MEDIHEAL Teatree Essential
MEDIHEAL Teatree Essential
Nëse lëkura juaj lufton me akne dhe njolla post-akne, maska MEDIHEAL Teatree Essential do të bëhet aleati juaj i besueshëm në këtë betejë! Kjo maske e formuluar me përbërës natyralë si vaj esencial i gjetheve të pemës së çajit dhe 4-terpineol, është krijuar për të ndihmuar në pastrimin e lëkurës, duke e bërë atë më të shëndetshme dhe më të ndritshme. Kompleksi inovativ Teatree Calming Biome™ i markës MEDIHEAL ofron një qetësim të menjëhershëm për lëkurën e irrituar, ndërsa pastron thellësisht poret nga papastërtitë dhe zbardh njollat. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe veçanërisht efektive për ata që kanë prirje akneike, duke ofruar një trajtim të shkëlqyer dhe të lehtë në shtëpi.
Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*25ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj esencial i gjetheve të pemës së çajit, 4-terpineol, Teatree Calming Biome™
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MEDIHEAL Sleeping Melting Nose Pack
MEDIHEAL Sleeping Melting Nose Pack
E krijuar posaçërisht për zonën rreth hundës MEDIHEAL Sleeping Melting Nose Pack do të kthehet në trajtimin tuaj të preferuar. Këto maska kryejnë një sërë funksionesh, si: mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt, minimizimin në dukje të poreve, pastrimin e pikave të bardha & të zeza. Të gjitha këto përfitime i mundëson përbërja efikase me: glutathion (derivat i vitaminës C), që ndihmon në largimin e hiperpigmentimit duke ofruar shkëlqim dhe tonifikim zonës rreth hundës, ekstrakt i pemës së çajit Tea Tree, qetëson inflamacionin dhe pastron poret, acidi glikolik kontrollon dhe largon qelizat e vdekura, pikat e bardha dhe ato të zeza. Ndërsa Tocopheryl mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm të dëmshëm. Ky trajtim përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë të yndyrshme dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial etj.
*3 ngjitëse
Përdorimi
Para se të flini, pasi të keni pastruar lëkurën tuaj nga çdo papastërti, në lëkurë të thatë largoni ngjitësen e maskës së hundës dhe vendoseni këtë të fundit mbi hundë. Ngjiteni në mënyrë të barabartë në mënyrë që të mos ketë ajër midis maskës dhe lëkurës. Mbajeni për më shumë se 4 orë për të maksimizuar efektivitetin e saj, dhe mëngjesin tjetër hiqeni me kujdes. Do të vëreni minimizim të poreve, lëkurë të lëmuar dhe largim të pikave të zeza.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
glutathion, ekstrakt të pemës së çajit Tea Tree, acid glikolik
Lista e plotë e përbërësve
Mineral Oil, Hydrogenated Polycyclopentadiene, Methylstyrene/ Vinyltoluene Copolymer, Hydrogenated Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Cellulose Gum, Lecithin, Alcohol, Arbutin, Linolenic Acid, Linoleic Acid, Tocopheryl Acetate, Ascorbyl Palmitate, Glutathione, Water, Glycolic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, P ngjhenoxyethanol, Glycerin, Butylene Glycol
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MEDICUBE Triple Collagen Serum 4.0
MEDICUBE Triple Collagen Serum 4.0
MEDICUBE Triple Collagen Serum 4.0 është një serum intensiv për kujdesin e lëkurës, i fokusuar në përmirësimin e elasticitetit, hidratimit dhe tonalitetit të saj. I formuluar me kompleksin inovativ Triple Collagen, ky serum përmban tre lloje kolagjeni: kolagjen të hidrolizuar, që përthithet lehtësisht nga lëkura; atelo-kolagjen, i njohur për efektin e tij në përmirësimin e teksturës së lëkurës; dhe kolagjen të tretshëm, që ndihmon në rritjen e elasticitetit dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Ky kombinim i fuqishëm synon rikthimin e vitalitetit të lëkurës, duke e bërë atë të duket më rinore dhe më e freskët. Përveç kolagjenit, serumi është i pasur edhe me përbërës shtesë me veti të njohura për kujdesin ndaj lëkurës: Acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, që siguron një hidratim të thellë dhe të menjëhershëm, duke depërtuar në shtresat më të thella të lëkurës dhe duke parandaluar tharjen; Adenozinë, që ndihmon në reduktimin e vijave të imëta dhe rrudhave; si dhe Niacinamide, e cila përmirëson tonin e pabarabartë të lëkurës dhe i jep asaj një pamje më të ndriçuar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, ky serum është ideal për këdo që kërkon një rutinë efikase për të rikthyer freskinë, elasticitetin dhe shkëlqimin natyral të lëkurës.
