SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Moisture Gel Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet January 23 dhe January 24.
Shpërndani
Për blerje me vlerë mbi 50€, transporti FALAS! Për Maqedoninë e Veriut për blerje me vlerë mbi 80€, transporti FALAS!
Shënim për porosinë
Porosia juaj mbërrin ndërmjet January 23 dhe January 24.
Nëse dëshironi një krem në konsistencë shumë të lehtë xheli, për të luftuar hiperpigmentimin, dhe njollat kafe të theksuara në lëkurë SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Moisture Gel Cream është zgjidhja e duhur! Ky krem është pjesë e linjës Yuja Niacin Brightening e markës SOME BY MI, me përmbajtje 90% të frutit Yuzu, një hibrid midis frutit të mandarinës dhe limonit, që njihet për përmbajtje me përqëndrim shumë më të lartë të vitaminës C, se sa agrumet e zakonshme. Falë këtij kombinimi, lëkura juaj do të ketë një shkëlqim të shëndetshëm, e ushqyer me një sasi të konsiderueshme të vitaminës C, e cila do t'ju ndihmojë në njëtrajtshmërinë e tonit të saj. Formulimi me 5% niacinamide, (ose vitaminë B3), e ngjashme me Vitaminën C, do të zbehë njollat e krijuara nga hiperpigmentimi, si edhe do të zbehë qukat, duke parandaluar formimin e tyre të reja, Gjithashtu, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Nga ana tjetër glutathione, një anti-oksidues i fuqishëm, së bashku me arbutinën, do të ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të prodhimit të melaninës. Uji akullnajor (uji më i pastër në botë), dhe 10 lloje të ndryshme vitaminash, do t'i ofrojnë lëkurës ushqim dhe gjallëri. Sugjerohet të përdoret edhe pas qëndrimit apo aktiviteteve të ndryshme në ambjent të jashtëm, sepse freskon dhe qetëson lëkurën dhe vatrat e nxehta në të. I përshtatshëm për çdo tip lëkure.
Formual e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm, si: methyl-paraben, ethyl-paraben, sorbic acid, benzoic acid, benzyl alchool, etj,.
*100ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Mund të përdoret edhe në lëkurën e trupit.
Përbërësit "magjik"
niacinamide, 90% ekstrakt yuja, glutathione, arbutinë,
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Junos Fruit Extract (90%), Niacinamide (5%), 1,2- Hexanediol, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Water (Glacier Water), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Thuja Orientalis Leaf Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Nelumbo Nycifera Flower Extract, Coptis Japonica Extract, Arbutin, (-)-alpha-bisabolol, Glutathione, Biotin, Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Tocopherol, Panthenol, Cyanocobalamin, Menadione,Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Arginine, Adenosine, Ethylhexyl Olivate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Polyglyceryl-4 Oleate, C12-13 Pareth-9, Carbomer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Acrylates Copolymer, Water, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Citurs Junos Peel Oil (156ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Linalool, Limonene
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Shpërndani
E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm
RRETH NESH
Pas katër vitesh përvoje të suksesshme në Shqipëri, KORAL SECRETS tashmë vjen në Kosovë me një website të dedikuar dhe një dyqan fizik me një koncept të ri në zemër të Prishtinës! Ne sjellim markat më të njohura të K-Beauty, duke ofruar zgjidhje për çdo problematikë të lëkurës. Me produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të lëkurës për klientët tanë në Kosovë. Zbuloni sekretet e bukurisë koreane dhe përfitoni nga përvoja jonë e pasur dhe angazhimi për cilësi.
NA KONTAKTONI
ADRESA
Rruga Rexhep Luci, K-PH-1 NR.1 Prishtinë
ABONOHUNI / SUBSCRIBE
© 2025,
Koral Secrets Kosova.Mirësevini në Koral Secrets Kosova
Jemi të lumtur që jeni këtu! Si klient i ri, ju dhurojmë 10% zbritje për porosinë tuaj të parë.
Kodi juaj: KOSOVA10
Apliko kodin në përfundim të porosisë dhe fillo transformimin tënd për një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim!
Për të përfituar zbritjen, sigurohuni që të jeni klient i ri dhe të abonoheni në newsletter-in tonë.
Jemi të lumtur që jeni këtu! Si klient i ri, ju dhurojmë 10% zbritje për porosinë tuaj të parë.
Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit