ëndrrave “Innisfree” e gjeti tek ishulli Jeju, në Korenë e Jugut. Në këtë ishull ai ndërtoi fermën e tij sepse gjeti një ekosistem të veçantë me burime të pasura ushqyese për lëkurën falë: ajrit të pastër, ujit të pasur me minerale, tokës së përbërë nga hiri vullkanik, nivelit të duhur të reshjeve dhe temperaturave optimale. Kjo është edhe filozofia që qëndron në krijimin e produkte të markës INNISFREE, me përbërje të pastra të ekstraktuara me metoda të veçanta, që sigurojnë formulime inovative për t’iu adresuar të gjitha problematikave të lëkurës, pa përdorur në to përbërës dhe konservantë të rrezikshëm.
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 7500
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 7500
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 7500 është një ampulë inovative që ndihmon në minimizimin e poreve dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar. Ky produkt përdor përbërës të fuqishëm dhe të përzgjedhur me kujdes, përfshirë Exosome Shot 7500, një teknologji që ofron përbërës aktivë deri 262% më efikasë në depërtimin dhe shpërndarjen e tyre në lëkurë. Përmbajtja e saj është e pasur me AHA, BHA dhe PHA: acidi glikolik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura dhe trajton shenjat e moshës dhe aknet, acidi salicilik pastron thellësisht poret dhe parandalon aknet, ndërsa PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Nga ana tjetër acidi laktobionik ofron eksfolim të butë dhe pastrim të papastërtive që bllokojnë poret. Gjithashtu, kjo ampulë është e testuar klinikisht dhe minimizon dukjen e poreve deri në 23.36%% që pas përdorimeve të para.
*30ml
Përdorimi
Sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Extracellular Vesicles, Butylene Glycol, Niacinamide, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Polydecene, Caprylyl/Capryl Glucoside, C12-14 Alketh-12, Hydrolyzed Sponge, Calcium Silicate, Sodium Silicate, Campsis Grandiflora Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Panthenol, Betaine Salicylate, Citric Acid, Gluconolactone
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000 është një ampulë inovative që ndihmon në minimizimin e poreve dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar. Ky produkt përdor përbërës të fuqishëm dhe të përzgjedhur me kujdes, përfshirë Exosome Shot 2000, një teknologji që ofron përbërës aktivë deri 242% më efikasë në depërtimin dhe shpërndarjen e tyre në lëkurë. Përmbajtja e saj është e pasur me AHA, BHA dhe PHA: acidi glikolik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura dhe trajton shenjat e moshës dhe aknet, acidi salicilik pastron thellësisht poret dhe parandalon aknet, ndërsa PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Nga ana tjetër acidi laktobionik ofron eksfolim të butë dhe pastrim të papastërtive që bllokojnë poret. Tekstura e lehtë bën që kjo ampulë të jetë e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe është e sigurt për lëkurën sensitive dhe me tendencë akneike, duke e lënë lëkurën më të pastër, të shëndetshme dhe me pamje të rinovuar. Gjithashtu, kjo ampulë është e testuar klinikisht dhe minimizon dukjen e poreve deri në 21.1% pas përdorimeve të para.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Extracellular Vesicles, Butylene Glycol, Niacinamide, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Polydecene, Caprylyl/Capryl Glucoside, C12-14 Alketh-12, Hydrolyzed Sponge, Calcium Silicate, Sodium Silicate, Campsis Grandiflora Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Panthenol, Betaine Salicylate, Citric Acid, Gluconolactone
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
I'M FROM Black Rice Toner
I'M FROM Black Rice Toner
I'M FROM Black Rice Toner përmban ekstrakt të orizit të zi të fermentuar, një përbërës i njohur në Korenë e Jugut për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve dhe vetitë e tij kundër plakjes së parakohshme. Orizi i zi është natyrshëm i pasur me polifenole dhe flavonoide, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm që mund të dëmtojnë barrierën e saj mbrojtëse. Ky toner ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, zbutjen e vijave të holla dhe ruajtjen e një pamjeje më rinore. Gjithashtu, pastron butësisht mbetjet e papastërtive që mund të kenë mbetur pas larjes së fytyrës, ndërsa ndihmon në ribalancimin e pH-së së lëkurës dhe përgatitjen e saj për hapat e mëtejshëm të rutinës. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke i dhënë lëkurës hidratim të menjëhershëm dhe një shkëlqim natyral e të shëndetshëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë, të dehidratuar, mature dhe atë që ka humbur elasticitetin ose shfaq shenja të lodhjes dhe plakjes së parakohshme.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
oriz i zi i fermentuar,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Oryza Sativa (Rice) Seed Water, Dicaprylyl Ether, Methylpropanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Chloride, Glycerin, Melia Azadirachta Flower Extract, Propanediol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Myristate, Coccinia Indica Fruit Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Polyglycerin-3, Oryza Sativa (Rice) Extract, Tocopherol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Butylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Polyglutamic Acid, Panthenol, Xylose, Glycolic Acid, Disodium EDTA, Anthocyanins
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shfaq 23/23

