SKIN1004 Madagascar Centella Probio-Cica Bakuchiol Eye Cream
SKIN1004 Madagascar Centella Probio-Cica Bakuchiol Eye Cream
Në kohën kur kërkimi për produkte efikase anti-rrudhë dhe qetësuese është më i madh se kurrë, bakuchioli po shfaqet si një alternativë e shkëlqyer ndaj retinolit, i cili vjen me të njëjtat përfitime, por shumë më i butë ndaj lëkurës. Kjo është arsyeja pse kremi i ri SKIN1004 Madagascar Centella Probio-Cica Bakuchiol Eye Cream po fiton zemrat e përdoruesve që kërkojnë rezultate reale, por pa irritim. Formuluar posaçërisht për lëkurën e hollë dhe delikate të zonës rreth syve, ky krem unik kombinon 0.005% bakuchiol (një alternativë bimore ndaj retinolit), me një kompleks probiotik të centellës aziatike të fermentuar, që ndihmon në lëmimin e vijave të holla, forcimin e elasticitetit dhe qetësimin e irritimeve. Përveç efektit anti-aging, formula është pasur me niacinamide për të ndihmuar në zbehjen e rrathëve të errët dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, si dhe me acetyl hexapeptide-8, një peptid i njohur për efektin e tij “botox-like” në zbutjen e rrudhave mimike. Për të garantuar një efekt të plotë ushqyes dhe rikuperues, në këtë formulë gjenden gjithashtu ceramide NP, squalane, gjalp shea, panthenol, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore qetësuese si Hedera Helix dhe kakao, të cilat bashkëpunojnë në harmoni për të rikthyer ndjesinë e një lëkure të freskët, të ushqyer dhe më të fortë ndaj faktorëve të jashtëm. Tekstura e tij është e pasur, por e lehtë në aplikim, duke u absorbuar shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse apo të rëndë. Një tjetër veçori dalluese e këtij kremi është aplikatori i butë prej silikoni, i cili ndihmon në masazhimin delikat të zonës rreth syve, duke përmirësuar qarkullimin dhe lehtësuar ënjtjen. Mund të aplikohet gjithashtu edhe në zona të tjera të fytyrës ku shfaqen rrudha të para si te balli, anash buzëve apo qafa.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
*20ml
Përdorimi
Kremi të përdoret në rutinën e mbrëmjes në hapin e fundit të saj, duke e sugjeruar pas tonerit, serumit dhe kremit hidratues të natës. në zonën rreth syve niseni aplikimin nga cepi i syrit duke e masazhuar lehtësisht. Nëse është hera e parë që e përdorni retinol, sugjerohet të niset dalëngadalë, duke e filluar 1 herë në javë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.). Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica Extract, Bakuchiol, Niacinamide, Acetyl Hexapeptide-8, Ceramide NP, Lactobacillus Ferment, Panthenol, Squalane, Shea Butter, Macadamia Seed Oil, Cocoa Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Allantoin, Betaine, Tocopherol.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Dipentaerythrityl Hexa C5-9 Acid Esters, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Squalane, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Heptyl Undecylenate, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Bakuchiol, Glyceryl Stearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Palmitic Acid, Tromethamine, Stearic Acid, Glyceryl Stearate Citrate, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Sodium Phytate, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Polyglyceryl-10 Myristate, Phytosphingosine, Lactobacillus Ferment, Madecassic Acid, Asiaticoside, Hydrolyzed Extensin, Sucrose Distearate, Asiatic Acid, Phytosterols, Lauric Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Caprylyl Glycol, Acetyl Hexapeptide-8
Marka
VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot Moisturizing Mask 2 Step Mask
VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot Moisturizing Mask 2 Step Mask
Maska VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot Moisturizing Mask është krijuar për të ofruar hidratim afatgjatë dhe të thellë. Çfarë e bën këtë maskë unike është kombinimi inovativ i ampulës dhe maskës prej gome, të përfshira në paketim. Ampula është e pasur me kompleksin CICA REEDLE™, një teknologji me mikrogrimca që ndihmon në përthithjen maksimale të përbërësve aktivë. Për më tepër, përbërës si Hydrop Reedle Shot, CICA REEDLE™ dhe kapsulat HA-Nano janë të formuluara për të rritur lagështinë dhe për të siguruar hidratim të mjaftueshëm për lëkurën. Nga ana tjetër maska “Sheet Mask” përmban formulën inovative CICAHYALON™, që depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, duke nxitur prodhimin e kolagjenit, trajtuar shenjat e moshës dhe rritur elasticitetin e lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kjo maskë është një zgjedhje e shkëlqyer për kujdesin e përditshëm të lëkurës suaj. Kjo maskë vjen në tre variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*27gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, aplikoni ampulën dhe vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Hydrop Reedle Shot, CICA REEDLE™, kapsula HA-Nano