Këshillë: Për një efekt më natyral dhe rrezatues, përziejeni produktin me një bazë kozmetike si fondatina apo BB cream.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*55ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, hapni dhe shtypni pompën për të aplikuar një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen të hidrolizuar, atelo-kolagjen, kolagjen të tretshëm, acid hialuronik, adenozinë, niacinamide,
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Glycerin, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, 1.2-Hexanediol, Alcohol Denat, Niacinamide, Glycereth-26, Adenosine, Hydrolyzed Collagen, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Soluble Collagen, Collagen Extract, Atelocollagen, Propandiol, Cyclopentasiloxane, Trehalose, Carbomer, Cetearyl Olivate, Tromethamine, Cyclohexasiloxane, Sorbitan Olivate, Ethylhexylglycerin, Disodiumedta, Dimethicone, Fragrance
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
VILLAGE 11 FACTORY My Skin Fit BB Cream
VILLAGE 11 FACTORY My Skin Fit BB Cream
VILLAGE 11 FACTORY My Skin Fit BB Cream* është formula më e re nga marka e njohur VILLAGE 11 FACTORY. Ky BB krem është i pasur me acid hialuronik, i cili ruan dhe përmirëson hidratimin e lëkurës, duke e mbajtur atë të butë dhe të hidratuar. Ekstrakti i Centella Asiatica qetëson dhe mbron lëkurën nga irritimet, duke kontribuar në rigjenerimin dhe forcimin e saj. Kompleksi unik V11 përmirëson lagështinë dhe elasticitetin e lëkurës, ndërsa niacinamide dhe adenosina ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe nxisin prodhimin e kolagjenit për një pamje të re dhe të ndritshme. Me SPF50 PA+++, ky BB krem ofron mbrojtje të fuqishme ndaj rrezeve UV, duke e bërë të përshtatshëm për çdo lloj lëkure dhe të domosdoshëm për mbrojtjen e përditshme.
*20ml
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, Centella Asiatica, niacinamide, adenosinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Titanium Dioxide (CI 77891), Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Homosalate, Butylene Glycol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Dipropylene Glycol, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Lauryl PEG-8 Dimethicone, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Niacinamide, PEG-10 Dimethicone, Tromethamine, Disteardimonium Hectorite, Glycerin, Magnesium Sulfate, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Iron Oxides (CI 77492), Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylylsilane, Stearic Acid, Sodium Benzoate, Iron Oxides (CI 77491), Alumina, Potassium Sorbate, Xanthan Gum, Iron Oxides (CI 77499), Panthenol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Adansonia Digitata Seed Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Cetraria Islandica Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Himanthalia Elongata Extract, Laminaria Japonica Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Polyglutamic Acid, Tocopherol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.
Cos DE BAHA SS Salicylic Acid Bha 2% Serum
Cos DE BAHA SS Salicylic Acid Bha 2% Serum
Cos De BAHA SS Salicylic Acid Bha 2% Serum është serumi perfekt për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë akneike. Përbërësi magjik BHA: acid beta hidroksi pastron thellësisht lëkurën e vdekur për të luftuar aknet, lëkurën e yndyrshme dhe njollat duke ju lënë kështu një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese! Në të njëjtën kohë, ky serum përmban niacinamide, një formë e vitaminës B3, që minimizon skuqjen dhe irritimin e lëkurës, tkurr poret dhe forcon barrierën e saj. Nga ana tjetër ky serum ofron minimizim dhe qetësim të çdo irritimi në lëkurë, në bashkëveprim me ekstraktin e gjethes së bimës aloe vera. Përdorimi i rregullt i këtij serumi dhuron rritje të elasticitetit dhe premton një lëkurë të pastër të njëtrajtshme. Cos De BAHA SS Salicylic Acid Bha 2% Serum është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, sensitive dhe me tendencë akneike
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 2-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit glikolik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
2% acid salicilik, niacinamide, ekstrakt i gjethes aloe vera
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Niacinamide, Salicylic Acid, 1,2-Hexanediol,*Camellia Sinensis Leaf Extract,*Leontopodium Alpinum Extract,*Momordica Charantia Fruit Extract,*Sambucus Nigra Flower Extract, Polysorbate 20, Sodium Citrate, Hydroxyethylcellulose.*Mark: N.O.I.P 69%
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
TOCOBO Cica Calming Sun Serum SPF50+ PA++++
TOCOBO Cica Calming Sun Serum SPF50+ PA++++
TOCOBO Cica Calming Sun Serum SPF50+ PA++++ është kremi më i ri mbrojtës ndaj diellit nga koleksioni KORAL SECRETS i markës koreane TOCOBO. Ky krem me konsistencë të lehtë është i formuluar me një kompleks të veçantë të Centellës së fermentuar, e cila përmirëson depërtimin e përbërësve ushqyes në lëkurë dhe ofron një ndjesi freskie dhe qetësimi të menjëhershëm. Përbërësit e tjerë, si 10 lloje të acidit hialuronik, niacinamidet dhe ekstrakti i Aloe Verës, bashkëveprojnë për të siguruar një hidratim të thellë, duke rigjeneruar lëkurën dhe duke i dhënë një ndjesi butësie dhe elasticiteti. Acidi hialuronik depërton në shtresa të ndryshme të lëkurës për të ofruar një hidratim të thellë. Niacinamidet (vitamina B3) i japin lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen nën kontroll të sebumit dhe minimizimin e dukjes së poreve. Ekstrakti i Aloe Verës ka veti qetësuese dhe ndihmon në rikthimin e balancës natyrale të lëkurës, duke parandaluar irritimet dhe duke ofruar mbrojtje të shtuar nga faktorët e jashtëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks të Centellës së fermentuar, 10 lloje të acidit hialuronik, niacinamide, ekstrakt i Aloe Verës,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Butyloctyl Salicylate, Butylene Glycol, Ethylhexyl Triazone, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Polyglyceryl-3 Distearate, Niacinamide, Polymethylsilsesquioxane, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Cetearyl Alcohol, Pentylene Glycol, Polysilicone-15, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Aloe Ferox Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Glyceryl Stearate, Potassium Cetyl Phosphate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Glycerin, Polyacrylate Crosspolymer-6, Glyceryl Stearate Citrate, Inulin Lauryl Carbamate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, Tocopherol, Saccharomyces Ferment, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Asiaticoside, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Madecassoside, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Fragrance
Marka
Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.
Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!
BENTON Aloe Soothing Mask (1pc.)
BENTON Aloe Soothing Mask (1pc.)
BENTON Aloe Soothing Mask, është sheet mask (maskë pëlhure) e njomur në esencë. Kjo maskë është trajtimi më i mirë që mund t’i jepni lëkurës pas një shpërthimi aknesh të padëshiruar dhe pas ekspozimit të gjatë në diell. E formuluar me më shumë se 48% Aloe Vera, si edhe ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinenis, për të qetësuar, hidratuar, dhe rigjeneruar lëkurën. Pëlhura e saj me material tencel, është shumë e lehtë dhe qëndron në mënyrë perfekte mbi lëkurë për të siguruar një eksperiencë të rehatshme gjatë mbajtjes së saj. Niveli i saj i pH është 6.
Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe PEG.
*23gr
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë nga gjethja e bimës Aloe Vera, ekstrakt nga Aloe Vera, ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinensis
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Water, Aqua (Water), Camellia Sinensis Leaf Water, Glycerin, Pentylene Glycol, Sodium PCA, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Microcrystalline Cellulose, Sodium Gluconate, Betaine, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Cellulose Gum
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero
CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero
Kremi CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse ka mbërritur në Koral Secrets me një formulë ultra të lehtë dhe freskuese, perfekte për ditët e nxehta të verës. Ky krem është i mbushur me fuqi rigjeneruese që lufton shenjat e para të moshës dhe rikthen vitalitetin e lëkurës. Me teksturë ujore dhe teknologjinë Triple ZERO (pa yndyrë, pa ngarkesë, pa ndjesi ngjitjeje), CENTELLIAN24+ Madeca Cream Time Reverse Zero përthithet menjëherë dhe i jep lëkurës një ndjesi të freskët, të lehtë dhe të hidratuar. Formula e tij është e pasur me 30% Blue Active TECA™, të përftuar nga Centella Asiatica, dhe përbërësin inovativ Ectoin, i cili është zbuluar në mikroorganizma që mbijetojnë në kushte ekstreme si në shkretëtira, duke e bërë atë një përbërës jashtëzakonisht të fuqishëm për mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës. Brenda vetëm 5 sekondash ky krem qetëson lëkurën dhe në vetëm 30 sekonda rrit hidratimin me 30% dhe ul temperaturën e lëkurës me 6°C. Rezultatet klinike tregojnë përmirësim të ndjeshëm në elasticitetin e lëkurës, lëmim të rrudhave deri në 19% dhe një efekt të fuqishëm antioksidues. Në një test real, një mollë e trajtuar me këtë krem qëndroi më e freskët dhe me më shumë shkëlqim për orë të tëra, duke treguar fuqinë e jashtëzakonshme mbrojtëse që ky produkt ofron. Gjithashtu, ky krem është cilësuar si kremi ideal edhe për Gjeneratën Z (brezi i viteve 1997–2012). Kjo pasi ky brez po përjeton ndryshime të shpejta në stilin e jetës dhe dëshiron të mbajë lëkurën e freskët dhe të shëndetshme, pavarësisht sfidave të plakjes së hershme. Sugjerohet për të gjitha tipologjitë e lëkurës, veçanërisht për ato shumë të yndyrshme që kanë nevojë për kujdes pa ndjesi rëndese apo ngjitjeje.
