MEDIHEAL I.P.I Brightening Ampoule Mask (1.pc)
MEDIHEAL I.P.I Brightening Ampoule Mask (1.pc)
MEDIHEAL I.P.I Brightening Ampoule Mask është versioni i ri dhe i përmirësur i maskës MEDIHEAL I.P.I Lightmax Ampoule Mask EX. Falë formulimit me niacinamide dhe glutathione kjo maskë arrin të ofrojë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, duke trajtuar edhe njollat kafe dhe hiperpigmentimin post-akne, të shenjave të mbetura. Ndërsa formulimi me ekstrakt nga lëvorja e pemës së shelgut (willow bark extract), bën të mundur heqjen e qelizave të vdekura dhe pastron thellësisht poret duke shpërbërë yndyrën dhe sebumin e tepërt. Lëkura do të jetë thellësisht e hidratuar dhe kjo falë formulimit me panthenol. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*27ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, glutathione, ekstrakt nga lëvorja e pemës së shelgut (willow bark extract), panthenol, allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin , Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Rosa Centifolia Flower Water, Morus Alba Bark Extract, Wine Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Carbomer, Panthenol, Trehalose , Betaine, Arginine, Glutathione, Allantoin, Polysorbate 80, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ethylhexylglycerin, Fragrance
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MARY & MAY Vitamin B,C,E Cleansing Balm
MARY & MAY Vitamin B,C,E Cleansing Balm
Pastrues fytyre në trajtë balm.
MARY & MAY Vitamin B.C.E Cleansing Balm është një larës në formë balm-i, për lëkurën i cili butësisht pastron makeup-in, largon filtrat e SPF-së, sebumin e tepërt dhe çdo papastërti. Edhe pse është një pastrues ai përmban 3 lloje të ndryshme vitaminash, si: 1.000 ppm vitaminë B, 5.000 ppm vitaminë C dhe 1.000 ppm vitaminë E. Kjo përbërje ofron butësi lëkurës, duke e ndjerë këtë të fundit shumë të butë e të lëmuar pas pastrimit. Bashkëveprimi i këtyre 3 vitaminave e bën të veçantë këtë larës. Vitamina B bllokon lagështinë dhe e mban lëkurën të hidratuar; vitamina C siguron pastrimin e thellë duke shpërbërë pikat e zeza dhe zbehur njollat kafe, ndërsa vitamina E falë efekteve hidratuese & antioksiduese, mban në kontroll shenjat e moshës. Ky balm është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.
*120gr
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, vitaminë B, vitaminë E
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbeth-30 Tetraoleate, Polyethylene, Synthetic Beeswax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ascorbic Acid (5,000ppm), Panthenol (1,000ppm), Tocopherol (1,000 ppm), Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Glycerin, Butylene Glycol, Benzyl Glycol, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Malpighia Glabra (Acerola) Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Malus Domestica Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Juice, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Leaf Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Water, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Extract, Raspberry Ketone, Purified Water, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Fragrance
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
JUMISO All Day Vitamin Clean & Mild Facial Cleanser
JUMISO All Day Vitamin Clean & Mild Facial Cleanser
Pastrues fytyre ujor.
JUMISO All Day Vitamin Clean & Mild Facial Cleanser është një pastrues shumë i butë, i cili largon butësisht papastërtitë e lëkurës, madje edhe makeup-in. Ky larës është i formuluar me vitamina të ndryshme për ta ushqyer thellësisht lëkurën edhe gjatë procesit të pastrimit. Nga ana tjetër formulimi me acid salicilik dhe klorheksidinë mbajnë në kontroll sebumin e tepërt, tkurrin madhësinë në dukje të poreve, trajtojnë aknet dhe largojnë qelizat e vdekura. Ndërsa formulimi me vitaminë C dhe ekstrakt Citrus Unshiu, ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit dhe shenjat e mbetura post-akne. Ky larës përmban ekstrakt të frutit Sea Buckthorn, që përmban vitaminë C, E dhe K, të cilët dhurojnë shkëlqim dhe gjallëri lëkurës! Ka veti të fuqishme antibakteriale, anti-inflamatore, antioksiduese dhe krijon një barrierë mbrojtëse në shtresën e lëkurës, duke e mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, acid salicilik, glicerinë, Citrus Unshiu,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cocamidopropyl Betaine, Acrylates Copolymer, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ascorbic Acid, Sallcylic Acid, Chlorhexidine Digluconate, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Coptis Japonica Root Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, Brassica Campestris (Rapeseed) Extract, Honey Extract, Citrus Unshiu Peel Extract, Daucus Carota Sativa ( Carrot) Root Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine
Marka
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
BENTON Goodbye Redness Centella Gel
BENTON Goodbye Redness Centella Gel
BENTON Goodbye Redness Centella Cica Gel është një locion në formë xheli, ku me plot gojë mund ta quajmë një shpëtim për lëkurën akneike dhe atë sensitive! Ky xhel është i formuluar me 80% ekstrakt nga centella asiatica, që qetëson lëkurën e irrituar, duke forcuar njëkohësisht edhe barrierën e saj mbrojtëse. Përbërësit bimorë si houttuynia cordata, tea tree (ekstrakt nga pema e çajit jeshil) dhe fish mint (një lloj nenexhiku), japin kontributin e tyre për të ushqyer, pastruar dhe hidratuar lëkurën në thellësi. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës. Mund të jetë një trajtim shumë i mirë, ashtu si maska BENTON Goodbye Redness Centella Mask, pas qëndrimit në diell ndërsa pushoni në plazh.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*100gr
Përdorimi
Pasi të keni larë fytyren dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni një sasi të moderuar në fytyrë dhe shtypeni butë derisa të përthithet plotësisht.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
centella asiatica, houttuynia cordata, tea tree
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Aqua (Water), Glycerin, Pentylene Glycol, Arginine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Gluconate, Chamaecyparis Obtusa Water, Propanediol, Butylene Glycol, Enantia Chlorantha Bark Extract, Oleanolic Acid, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Houttuynia Cordata Extract, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Asiaticoside, Madecassoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated phosphatidylcholine, Sucrose Stearate, Cetearyl Alcohol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
ABIB Rice Probiotics Overnight Mask Barrier Jelly
ABIB Rice Probiotics Overnight Mask Barrier Jelly
Maska ideale, që përveçse njëtrajtëson tonin e lëkurës, ofron edhe efekt tërheqës "firming" të lëkurës është ABIB Rice Probiotics Overnight Mask Barrier Jelly! Kjo maskë e cila ka teksturë xhelore ka në formulimin e saj probiotikë, të cilët i ofrojnë lëkurës lëndë ushqyese, laktobacil për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për ta mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira ose agjentët e jashtëm. Gjithashtu përbërësi kryesor i kësaj maske gjumi është ekstrakti i krundeve të orizit. Ky i fundit i ofron lëkurës butësi, pastërti, zbutje dhe njëtrajtëson tonin e saj. Gjithashtu mban në kontroll shenjat e moshës, duke i mundësuar lëkurës një pamje më të tërhequr. Me vetëm njëherë aplikim do t'i riktheni lëkurës elasticitetin dhe shkëlqimin e munguar prej kohësh. Kjo maskë është e përshtatshme për periudhën gjatë shtatëzanisë.
Formual e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, jokomedogjenike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*80ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, pastrojeni fytyrën me larësin tuaj. Sipas dëshirës mund të përdoret edhe si krem hidratues në mëngjes apo mbremje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i krundeve të orizit, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glyceryl Polymethacrylate, Lactobacillus/Rice Ferment, 1,2-Hexanediol, Diglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Saccharomyces/Rice Bran Ferment, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Disodium EDTA
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
Dr.FORHAIR Folligen Cell-Energy Shampoo
Nga €21,00
Çmimi për njesi perDr.FORHAIR Folligen Cell-Energy Shampoo
Nga €21,00
Çmimi për njesi perEkziston një shprehje që thotë se flokët janë kurora e padukshme e çdo personi. Por kur shikojmë qindra fije që bien çdo ditë në dush, jo vetëm që shqetësohemi por ndonjëherë edhe frikësohemi. Kështu që, ne kemi menduar të sjellim një nga markat dhe shampoo-t më të shitur nga marka më e dashur nga stafi "KORAL SECRETS" dhe jo vetëm, Dr.FORHAIR. Një shampoo e cila është vërtetuar klinikisht nga KFDA, KAT dhe German Dermatest, që ndihmon në zbutjen e simptomave të rënies së flokëve si edhe forcon lëkurën e skalpit me anë të Folligen Complex ™. E gjithë formula e saj është unike pasi bazohet në ekstrakte të biotinës, zinkut, niacinamideve, jamballit, artemisias, coix dhe sofora për pastrim efektiv të lëkurës me veprim terapeutik kundër të gjitha tipeve të rënies së flokëve dhe zbokthit. Gjithashtu, Folligen Cell-Energy Shampoo stimulon rritjen e flokëve duke rivendosur dhe ruajtur mikroflora normale për shkak të probiotikëve dhe ekstraktit të majave që ajo përmban. Nga ana tjetër, ekstrakti i mentes do t'i dhurojë skalpit qetësim, freski dhe shëndet!
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: Dr.FORHAIR Folligen Treatment.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml/100ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Biotinë, zink, niacinamide, jamballë, artemisia, coix dhe sofora
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, apple cell culture extract, ammonium laureth sulfate, ammonium lauryl sulfate, glycerin, cocamide methyl MEA, cocamidopropyl betaine, fragrance, propanediol, ethanol, menthol, cetyl alcohol, panthenol, cocamide MEA , Guar Hydroxypropyl Trimonium Chloride, Zinc Pyrithione, Salicylic Acid, Camphor, Caprylyl Glycol, Trihydroxy Stearin, Zinc Chloride, Potassium Hydroxide, Disodium EDTA, Ethylhexyl Glycerin, Poly Quaternium-7, Butylene Glycol, Fructane, Cetrimonium Chloride, 1,2-Hexanediol, Isomalt, Pine Leaf Extract, Mulberry Bark Extract, Green Tea Extract, Chrysanthemum Flower Extract, Raspberry Chungyoung Extract, Golden Extract ,Honeysuckle flower extract, Knotweed extract, Glycine, Caprylic/Capric triglyceride, Serine, Glutamic acid, Sabal palm fruit extract, Hydrolyzed hyaluronic acid, Citric acid, Aspartic Acid, leucine, PVP, alanine, lysine, arginine, broccoli sprout extract, brussels sprout extract, mung bean sprout extract, wheat sprout extract, tyrosine, phenylalanine, lecithin, polysorbate 80, threonine, proline, valine, isoleucine , ceramide NP, histidine, methionine, cysteine, biotin, sodium benzoate, lactic acid, king pine leaf extract, elm root extract, evening primrose extract, kudzu root extract, cetylhydroxyethyl cellulose, rutin, palmitoyl tripeptide-1 , Palmitoyl Tetrapeptide-7, Lima Bean Seed Extract, SH-Oligopeptide-1, SH-Polypeptide-9, SH-Polypeptide-3, SH-Polypeptide-11, SH-Polypeptide-1, SH-Oligo Peptide-2, SH-Polypeptide-22, Caffeine, Drumstick Seed Extract, Tree Leaf Soapberry Fruit Extract, Algin, Soap Grass Leaf Extract, Eugenol, Linalool, Citronellol, Hexylcinnamal, Limonene
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
MEDIHEAL Bio Seconderm Mask
MEDIHEAL Bio Seconderm Mask
Maskat pëlhurë janë një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive për t'i dhënë lëkurës një trajtim intensiv në vetëm pak minuta. MEDIHEAL Bio Seconderm Mask është një maskë me dy hapa (maskë + ampulë), e njomur me një sasi të bollshme esence që ndihmon në hidratimin, qetësimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës. Materiali i saj bio-celulozë përshtatet në mënyrë perfekte me fytyrën, duke ndihmuar në përthithjen maksimale të përbërësve aktivë dhe duke ofruar efekte të menjëhershme. Këto maska vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar nevoja specifike të lëkurës, si dehidratimi, hiperpigmentimi, humbja e elasticitetit, aknet, poret e zgjeruara, ndjeshmëria dhe shenjat e lodhjes.
Formulimi me PORE TIGHTENING, redukton pamjen e poreve, për të forcuar elasticitetin e lëkurës dhe për të përmirësuar dukshëm teksturën e saj.
Formulimi me LIFTING, ka veti të fuqishme hidratuese dhe ndihmon në nxitjen e kolagjenit dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.
Formulimi me BLEMISH SOOTHING, qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni.
Formulimi DEEP MOISTURIZING, ofron hidratim intensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm
Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.
*Step 1:23ml + Step 2: 4ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, aplikoni ampulën dhe vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.
Përbërësit
LIFTING
Lista e plotë e përbërësve
STEP 1 Mediheal Rose PDRN Bio Seconderm Mask
Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Polyglycery -10 Laurate, Ethylhexyglycerin, Adenosine, Lavandula Angustrolla (Lavender) Oil, Disodium EDTA, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Sodium Hyaluronate, Ectoin, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Rosa Damascena Flower Oil, Kummerowia Striata Extract, Tocopherol, Cinchona Pubescens Bark Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Leptospermum Scoparium Leaf Extract, Sodium DNA, Linalool, Citronellol
STEP 2 Mediheal Rose PDRN Bio Seconderm Ampoule
Water, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate SE, Polyglyceryl-10 Stearate, Polyglyceryl-10 Distearate, Lauryl Glucoside, Polyglycery/-6 Laurate, Acrylates/C10-30 Alky| Acrylate Crosspolymer, Arginine, Sodium Stearoyl Glutamate, Myristyl Glucoside, Ethylhexyglycerin, Adenosine, Disodium EDIA, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Rosa Damascena Flower Oil, Salix Alba (Willow Bark Extract, Ectoin, Kummerowia Striata Extract, Tocopherol, Cinchona Pubescens Bark Extract, Leptospermum Scoparium Leaf Extract, Sodium DNA, Linalool, Citronellol
BLEMISH SOOTHING
Lista e plotë e përbërësve
STEP 1 Mediheal Madecassoside Bio Seconderm Mask
Water, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexyiglycerin, Disodium EDTA, Madecassoside, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Ectoin, Allantoin, Salicylic Acid, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Juniperus Mexicana Oil, Centella Asiatica Extract, Tocopherol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Sodium Hyaluronate, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Hydrogenated Lecithin
STEP 2 Mediheal Madecassoside Bio Seconderm Ampoule
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Betaine, Octyldodeceth-16, Carbomer, Arginine, Xanthan Gum, Ethyhexyglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Disodium EDIA, Glycery Acrylate/ Acrylic Acid Copolymer, Biosaccharide Gum-1, PVM/MA Copolymer, Madecasso-side, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Juniperus Mexicana Oil, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ectoin, Centella Asiatica Extract, Tocopherol,
DEEP MOISTURIZING
Lista e plotë e përbërësve
STEP 1 Mediheal Hyaluronate Bio Seconderm Mask
Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Isopentyidiol, Glycerin, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Polyglycery-10 Laurate, Sodium Hyaluronate, Ethylhexyglyc-erin, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Panthenol, Biosaccharide Gurn-1, Ectoin, Tocopherol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Limonene, Linalool STEP 2 Mediheal Hyaluronate Bio
Seconderm Ampoule
Water, Butylene Glycol, Isopentyldiol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Sodium Polyacrylate, Pullulan, Polyglyceryl-10 Myristate, Sodium Hyaluronate, Arginine, Carbomer, Ethylhexyglycerin, Disodium EDTA, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Biosaccharide Gum-1, PVM/MA Copolymer, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Panthenol, Ectoin, Tocopherol
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MISSHA All Around Safe Block Essence Sun EX SPF45 PA+++
MISSHA All Around Safe Block Essence Sun EX SPF45 PA+++
MISSHA All Around Safe Block Essence Sun EX SPF45 PA+++ është një krem dielli hidratues që ofron mbrojtje efektive ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa kujdeset për hidratimin dhe qetësimin e lëkurës gjatë gjithë ditës. Formula e tij e pasur me esencë hidratuese ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës, duke parandaluar tharjen dhe ndjesinë e tërheqjes që mund të shkaktojnë disa kremra dielli. I formuluar me ekstrakt Aloe Vera, ekstrakt Kastraveci, ekstrakt Frutash Orientale (Oriental Tea Newplex) dhe përbërës hidratues si Glycerin, ky krem ndihmon në qetësimin, freskimin dhe ushqimin e lëkurës gjatë ekspozimit në diell. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt pa lënë shtresë të bardhë apo ndjesi ngjitëse, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm dhe si bazë nën grim. Ofron një përfundim të freskët, të hidratuar dhe natyral gjatë gjithë ditës. I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht lëkurës normale, të thatë dhe të dehidratuar që kërkon mbrojtje të lartë nga dielli të kombinuar me hidratim afatgjatë dhe mbrojtje maksimale.
Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Aloe Vera, ekstrakt Kastraveci, ekstrakt Frutash Orientale (Oriental Tea Newplex)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Ethylhexyl Salicylate, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Butylene Glycol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, C12-15 Alkyl Benzoate, Cetearyl Alcohol, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Glyceryl Stearate, Cetearyl Olivate, Cyclopentasiloxane, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Rosa Davurica Bud Extract, Chrysanthemum Indicum Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Morus Alba Fruit Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Morus Alba Root Extract, Portulaca Oleracea Extract, Limonia Acidissima Extract, Centaurea Cyanus Flower Water, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Water, Helichrysum Italicum Flower Water, Polysorbate 60, Dimethicone, Polyacrylate-13, PEG-100 Stearate, Polyisobutene, Sorbitan Sesquioleate, BHT, Sorbitan Isostearate, Polysorbate 20, Panthenol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Vp/Hexadecene Copolymer, Sorbitan Olivate, Cucumis Satmus (Cucumber) Fruit Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Alcohol, Propylene Glycol, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, 12-Hexanediol, Sorbitan Olvate, Fragrance, Sodium Benzoate, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Citronellol, Linalool, Limonene, Potassium Sorbate, Butylphenyl Methylpropional, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Ucorice) Root Extract, Phenoxyethanol, Disodium Edta, Hamamelis Virginiana (Witch Hazal) Water, Sorbitan Olvate Sodium Hydroxide, VP/Hexadecene Copolymer, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Sodium Hydroxide
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
COSRX PDRN Exosome Skinplaning Glaze Mask
COSRX PDRN Exosome Skinplaning Glaze Mask
COSRX The PDRN Exosome Skinplaning Glaze Mask është një maskë inovative e frymëzuar nga trajtimet estetike profesionale, që synon të rikrijojë efektin “skinplaning” dhe shkëlqimin e menjëhershëm të lëkurës në kushte shtëpie. Formula e saj përmban PDRN (Polydeoxyribonucleotide), një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të stimuluar rigjenerimin qelizor dhe për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, ndërsa teknologjia e exosome-ve nga laktobacilet dhe centella ndihmon në depërtimin e përbërësve aktivë në shtresat më të thella të epidermës. Kjo maskë vepron duke përmirësuar teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar, më të njëtrajtshme dhe dukshëm më të ndritshme, ndërkohë që ndihmon në reduktimin e shenjave të lodhjes dhe vijave të holla. Efekti “glaze” që ajo ofron i jep lëkurës një pamje të hidratuar, të freskët dhe me shkëlqim natyral, pa ndjesi të rëndë apo yndyrore. E përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar apo të lodhur, kjo maskë është ideale për përdorim para eventeve apo kur lëkura ka nevojë për një “boost” të menjëhershëm rigjenerues dhe ndriçues.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Për të filluar, shpëlajeni fytyrën butësisht me ujë të ngrohtë. Shmangni ujin e ftohtë, pasi mund të kontraktojë lëkurën, duke mbyllur poret. Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin ose/dhe esencën merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Kur maska të jetë tharë plotësisht (20-30 minuta), tërhiqeni ngadalë poshtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, niacinamide, kolagjen, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water, Polyvinyl Alcohol, Octyldodecanol, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Algin, Polysorbate 80, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Pullulan, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Polyglyceryl-10 Oleate, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Titanium Dioxide, Disteardimonium Hectorite, Synthetic Fluorphlogopite, Mica, Microcrystalline Cellulose, Ethylhexylglycerin, Sphingomonas Ferment Extract, Adenosine, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Sodium DNA, Tin Oxide, Glutathione, Acetyl Glucosamine, Allantoin, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Gluconolactone, Mannitol, Centella Asiatica Leaf Extract, Glycerin, Lactobacillus Extracellular Vesicles, Hydrated Silica, Citric Acid, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Acetyl Hexapeptide-8
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
CENTELLIAN24+ Madeca Matcha Pore Cleansing Oil
CENTELLIAN24+ Madeca Matcha Pore Cleansing Oil
CENTELLIAN24+ Madeca Matcha Pore Cleansing Oil është një vaj pastrues i formuluar për pastrim të thellë të poreve, duke larguar në mënyrë efektive make-up-in, SPF-in, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës, pa e tharë apo irrituar lëkurën. Formula e tij dyfazore, e pasur me Matcha dhe kompleksin qetësues TECA™ (ekstrakt i standardizuar i Centella Asiatica), shkrin papastërtitë e bllokuara në pore dhe ndihmon në balancimin e sebumit, ndërsa qetëson lëkurën dhe forcon barrierën e saj natyrale. Në kontakt me ujin, vaji emulsifikohet në një teksturë të butë qumështore, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të butë, pa ndjesi yndyre. Është ideal si hapi i parë i pastrimit të dyfishtë (double cleansing) dhe i përshtatshëm veçanërisht për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me pore të zgjeruara, por edhe për lëkurë të ndjeshme që kërkon pastrim efektiv dhe të butë njëkohësisht.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Matcha, TECA™
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Water, Butylene Glycol, Polyglyceryl-6 Dicaprate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Camellia Sinensis Leaf Water, Fragrance (Parfum), Ethylhexylglycerin, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Ethoxydiglycol, Ocimum Sanctum Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Citrate, Polyglyceryl-10 Laurate, Fructooligosaccharides, Citric Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Tocopherol, Epigallocatechin Gallate, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Capryloyl Salicylic Acid, Lactic Acid, Glycolic Acid, Camellia Sinensis Seed Oil, Niacinamide, Argania Spinosa Kernel Oil, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Dipropylene Glycol, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Centella Asiatica Leaf Extract, Hydroxyacetophenone, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Disodium EDTA, Soymilk, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Centella Asiatica Extract, Madecassoside
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
ELROEL Blanc Cover Cream Stick
ELROEL Blanc Cover Cream Stick
ELROEL Blanc Cover Cream Stick është fondatina që kombinon makeup-in dhe kujdesin për lëkurën në një hap! Me kolagjen francez dhe Volufiline™, ky produkt hidraton thellë, rrit elasticitetin dhe jep efekt “plumping”. Nga një teksturë e bardhë, fondatina transformohet menjëherë sapo e përhapni në ngjyrën e tonit të lëkurës suaj, duke ofruar njëkohësisht një mbulim sa më natyral. Formulimi i saj inovativ ndihmon në zvogëlimin e dukjes së poreve, papërsosmërisë dhe rrudhave të imta, ndërsa furça e integruar prej 32,000 fijësh siguron një përhapje të butë dhe të njëtrajtshme. Me SPF 50+ PA+++, ekstrakte bimore qetësuese dhe mbulim të lartë që zgjat deri në 50 orë, ky stick është perfekt për përdorim çdo ditë ose për “touch-up” gjatë ditës, duke dhënë shkëlqim, njëtrajtësim dhe mbrojtje.
Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate.
*13g
Përdorimi
Përpara përdorimit produkti duhet tundur nga lart poshtë në mënyrë që përbërja e saj të përzihet mirë. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në lëkurë të mirëhidratuar. Riaplikojeni në zonat më të nevojshme për njëtrajtësim ose mbulim më të mirë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen francez, Volufiline™,
Lista e plotë e përbërësve
French collagen (45,000 ppm), VOLUFILINE™ (20,000ppm), desert plant extract, flower oil extract
Marka
ELROEL është marka që sjell një qasje të re në kujdesin e lëkurës, duke kombinuar shkencën moderne me përbërës natyralë dhe inovativë. Çdo produkt i ELROEL është krijuar për të përmirësuar hidratimin, elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës, duke ofruar rezultate të dukshme dhe një ndjesi luksoze.
Me formulime të pasura me kolagjen francez, peptidet dhe ekstrakte bimorë, ELROEL transformon rutinën e përditshme të bukurisë në një eksperiencë që kujdeset për lëkurën dhe thekson bukurinë natyrale.
Motoja: Kujdes i avancuar për lëkurën, pamje të përkryer çdo ditë.
VT COSMETICS Anti-Gravity Reedle Shot Lifting Mask
VT COSMETICS Anti-Gravity Reedle Shot Lifting Mask
VT Cosmetics Anti‑Gravity Reedle Shot Lifting Mask është një maskë e avancuar që kombinon teknologjinë inovative CicaReedle™ me një formulë të pasur ushqyese që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit, hidratimit dhe tonit të lëkurës. Kjo maskë vjen me një dizajn unik me dy “krahë” që shtrihen nga zona e nofullës drejt faqeve, duke ofruar një efekt të dukshëm lifting dhe duke mbështetur konturet e fytyrës. Përbërësit aktivë si niacinamidet, acidi hialuronik, kolagjeni i hidrolizuar, elastina, dhe ekstrakte si Centella Asiatica dhe propolisi jeshil, veprojnë në harmoni për të reduktuar dhe lëmuar rrudhat e imta dhe për të forcuar barrierën mbrojtëse të saj. Esenca e trashë përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitjeje, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të menjëhershëm. Falë teknologjisë inovative CicaReedle™, përbërësit depërtojnë më thellë në shtresat e lëkurës, duke nxitur rigjenerimin qelizor dhe efektin anti-age. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato që ndjehen të lodhura, të varura apo me mungesë elasticiteti.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*23gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni maskën dhe me kujdes të veçantë kushtoni pjesës poshtë nofullës, maska ka dy “krahë” që shtrihen lart drejt faqeve.
Ngjisni “krahët” e maskës dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, acid hialuronik, kolagjen i hidrolizuar, elastinë, ekstrakt Centella Asiatica, ekstrakt propolis jeshil,
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, glycerin, methylpropanediol, butylene glycol, niacinamide, caprylic/capric triglyceride, polyglyceryl-3 distearate, dipropylene glycol, 1,2-hexanediol, hydroxyacetophenone, allantoin, polyglyceryl-3 methyl glucose distearate, xanthan gum, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, adenosine, arginine, carbomer, dipotassium glycyrrhizate, glyceryl stearate citrate, disodium EDTA, sorbitan isostearate, biosaccharide gum-1, centella asiatica extract, sodium hyaluronate, oleracea acmella extract, hydrolyzed elastin, hydrolyzed collagen extract, Silica, human umbilical cord blood cell culture medium, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, propolis extract, hydrolyzed hyaluronic acid, sodium acetylated hyaluronate, asiaticoside, asiatic acid, madecassic acid, madecassoside, hyaluronic acid, hydrolyzed sodium hyaluronate, sodium hyaluronate crosspolymer, potassium hyaluronate, ethylhexylglycerin, fragrance
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS Vita Light All In One Mask (3 Step)
VT COSMETICS Vita Light All In One Mask (3 Step)
Maska VT COSMETICS Vita Light All In One Mask 3 Step është një trajtim gjithëpërfshirës, i formuluar për të përmbledhur një rutinë të plotë përkujdesjeje në vetëm tre hapa. Ky produkt përmban një kombinim të sheet mask, essence dhe night cream, të formuluara për të funksionuar në harmoni duke i ofruar lëkurës ndriçim, hidratim dhe mbrojtje kundër njollave dhe shenjave të hiperpigmentimit. Hapi i parë, essenca, është e pasur me kompleksin MELAZERO V2™, e cila vepron në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi shenjat post-akne, njollat kafe dhe shenjat e moshës, duke ndihmuar në përmirësimin e dukshëm të tonit të lëkurës. Hapi i dytë, maska është e formuluar me kompleksin CICA REEDLE™, një teknologji mikrogrimcash të vogla që ndihmon në përthithjen maksimale të përbërësve aktiv. E pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, kjo maskë ka efekte antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, duke qetësuar skuqjen dhe irritimet e shkaktuara nga dielli dhe agresorë të tjerë të jashtëm. Në hapin e tretë, night cream “mbyll” gjithë përfitimet duke ushqyer thellë, duke hidratuar dhe duke forcuar barrierën e lëkurës gjatë natës, ndërkohë që përbërësit shtesë si acidi hialuronik dhe panthenoli sigurojnë hidratim, freski dhe mbrojtje nga dehidratimi. Si rezultat, ky trajtim 3-në-1 transformon gradualisht lëkurën, duke e bërë më të ndritshme, më të lëmuar dhe me një pamje të freskët e rinore.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*1.5g + 24g +1.5g
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni esencën mbi lëkurë dhe vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 10-15 minuta. Pasi të hiqni maskën, përfundoni rutinën duke përdorur kremin e natës për të “mbyllur” të gjitha përfitimet.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICAHYALON™, CICA REEDLE™, vitaminë C, MELAZERO V2™, acid hialuronik, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
[Step 1] Water, Ascorbic Acid, Dicaprylyl Carbonate, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Propanediol, Diisostearyl Malate, Phenyl Trimethicone, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Glyceryl Stearate, 1,2-Hexanediol, Sodium Hydroxide, C12-14 Alketh-12, Sodium Stearoyl Lactylate, (-)-alpha-bisabolol, Vinyl Dimethicone, Polyglyceryl-3 Distearate, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Allantoin, Tocopherol, Sodium Hyaluronate, Fragrance, Pullulan, Panthenol, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Hibiscus Abelmoschus Extract, Glutathione, Dioscorea Japonica Root Extract, Glyceryl Stearate Citrate, Adenosine, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Disodium EDTA, Ferulic Acid, Beta-Glucan, Glycerin, Equisetum Arvense Extract, Lycopodium Clavatum Extract, t-Butyl Alcohol, Sorbitol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sucrose Stearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Centella Asiatica Extract, Beta-Carotene, Propolis Extract, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Madecassoside
[Step 2] Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Isopentyldiol, Niacinamide, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Hydroxyethyl Urea, C12-14 Alketh-12, Carbomer, Erythritol, Tromethamine, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Panthenol, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Ascorbic Acid, Glutathione, Bisabolol, Tocopherol, Hexylresorcinol, Mentha Suaveolens Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Beta-Glucan, Centella Asiatica Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract, Ferulic Acid, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Fragrance
[Step 3] Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Butylene Glycol, Ascorbic Acid, Dipropylene Glycol, Dicaprylyl Carbonate, Diisostearyl Malate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Cetearyl Olivate, Vinyl Dimethicone, Sorbitan Olivate, 1,2-Hexanediol, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Glyceryl Stearate, Saccharide Hydrolysate, (-)-alpha-bisabolol, Sodium Stearoyl Glutamate, Dimethiconol, Allantoin, Sodium Hydroxide, Tocopherol, Xanthan Gum, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Glutathione, Dipotassium Glycyrrhizate, Beta-Glucan, Adenosine, Disodium EDTA, Sorbitol, Ferulic Acid, Myristyl Alcohol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Lauryl Alcohol, Sucrose Stearate, Beta-Carotene, C12-14 Alketh-12, Polyacrylate Crosspolymer-6, Centella Asiatica Extract, Pentylene Glycol, Madecassoside, Ectoin, t-Butyl Alcohol, Sodium Hyaluronate, Propolis Extract, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
TIRTIR Mask Fit Makeup Fixer
TIRTIR Mask Fit Makeup Fixer
Nëse dëshironi një spray që ta bëjë makeup-in tuaj të qëndrojë i përsosur gjatë gjithë ditës, TIRTIR Mask Fit Makeup Fixer është zgjedhja që duhet të keni në rutinën tuaj të bukurisë. Formula e tij krijon një shtresë të hollë dhe të padukshme, e cila fikson makeup-in për më shumë se 24 orë pa e rënduar lëkurën. Falë teknologjisë soft-blurring, poret dhe papërsosmëritë duken më të lëmuara, ndërsa përfundimi mbetet i pastër dhe elegant. Polifenolët nga molla jeshile ndihmojnë në kontrollin e yndyrës së tepërt, duke reduktuar shkëlqimin dhe duke i dhënë lëkurës një pamje sa më të freskët, ndërsa ekstrakti i Centella Asiatica kujdeset për qetësimin dhe hidratimin e saj. Spray-i aplikohet me vetëm me disa spurcime, duke u shpërndarë në mënyrë të barabartë pa ngjitur dhe pa lënë gjurmë, çka e bën të përshtatshëm për çdo tip lëkure. Rezistent ndaj djersës, vajit dhe lagështirës, ky fiksues është i domosdoshëm për ditë të gjata pune, evente të veçanta apo momente kur dëshironi që makeup-i juaj të duket sikur sapo është aplikuar. Por nuk mbaron me kaq! Një e veçantë e këtij spray-it është se formula e tij përmban mikrokapsula që krijojnë një shtresë “air-fit”, e cila jo vetëm që zgjat qëndrueshmërinë e makeup-it, por edhe redukton transferimin deri në 10 herë më pak sesa një spray fiksues i zakonshëm. A nuk është i mrekullueshëm?
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate, gluten.
*80ml
Përdorimi
Spruconi spray-n lehtësisht mbi fytyrë para aplikimit të makeup-it, ose pas tij. Nëse dëshironi të fiksoni makeup-in vetëm në disa zona të veçanta të fytyrës, sprucojeni spray-n në një furçë ose sfungjer kozmetik.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water, Alcohol Denat., Pentylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Polyglyceryl-2 Oleate, Polyacrylic Acid, Octyldodeceth-16, Sodium Citrate, Citric Acid, Sodium Polyacrylate, Centella Asiatica Extract, Triethyl Citrate, PVP
Marka
TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.
TIRTIR SOS Serum
TIRTIR SOS Serum
TIRTIR SOS Serum konsiderohet si një shpëtim i vërtetë “SOS” për lëkurën që ka nevojë për hidratim të thellë, rigjenerim dhe një shkëlqim natyral e të shëndetshëm. I pasur me Polyglutamic Acid, i njohur për aftësinë e jashtëzakonshme për të mbajtur lagështinë deri në dhjetë herë më shumë se acidi hialuronik, duke ofruar një efekt plumping dhe një ndjesi vitaliteti që ndihet që në aplikimin e parë. I kombinuar me Sodium Hyaluronate për hidratim dhe peptidet e fuqishme si Acetyl Hexapeptide-8 dhe Copper Tripeptide-1, ky serum ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, lëmimin e vijave të holla dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Përbërësit qetësues si Centella Asiatica, Witch Hazel, Kamomil dhe Licorice e mbrojnë dhe e qetësojnë lëkurën, duke reduktuar skuqjet, irritimet dhe duke ndihmuar në një ton më të njëtrajtshëm. Tekstura e tij e lehtë me bazë xheli dhe përthithet shpejt pa lënë ngjitje, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për çdo tip lëkure, madje edhe për më të ndjeshmen.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Polyglutamic Acid, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Centella Asiatica, Witch Hazel, Kamomil, Licorice
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water/Eau, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Caprylyl Glycol, Allantoin, Betaine, Panthenol, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Adenosine, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Disodium EDTA, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid, Natto Gum, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4
Marka
TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.
UNOVE Deep Damage Repair Shampoo (Sweet Breeze)
UNOVE Deep Damage Repair Shampoo (Sweet Breeze)
UNOVE Deep Damage Repair Shampoo është një shampo e avancuar rikuperuese, e formuluar posaçërisht për flokë shumë të dëmtuar. Me veprim të dyfishtë, pastrim të butë dhe rikuperim intensiv, kjo shampo trajton në mënyrë efektive dëmtimet të fijeve të flokëve, duke ofruar ndjesi butësie që nga larja e parë. E formuluar me 3% Keratin-PF, një derivat i keratinës me peshë molekulare të ulët, kjo përbërje ndihmon në rindërtimin e strukturës së brendshme të flokëve, duke rritur rezistencën e tyre dhe duke parandaluar thyerjen e mëtejshme. Kjo keratinë e avancuar absorbohet lehtë nga fijet dhe ndihmon në rikthimin e fortësisë dhe dendësisë së flokëve. Përbërja është e pasur gjithashtu me një kompleks unik prej 31 llojesh proteinash dhe aminoacidesh të hidrolizuara, si kolagjen, proteina gruri, orizi, soje, silk dhe qumështi, të cilat forcojnë fijet dhe sigurojnë një ushqyerje të thellë pa e ngarkuar flokun. Përveç proteinave, shampoja përmban 5 vajra bimorë si; vaj argani, vaj ulliri, vaj macadamia, vaj luledielli dhe camellia japonica, të cilët i japin flokëve një ndjesi të butë, të ushqyer dhe të lëmuar. Këta vajra ndihmojnë gjithashtu në mbajtjen e lagështisë natyrale dhe në mbrojtjen e flokëve nga faktorët e jashtëm si nxehtësia dhe ndotja. Formulimi është i butë ndaj skalpit dhe nuk përmban sulfate agresive, duke e bërë të përshtatshëm edhe për përdorim të përditshëm në flokë të dekoloruar ose të trajtuar kimikisht. Aroma delikate florale i jep flokëve një ndjesi pastërtie dhe freskie që zgjat gjatë. Përdorimi i rregullt i kësaj shampoje ndihmon në rikthimin e butësisë, zvogëlon dukshëm majat dyshe dhe përmirëson strukturën e përgjithshme të flokëve, duke i lënë më të fortë, më të lehtë për t’u menaxhuar dhe dukshëm më të shëndetshëm. E përshtatshme për: flokë të dëmtuar rëndë, të dekoloruar, të thatë, të trajtuar kimikisht apo të ekspozuar ndaj nxehtësisë së shpeshtë.
*500gr
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Keratin-PF, kolagjen, proteina gruri, proteina orizi, proteina soje, silk, proteina qumështi, vaj argani, vaj ulliri, vaj macadamia, vaj luledielli, camellia japonica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Laureth Sulfate, Ammonium Lauryl Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Dipropylene Glycol, Fragrance, PPG-3 Myristyl Ether, Sodium Benzoate, Polyquaternium-10, Sodium Chloride, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Hydroxypropyl Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Hexyl Cinnamal, Phenoxyethanol, Pentasodium Pentetate, Sodium Carbonate, Limonene, Citronellol, Geraniol, Hydrolyzed Milk Protein, Hydrolyzed Collagen, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Silk, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Freesia Refracta Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Hydrolyzed Keratin, Ethyl Hexanediol, Silk Amino Acids, Ethylhexylglycerin, Camellia Japonica Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Leucine, Taurine, Isoleucine, Valine, Aspartic Acid, Ornithine, Glutamic Acid, Glycine, Glutamine, Cystine, Methionine, Tyrosine, Lysine, Alanine, Phenylalanine, Serine, Tryptophan, Threonine, Arginine, Histidine, Asparagine, Proline
Marka
BY WISHTREND Natural Vitamin C 21.5% Enhancing Sheet Mask
BY WISHTREND Natural Vitamin C 21.5% Enhancing Sheet Mask
BY WISHTREND Natural Vitamin C 21.5% Enhancing Sheet Mask është një maskë e përqendruar, e cila kombinon fuqinë e vitaminës C 21.5%, duke përfshirë ujin e Pemës Hippophae Rhamnoides dhe ujin e çajit jeshil Boseong. Kjo formulë ndihmon në reduktimin e njollave kafe, njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe rritjen e shkëlqimit të saj. E pasur me vitaminë C të pastër, kjo maskë nxit prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe redukton shenjat e moshës, si vijat e imëta dhe humbjen e shkëlqimit. Nga ana tjetër, përbërësit e saj të fuqishëm antioksidues luftojnë dëmtimin nga radikalet e lira, ndërsa kombinimi uji i Pemës Hippophae Rhamnoides dhe uji i çajit jeshil Boseong ndihmon në pastrimin e lëkurës nga toksinat, duke ofruar një efekt detoksifikues. Esenca e maskës përthithet shpejt dhe lë një ndjesi freskie, duke i dhënë lëkurës shkëlqim, butësi dhe një pamje të rigjallëruar, që vihet re menjëherë pasi të hiqni maskën.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*23ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C 21.5%, uji i Pemës Hippophae Rhamnoides, uji i çajit jeshil Boseong.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Hippophae Rhamnoides Water, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycerin, Betaine, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Allantoin, Panthenol, Ethylhexylglycerin
Marka
By Wishtrend është një markë e njohur e kujdesit të lëkurës, e përfshirë në kompaninë udhëheqëse K-Beauty, Wishtrend. Kjo markë koreane ka një qëllim të qartë: ofrimi të produkteve inovative dhe cilësore për të adresuar shqetësime specifike të lëkurës, duke synuar të sjellë një pamje të shëndetshme dhe të freskët.
Produktet e By Wishtrend përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuara për të arritur rezultate të mira.
Një element i rëndësishëm është se të gjitha produktet e kësaj marke janë 100% të prodhuara në Kore, theksuar cilësinë dhe traditën e kujdesit të lëkurës koreane. Përdorimi i tyre mund të sjellë një përparim të dukshëm në pamjen dhe shëndetin e lëkurës.
VT COSMETICS Reedle Shot EX Collagen Modeling Pack
VT COSMETICS Reedle Shot EX Collagen Modeling Pack
VT COSMETICS Reedle Shot EX Collagen Modeling Pack përfaqëson një revolucion në kujdesin e lëkurës, duke ofruar një përvojë të avancuar dhe të sofistikuar në krahasim me maskat tradicionale “sheet mask”. Ky produkt inovativ është zgjedhja e preferuar e dermatologëve, duke vendosur një standard të ri në trajtimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës. Formuluar me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Nga ana tjetër formulimi me kolagjen ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe në zvogëlimin e dukshëm të rrudhave dhe linjave të holla. Teksa thahet maska, ajo merr ngjyrën e bardhë dhe ofron një ndjesi tërheqjeje për të krijuar efektin lifting! Pas aplikimit të saj do ju duket sikur keni bërë një trajtim profesional!
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*25gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin për të përgatitur lëkurën. Përzieni pluhurin e maskës me ujë të ftohtë deri sa të formohet një masë kremoze. Më pas, aplikoni maskën në fytyrë duke shmangur zonën e syve dhe buzëve, dhe lëreni për 15-20 minuta që të forcohet. Kur maska të jetë tharë plotësisht, hiqeni butësisht duke filluar nga skajet dhe pastroni mbetjet me ujë të ngrohtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™️, kolgjen
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shfaq 576/1726

