VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Serum
VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Serum
Nëse jeni fanse të përdorimit të retinolit për të adresuar shenjat e moshës, ju prezantojmë VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Serum. Ky serum përmban 0.1% retinol të pastër (Vitaminë A), i cili përmirëson linjat e imëta, vijat dhe rrudhat më të theksuara. Si rrjedhojë, ofron rritje të elasticitetit të lëkurës dhe forcim të barrierës mbrojtëse të saj. Nga ana tjetër formula e pasuruar me kompleksin V11™, forcon barrierën natyrale të lëkurës dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së elasticitetit, duke ruajtur një pamje rinore dhe të shëndetshme. Ndërsa, përmbajtja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave të krijuara nga hiperpigmentimi, duke parandaluar formimin edhe të atyre të reja. Përveç kësaj, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që i nevojitet retinoli në rutinë dhe kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*20ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.1% retinol, kompleksin V11™, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycine Soja (Soybean) Oil, Dipropylene Glycol, Betaine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyacetophenone, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Adansonia Digitata Seed Extract, Cetearyl Olivate, Caprylyl Glycol, Sorbitan Olivate, Retinol (0.1%), 1,2-Hexanediol, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Laminaria Japonica Extract, GlycyrrhizaUralensis (Licorice) Root Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Cetraria Islandica Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Himanthalia Elongata Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, PVM/MA Copolymer, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol
Marka
VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.
MIZON Vita Lemon Sparkling Toner Skin Tightening Moisturizing Skin Glow
MIZON Vita Lemon Sparkling Toner Skin Tightening Moisturizing Skin Glow
MIZON Vita Lemon Sparkling Toner Skin Tightening Moisturizing Skin Glow, është një toner në kosistencë të lehtë xheli i formuluar për të ofruar hidratim dhe njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës. Ky toner është i formuluar me ekstrakt të frutave agrume Citrus, të cilat kanë 10 herë më shumë përmbajtje të vitaminës C sesa fruti i limonit. Gjithashtu këto fruta përmbajnë polifenol, dhe flavonoide të quajtura Hesperidin dhe kanë efekt të mrekullueshëm antioksidues për lëkurën. Ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe dhe mbajnë në kontroll sebumin e tepërt. Ndërkohë, ekstrakti i gjetheve të Aloe Barbadensis ka aftësi të forta anti-inflamatore, qetësuese dhe hidratuese. Nga ana tjetër, ekstrakt i gjetheve Camellia Sinensis: me aftësi mbrojtëse ndaj rrezeve ultraviolet, anti-inflamatore dhe antimikrobike, vjen goxha ndihmues në trajtimin e rosacea, akneve dhe dermatitit atopik. Ky toner është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Citrus Unshiu,, ekstrakti i gjetheve të Aloe Barbadensis, ekstrakt i gjetheve Camellia Sinensis
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, PEG-60 HydrogenatedCastor Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract(1, 000ppm), Panthenol, Portulaca Oleracea Extract, Xanthan Gum, Trehalose, Sodium Hyaluronate, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil(20.9ppm), Prunus AmygdalusDulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Saussurea Involucrata Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Hedera Helix (Ivy) Extract, Beta-Glucan, BHT, Sambucus Nigra Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Magnolia Liliflora Flower Extract, Plumeria Rubra Flower Extract, Lilium Tigrinum Extract, Fragrance, Limonene
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
VT COSMETICS Reedle Shot 1000
VT COSMETICS Reedle Shot 1000
VT COSMETICS Reedle Shot 1000, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën tuaj në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurën tuaj po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës. Kjo esencë vjen në katër variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*15ml
Përdorimi
VT Reedle Shot 1000, sugjerohet të përdoret vetëm 2 herë në muaj.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™️, ekstrakt Centella Asiatica, propolis të gjelbër, acid hialuronik, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Xanthan Gum, Propolis Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
SUR.MEDIC™ Caviar Repair Vitl Cream 24K Gold
SUR.MEDIC™ Caviar Repair Vitl Cream 24K Gold
Zbuloni sekretin e një lëkure të përjetshme me kremin më të ri luksoz SUR.MEDIC™️ Caviar Repair Vital Cream 24K Gold, një krem që përmban 24K ar të pastër për t’i dhënë lëkurës hidratim, vitalitet dhe shkëlqim të menjëhershëm. Me një përzierje të rafinuar të arit të pastër, ky krem ndihmon në forcimin dhe ndriçimin e lëkurës, duke i dhënë një shkëlqim të natyrshëm dhe të shëndetshëm. Ari gjithashtu njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Vaji i Lachesis, i nxjerrë nga pikat kristalore, aktivizon proteinat në lëkurë dhe rrit sintetizimin e fibrave, duke ndihmuar në krijimin e një strukture të fortë dhe të shëndetshme të lëkurës. Gjithashtu, ndihmon në rinovimin e qelizave dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Ndërsa, formulimi me peptidet bioaktive ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe linjave të imëta, duke e bërë lëkurën të duket më e re. Nga ana tjetër, përmbajtja me vitamina si A, C dhe E veprojnë si antioksidant të fuqishëm dhe mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm. Ato ndihmojnë gjithashtu në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe përmirësimin e tonit dhe teksturës së saj. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës dhe mund të përdoret nga çdo grupmoshë, diku për të paralandaluar e diku për të luftuar shenjat e moshës.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon sulfate, fragrancë artificiale etj.
* 55g
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
24K ar, Vaji i Lachesis, peptidet bioaktive, vitamina A, C dhe E
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glyceryl Stearate, Propanediol, Caviar Extract, Gold, PEG-100 Stearate, Coco-Caprylate/Caprate, Polyacrylate-13, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcoho,l Polyisobutene, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Coptis Japonica Extract, Butylene Glycol, Allantoin, Panthenol, Dextrin Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Squalane ,Arbutin, Caffeine, Hydrolyzed Collagen, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Pichia Ferment Lysate Filtrate, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Pistacia Lentiscus (Mastic) Gum, Xylitol, Centella Asiatica Extract, Bifida Ferment Lysate, Cyanocobalamin, Adansonia Digitata Seed Oil, Lupinus Albus Seed Extract, Glucose, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Chondroitin Sulfate, Xanthan Gum, Lecithin, Tuber Melanosporum Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Collagen, Bacillus Ferment, Caprylyl Glycol, Lepidium Meyenii Root Extract, Asparagus Cochinchinensis Root Extract, Aureobasidium Pullulans Ferment, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Tocopheryl Acetate, Tuber Magnatum Extract, Phellinus Linteus Extract, Tocopherol, Resveratrol, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Ceramide NS, Hyaluronic Acid, Ceramide EOP ,Ceramide AP, Beta-Glucan, Sodium Ascorbyl Phosphate, Sodium Hyaluronate, Copper Tripeptide-1, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glutathione, Ascorbic Acid, Ubiquinone, Thioctic Acid, Tripeptide-1, Sodium Acetylated Hyaluronate, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-2, Нехареptide-11, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4, Нехарерtide-9, Nonapeptide-1, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.
Shfaq 22/22