Lista e plotë e përbërësve
VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 300:
VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot Aqua Hydro Gel Mask:
Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Butylene Glycol, Macadamia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Silica, Glycereth-26, Ammonium Acryloyldimethyl Taurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Tocopherol, Centella Asiatica Extract, Collagen Water (0.979ppm), Milk Protein Extract, Collagen Extract (0.002ppm), Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
ANUA 7% Rice Ceramide Hydrating Barrier Serum
ANUA 7% Rice Ceramide Hydrating Barrier Serum
Në botën e kujdesit për lëkurën, ANUA 7% Rice Ceramide Hydrating Barrier Serum është një produkt që ka fituar popullaritet të madh për efektet e tij të jashtëzakonshme dhe përbërësit e veçantë që përmban. Ky serum është krijuar për të ofruar një hidratim të thellë dhe për të përmirësuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke u bërë një opsion i preferuar për ata që kërkojnë përmirësime të shpejta dhe efikase. I pasur me formulën ekskluzive ANUA RICERA 7+, e cila përmban ekstrakte të orizit dhe mjaltit, së bashku me acid hialuronik, ky serum siguron hidratim të plotë për lëkurën e stresuar, duke përmirësuar ndjeshëm elasticitetin e saj. Ky serum është i njohur gjithashtu për aftësinë e tij për të balancuar sebumin dhe për të ndihmuar në parandalimin e njollave, duke u bërë i përshtatshëm edhe për lëkurën e yndyrshme dhe të ndjeshme. Me një formulë që përmban 3% niacinamide dhe zink, si dhe ceramidet dhe panthenolin, ky serum do të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht atyre që i adresohen dehidratimit, hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt orizi, mjalt, acid hialuronik, 3% Niacinamide, Zink, ceramide,, panthenolë
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, 1,2-Hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Dipropylene Glycol , Glycerin, Methylpropanediol , Butylene Glycol, Methyl Gluceth-10 , Niacinamide , Water, Hydroxyethyl Urea, Glycerin, Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Panthenol, Water, Water, Polyquatemium-51, 1,2-Hexanediol , Water, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Corchorus Olitorius Leaf Extract , Nelumbo Nucifera Root Extract , Hibiscus Esculentus Fruit Extract , Dioscorea Japonica Root Extract, Angelica Keiskei Extract, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Beta-Glucan, Sodium Polyacrylate, Water, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Adenosine, Allantoin, Sodium Phytate, Xanthan Gum, Alpha-Arbutin, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Hydrolyzed Rice Protein, Oryza Sativa (Rice) Seed Protein, Ceramide NP, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Defatted Rice Bran Extract, Arbutin, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol , Honey Extract, Water, Butylene Glycol , 1,2-Hexanediol , Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid , Sodium Hyaluronate, Zinc Stearate, Oryza Sativa (Rice) Bran, Defatted Rice Bran
Marka
MEDIHEAL Placenta Revital Essential Mask EX (1pc.)
MEDIHEAL Placenta Revital Essential Mask EX (1pc.)
Tashmë MEDIHEAL njihet për maskat "Sheet Mask" me përbërjet më inovative që ka. Së fundmi në koleksion është shtuar MEDIHEAL Placenta Revital Essential Mask EX. Formulimi me ekstrakt të hidrolizuar të plancentës me prejardhje shtazore dhe chitosan i hidrolizuar, do të forcojnë dhe mbrojë barrierën natyrale të lëkurës nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira. Versioni i përmirësuar i kësaj maske "Sheet Mask", tregon kujdes të veçantë për zonën V të fytyrës, duke bërë të mundur lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave. Ndërsa Tocopheryl Acetate dhe adenosine do të parandalojnë formimin e rrudhave dhe shenjave të dukshme të moshës. Nga ana tjetër ekstrakti nga shelgu i bardhë salix alba, do të pastrojë thellësisht poret nga sebumi i tepërt, dhe do të trajtojë aknet. Madje me këtë maskë do ndjeni gjithmonë butësi dhe hidratim falë panthenolit dhe ekstraktit të gjethes aloe vera, e cila gjithashtu do t'ju dhurojë freski. Këtë maskë e sugjerojmë të aplikohet edhe para makeup-it, për një efekt "glow". Përbërja e pëlhurës e cila është e mëndafshtë, bën të mundur që esenca që ajo përmban të përthithet lehtësisht nga lëkura. Kjo maskë ka dhe një veçanti tjetër: Që ju lajmëron në momentin që duhet t'a hiqni atë. Mbi maskë shfaqet logoja e brandit MEDIHEAL e cila bëhet e dukshme në momentin që lëkura e ka përthithur të gjithë esencën.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*25ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i hidrolizuar i plancentës së kafshëve, chitosan i hidrolizuar.
