ABIB Airy Sunstick Smoothing Bar SPF50+ PA++++
ABIB Airy Sunstick Smoothing Bar SPF50+ PA++++
ABIB Airy Sunstick Smoothing Bar SPF50+ PA++++, krem kundër diellit portativ në formë stick-u, me një dizajn ergonomik për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet UVA dhe UVB. Produktet me formë të tillë janë lehtësisht të riaplikueshëm gjatë ditës edhe sipër makeup-it, pa e prishur aspak atë. Spektri i tij mbrojtës me SPF50+ PA++++, e mbron maksimalisht lëkurën nga rrezet e dëmshme UV të diellit. Ndërsa, përbërja e tij me alantoina dhe vaji i farave të lulediellit, qetëson dhe forcon barrierën e lëkurës. Ka një konsistencë të lehtë të papërshkueshme nga uji dhe përthithet shumë shpejt duke krijuar një shtresë mat mbi lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!
*23gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
alantoina dhe vaj i farave të lulediellit
Lista e plotë e përbërësve
Dimethicone, Synthetic Wax, Homosalate, Silica, Isoeicosane, Octocrylene, Phenylpropyldimethylsiloxysilicate, Ethylhexyl Salicylate, Isopropyl Palmitate, Diisostearyl Malate, Butyloctyl Salicylate, Isononyl Isononanoate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Phenethyl Benzoate, Diethylhexyl Carbonate, Synthetic Fluorphlogopite, Hydrogenated Vegetable Oil, Polyethylene, Bis-Behenyl/Isostearyl/Phytosteryl Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylene/Propylene Copolymer, Camellia Japonica Seed Oil, Silica Dimethyl Silylate, Dimethicone Crosspolymer, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Lecithin, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Allantoin, Ectoin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
DR. ALTHEA Pure Grinding Cleansing Balm
DR. ALTHEA Pure Grinding Cleansing Balm
DR. ALTHEA Pure Grinding Cleansing Balm është një larës në formë balmi, i cili ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të K-Beauty dhe është bërë viral për shkak të efektivitetit dhe inovacionit të tij. Ky balm, i kërkuar masivisht nga përdoruesit e kujdesit të lëkurës, është krijuar për të ofruar pastrim të thellë dhe efikas. Kur vjen në kontakt me ngrohtësinë e lëkurës, ky balm shndërrohet në vaj, duke pastruar në thellësi grimin, papastërtitë dhe produktet e tjera që mbeten gjatë ditës. Me shtimin e ujit, transformohet në një përbërje qumështi të lehtë, që shpërndahet lehtësisht dhe nuk lë pas ndjesinë e yndyrës. Formula e tij përmban një përzierje të fuqishme përbërësish, si vaji i kamelisë (Camellia Sinensis) dhe vaji i farës së rrushit (Vitis Vinifera), që ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të pastër. Gjithashtu, ekstraktet e Madecassoside dhe Centella Asiatica qetësojnë lëkurën dhe ndihmojnë në reduktimin e skuqjeve dhe irritimeve, duke e bërë këtë balm të përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. Por nuk mbaron me kaq! Mekanizmi inovativ i këtij produkti e bën përdorimin të sigurt dhe higjienik.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Rrotullojeni produktin në drejtim të akrepave të orës për të marrë një sasi të përshtatshme dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
vaj kamelia (Camellia Sinensis), vaj i farës së rrushit (Vitis Vinifera), ekstrakt Madecassoside, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Synthetic Wax, PEG-10 Isostearate, Sorbitan Sesquioleate, Camellia Sinensis Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Water, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin
Marka
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
MEDIHEAL Madecassoside Blemish Repair Serum
MEDIHEAL Madecassoside Blemish Repair Serum
