NUMBUZIN No.9 Secret Firming Serum
NUMBUZIN No.9 Secret Firming Serum
Serumi NUMBUZIN Nr.9 Firming Serum është një formulë e avancuar, e konceptuar për të rivendosur elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës brenda vetëm një jave. Me një kombinim të fuqishëm të acidit hialuronik dhe dy lloje të ndryshme të peptideve, ky serum depërton thellë në shtresat e lëkurës për ta hidratuar atë në mënyrë intensive, duke përmirësuar ndjeshëm elasticitetin dhe butësinë. Niacinamidet dhe adenozina në përbërje veprojnë për të zbehur njollat post-akne dhe për të zvogëluar dukshëm pamjen e poreve të zgjeruara, duke i dhënë lëkurës një teksturë më të rafinuar dhe të njëtrajtshme. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, ky serum është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë të trajtojnë shenjat e para të plakjes, duke e mbajtur lëkurën e hidratuar dhe plotë vitalitet.
Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, acid hialuronik, niacinamide, adenozinë
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Propanediol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Niacinamide, Dimethicone, Butylene Glycol, Shea Butter, Hydrogenated Vegetable Oil, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Cedrus Atlantica Bark Oil, Adenosine, Glyceryl Stearate Citrate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Carbomer, Tromethamine, Linalool, Limonene
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.
KLAVUU White Pearlsation Special Divine Pear Serum
KLAVUU White Pearlsation Special Divine Pear Serum
Kur mendon për Klavuu-në, menjëherë të vijnë në mendje perlat, të cilat simbolizojnë bukurinë dhe shkëlqimin. KLAVUU White Pearlsation Special Divine Pear Serum është një formulim unik, i krijuar për të sjellë këto cilësi në lëkurën tuaj. Ky serum është zhvilluar posaçërisht për t’i dhënë lëkurës një radiancë të mrekullueshme dhe bardhësinë e perlave, duke ofruar një trajtim të dyfishtë: rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe njëtrajtësimin e tonit të saj. Formulimi i këtij serumi përmban përbërës të fuqishëm si niacinamide, adenosinë, ekstrakt agari dhe raffinosë. Niacinamidet, një formë e vitaminës B3, ndihmojnë në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe reduktojnë madhësinë e poreve, duke përmirësuar teksturën e lëkurës dhe zbehur hiperpigmentimin. Adenosina është e njohur për aftësinë e saj për të luftuar shenjat e moshës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit, ndërsa ekstrakti i agarit dhe raffinoza ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Përveç këtyre, ekstrakti i perlave koreane është një përbërës kryesor që i jep lëkurës elasticitetin e nevojshëm, duke i siguruar një pamje më rinore dhe me shkëlqim. Duke përdorur këtë serum rregullisht, do të vini re një përmirësim të dukshëm në shëndetin dhe pamjen e lëkurës suaj, duke arritur një lëkurë plot shkëlqim dhe vitalitet.
Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, këshillohet të përdoret së bashku me kremin hidratues:KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream & KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*33ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, adenosinë, ekstrakt agari dhe raffinosë, ekstrakti i perlave koreane
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Methylpropanediol, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Bifida Ferment Lysate, Raffinose, Dioscorea Japonica Root Extract, 1,2-Hexanediol, Diglycerin, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Pentylene Glycol, Piper Methysticum (Kava Kava) Leaf/Root/Stem Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Phellinus Linteus Extract, Arctium Lappa (Burdock) Root Extract, Portulaca Oleracea (Green Purslane) Extract, Pueraria Thunbergiana Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Paeonia Lactiflora (Red Peony) Extract, Cnidium Officinale (Marsh Parsley) Root Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Sprout Extract, Brassica Campestris (Rapeseed) Sprout Extract, Brassica Oleracea Acephala (Kale) Leaf Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Sprout Extract, Pearl Extract, Sargassum Muticum Extract, Hypnea Musciformis (Hypneaceae) Extract, Ulva Lactuca (Sea Lettuce) Extract, Ecklonia Cava Extract, Codium Tomentosum (Algae) Extract, Agarum Cribosum Extract, Enteromorpha Compressa (Linnaeus) Extract, Laminaria Japonica Extract, Dunaliella Salina Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Porphyra Yezoensis (Algae) Extract, Fucus Vesiculosus (Bladderwrack) Extract, Laminaria Saccharina (Sugar Kelp) Extract, Spirulina Maxima (Algae) Extract, Jania Rubens Extract, Gelidium Amansii Extract, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Algae Extract, Kjellmaniella Gyrata Extract, Laminaria Ochroleuca (Kelp) Extract, Chlorella Vulgaris (Dermochlorella Algae) Extract, Sargassum Fusiforme Extract, Salicornia Herbacea Extract, Pikea Robusta Extract, Hydrolyzed Algae Extract, Hydrolyzed Ulva Lactuca (Sea Lettuce) Extract, Haematococcus Pluvialis (Algae) Extract, Laminaria Digitata (Horsetail Kelp) Extract, Hydrogenated Lecithin, Soluble Collagen, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf Juice, Argania Spinosa (Argan) Kernel Oil, Sodium Hyaluronate, Dimethicone, Mica (CI 77019), Dimethicone Crosspolymer, Hydrolyzed Corn Starch, Butylene Glycol, Titanium Dioxide (CI 77891), Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ceramide NP, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-51, Glycosyl Trehalose, Laureth-4, Squalane, Hydrogenated Polyisobutene, Laureth-23, Glyceryl Polymethacrylate, Xanthan Gum, PEG-10 Rapeseed Sterol, Alcohol, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Biosaccharide Gum-1, Adenosine, Isononyl Isononanoate, Polyglyceryl-10 Stearate, Lecithin, Cetearyl Alcohol, Sodium Polyacrylate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Stearic Acid, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, PVM/MA Copolymer, Glyceryl Stearate, Carbomer, Glycereth-20, Polysorbate 20, Lactobacillus/Algae Extract Ferment, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Protein, Algae Oligosaccharides, Chlorella Ferment, Inulin Lauryl Carbamate, Acetic Acid, Lactic Acid, Disodium Stearoyl Glutamate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Fragrance, Potassium Sorbate
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Serum
TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Serum
TORRIDEN Balanceful Cica Serum, është një serum qetësues, i cili ofron lehtësim të menjëhershëm për lëkurën e dobësuar ose të irrituar. Ai depërton thellësisht për të qetësuar lëkurën në mënyrë efektive dhe të shpejtë. Formulimi i tij unik përmban kompleksin T-TECA, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside. Këto përbërës ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Serumi gjithashtu përmban allantoin, lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe panthenol, të cilët depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv. Këta përbërës forcojnë barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe e mbrojnë atë nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet shumë shpejt nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
T-TECA, panthenol, allantoinë, acid hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Panthenol, Centella Asiatica Extract, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Allantoin, Swertia Japonica Extract, Nymphaea Caerulea Flower Extract, Lactobacillus Ferment, Althaea Rosea Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Betaine, Capryloyl Salicylic Acid, Dipeptide-2, Dipotassium Glycyrrhizate, Pentylene Glycol, Sodium Stearoyl Glutamate, Propanediol, Isopentyldiol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Caproic Acid, Polyglyceryl-4 Oleate, Sodium Surfactin, Carbomer, Xanthan Gum, Tromethamine, Sodium Acetate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
MIZON Phyto Plump Collagen Serum
MIZON Phyto Plump Collagen Serum
MIZON Phyto Plump Collagen Serum është një serum ntensiv ushqyes kundër rrudhave nga linja e re Phyto Plump Collagen e markës MIZON. I formuluar me 88% kolagjen bimor me masë molekulare shumë të vogël, ky serum arrin të depërtojë në të gjitha shtresat tuaja të lëkurës, duke mbushur çdo vijë të hollë. Kolagjeni bimor është i ngjashëm me strukturën e vetë kolagjenit që gjendet në lëkurën e njeriut, duke e bërë kështu edhe më shumë efektiv përdorimin e tij. Gjithashtu dhe formulimi me adenosine, ia rrit vetitë antirrudhë këtij serumi! Menjëherë pas aplikimit të tij vërehet rritja e elasticitetit të lëkurës dhe rafinimi i shenjave të moshës!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
88% kolagjen bimor, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Butylene Glycol, Glycerin, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Panthenol, Coco-Caprylate/Caprate, Squalane, Niacinamide, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Glyceryl Stearate, Tremella Fuciformis Polysaccharide (10,670ppm), Betaine, Methacrylate Crosspolymer, Palmitic Acid, Polyglyceryl-2 Stearate, C11-13 Isoalkane, Isohexadecane, Stearic Acid, Dimethiconol, Behenyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Carbomer, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Silica, Disodium EDTA, Eclipta Prostrata Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Sorbitan Isostearate, Sodium Metabisulfite, t-Butyl Alcohol, Laminaria Japonica Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Coptis Japonica Root Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shfaq 40/40