Lista e plotë e përbërësve
Hexanediol, Hydrolyzed Placental Extract, Xanthan Gum, Carbomer, Panthenol, Trehalose, Betaine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrolyzed Chitosan, Wheat Amino Acids, Portulaca Oleracea Extract, Hydrolyzed Collagen, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Allantoin, Polysorbate 80, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Fragrance
Marka
Cos DE BAHA AC Azealaic Acid & Hinokitiol Clear Skin Serum
Cos DE BAHA AC Azealaic Acid & Hinokitiol Clear Skin Serum
Pas përdorimit të Cos DE BAHA AC Azealaic Acid & Hinokitiol Clear Skin Serum, siç e thotë edhe vetë emri i tij, do të arrini të keni një lëkurë të pastër plot shkëlqim brenda 24 orëve! Por si? Sigurisht këtë mrekulli e bën të mundur formulimi unik me 5% Acidit Azelaik, hinokitiol dhe retinol. Acidit Azelaik së bashku me retinolin ndihmojnë në trajtimin e akneve, përmirësojnë metabolizmin e qelizave të lëkurës si edhe reduktojnë në mënyrë efektive shenjat e moshës. Ndërsa, hinokitiol, i njohur ndryshe si Beta-Thujaplicin, është një përbërës organik i nxjerrë nga vajrat e pemës së kedrit të kuq perëndimor. Një përbërës i cili ka veti anti-inflamatore, antioksidante, antibakteriale, antifungale dhe anti-melanogjene. Vetitë e tij e lejojnë atë të qetësojë skuqjen inflamatore dhe njollat që shfaqen në gjendjen rosacea dhe nga aknet. Hinokitioli është gjithashtu një përbërës i shkëlqyer kundër plakjes së lëkurës. Për shkak se është një antioksidant i fuqishëm, ai lufton radikalet e lira nga rrezet UV, ndotjen dhe proceset inflamatore për të kufizuar dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktojnë këto elemente. Ndërsa formulimi me 10% niacinamide, acid salicilik dhe ekstrakt të pemës së çajit "tea tree", ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt, por në të njëjtën kohë ndihmon në tkurrjen e poreve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acidit Azelaik, retinol, hinokitiol, 10% niacinamide, acid salicinik dhe tea tree
Lista e plotë e përbërësve
Propylene Glycol, Purified Water, Niacinamide, Azelaic Acid, Polysorbate 20, 1,2-
Hexanediol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Salicylic Acid, H
inokitiol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Retinol, Disodium EDTA
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
MEDIHEAL Derma Clear Teatree Cica Spot Patch
MEDIHEAL Derma Clear Teatree Cica Spot Patch
MEDIHEAL Derma Clear Teatree Cica Spot Patch është një trajtim topik (lokal) për luftimin e akneve, duke ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për një lëkurë më të pastër. Pasi vendosen në lëkurë, këto ngjitëse përshpejtojnë procesin natyral të shërimit, duke ndihmuar në pastrimin e infeksionit dhe eliminimin e baktereve që shkaktojnë akne. Falë përmbajtjes të pemës së çajit (Tea tree), i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, ky trajtim qetëson irritimet dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes. Nga ana tjetër, kompleksi Cica, i njohur për aftësinë e tij për të qetësuar lëkurën, ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe irritimeve të shkaktuara nga rrezet e diellit dhe faktorët e jashtëm. Këto ngjitësa mund t’i përdorni me lehtësi edhe gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*160 ngjitëse 10mm*4 copë x 60 ea
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të pemës së çajit (Tea tree), cica
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose Gum, Styrene/Isoprene Copolymer, Polyisobutene, Glyceryl Oleate, Mineral Oil, Purified Water, Melaleuca Alternifolia Leaf Water (100 ppm), Lactobacillus Ferment Filtrate, Hydrogenated Lecithin, Glycerin, 1,2-Hexanediol.
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
BENTON Air Fit UV Defense Sun Cream SPF50+/PA++++
BENTON Air Fit UV Defense Sun Cream SPF50+/PA++++
Nëse dëshironi një krem mbrojtës ndaj diellit që të mos e yndyrosë lëkurën, dhe në fund të ketë efekt hidratues atëherë BENTON Air Fit UV defense Sun Cream SPF50+/PA++++ është zgjidhja e duhur! I formuluar me ekstrakt të bimës centella asiatica, panthenol, dhe dipotassium glycyrrhizate, ushqen thellësisht lëkurën, duke forcuar barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Nga ana tjetër niacinamidet dhe tochopheroli ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke ndihuar në zbehjen e hiperpigmentimit, shenjat e moshës dhe kujdesin ndaj poreve, duke mos i bllokuar aspak këto të fundit. Ky krem përmban filtra kimik dhe është i testuar klinikisht për të shmangur rrezet e dëmshme të diellit UV, pa lënë aspak njollë të bardhë mbi lëkurë. Kremi mbrojtës ndaj diellit është certifikuar nga një organizatë europiane e njohur për testimet klinike. Ka konsistencë të lehtë, madje me efekt freskues për ditët shumë nxehta në plazh apo ato shumë aktive në qytet! Përmban teknologji të ajrimit, duke mos krijuar aspak ndjesi ngjitjeje dhe rëndese. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale etj.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ektrakt të bimës centella asiatica, panthenol, tochopherol, niacinamide, dipotassium glycyrrhizate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Panthenol, Tocopherol, Dipotassium Glycyrrhizate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Tromethamine, Carbomer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Xanthan Gum, Butyl Alcohol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Honey Fit
ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Honey Fit
ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Honey Fit ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të pH të lëkurës dhe synojnë forcimin e strukturës të saj. Pëlhura e patentuar ALBAM, me përbërje nga albumina dhe bamboo-ja, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe përcjell më së miri ushqimin dhe esencën që maska mbart në vetvete. Kjo maskë është e formuluar me minerale dhe vitamina për të ushqyer thellësisht lëkurën. Ka veti antibaketeriale dhe antimykotike për lëkurën, duke i dhuruar kësaj të fundit qetësim dhe minimizim të irritimeve apo inflamacioneve të ndryshme. Kjo maskë gjithashtu përmban shafran nga India, i cili trajton aknet dhe mbron lëkurën nga radialet e lira dhe agresorët e jashtëm. Secila prej përbërjeve të maskave ABIB, përmban një shishe të plotë të një ampule, duke vepruar fuqishëm dhe më shpejt në lëkurë! Kjo maskë është e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*30ml
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt mjalti, shafran, vaj avokado.