MEDIHEAL Madecassoside Blemish Repair Serum është një serum i lehtë, por me efekt të fuqishëm, i krijuar për të ndihmuar lëkurën që të duket e pastër, e butë dhe plot shkëlqim. I pasur me niacinamide, ky serum ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe përmirësimin e tonit të lëkurës, duke i dhënë asaj një ndriçim të shëndetshëm. Ndërsa, përmbajtja me madecassoside dhe përbërësit e tjerë të nxjerrë nga Centella Asiatica – si Asiaticoside dhe ekstrakti i gjetheve – qetësojnë irritimet dhe stimulojnë rigjenerimin e qelizave, duke rritur elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës. Ndërkohë, vaji i Rozmarinës (Rosmarinus Officinalis) sjell veti të fuqishme antioksiduese dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit. Tokoferoli (Vitamina E) forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandalon humbjen e lagështisë, duke e ushqyer dhe mbrojtur atë gjatë gjithë ditës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive, adresuar akneve dhe hiperpigmentimit.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, madecassoside, Centella Asiatica, vaj Rozmarine, tokoferoli (Vitamina E)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glyceryl Polymethacrylate, Panthenol, Betaine, Polyglyceryl-10 Laurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Tromethamine, Madecassoside (540 Ppm), Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract (51 Ppm), Asiaticoside (39 Ppm), Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Juniperus Virginiana Oil, Centella Asiatica Leaf Extract (21 Ppm), Beta-Glucan, Rosa Damascena Flower Water, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Iris Florentina Root Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Pogostemon Cablin Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Tocopherol, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Madecassic Acid (0.00004 Ppm), Asiatic Acid (0.00003 Ppm), Ceramide NP
Marka
CENTELLIAN24+ Madeca Real Green Pore Mask
CENTELLIAN24+ Madeca Real Green Pore Mask
CENTELLIAN24+ Madeca Real Green Pore Mask është maska e përsosur për ata që kërkojnë një trajtim të fuqishëm, por njëkohësisht të butë dhe të sigurt për lëkurën. E pasuruar me kompleksin ekskluziv TECA™, kjo maskë ofron qetësim intensiv për lëkurën e irrituar, redukton skuqjen dhe ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke sjellë një pamje më të pastër dhe më të shëndetshme. Formula e saj vepron në mënyrë efektive për të minimizuar yndyrën e tepërt, duke ndihmuar në tkurrjen e poreve dhe shpërbërjen e pikave të zeza dhe të bardha, duke e bërë këtë maskë një zgjedhje ideale për lëkurat e yndyrshme dhe akneike. Esenca e saj e pasur depërton thellë në lëkurë, duke e hidratuar pa e rënduar, ndërsa materiali i butë i maskës përshtatet në mënyrë perfekte me konturet e fytyrës për një përthithje maksimale të përbërësve aktivë. E testuar dermatologjikisht dhe e sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, duke siguruat një trajtim të sigurt dhe shumë efektiv.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*21ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA™
Lista e plotë e përbërësve
water, dipropylene glycol, methylpropanediol, niacinamide, glycerin, betaine, pentylene glycol, butylene glyce, ammonium acryloidal dimethyl taurate/vipicopolymer, tree leaf extract, cabomer, caprylicyl/carpriclyceride, alginine, staranis extract, polyglyceryl-10 isostearate, adenosine, polyglyceryl-10 oleic acid, sodong glucinate, methyl diisopropylproparone, royal tarine oil, gluconolactone, sodium polyacrylate, chophyrylicated wood heat plant extract, bergamotene oil, certified vine flower extract, Asian tycoside, Madeoca acid
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Daily Mask
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Daily Mask
SOME BY MI Galactomyces Glutathione Daily Mask është një set që përmban 30 maska të mbivendosura në një paketim, të krijuara për të trajtuar një sërë problemesh të lëkurës. Këto maska kanë një formulë të avancuar, e cila synon zbehjen e hiperpigmentimit, duke përfshirë njollat kafe, njollat post-akne dhe qukat.