*80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
30% Blue Active TECA™, Ectoin,
Lista e plotë e përbërësve
water, dipropylene glycol, 2,3-butanediol, hydrogenated poly(c6-14 olefin), caprylic/capric triglyceride, niacinamide, isodecyl neopentanoate, glyceryl stearate, polyglyceryl-6 distearate, cetearyl alcohol, vinyl dimethicone, dicaprylyl ether, candelilla/jojoba/rice bran polyglyceryl-3 esters, 1,2-hexanediol, sodium polyacryloyldimethyl taurate, panthenol, polyglyceryl-10 laurate, glycerin, sodium stearoyl glutamate, hydroxyacetophenone, madecassic acid, asiaticoside, asiatic acid, allantoin, ethylhexylglycerin, citrus aurantium dulcis (orange) oil, butylene glycol, xanthan gum, disodium edta, adenosine, citrus nobilis (mandarin orange) peel oil, hydrogenated lecithin, lavandula angustifolia (lavender) oil, cyclodextrin, candida bombicola/glucose/methyl rapeseedate ferment, centella asiatica extract, ficus carica (fig) fruit extract, jojoba esters, citrus aurantium bergamia (bergamot) fruit oil, sodium laurate, olea europaea (olive) fruit oil, litsea cubeba fruit oil, ethoxydiglycol, xylitylglucoside, malt extract, rosmarinus officinalis (rosemary) leaf oil, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, helianthus annuus (sunflower) seed wax, anhydroxylitol, lauric acid, ceramide np, xylitol, centella asiatica leaf extract, caffeine, arginine, citrus grandis (grapefruit) peel oil, copaifera officinalis (balsam copaiba) resin, juniperus virginiana oil, cedrus atlantica bark oil, octyldodecanol, macadamia ternifolia seed oil, tocopherol, pelargonium graveolens flower oil, glycolipids, polyglycerin-3, c12-13 alketh-9, sodium hyaluronate, cyanocobalamin, madecassoside, sucrose distearate, hydrolyzed hyaluronic acid, glycine soja (soybean) oil, jasminum officinale (jasmine) oil, palmitic acid, maltodextrin, lepidium meyenii root extract, propanediol, ascorbyl asiatate, stearic acid, myrtus communis oil, artemisia absinthium extract, rose flower oil, centella asiatica oil, vanilla planifolia fruit extract, retinol, centella asiatica polypeptide, ferula galbaniflua (galbanum) resin oil, phytosterols, resveratrol, cimicifuga racemosa root extract, silybum marianum extract, taurine, hydrolyzed centella asiatica extract, phytosphingosine, centella amino acid, centella asiatica protein extract, salix alba (willow) bark extract, origanum vulgare leaf extract, chamaecyparis obtusa leaf extract, laminaria japonica extract, aloe barbadensis leaf extract, dioscorea japonica root extract, ulmus davidiana root extract, viola mandshurica flower extract, myristic acid, arachidic acid, cinnamomum cassia bark extract, portulaca oleracea extract, scutellaria baicalensis root extract, lactobacillus/soybean ferment extract, sodium dna, limonene, linalool, citral
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
SKIN1004 Madagascar Centella Cream
SKIN1004 Madagascar Centella Cream
SKIN1004 Madagascar Centella Cream është një krem hidratues me formulë të lehtë “oil-in-water”, i krijuar për të qetësuar, rigjeneruar dhe mbrojtur lëkurën, veçanërisht atë të ndjeshme apo të irrituar. Përbërësi "magjik i këtij kremi është kompleksi TECA, një përzierje e fuqishme e tri-terpenoideve me përqindje të larta: Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid dhe Madecassic Acid. Ky kompleks ofron veprim anti-inflamator, ndihmon në forcimin e barrierës lipidike të lëkurës dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave.
Formula është pasur gjithashtu me 9.8% Centella Asiatica për qetësimin e menjëhershëm të lëkurës, niacinamide për njëtrajtësim të tonalitetit dhe reduktimin e dukjes së poreve, Panthenol dhe Sodium Hyaluronate për hidratim të thellë, si dhe Squalane, Ceramide NP dhe Shea Butter (Butyrospermum Parkii) për ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Me teksturën e tij të lehtë ky krem përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse dhe ofron një efekt freskues që ndjehet menjëherë pas aplikimit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato më të ndjeshmet.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*75ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Pentylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Niacinamide, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Squalane, Carbomer, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Panthenol, Sodium Carbomer, Erythritol, Trehalose, Betaine, Butylene Glycol, Caprylhydroxamic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Adenosine, Xanthan Gum, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hydroxyethylcellulose, Centella Asiatica Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Madecassoside , Biosaccharide Gum-1, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine Soja (Soybean) Sprout Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ceramide NP, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Linoleic Acid, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Linolenic Acid, Hexyl Cinnamal, Linalool
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
MISSHA M Perfect Cover BB Cream EX (20ml)
MISSHA M Perfect Cover BB Cream EX (20ml)
MISSHA M Perfect Cover BB Cream EX është versioni i përditësuar i BB cream-it ikonë të MISSHA, i krijuar për të ofruar një formulë më të përshtatur me standardet ndërkombëtare të kujdesit për lëkurën. Ky version ruan mbulimin e njohur mesatar deri në të lartë që e ka bërë kaq të dashur, duke unifikuar tonin e lëkurës dhe duke mbuluar papërsosmëritë në mënyrë natyrale, por me një ndjesi më të lehtë dhe më komode në fytyrë. Tekstura e tij shpërndahet lehtësisht dhe jep një përfundim natyral, që nuk duket i rëndë apo "i krisur", por i jep lëkurës një pamje të shëndetshme dhe të freskët gjatë gjithë ditës. Formula e përmirësuar është gjithashtu më e butë në aplikim dhe më e përshtatur për përdorim të përditshëm, duke e bërë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një kombinim mes makeup-it dhe kujdesit për lëkurën në një produkt të vetëm.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen i hidrolizuar, ceramide, ekstrakt nga algat, ekstrakt havjari, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Cyclopentasiloxane, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide, Propylene Glycol, Titanium Dioxide, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-10 Dimethicone , Glycerin, Arbutin, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Mineral Oil, Polyethylene, Talc , Beeswax (Cera Alba), Phenyl Trimethicone, Iron Oxides (CI 77492), Sodium Chloride, Iron Oxides (CI 77491), Iron Oxides (CI 77499), Fragrance, Methylparaben, Dimethicone, Macadamia Ternifolia Seed Oil , Propylparaben, Rosa Canina Fruit Oil , Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Squalane , Disodium EDTA, Adenosine, Butylene Glycol , Ceramide NP, Fagus Sylvatica Bud Extract, Hydrolyzed Collagen, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Laminaria Japonica Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Caprylyl Glycol, Benzyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Caprylhydroxamic Acid , Sodium Hyaluronate, Phenoxyethanol, Benzoic Acid, Tropolone , Alpha-Isomethyl Ionone, Benzyl Salicylate, Citronellol, Limonene, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronellal, Linalool 0422
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Mask (1pc.)
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Mask (1pc.)
Nuk mund të mungonte maska "sheet mask" e linjës, DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid, nga koleksioni 'KORAL SECRETS'! Ashtu si e gjithë linja, edhe kjo mask është e formuluar me kompleksin 5-D Complex, i cili përmban pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik. Kjo përzierje unike përfshin molekula të vogla, të mesme dhe të mëdha, që sigurojnë depërtim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Esenca e maskës, përmban gjithashtu alantoinë dhe pantenol për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve optimale të lagështisë dhe për të qetësuar çdo irritim, duke bërë lëkurën të ndihet e freskët dhe e rigjeneruar. Menjëherë pas përdorimit do të vëreni një pamje plot shëndet e hiratim!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*27gr
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5-D Complex, alantoinë dhe pantenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (100ppm), Panthenol, Trehalose, Allantoin, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Calendula Officinalis Extract, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Saccharide Isomerate , Carbomer, Xanthan Gum, Tromethamine, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Portulaca Oleracea Extract, Malachite Extract, Ethylhexylglycerin
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
COSRX The Retinol 0.5 Oil
COSRX The Retinol 0.5 Oil
Jeni një përdoruese e vazhdueshme e retinolit, por dëshironi të nisni në përqindjen më të lartë dhe të përqëndruar të tij pa përmbajtje uji dhe derivate të tjera të retinolit? Gjithashtu keni lëkurë të thatë dhe dëshironi të shmangni tharjen e saj pas përdorimit të tij? Të gjitha këto kërkesa jua plotëson serumi në konsistencë vajore i sapo dalë në treg nga COSRX: The Retinol 0.5 Oil! Ky serum është i formuluar me 0.5% retinol të pastër (Vitaminë A), dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke e lënë këtë të fundit të butë si mëndafsh. Ky vaj përmirëson pamjen e linjave të imëta dhe rrudhave të avancuara. Nxit prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës, ofron shkëlqim, ushqen dhe e hidraton lëkurën thellësisht! Por sigurisht targeton edhe tendencën akneike, si dhe shenjat e ngelura post-akne. Squalene me origjinë bimore, një anitoksidant i fuqishëm, lufton dëmtimin e lëkurës nga radikalet e lira, të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes. Sipas hulumtimeve të viteve të fundit, squalene ka veti detoksifikuese, dhe përdorimi i tij e forcon barrierën mbrojtëse natyrale të lëkurës. Ndërsa formulimi me tokotrienol, që ky serum ka, (Vitaminë E shumë e përqëndruar), vepron si një antioksidant i fuqishëm për të mbrojtur lëkurën nga agresorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ky produkt i adresohet problematikave të lëkurës, si: hiperpigmentimi, shenja të moshës, rrudha, akne & pore të zmadhuara.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar 1-2 pika. Duhet të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.
Java 1-2
Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikoni 1-2 pika në zonat më shqetësuese, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës.
Përdoreni 2-3 herë në javë në mbrëmje.
Java 3 - në vazhdim
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.5% retinol i pastër (Vitaminë A), tokotrienol, squalene
Lista e plotë e përbërësve
Squalane, Glycine Soja (Soybean) Oil, Di-C12-13 Alkyl Malate, Retinol(0.5%), Caprylic/Capric Triglyceride, BHT, Tocotrienols, Tocopherol, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Hydroxymethoxyphenyl Decanone
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
CENTELLIAN24+ Lifting Peptide Serum
CENTELLIAN24+ Lifting Peptide Serum
CENTELLIAN24+ Lifting Peptide Serum, ashtu si e gjithë linja Lifting Peptide Line, është i formuluar me 5 lloje proteinash bimore dhe një kompleks të fuqishëm prej 42 peptidesh, të cilat bashkëveprojnë në harmoni për të forcuar strukturën e lëkurës, rritur elasticitetin dhe stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës. Rezultati? Një lëkurë më e tonifikuar, më elastike dhe më rinore. Por nuk mbaron me kaq! Formula e tij është e pasur gjithashtu me niacinamide dhe ekstrakte të centella asiatica. Dy përbërës të cilët ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, duke i dhuruar një shkëlqim natyral dhe një pamje më të shëndetshme. Me përdorim të rregullt, ky serum redukton shenjat e moshës dhe i rikthen lëkurës freskinë dhe vitalitetin e humbur. Këshillohet për lëkurë mature. Për të përfituar efektet maksimale, rekomandohet të përdoret bashkë me kremin e së njëjtës linjë: CENTELLIAN24+ Lifting Peptide Cream.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
5 lloje proteinash bimore, 42 komplekse peptide, ekstrat centella asiatica, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polymethylsilsesquioxane, Niacinamide, Methyl Trimethicone, Cetyl Ethylhexanoate, Bifida Ferment Lysate, Polyglyceryl-10 Stearate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, 1,2-hexanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Pentaerythrityl Distearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Soluble Collagen Butylene Glycol Hydroxyacetophenone Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer Sodium Stearoyl Glutamate Camellia Sinensis Leaf Water Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Laminaria Japonica Extract, Tromethamine, Xanthan Gum, Fragrance,Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Polymethacrylate, Adenosine, Fructooligosaccharides, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Leaf Extract, Carbomer, Beta-glucan, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ceramide NP, Hydrolyzed Elastin, Ocimum, Sanctum Leaf Extract, Acetic Acid, Hyaluronic Acid, Elastin, Lactic Acid, Ascorbic Acid Polypeptide, Cyanocobalamin, Corallina Officinalis Extract, Caprylyl Glycol ,Palmitoyl Pentapeptide-4, Alcohol, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Hydrolyzed Lupine Protein, PPG-26-Buteth-26, Potassium Sorbate, Hydrolyzed Wheat Protein, Polyglyceryl-10 Laurate, Acetyl Hexapeptide-8, Hydrolyzed Rice Protein, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hexapeptide-9, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Lecithin, Acetyl Tetrapeptide-11, Phenoxyethanol, Tripeptide-29, Polysorbate 20 Superoxide Dismutase Glycine Soja (Soybean) Protein, Sodium Benzoate, Acetyl Octapeptide-3 ,Oligopeptide-34 ,Palmitoyl Tripeptide-29 ,Nonapeptide-7 ,Nicotinoyl Tripeptide-35 ,Hexapeptide-12 ,Tripeptide-3, Alanine/Histidine/Lysine Polypeptide Copper HCL, Dipeptide-4 ,Oligopeptide-6 ,Dipeptide-2 Acetyl Tetrapeptide-3 Acetyl Tripeptide-1 ,Acetyl Tetrapeptide-5 ,Acetyl Tetrapeptide-2 ,Hexapeptide-2 ,Tripeptide-2 ,Dipeptide-1 Pentapeptide-3 ,Sodium Ascorbyl Phosphate ,Sodium Dextran Sulfate ,Palmitoyl Dipeptide-7 ,Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Palmitoyl Hexapeptide-12 ,Palmitoyl Tripeptide-5 ,Folic Acid SH-oligopeptide-1 Acetyl Decapeptide-3 ,Oligopeptide-24 ,Decapeptide-4 ,SH-polypeptide-1 ,SH-polypeptide-11 ,SH-oligopeptide-2 ,SH-polypeptide-9
Marka
NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum, përmban 12% e Vita C Acerola-plex dhe 10% derivat të tretshëm në ujë të acidit askorbik (vitaminë C e pastër), i quajtur kështu Askorbil Fosfat Natriumi. Gjithashtu, ky serum përmban 5 ekstrakte agrumesh: Limon, Lime, Portokall, Mandarinë dhe grapefruit (Citrus × paradis) për të ndihmuar në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimin, dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur në kontroll shenjat e moshës! Nga ana tjetër formulimi me vitaminë E e këtij serumi, ofron rritje të elasticitetit dhe një lëkurë plot vitalitet. Ndërsa formulimi me niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'iu adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës. Acidi ferulik i pasur me veti antioksiduese, ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave, ndërsa 3 lloje të acidit hialuronik & panthenolit mundësojnë hidratim të thellë të lëkurës! Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura.
*32gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, niacinamide, acid ferulik, vitaminë E, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Sodium Ascorbyl Phosphate(100,000ppm), Isopentyldiol, Butylene Glycol, 1.2hexanediol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract, Morinda Citrifolia Extract, Apium Graveolens (Celery) Stem Extract, Brassica Oleracea Acephala Leaf Extract, Cichorium Intybus (Chicory) Leaf Extract, Citric Acid, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, Panthenol, Sodium Metabisulfite, Ethylhexylglycerin, Ascorbic Acid(100ppm), Ferulic Acid, Caprylyl Glycol, Dextrin, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-4 Caprate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Coptis Japonica Root Extract, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Pistacia Vera Seed Oil, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Gel Cream
MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Gel Cream
Nëse keni lëkurë të yndyrshme, dhe dëshironi që të keni hidratim të thellë, por pa përfundim të yndyrshëm, ju rekomandojmë MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Gel Cream. I formuluar me 10 lloje të ndyrshme të acidit hialuronik, të cilat bëjnë të mundur hidratimin në të gjitha shtresat e lëkurës, dhe përmirësojnë vijat e holla dhe rrudhat, duke lënë një përfundim të butë si mëndafsh. Ky krem gjithashtu ndihmon në zbehjen e njollave dhe hiperpigmentimin e lëkurës falë niacinamideve, vajit të frutit bergamot, vajit të Livandos dhe vajit esencial të lëkurës së portokallit. Përthithet lehtësisht nga lëkura pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. Pas përdorimit të tij do të ndjeni freski dhe hidratim të thellë në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndyrshme dhe sensitive.
*70ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10 lloje të ndryshme acidesh hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Diglycerin, Trehalose, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Vinyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Bergamot Oil, Lavender Oil, Old Tree Leaf Oil, Orange Bark Oil, Sodium Hyaluronate (1521Ppb), Mineral Water, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (62Ppb), Xylitol Glucoside, Xylitol, Hyaluronic Acid ( 3.5Ppb), Macadamia Seed Oil, Olive Oil, Jojoba Seed Oil, Grape Seed Oil, Dogtail Extract, Caprylylmethicone, Isoamyllaurate, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyl Taurate/Vpicopolymer, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Dimethiconeol, Adenosine, Citric Acid, Cetearyl Olivate, Sorbitanolibate, Sodium Phytate , Dipotassium Glycyrrhizate, Propanediol, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycan, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate (212Ppb), Sodium Hyaluronate Crosspolymer ( 101Ppb), Glyceryl Glucoside, Butylene Glycol, Ethylhexyl Glycerin, Methyldiisopropylpropionamide, Anhydroxylitol, Sodium Acetylated Hyaluronate (10.2Ppb), Dipropylene Glycol, Sucrose Palmitate, Hydrogenated Lecithin, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate (1Ppb), Coles-24, Glyceryl Caprylate, Potassium Hyaluronate (0.2Ppb), Magnesium Chloride, Tetradecylaminobuty Roylvalylaminobutyric Ureatraifluoroacetate, Ceramide Np, Xanthan Gum, Limonene, Linalul
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
NARD Hair Loss Control Shampoo
NARD Hair Loss Control Shampoo
E formuluar me përbërës natyral për të ushqyer skalpin dhe gjatësinë e flokëve NARD Hair Loss Control Shampoo ofron pastrim të plotë dhe të thellë, duke i ndjerë flokët tuaj të freskët dhe të shëndetshëm. Shampoo ka kaluar të gjitha testimet rigoroze të aplikimit te persona të ndryshëm lidhur me efikasitetin e saj për forcimin e rrënjës së flokëve dhe minimizimin e rënies së tyre, duke shfaqur rezultate fantastike! Vaji i kokosit dhe ekstrakti i frutave Shikakai do të forcojnë rrënjën e flokëve si dhe do t'ju ofrojnë hidratim dhe elasiticitet. Ndërsa formulimi me 7 lloje përbërësish natyral si ekstrakt i lules Matricaria (lule kamomili), ekstrakt i gjetheve të rozmarinës dhe ekstrakt i livandos do t'ju ofrojnë qetësim të skalpit nga irritimet ose acarimet e faktorëve të jashtëm, si dhe do të largojnë të gjitha qelizat e vdekura për të pasur një skalp të shëndetshëm! Shampoo gjithashtu përmban 11 lloje të aminoacideve të cilat nxisin rritjen e flokëve të reja!
Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Hair Loss Control Tonic & NARD Scalp Brush!
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml/ 1000ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaji kokosi, ekstrakt i frutave Shikakai, ekstrakt i lules Matricaria (lule kamomili), ekstrakt i gjetheve të rozmarinës, ekstrakt livando
Lista e plotë e përbërësve
Argan Oil, Babassuamidopropyl Betaine extracted from babassu tree, Cocamidopropyl betaine, Cocamide MEA extracted from Coconut Oil, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Jojoba Oil, Macadamia Seed Oil, Olive Oil, Spikenard Oil, Sunflower Seed Oil
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream
MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream
Nëse dëshironi një krem me funksion të dyfishtë që i adresohet shenjave të moshës dhe hiperpigmentimit, atëherë MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream është zgjidhja e duhur! Testimet e vazhdueshme të kryera në Institutin e famshëm: P&K Skin Clinical Reseearch Center në Korenë e Jugut, kanë arritur në përfundimin se: në vetëm 1 herë përdorim, lëkura qëndron e hidratuar për plot 48h; pas 5 herë përdorim arrihet hidratimi i lëkurës deri në 10 shtresa; pas 2 javëve përdorim forcohet barriera mbrojtëse e lëkurës dhe rritet dukshëm elasticiteti i saj. Ky krem është i formuluar me 500ppm idebenone dhe 63% kompleks Blackberry, të njohur për vetitë e tyre antioksiduese në lëkurë, duke ndihmuar në minimizimin e shfaqjes së rrudhave dhe mbojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme mjedisore dhe radikalet e lira. Nga ana tjetër ky krem përmban 5 lloje të ndryshme keramidesh dhe Phytosphingosine, për të krijuar një barrierë të shëndetshme dhe për të ofruar hidratim të thellë. Ndërsa niacinamidet do të ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe. Konsistenca e tij është shumë e lehtë, e butë si mëndafshi dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshme për lëkurën normale, të thatë dhe mikse dhe i adresohet shenjave të moshës.
Formula e tij është hipoalergjike e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencial.
*70gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
idebenone, kompeks blackberry, 5 lloje keramide, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract (21%), Euterpe Oleracea Fruit Extract (21%), Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract (21%), Glycerin, Butylene Glycol, Purified Water, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Isododecane, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Olivate, Panthenol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Polyglyceryl-10 Laurate, Sorbitan Olivate, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Hydrogenated Polydecene, Ethylhexylglycerin, Hydroxydecyl Ubiquinone (500ppm), Adenosine, Pentylene Glycol, Trideceth-6, Disodium EDTA, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Stearic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Ceramide NS, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide EOP
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
HARUHARU WONDER Black Rice Hyaluronic Toner
HARUHARU WONDER Black Rice Hyaluronic Toner
HARUHARU WONDER Black Rice Hyaluronic Toner, është një toner me konsistencë të lehtë ujore që parapërgatit lëkurën tuaj për hapat e tjerë e rutinës. Ky toner përmban fermente të ekstraktit të orizit të zi, acid hialuronik, beta-glucan, ekstrakt ginsengu dhe ekstrakt Baikali (Baical Skullcap), një përbërës i veçantë i përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale aziatike për vetitë anti-mikrobakteriale, anti-fungale, antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. I formuluar me teknologjinë “Ultra Deep” (Ultra Deep Technology) në mënyrë që përbërësit të penetrojnë thellësisht në lëkurë, për t’i ofruar hidratim, teksturë më të lëmuar dhe tendosje, por njëkohësisht për të ndihmuar në përthithjen më të mirë të produkteve në hapat e radhës të rutinës tuaj. Ky toner përshtatet me të gjitha tipologjitë e lëkurës, madje edhe ato sensitive apo me tendencë akneike.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës HARUHARU WONDER, ka certifikatë “VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE”
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
fermente të ekstraktit të orizit të zi, acid hialuronik, beta-glucan, ekstrakt ginsengu, ekstrakt Baikali (Baical Skullcap)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Betaine, Glycerin, Propanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Phyllostachys Pubescens Shoot Bark Extract, Aspergillus Ferment, Panax Ginseng Root Extract, Cyclodextrin, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Hyaluronic Acid, Beta-glucan, Cellulose Gum, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Sodium Phytate, Tamarindus Indica Seed Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Glucose, 1,2-Hexanediol, Alcohol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Linalool
Marka
HARUHARU WONDER er është një markë koreane e kujdesit për lëkurën, e themeluar me qëllimin për të ofruar zgjidhje të përditshme për kujdesin e lëkurës duke përdorur përbërës natyralë dhe inovativë. Emri "Haruharu" në koreanisht do të thotë "çdo ditë", duke reflektuar qëllimin e markës për të përmirësuar cilësinë e lëkurës çdo ditë. Marka është veçanërisht e njohur për linjën e saj të produkteve të bazuara në ekstrakte të orizit të zi, të cilat janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes të cilët ndihmojnë në rigjenerimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Një nga produktet më të njohura është "Black Rice Hyaluronic Toner," i cili kombinon fuqinë e orizit të zi me acidin hialuronik për të ofruar hidratim të thellë dhe përmirësim të elasticitetit të lëkurës. HARUHARU WONDER përpiqet të jetë një markë ekologjike dhe e qëndrueshme. Paketimi i produkteve është dizajnuar për të qenë miqësor me mjedisin dhe për të reduktuar mbeturinat. Marka gjithashtu është e përkushtuar të përdorë përbërës të pastër dhe të sigurta për lëkurën, duke shmangur kimikatet e dëmshme dhe substancat sintetike që mund të shkaktojnë irritime ose alergji. Një tjetër aspekt dallues i HARUHARU WONDER është përqendrimi i saj në shkencën dhe inovacionin. Ata përdorin teknologji të avancuara për të maksimizuar efektivitetin e përbërësve natyralë dhe për të zhvilluar formula unike që ofrojnë rezultate të dukshme. Kjo përfshin përdorimin e metodave të fermentimit për të rritur biodisponibilitetin dhe përthithjen e përbërësve aktivë në lëkurë. Përveç përbërësve të fuqishëm dhe formulave inovative, HARUHARU WONDER gjithashtu thekson rëndësinë e përvojës së përdoruesit. Produktet e tyre kanë tekstura të këndshme dhe aroma natyrale që e bëjnë rutinën e kujdesit për lëkurën një moment të këndshëm dhe relaksues në ditën tuaj.
Shfaq 180/1726