Lista e plotë e përbërësve
Water,Glycerin,Polyglycerin-3,Butylene Glycol,Dipropylene Glycol,Honey Extract,Melia Azadirachta Flower Extract,Aureobasidium Pullulans Ferment,Melia Azadirachta Leaf Extract,Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract,Ocimum Sanctum Leaf Extract,Althaea Rosea Flower Extract,Propolis Extract,Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract,Royal Jelly Extract,orallina Officinalis Extract,Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract,Leucojum Aestivum Bulb Extract,Betaine,Hydroxyacetophenone,Choleth-24,Allantoin,Tromethamine,Caprylyl Glycol,Ethylhexylglycerin,1,2-Hexanediol,Panthenol,Dextrin,Maltodextrin,Carbomer,Caffeine,Xanthan Gum,Disodium EDTA,Fragrance(Parfum), Benzyl Benzoate
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
MEDIHEAL E.G.T Timetox Ampoule Mask EX (1pc.)
MEDIHEAL E.G.T Timetox Ampoule Mask EX (1pc.)
MEDIHEAL E.G.T Timetox Ampoule Mask EX, është maska "Sheet Mask" që do të ofrojë efektin e botox-it, dhe do të përmirësojë strukturën e lëkurës falë përmbajtjes me kolagjen të hidrolizuar, elastinë e hidrolizuar, Acetyl Hexapeptide-8 dhe adenosine. Nga një lëkurë me vija të holla dhe rrudha, do të keni një lëkurë të lëmuar, dhe të butë falë përmbajtjes me Hexapeptide-8, EGF dhe ekstraktin e barit natyral. Këta përbërës bashkëveprojnë së bashku, duke rritur elasticitetin e lëkurës, zbehur hiperpigmentimin dhe forcuar indet në të. Përshtatet mrekullisht edhe me lëkurën sensitive. Nëse dëshironi t'i ofroni lëkurës tuaj hidratim, efekt lifting, rigjallërim dhe tërheqje të saj, kjo është maska e duhur për ju!
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj.
*1 copë
*25ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
adenosine, Hexapeptide-8, astaxanthin, tocopheryl
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycereth-26, PEG/PPG-17/6 copolymer, Glycerin, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol, HydroxyethylUrea, Portulaca Oleracea Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Rosa Centifolia Flower Water,Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Collagen, Acetyl Hexapeptide-8, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Betaine, Carbomer, Allantoin, Polysorbate 80, Arginine,
Adonosine Disodium FDTA, Tocopheryl Acetate, Ethyhexylglycerin, Fragrance, Astaxanthin
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
CENTELLIAN24+ Madeca Acnience Pore Pack Cleanser
CENTELLIAN24+ Madeca Acnience Pore Pack Cleanser
CENTELLIAN24+ Madeca Acnience Pore Pack Cleanser është një larës inovativ që ofron një zgjidhje të plotë për lëkurën me tendencë për pore të zgjeruara, yndyrë të tepërt dhe akne. Formuluar me TECALMING Complex™, ky produkt përmban përbërës me veti të fuqishme antibakteriale, anti-inflamatore dhe antimykotike, duke ndihmuar në pastrimin e thellë dhe detoksifikimin e lëkurës. Nga ana tjetër, përmbajtja e niacinamideve kontrollon në mënyrë efektive prodhimin e tepërt të sebumit, duke pastruar thellësisht poret dhe larguar bllokimet që çojnë në shfaqjen e pikave të zeza. Njëkohësisht, minimizon dhe tkurr poret për një pamje më të butë dhe të pastër të lëkurës. Është i përshtatshëm për lëkurë sensitive, me alergji dhe sëmundje atopike, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për ata që kërkojnë një trajtim të butë por efektiv për një lëkurë të shëndetshme dhe të balancuar.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën.