Formulimi i maskave është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe shkëlqimit të saj natyral. Një nga përbërësit kryesorë të këtyre maskave është 5% filtrati i fermentuar i Galactomyces, një ekstrakt natyral i përfituar nga fermentimi i majave, i njohur për aftësinë e tij për të hidratuar thellësisht dhe rigjallëruar lëkurën. Ky përbërës gjithashtu përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe i jep asaj një pamje më të re dhe më të freskët. Përdorimi i rregullt i maskave ndihmon në zbutjen e shenjave të moshës, si rrudhat dhe linjat e imëta, duke promovuar një pamje më të re dhe më të butë të lëkurës. Esenca e maskave është e njëjtë me atë të serumit të linjës, duke i bërë ato jashtëzakonisht efektive. Pëlhura e maskave është e dizenjuar për të mundësuar një penetrim më të shpejtë dhe më të thellë të përbërësve aktivë në lëkurë, duke siguruar rezultate të dukshme në një kohë të shkurtër. Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*30 maska
*350ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C dhe 5% filtrat i fermentuar i Galactomyces
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Galactomyces Ferment Filtrate(50,029 ppm), Glycerin, Methylpropanediol, Glycereth-26, Niacinamide, Glyceryl Glucoside, Glyceryl Polymethacrylate, Erythritol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Caprylyl Glycol, Arginine, Hydrolyzed Jojoba Esters, Xanthan Gum, Adenosine, Glucose, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Citric Acid, Ascorbic Acid, Polyquaternium -51, Panthenol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Sodium Citrate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Glutathione(10.89 ppm), Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Pyrus Malus [Apple] Fruit Extract, Saccharide Isomerate, Hydrogenated Lecithin, Pantolactone, Maltodextrin, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Hydrolyzed Vegetable Protein, Prunus Serrulata Flower Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Lilium Tigrin um Extract, Copper Tripeptide-1, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Disodium EDTA, Limonene, Linalool
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cream
TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cream
Nëse jeni të apasionuar pas markave K-Beauty, është e sigurt që keni dëgjuar për TORRIDEN, një emër i njohur për produktet e tij të suksesshme dhe të vlerësuara me çmime. Një nga produktet më të pëlqyera të kësaj marke është edhe kremi TORRIDEN Balanceful Cica Cream, i cili, si pjesë e koleksionit 'Koral Secrets', nuk mund të mungojë kurrsesi në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Formulimi i tij unik përmban kompleksin T-TECA, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside. Këto përbërës ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Përbërës të tjerë shtesë si allantoin, lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe panthenol depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv. Gjithashtu, forcojnë barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe e mbrojnë atë nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
T-TECA, panthenol, allantoinë, acid hialuronik, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
water, Butylene Glycol, Glycerin, Heptyl Undecylenate, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Panthenol, Allantoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Swertia Japonica Extract, Nymphaea Caerulea Flower Extract, Lactobacillus Ferment, Althaea Rosea Flower Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Propanediol, C14-22 Alcohols, Dipeptide-2, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Polyacrylate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Sorbitan Isostearate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Isopentyldiol, Capryloyl Salicylic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Polyglyceryl-4 Oleate, Sodium Stearoyl Glutamate, Sodium Surfactin, Caproic Acid, Xanthan Gum, Tromethamine, Sodium Acetate, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000
MEDICUBE One Day Exosome Shot Pore Ampoule 2000 është një ampulë inovative që ndihmon në minimizimin e poreve dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar. Ky produkt përdor përbërës të fuqishëm dhe të përzgjedhur me kujdes, përfshirë Exosome Shot 2000, një teknologji që ofron përbërës aktivë deri 242% më efikasë në depërtimin dhe shpërndarjen e tyre në lëkurë. Përmbajtja e saj është e pasur me AHA, BHA dhe PHA: acidi glikolik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura dhe trajton shenjat e moshës dhe aknet, acidi salicilik pastron thellësisht poret dhe parandalon aknet, ndërsa PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Nga ana tjetër acidi laktobionik ofron eksfolim të butë dhe pastrim të papastërtive që bllokojnë poret. Tekstura e lehtë bën që kjo ampulë të jetë e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe është e sigurt për lëkurën sensitive dhe me tendencë akneike, duke e lënë lëkurën më të pastër, të shëndetshme dhe me pamje të rinovuar. Gjithashtu, kjo ampulë është e testuar klinikisht dhe minimizon dukjen e poreve deri në 21.1% pas përdorimeve të para.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Extracellular Vesicles, Butylene Glycol, Niacinamide, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Polydecene, Caprylyl/Capryl Glucoside, C12-14 Alketh-12, Hydrolyzed Sponge, Calcium Silicate, Sodium Silicate, Campsis Grandiflora Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Panthenol, Betaine Salicylate, Citric Acid, Gluconolactone
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
CENTELLIAN24+ Madeca Cleansing Foam
CENTELLIAN24+ Madeca Cleansing Foam
CENTELLIAN24+ Madeca Cleansing Foam është një larës delikat dhe hipoalergjik i cili përveç se largon të gjitha papastërtitë e lëkurës, balancon pH e saj dhe ul sensitivitetin, pa lënë aspak ndjesinë e tharjes apo tërheqjes në lëkurë. Ky larës përmban në formulim kompleksin TECA™️ nga kompania farmaceutike Dongkook Pharmaceutical Co., i cili përfitohet nga Centella Asiatica dhe kalon standardet e rrepta të cilësisë. Ky formulim i avancuar ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, duke e mbajtur atë të pastër. Formulimi i larësit përmban gjithashtu qeliza guri (ekstrakt dardhe), shoqëruar me enzimat e keratinës (proteazë) për të eksfoluar butësisht lëkurën tuaj, duke e lënë atë të ndihet e lëmuar dhe e butë. Ndërsa, përmbajtja me aminoacide (betainë 15,000 ppm), rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar duke forcuar barrierën mbrojtësen të lëkurës. Ky larës do t’i vijë në ndihmë kujtdo që ka një lëkurë shumë sensitive, tendencë akneike, barrierë të dëmtuar, ose thjesht dëshiron një larës delikat e të butë që pastron mirë lëkurë pa ndjesi tharjeje.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*125ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA™, aminoacide, ekstrakt dardhe
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Centella Asiatica Extract, Water, Sodi um Cocoyl Glycinate, Coco-Betaine, Butylene Glycol, Sodium Lauroyl Glutamate, Betaine, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Pyrus Com munis (Pear) Fruit Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Malt Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary)
Leaf Oil, Junipers Communis Fruit Oil, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Salix Alba (Wil low) Bark Extract, Sodium Hyaluronate, Hydro lyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Aspar tic Acid, Sodium Chloride, Citric Acid, Cap rylyl Glycol, Polyquaternium-67, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glyceryl Gluco side, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Proreadium Aerylared Hyalurnate, Hydrolyare.
Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
ANUA Birch 70% Moisture Boosting Cream
ANUA Birch 70% Moisture Boosting Cream
ANUA Birch 70% Moisture Boosting Cream është një produkt që nuk mund të anashkalohet pa e provuar! Çka e bën këtë krem të veçantë është përmbajtja e tij me 70% ekstrakt të thuprës (birch), e quajtur ndryshe "mbretëresha e pyllit". Lëngu i thuprës është një përbërës i njohur që përdoret në mjekësinë tradicionale për shkak të vetive të tij anti-inflamatore dhe përmbajtjes së pasur me vitamina dhe minerale, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu, në mitologjinë e lashtë, thupra përfaqësonte pastërtinë dhe përdorej në rituale për të larguar energjinë negative. Por nuk mbaron me kaq! Përveç ekstratit të thuprës, shtimi i panthenolit dhe dhjetë llojeve të acidit hialuronik në përmbajtje rrit ndjeshëm nivelin e hidratimit, duke ofruar një lagështi të thellë dhe të qëndrueshme. Ndërsa, kompleksi ABC™️, i cili përmban tri përbërës kryesorë: Allantoin, Betainë dhe ekstrakt kastraveci (Cucumber), ofron qetësim të menjëhershëm për lëkurën e irrituar dhe shumë sensitive. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish
Përbrësit
Përbërësi "magjik"
70% ekstrakt thuprë, panthenol, dhjetë lloje të acidit hialuronik, kompleks ABC
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Betula Platyphylla Japonica Juice, Squalane, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, C12-16 Alcohols, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-2 Stearate, Glyceryl Stearate, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Stearyl Alcohol, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Sorbitan Isostearate, Disodium EDTA, Dextrin, Allantoin, Gluconolactone, Panthenol, Betaine, Gardenia Florida Fruit Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Oenothera Biennis Flower Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Cucumis Sativus Fruit Extract, Tocopherol, Malachite Extract
Marka
COSRX The Peptide Collagen Hydrogel Eye Patch
COSRX The Peptide Collagen Hydrogel Eye Patch
COSRX The Peptide Collagen Hydrogel Eye Patch është një trajtim intensiv dhe shumëfunksional i krijuar posaçërisht për të rigjneruar zonën e ndjeshme rreth syve përmes një formule të pasur me shkencë dermokozmetike. Këto maska njëpërdorimshe dallohen për përmbajtjen e lartë të pesë llojeve të peptideve dhe kolagjenit me peshë të ulët molekulare, të cilët depërtojnë thellë për të rritur elasticitetin, për të lëmuar rrudhat e imta dhe për të ofruar një efekt "lifting" të menjëhershëm. Përveç veprimit kundër shenjave të moshës, esenca përmban niacinamide dhe kafeinë, një kombinim i fuqishëm që zbeh rrathët e zinj dhe ul dukshëm enjtjen në zonën poshtë syve. Falë teksturës unike që ngjitet në mënyrë perfekte pas lëkurës dhe esencës që përmban acid hialuronik dhe vitaminë B12, ky produkt ofron një hidratim intensiv dhe një ndjesi freskie qetësuese në vetëm 10 deri në 20 minuta aplikim, duke u bërë zgjidhja ideale si për rutinën e mëngjesit, ashtu edhe për trajtimet rigjeneruese të mbrëmjes.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, kolagjen, kafeinë, acid hialuronik, vitaminë B12
Lista e plotë e përbërësve
Marka
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum është një serum hidratues dhe rigjenerues, i formuluar për të përmirësuar ndjeshëm hidratimin, elasticitetin dhe barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ky serum përmban PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i njohur për aftësinë e tij për të ndihmuar në riparimin e qelizave të lëkurës dhe rigjenerimin e saj, duke e bërë lëkurën më të fortë dhe më elastike. Formula është e pasur me 3% acid hialuronik dhe kolagjen të hidrolizuar, të cilët sigurojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë, duke e lënë lëkurën të duket më e mbushur, më e lëmuar dhe më e freskët. Me teksturën e tij të lehtë dhe jo ngjitëse, serumi përthithet shpejt dhe është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme, veçanërisht për lëkurë të dehidratuar, të lodhur ose me barrierë të dobësuar. Ky serum është gjithashtu produkt viral në TikTok dhe një nga më të kërkuarit nga përdoruesit, duke fituar popullaritet për efektet e tij të menjëhershme hidratues dhe rigjeneruese.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*30ml
Përdorimi
Përbrësit
Përbërësi "magjik"
PDRN, 3% acid hialuronik, kolagjen të hidrolizuar
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water/Eau, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glyceryl Oleate, Lauryl Glucoside, Myristyl Glucoside, Polyglyceryl-6 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Coptis Japonica Root Extract, Adenosine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Glutathione, Sodium DNA, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Citric Acid, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Sodium Citrate, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