*120ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECALMING Complex™, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
purified water, butylene glycol, glycerine, hydrogenate acid, kaolin, dipropylene glycol, sulbis, 30tetraolite, potassium hydroxyde, palmitic acid de, glyceryl stearate, bottle grass leaf extract, bottle grass leaf extract, tea tree leaf oil, peppermint oil, bergamot oil, quilaza bark extract, tea tree extract, tea tree flower/leaf/stem extract, cedar leaf extract, lotus leaf extract, yeast fermented, bitter wormwood extract, zilitle, French pine bark extract, bentonite, caprylic/capric triglyceride, distearate, steric acid, cocoa-glyco-glucoglycide, glycylic acid, cocamide propylate, acrylicate/C 10-30 acrylate polychlorite, pearlite, sodium coil, sodium coil methyl methyl methylate, methylate, sodium,
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN lifting Eye cream
CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN lifting Eye cream
Ju prezantojmë CENTELLIAN24+ 360º Shot PDRN Lifting Eye Cream, një krem i avancuar për zonën e syve që vepron në mënyrë 360°, duke targetuar njëkohësisht rrudhat, ënjtjet, rrathët e zinj dhe humbjen e elasticitetit. Formula e tij përmban kompleksin TECA™ + Multi-Molecule PDRN™ Complex, një kombinim i fuqishëm i cili ndihmon në rigjenerimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës në thellësi, si edhe në qetësimin e saj. Nga ana tjetër, përbërësit si niacinamide, ceramide dhe antioksidantë ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit, forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen ndaj faktorëve të jashtëm. Por nuk mbaron me kaq! Falë formulimit me retinol të trefishtë, kremi vepron në nivele të ndryshme të lëkurës për të lëmuar linjat e imëta dhe rrudhat më të thella, duke përmirësuar dukshëm zonën e syve por pa e irrituar atë. Tekstura e tij unike me efekt “thread-like collagen”, krijon një efekt "lifting të menjëhershëm", duke e bërë zonën e syve të duket më e freskët, tonifikuar, hidratuar dhe dukshëm më rinore.
Çfarë bën këtë produkt të veçantë
-
Lifting dhe tonifikim i gjithë zonës së syve
-
Redukton rrudhat, vijat e imëta dhe “crow’s feet” (rrudhat anash zonës së syve)
-
Zbeh ënjtjet dhe rrathët e zinj
-
Rrit elasticitetin dhe densitetin e lëkurës
- Hidraton dhe forcon barrierën mbrojtëse
Formula është e testuar dermatologjikisht dhe e përshtatshme për zonën delikate të syve.
Nuk përmban përbërës agresivë dhe është e dizajnuar për përdorim të përditshëm.
30ml
Përdorimi
Pas serumit, aplikoni një sasi të vogël në zonën rreth syve.
Përhapeni butësisht me lëvizje lifting (nga brenda jashtë) derisa të përthithet. Përdoret mëngjes dhe mbrëmje.
Përbëresit
Përbërësit "magjik"
TECA (Centella Asiatica e pastruar), PDRN (Sodium DNA), Triple Retinol Complex, Niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Octyldodecanol, Cocoglycerides, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Distearate, Jojoba Esters, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-3 Stearate, Sorbitan Stearate, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Sodium DNA, Hydroxypinacolone Retinoate, Retinol, Retinyl Palmitate, Retinal, Hydrolyzed Extensin, Tremella Fuciformis Extract, Ascorbic Acid, Glutathione, Ceramide NP, Ceramide AP, Ceramide NS, Ceramide EOP, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Carbomer, Vinyl Dimethicone, Hydrogenated Lecithin, Cetyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Beeswax, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Polyglyceryl-4 Oleate, Polyacrylate-13, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrogenated Polyisobutene, Disodium EDTA, Stearic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Dimethyl Isosorbide, Beta-Glucan, Tocopherol, Ethoxydiglycol, Dipropylene Glycol, Lecithin, Dextrin, Polysorbate 20, Maltodextrin, Portulaca Oleracea Extract, Colloidal Calla Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Coffee Seed Extract, Vitis Vinifera (Grape) Seed Extract, Houttuynia Cordata Extract, 2,3-Butanediol, Saccharomyces/Oryza Sativa Ferment Filtrate, Phytosterols, Cholesterol, Caviar Extract, Angelica Gigas Root Extract, Propolis Extract, Pearl Extract, Black Ginseng Extract, Rosa Damascena Flower Extract, Tuber Melanosporum Extract, Arginine/Lysine Polypeptide, Citronellol, Linalool, Limonene, Fragrance (Parfum)
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MISSHA M Perfect Cover Serum B.B Cream (20ml)
MISSHA M Perfect Cover Serum B.B Cream (20ml)
M Perfect Serum BB Cream është versioni i ri dhe i përmirësuar i BB Cream-it viral të MISSHA-s, duke kombinuar mbulimin ikonik me fuqinë rigjeneruese të MISSHA Time Revolution Night Repair Ampoule 5X. Kjo formulë multifunksionale ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e vitalitetit të lëkurës, ndërsa ofron një mbulim natyral deri në 24 orë. Formula “youth-enhancing” është e pasur me një kompleks prej 10 probiotikësh, përfshirë Bifida Ferment Lysate, të kombinuar me një Superfood Complex të pasur me antioksidantë, që ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, përmirësimin e elasticitetit dhe minimizimin e shenjave të moshës. Tekstura shkrihet lehtësisht në lëkurë pa efekt "krisje" apo të rëndë, duke krijuar një rezultat “your skin but better”. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën me tendencë akneike dhe komedone.
*20ml
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10 lloje probiotikësh, Bifida Ferment Lysate, Superfood Complex
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cyclopentasiloxane, Caprylic/Capric Triglyceride, Titanium Dioxide, Glycerin, Butylene Glycol, PEG-10 Dimethicone, Boron Nitride, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Disteardimonium Hectorite, Magnesium Sulfate, Pentylene Glycol, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Iron Oxides (CI 77492), Palmitic Acid, Caprylyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Aluminum Hydroxide, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Iron Oxides (CI 77491), Triethoxycaprylylsilane, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Iron Oxides (CI 77499), Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Stearic Acid, Myristic Acid, Synthetic Fluorphlogopite, Anthemis Nobilis Flower Oil, Tocopherol, Santalum Album (Sandalwood) Oil, 1,2-Hexanediol, Bifida Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment, Lactococcus Ferment, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Bifida Ferment Filtrate, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment Lysate, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Oryza Sativa (Rice) Extract, Saccharomyces Ferment, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Bacillus Ferment
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
MEDIHEAL E.G.T Derma Volume Shot Ampoule Mask (1pc.)
MEDIHEAL E.G.T Derma Volume Shot Ampoule Mask (1pc.)
MEDIHEAL I.P.I Derma Toning Shot Ampoule Mask (1pc) është versioni i ri dhe i përmirësuar i MEDIHEAL E.G.T Timetox Ampoule Mask EX (1pc), i krijuar për t’i dhënë lëkurës elasticitet, butësi dhe pamje më rinore. E pasur me kolagjen, retinol dhe kompleksin me 5 peptide, kjo maskë vepron duke reduktuar vijat e holla dhe rrudhat, duke zbehur hiperpigmentimin dhe duke e bërë lëkurën më të lëmuar e të ndritshme. Formula e saj inovative ofron hidratim të thellë, efekt lifting dhe rigjallërim intensiv, ndërsa është mjaft e butë edhe për lëkurën sensitive. Nëse dëshironi një lëkurë të tonifikuar dhe plot jetë, kjo maskë është zgjedhja ideale për ju.
Formula e saj është hipoalergjike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, sulfate, vajra esencialë, phenoxyethanol etj.
*1 copë
*25ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Ingredients Water, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Car-bomer, Amino butyric Acid, Xanthan Gum, Adenosine, Polyglycery/-10 Laurate, Dipropylene Glycol, Polyglyceryl-4 Laurate, Diso-dium EDTA, Fragrance, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Citrate/Lactate/Linoleate/Oleate, Lavandula Angustfolia (Lavender) Oil, Glycine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Hydrogenated Lecithin, Polyglycery-10 Myristate, Sodium Polyacrylate, Perla Frutescens Leaf Extract, Taraxacum Officinale (Dandelion) Rhizome/Root Extract, Sodium Chloride, Hydrolyzed Collagen, Cyperus Rotundus Root Extract Histidine, Serine, Alanine, Proline, Threonine, Acrylates/10-30 Alkyi Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride, Acetyl Hexapeptide 8, Copper Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Palmitoy Pentapeptide-4, Retinal, Tripeptide-1
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
SKINFOOD Salmon Dark Circle Concealer Cream
SKINFOOD Salmon Dark Circle Concealer Cream
SKINFOOD Salmon Dark Circle Concealer Cream është korrektori më i ri nga marka e njohur SKINFOOD, i krijuar posaçërisht për zonën delikate të syve. Ky produkt ndihmon në minimizimin e dukshmërisë së rrathëve të zinj, rrudhave të imëta dhe fryrjes, duke ofruar një efekt ndriçues dhe freskues pa shkaktuar tharje apo irritim. I frymëzuar nga fuqia e natyrës dhe shkenca koreane e kujdesit të lëkurës, ky krem kombinon përbërës të pasur ushqyes me teknologji inovative për të dhuruar një pamje më të freskët, të gjallë dhe rinore. Formula e tij është e pasuruar me ekstrakt të vezëve të salmonit dhe vaj salmoni, Omega-3, peptide dhe proteina, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, përmirësimin e elasticitetit dhe zvogëlimin e shenjave të lodhjes. Këta përbërës ushqejnë në thellësi lëkurën e hollë përreth syve, duke ofruar hidratim të vazhdueshëm dhe një shkëlqim natyral. Tekstura e tij është e butë, kremoze dhe e pasur, duke u shkrirë në mënyrë perfekte me lëkurën pa krijuar grumbullime, vija, krisje apo tharje. Me një aplikim të vetëm, ky korektor ofron mbulim të lartë dhe të qëndrueshëm, duke u fiksuar bukur në lëkurë për një pamje të pastër, të njëtrajtshme dhe rrezatuese, që zgjat gjatë gjithë ditës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*10g
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe/ose fondatinën, aplikoni në zonën T (pjesa e ballit dhe poshtë syve) gjithashtu mund ta aplikoni edhe në zona të hiperpigmentuara për një mbulim më të thellë dhe natyral. Më pas, përhapeni duke përdorur sfungjerë, furçe ose gishtat. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ekstrakt të vezëve të salmonit, vaj salmoni, Omega-3, peptide, proteina
Petrolatum, Lanolin Oil, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Paraffin, Polyethylene, Sorbitan Sesquioleate, Microcrystalline Wax, Tocopheryl Acetate, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Ethylhexylglycerin, Water, Glycerin, Steareth-20, Diacetyl Boldine, Palmitoyl Tripeptide-1, Chrysin, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Fragrance, Titanium Dioxide (Ci 77891), Iron Oxides (Ci 77492), Iron Oxides (Ci 77491), Salmon Egg Extract, 2-hexanediol, Alpha-Isomethyl Ionone, N-hydroxysuccinimide, Butylphenyl Methylpropional, Caprylic/capric Triglyceride, Iron Oxides (Ci 77499), Glyceryl Tribehenate/Isostearate/Eicosandioate, Sodium Dna, N-Hydroxysuccinimide, 1, Glyceryl Tribehenate/isostearate/eicosandioate, Caprylryl Glycol, Linalool, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride
Marka
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Oil
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Oil
Pastrues fytyre vajor
Ofrojini lëkurës tuaj një pastrim të thellë me larësin vajor NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Oil, versioni i ri dhe i përmirësuar i larësit vajor NEOGEN DERMALOGY Real Cica Micellar Cleansing Oil. I formuluar me teknologjinë më inovative "micellar", siguron pastrim nga sebumi i tepërt dhe papastërtitë e tjera në lëkurë. Përmbajtja me centella asiatica, ekstrakte të pemës së çajit dhe azulene, bëjnë të mundur qetësimin e lëkurës, ndërsa 10 lloje të ndryshme vajrash botanikë e pastrojnë atë pa shkaktuar irritim. Nga ana tjetër, përbërësi aktiv LHA (Lipo Hydroxy Acid), kujdeset për pastrimin e thellë të poreve, dhe gjithashtu i ofron lëkurës njëtrajtësim. Konsistenca e tij është e lehtë, dhe shpëlahet plotësisht. Lëkura juaj do të ndihet e pastër dhe gati për të vazhduar me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*300ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
centella asiatica, ekstrakte të pemës së çajit, azulene, LHA
Lista e plotë e përbërësve
Lista e plotë e përbërësveCaprylic/Capric Triglyceride, Isopropyl Palmitate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Ethylhexylglycerin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Water, Guaiazulene, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Ceramide NP, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Allantoin, Tocopherol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Panthenol, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Juglans Regia (Walnut) Seed Oil, ZINC PCA, Capryloyl Salicylic Acid, Butylene Glycol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Xanthan Gum, Portulaca Oleracea Extract, Saururus Chinensis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Caprylyl Glycol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Acorus Calamus Root Extract, Hyaluronic Acid, Glucose, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Limonene, Linalool
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum
ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum është një serum i fuqishëm por njëkohësisht me formulë të butë, pasi përmban 1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate dhe 0.6% bakuchiol. Ky kombinim ofron përfitime të fuqishme në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave, dhe trajtimin e hiperpigmentimit. Përmbajtja me retinyl palmitate dhe bakuchiol sjellin një kombinim të butë qetësues dhe stabilizues, duke lejuar retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Nga ana tjetër, retinoli nxit prodhimin e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit gjithashtu prodhimin e kolagjenit, duke premtuar një lëkurë më të lëmuar. Formulimi i këtij serumi përmban gjtihashtu 5 lloje të peptideve që kombinohen me ceramide, duke mundësuar hidratim të thellë dhe duke parandaluar tharjen e lëkurës pas përdorimit të retinolit, i cili shpesh ka si efekt anësor tharjen e lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Përmbajtja me kompleksin TECA e cila përfitohet nga Centella Asiatica dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet kryesisht shenjave të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*20ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate, 0.6% bakuchiol, 5 lloje të peptideve, ceramide, kompleks TECA
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.
NUMBUZIN No.9 NAD+ Retinol Volumetox Eye Cream
NUMBUZIN No.9 NAD+ Retinol Volumetox Eye Cream
NUMBUZIN No.9 NAD+ Retinol Volumetox Eye Cream është një krem inovativ për zonën delikate të syve, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të reduktuar dukshëm linjat e holla dhe rrudhat. Formula e tij kombinon NAD+ dhe retinol, dy përbërës të njohur për efektin e tyre në rigjenerimin e lëkurës dhe stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke ndihmuar në rikthimin e një pamjeje më të lëmuar dhe më rinore në zonën e syve. Kremi është i pasur me peptide dhe përbërës volumizues, të cilët ndihmojnë në reduktimin gradual të shenjave të moshës, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në ndriçimin e zonës së syve dhe në zbehjen rrathëve të zinj. Nga ana tjetër, përbërës hidratues si acidi hialuronik, ceramidet dhe panthenoli ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në qetësimin e zonës së ndjeshme rreth syve. Falë teksturës së tij të butë dhe të pasur, por që përthithet shpejt, ky krem ndihmon që zona e syve të duket më e hidratuar, më e lëmuar dhe më e mbushur, duke reduktuar pamjen e rrudhave dhe shenjave të lodhjes. Mund të përdoret jo vetëm në zonën e syve, por edhe në zona të tjera me linja të holla si balli, vijat nazolabiale apo qafa, për një pamje më rinore.