CENTELLIAN24+ Vita C Vitalizing Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Vita C Vitalizing Boosting Ampoule
Serumi më i ri nga marka CENTELLIAN24+ Vita C Vitalizing Boosting Ampoule vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! I formuluar me 23% vitaminë C të pastër, ky serum targeton në mënyrë efektive shenjat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe dëmtimet qelizore. Gjithashtu, ajo nxit prodhimin e kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës, reduktuar shenjat e moshës dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Për më tepër, vitamina C ndihmon në bllokimin e mbiprodhimit të melaninës, një proces që shpesh shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV. Por nuk mbaron këtu! Formula është gjithashtu e pasur me vitaminë E (tokoferol), niacinamide dhe allantoin, përbërës që punojnë së bashku për të njëtrajtësuar tonalitetin e lëkurës, për ta qetësuar dhe për të nxitur rigjenerimin e saj. Falë kësaj formule të balancuar, serumi është i përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme. Tekstura e tij është e lehtë dhe freskuese, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, dhe është ideale për përdorim të përditshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, tocotrienol, niacinamide allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ascorbic Acid, Propanediol, Butylene Glycol, Dimethicone, Glycerin, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Sphingomonas Ferment Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Sodium Hyaluronate, Chitosan, Pinus Pinaster Bark Extract, Butylene Glycol Cocoate, Hydrogenated Lecithin, Palmitic Acid, Tocopherol, Allantoin, Glucosyirutin, Polyglyceryl-10 Oleate, Panthenol, Microcrystalline Cellulose, Ethylhexyiglycerin, Adenosine, Dipotassium Glycyrhizate, Ethylcellulose, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Cholesterol, Niacinamide, Acetyl Glucosamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Ceramide NP, Bioflavonoids, Biotin, Retinyl Palmitate, Isostearyl Alcohol, C12-16 Alcohols, Caffeine, Limonene, Citral
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
CENTELLIAN24+ Collagen Tightening Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Collagen Tightening Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Collagen Tightening Boosting Ampoule, është serumi me i ri i markës më prestigjioze CENTELLIAN24+ , e njohur për formulimet e saj inovative dermatologjike. Ky serum, i mbushur me kolagjen të pastër, ndihmon në forcimin e lëkurës, duke e bërë atë më të tonifikuar dhe të rigjeneruar. Me aplikimin e rregullt, ky serum ndihmon në reduktimin e linjave të holla dhe rrudhave, duke ofruar një efekt lifting të menjëhershëm dhe duke përmirësuar qëndrueshmërinë e lëkurës. Formula e tij e lehtë dhe e përthithshme depërton thellë, duke ushqyer dhe hidratuar intensivisht lëkurën për një ndjesi të freskët dhe të butë gjatë gjithë ditës. Ky serum gjithashtu stimulon rigjenerimin e qelizave dhe përmirëson barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e lënë atë më të shndritshme, më të lëmuar dhe plot jetë. Përshtatet për çdo lloj lëkure dhe mund të përdoret në rutinën e përditshme të kujdesit për fytyrën. Pas aplikimit, lëkura ndihet më e butë dhe më e hidratuar.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water,Propanediol,Dipropylene Glycol,Glycerin,Butylene Glycol,1,2 Hexanediol,Niacinamide,Betaine,Hydroxyethyl Urea,Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate,Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer,Hydrogenated Ethylhexyl Olivate,Hydrogenated Lecithin,Squalane,Carbomer, Tromethamine, Diphenyl Dimethicone,Allantoin,Hydroxyethylcellulose, Triethylhexanoin, Ethylhexylglycerin,Dipotassium Glycyrrhizate, Polyquaternium-51,Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Adenosine, Hydrolyzed Collagen,Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil,Macadamia Ternifolia Seed Oil,Hydrogenated Polydecene, Sodium Hyaluronate,Sodium Phytate,Triisostearin,Sorbitan Isostearate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer,Butyrospermum Parkii (Shea) Butter,Ceramide NP,Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate,Beta-Glucan,Cyanocobalamin,Phellinus Linteus Extract, Palmitoyl Tripeptide-5,Soluble Collagen,Sodium Ascorbyl Phosphate, Bakuchiol,Collagen,Potassium Sorbate,Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin,Tocopherol,Heptasodium Hexacarboxymethyl Dipeptide-12,Hydrolyzed Elastin,Magnesium Chloride,Palmitoyl Dipeptide-5 Diaminobutyroyl Hydroxythreonine, Tetradecyl Aminobutyroylvalylaminobutyric Urea Trifluoroacetate
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
SOME BY MI Lacto Soy Sebum & Blackhead Cleansing Oil
SOME BY MI Lacto Soy Sebum & Blackhead Cleansing Oil
Pastrues fytyre vajor
Lejojeni lëkurën tuaj të përjetojë një pastrim sa më efikas dhe të thellë me SOME BY MI Lacto Soy Sebum & Blackhead Cleansing Oil, risinë më të fundit nga marka më e pëlqyer SOME BY MI. Ky vaj pastrues i avancuar është krijuar për të ofruar një detoks të butë dhe efektiv për lëkurën, duke kombinuar përbërës natyralë me teknologjinë e re anti-sebum. I pasuruar me Lacto Soy, një përzierje e fuqishme e filtratit të fermentimit të qumështit të sojës dhe lactobacillus, që bashkëveprojnë për të shkrirë dhe eliminuar sebumin e tepërt dhe pikat e zeza nga poret, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Vaji vegjetal dhe formulimi unik Anti-Sebum P, i patentuar nga marka, punojnë së bashku për të reduktuar prodhimin e sebumit, duke mbajtur nën kontroll yndyrën e tepërt dhe duke rritur lagështinë natyrale të lëkurës. I përshtatshëm për çdo ditë të rutinë së darkës, ky vaj pastrues shpërbën në mënyrë të menjëhershme makeup-in dhe filtrat e SPF-së, ndërsa ndihmon në përmirësimin e gjendjes së poreve dhe eliminimin e pikave të zeza. Me një raport të balancuar 8:2 të vajit vegjetal dhe ujit Lacto Soy, ky vaj pastrues ofron një përvojë pastrimi që lë pas një ndjesi freskuese dhe të lehtë në lëkurë, duke e përgatitur atë për hapat e ardhshëm të rutinës suaj të kujdesit. Konsistenca e tij vjen vajor në ujore, pra trajtë shumë e lehtë duke e bërë të emulsifikohet shumë lehtë gjatë shpëlarjes me ujë. Përjetoni pastrimin e thellë dhe të butë të lëkurës me këtë larës kaq unik! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lacto Soy, Anti-Sebum P,
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Methylpropanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Polygl ycerin-3, Methyl Gluceth-20, Methyl Gluceth-10, Glycereth-26, Water/ Aqua, C12-14 Alketh-12, Sorbeth-30 Tetraoleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate[1,023 ppm), Silica, Butylene Glycol, Acrylates Copolymer, Tocopherol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glycerin, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Glycine Soja (Soybean] Oil, Ulmus Davidiana Root Extract, Puerarla Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Blen nis (Evening Primrose] Flower Extract, Palmitoyl Tripeptide-5, Ethylhexylglycerin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Palmitoyl Pentapeptide-4
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
SHISEIDO FINO Premium Touch Hair Oil
SHISEIDO FINO Premium Touch Hair Oil
Shiseido Fino Premium Touch Hair Oil është produkti më i ri i koleksionit Koral Secrets nga marka më virale dhe e pëlqyer për kujdesin e flokëve, SHISEIDO. Ky vaj trajtues riparon intensivisht flokët e dëmtuar falë formulimit të tij të veçantë.Përmban, squalane dhe Isoparaffin për të reduktuar majat dyshe dhe vitaminë E për të mbrojtur flokët nga rrezet e dëmshme të diellit UV dhe pajisjet e stilimit, si tharësja e flokëve, pjastra, etj. Falë përdorimit të këtij vaji flokët tuaj do të ndihen të lëmuar, të shëndetshëm dhe me plot shkëlqim.
Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me maskën e po të njëjtës linjë: SHISEIDO Fino Premium Touch Hair Mask.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artifical
*70ml
Përdorimi
Aplikoni 1-2 sprucime pas larjes së flokut, në flokë të lagur, dhe vazhdoni me stilimin e tyre. Mund të përdoret edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
qualane, Isoparaffin, vitaminë E
Lista e plotë e përbërësve
Hydrogenated polyisobutene, dimethiconol, isopropyl myristate, isododecane, polysilicone-13, fragrance, squalane, dimethicone, tocopherol
Marka
SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cleansing Foam
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cleansing Foam
Pastrues fytyre ujor.