*10ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
NAD+, retinol, niacinamide,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Niacinamide, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cetyl Ethylhexanoate, Methylpropanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Methyl Hydrogenated Rosinate, Polysorbate 60, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Stearic Acid, Glycereth-26, Glyceryl Stearate, Dimethicone, PEG-100 Stearate, Cyclohexasiloxane, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sorbitan Stearate, Behenic Acid, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Hydroxyacetophenone, Polyacrylate-13, Vinyl Dimethicone, Batyl Alcohol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Phytosteryl Isostearate, Polyisobutene, Ceramide NP, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Caprylic/Capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Citric Acid, Retinol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-4 Oleate, Adenosine, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Polysorbate 20, Disodium EDTA, Sorbitan Isostearate, Dextrin, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Potassium Cetyl Phosphate, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Chitosan, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Acetyl tetrapeptide-5, Resveratrol, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Acetyl Hexapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-9, Arginine/Lysine Polypeptide, Biotinoyl Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Dipeptide-2, Dipeptide-4, Hexapeptide-11, Hexapeptide-12, Hexapeptide-9, Myristoyl Pentapeptide-17, Nicotinoyl Dipeptide-23, Nicotinoyl Tripeptide-1, Nicotinoyl Tripeptide-35, Nonapeptide-1, Oligopeptide-29, Oligopeptide-32, Palmitoyl Hexapeptide-12, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Pentapeptide-5, Palmitoyl Tetrapeptide-10, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-29, Palmitoyl Tripeptide-38, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-8, sh-Decapeptide-7, sh-Octapeptide-4, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-16, sh-Polypeptide-22, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-62, sh-Polypeptide-9, sr-(Oligopeptide-91 Clostridium Botulinum Polypeptide-1), Tetrapeptide-30, Tripeptide-1, Tripeptide-10 citrulline, Tripeptide-29
Marka
TIRTIR Mask Fit Aura Silver Cushion SPF30 PA++
TIRTIR Mask Fit Aura Silver Cushion SPF30 PA++
TIRTIR Mask Fit Aura Silver Cushion SPF30 PA++ është fondatina më e re në formatin cushion (me aplikim të lehtë përmes sfungjerit) nga marka TIRTIR, e cila do të bëhet produkti juaj i përditshëm për një lëkurë të përsosur. Formula e saj unike është e pasur me acid hialuronik për hidratim intensiv, lëng thupre të bardhë i cili ndihmon në qetësimin dhe ndriçimin e lëkurës, si dhe ekstrakt algash për një efekt mbrojtës dhe detoksifikues. Me një mbulim të lartë dhe përfundim natyral, kjo fondatinë është testuar për qëndrueshmëri deri në 32 orë, pa krijuar ndjesinë e tharjes apo plasaritjes së grimit. Për më tepër, falë SPF30 PA++, ofron mbrojtje të qëndrueshme kundër rrezeve të dëmshme UV. Aplikimi me sfungjerin “puff” ndihmon në shpërndarjen e barabartë të produktit, duke siguruar një pamje të lëmuar dhe pa theksuar vijat e imta, sidomos në zonën poshtë syve dhe në pjesën e mimikës. E përshtatshme për çdo tipologji lëkure.
E gjthë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*15gr
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, ekstrakt dafinë deti
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cyclopentasiloxane, Titanium Dioxide (CI 77891), Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Iron Oxides (CI 77492), Methyl Trimethicone, Lauryl PEG-8 Dimethicone, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Glyceryl Polymethacrylate, Trimethylsiloxysilicate, Iron Oxides (CI 77491), Sodium Chloride, Disteardimonium Hectorite, Propanediol, Iron Oxides (CI 77499), Propylene Glycol, Nylon-12, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilane, Aluminum Hydroxide, Fragrance, Glycerin, Sodium Palmitoyl Proline, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Kappaphycus Alvarezii Extract, Pancratium Maritimum Extract, Rosa Rugosa Flower Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Beeswax, Panthenol, Hydrogen Dimethicone, PEG-10 Dimethicone, Trimethylsiloxysilicate/Dimethiconol Crosspolymer, Silica, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Disiloxane, Ethylhexyl Palmitate, Dimethicone Crosspolymer, Cholesteryl Chloride, Propylene Carbonate, Ethylhexylglycerin, Sodium Benzoate, Glyceryl Caprylate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide (CI 77947), Cholesteryl Nonanoate, Sodium Hyaluronate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Lauroyl Lysine, Isopropyl Myristate, Hyaluronic Acid, Dicaprylyl Carbonate, Lecithin, Potassium Sorbate, Tocopheryl Acetate, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Isostearic Acid, Sorbitan Sesquioleate, Polysilicone-11, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Dimethicone, Niacinamide, Adenosine, Disodium Stearoyl Glutamate, Quartz, Portulaca Oleracea Extract, Cholesteryl Isostearate, 1,2-Hexanediol, Tocopherol, Disodium EDTA, Tromethamine
Marka
TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.
Shfaq 288/1726