Ky larës në formë shkume ofron një pastrim të thellë të papastërtive dhe makeup-it, pa e tharë aspak lëkurën. Dhe kjo falë formulës së tij të pasur me ekstrakte të mjedrës, kokosit dhe livandos. Përveç kësaj, larësi përmban gjithashtu ekstrakt të Marrubium Vulgare, një përbërës që mbron lëkurën nga agresorët mjedisorë, si ndotja. Ndërsa vaji nga gjethet e rozmarinës qetëson dhe freskon lëkurën. I përshtatshëm për të gjithë tipologjitë e lëkurës, sidomos për atë të dehdratuar dhe sensitive.Me një pH të butë dhe jo irritues, ky larës është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë ato me ndjeshmëri. Gjithashtu, është ideal për lëkurën me tendencë akneike, pasi nuk bllokon poret.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*100ml/150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt mjedre, kokosi, livando, glicerinë, ekstrakt Marrubium Vulgare, ekstrakt i frutit Adansonia Digitata, vaj nga gjethet e rozmarinës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Coco-Betaine, Potassium Cocoyl Glycinate, Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Polyquaternium-67, Potassium Cocoate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citric Acid, Disodium EDTA, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Sodium Acetate, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
MARY & MAY Premium Idebenone Blackberry Complex Essence Mask
MARY & MAY Premium Idebenone Blackberry Complex Essence Mask
MARY & MAY Premium Idebenone + Blackberry Complex Essence Mask, përmban në paketimin e saj plot 20 të tilla të mbivendosura njëra mbi tjetrën! Mund të aplikohen kurdoherë dëshironi, madje dhe çdo ditë! Kjo maskë ka veti të fuqishme kundër plakjes që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe rinore. Esenca e këtyre maskave është e formuluar me 10,000 ppm ekstrakt të mjedrës perëndimore të pasur me antocianinë, ekstrakt të frutave të palmës acai dhe ekstrakt të boronicës së ëmbël të njohur për vetitë e tyre antioksiduese në lëkurë, duke ndihmuar në minimizimin e shfaqjes së rrudhave dhe mbojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme mjedisore dhe radikalet e lira. Por kjo nuk është e gjitha, fletët e maskës me qymyr bambu shpërndajnë lehtësisht lëndë ushqyese nën shtresën e lëkurës duke nxjerrë jashtë papastërtitë. Që në momentin e parë të aplikimit do të vëreni hidratim dhe butësi të lëkurës tuaj, ndërsa më pas do të shikoni një shkëlqim natyral. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me linjën: MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex
Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*20 maska
*250ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10,000 ppm ekstrakt të mjedrës perëndimore, ekstrakt të frutave të palmës acai dhe ekstrakt të boronicës së ëmbël
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Trehalose, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylyl/Capryl Glucoside, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Panthenol, Hydroxydecyl Ubiquinone, Centella Asiatica Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ceramide 3, Sodium Hyaluronate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-11, Hydroxyethylcellulose, Tromethamine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Octyldodecanol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
COSRX Hydrium Moisture Power Enriched Cream
COSRX Hydrium Moisture Power Enriched Cream
COSRX Hydrium Moisture Power Enriched Cream është një krem hidratues i linjës HYDRIUM nga marka COSRX. Ndryshe nga kremi tjetër i kësaj linje në formë xheli, ky krem ka një sistem që quhet “Water Blanket System”, që përmban D-panthenol, propolis dhe ceramide, duke formuar një film hidratimi për të ushqyer lëkurën me lagështi, si edhe për të parandaluar humbjen e hidratimit të nevojshëm që ajo ka nevojë. Panthenoli, ose vitamina B5, ka veti hidratuese, rigjeneruese dhe anti-inflamatore. Vetë propolisi ndihmon në mbajtjen e lagështisë në lëkurë dhe balancon prodhimin e yndyrës. Ceramidet, nga ana tjetër, mbrojnë lëkurën nga agresorët e jashtëm. Kombinimi perfekt i këtyre 3 përbërësve bën të mundur që edhe lëkura e thatë, e dehidratuar, të qëndrojë plot hidratim gjatë gjithë ditës! Një cilësi për t’u veçuar është se ky krem i përshtatet çdo tipi të lëkurës, edhe asaj të yndyrshme dhe mikse, sepse përbërja e tij nuk bllokon aspak poret, as nuk shkakton akne! Ka një konsistencë shumë të butë si mëndafsh në lëkurë, duke i lënë një ndjesi të freskët dhe aspak të rëndë mbi të. A jeni gati për t’i dhënë lëkurës një dozë të fuqishme hidratimi?
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
D-panthenol, ceramide, propolis
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Ethylhexyl Stearate, Vinyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Panthenol, Polymethylsilsesquioxane, Arachidyl Alcohol, Propolis Extract, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyglyceryl-6 Stearate, Butylene Glycol, Carbomer, Behenyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Tromethamine, Dimethiconol, Caprylyl Glycol, Arachidyl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Sucrose Stearate, Polyglyceryl-6 Behenate, Sodium Polyacrylate Starch, Stearic Acid, Palmitic Acid, Sodium Hyaluronate, Cholesterol, Hyaluronic Acid, Glycosphingolipids, Hydrolyzed Hyaluronic Acid
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
Shfaq 378/1726

