MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum
MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum
MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum është pa dyshim një nga ato produkte që meriton plotësisht titullin “magji në një shishe”, falë formulës së tij të jashtëzakonshme, ku përbërësit punojnë në harmoni për të rikthyer shkëlqimin dhe vitalitetin e lëkurës. I formuluar me 1% PDRN të nxjerrë nga salmoni, ky përbërës i fuqishëm nxit rigjenerimin e qelizave dhe ndihmon në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm apo plakja e lëkurës. Përveç kësaj, serumi përmban në formulim kompleks të pasur me peptide rigjeneruese, si Copper Tripeptide-1, i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, si dhe Argireline, që shpesh quhet “botoksi në një shishe” për efektet e saj të menjëhershme në zbutjen e linjave të holla dhe parandalimin e rrudhave. Një tjetër përbërës i rëndësishëm i këtij serumi është Koenzima Q10, një antioksidues i fuqishëm që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në ruajtjen e freskisë së lëkurës, duke parandaluar plakjen e parakohshme. Por kjo nuk është gjithçka! Formula përmban gjithashtu niacinamide, për një efekt zbardhues dhe ndriçues të tonalitetit të lëkurës, si dhe ekstrakt nga rrënja e turmerikut, që ofron veti anti-inflamatore dhe qetësuese, duke e bërë këtë serum ideal edhe për lëkurat më të ndjeshme. Ky serum është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një trajtim të thellë dhe të gjithanshëm për lëkurën e tyre.
*30ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1% PDRN, peptide, argireline, koenzima Q10,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Disodium EDTA, Niacinamide, Hydrolyzed Collagen, Sodium DNA, Milt Extract, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polyglycerin-3, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Glycereth-26, Adenosine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Isopropyl Myristate, Ubiquinone, Fragrance, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Atelocollagen, Salmon Egg Extract, Cyanocobalamin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDIHEAL Derma Synergy Wrapping Mask 2x
MEDIHEAL Derma Synergy Wrapping Mask 2x
Maska pëlhure janë një mënyrë e lehtë dhe efektive për t'i dhënë lëkurës tuaj një nxitje të menjëhershme dhe të madhe të vitaminave dhe lagështisë. Ato janë gjithashtu një mënyrë argëtuese për t'u çlodhur dhe përkëdhelur veten në shtëpi! MEDIHEAL Derma Synergy Wrapping Mask 2x, janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, hiperpigmentim, aknet, poret, sensitivitetin etj.
Formulimi me Madecassoside x Vitamin C, dy përbërës të cilët ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim! Gjithashtu balancojnë mbiprodhimin e sebumit, dhe ngadalësojnë prodhimin e tepërt të melaninës, duke reduktuar problemet dhe pasojat e mëvonshme të saj në lëkurë.
Formulimi me Teatree x Cica, ndihmon në qetësimin e irritimeve si edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës e cila krijon më shumë rezistencë ndaj agjentëve të jashtëm mjedisorë.
Formulimi me Retinol x LHA , nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës si edhe për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta duke i dhënë një shkëlqim të shëndetshëm lëkurës suaj.
Formulimi me Hyaluron x Panthenol, mundëson hidratim në mënyrë tepër efektive në të gjitha shtresat e lëkurës.
Formulimi me Niacinamide x Glutathione, dy përbërës të cilët ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim.
Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.
*25ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Madecassoside x Vitamin C
Ekstrakt madecassoside, vitaminë C
Përbërësit "magjik"
Teatree x Cica
Ekstrakt caj jeshil, kompleksi Cica
Përbërësit "magjik"
Retinol x LHA
retinol, LHA
Përbërësit "magjik"
Hyaluron x Panthenol
Acid hyaluronik, panthenol
Niacinamide x Glutathione
niacinamide, glutathion
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycereth-26 Niacinamide, Glycerine, Butylene Glycol, Propanediol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Citrus Unshiu Peel Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Arginine, Polyglyceryl-10 Laurate, Aminobutyric Acid, Polyglyceryl-4 Laurate, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Pantolactone, Glyceryl Glucoside, Disodium EDTA, Rosa Damascena Flower Water, Hydrogenated Lecithin, Gardenia Florida Flower Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Leaf Extract, Rubus Suavissimus (Raspberry) Leaf Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Madecassoside, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Panthenol, Pantothenic Acid, Sodium Hyaluronate, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Bisabolol, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Ascorbic Acid, Resveratrol
Marka
MEDIHEAL Double Calming Water Mask (1pc.)
MEDIHEAL Double Calming Water Mask (1pc.)
MEDIHEAL Double Calming Water Mask ju ofron dyfishin e qetësimit për lëkurën tuaj, me veprim të shpejtë dhe efektiv. E pasur me përbërës të njohur për vetitë e tyre qetësuese si Centella Asiatica, kjo maskë është e përshtatshme për lëkurën sensitive, të irrituar dhe për ata që vuajnë nga rosacea. Vepron në mënyrë efektive duke reduktuar skuqjen dhe inflamacionin, ndërsa siguron një freski të këndshme. Nga ana tjetër, ekstrakti i gjetheve të Artemisia Princeps, i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore, është një element thelbësor që ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe forcimin e barrierës natyrale mbrojtëse të lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos atë sensitive dhe atë pro-akneike.
Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*20ml
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, artemisia
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polysorbate 80, Chlorphenesin, Allantoin, Carbomer, Tromethamine, Adenosine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Caprylyl Glycol, Fragrance, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Caprylic/Capric Triglyceride, Sucrose Stearate, Cetearyl Alcohol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Mela Brightening
CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Mela Brightening
CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Mela Brightening është maskë "Sheet Mask" e cila trajton problematikën e hiperpigmentimit. Kjo maskë është e formuluar me niacinamide dhe adenosinë ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim. Por, nuk mbaron me kaq! Ashtu si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+, edhe kjo maskë përmban kompleksin TECA™️, i cili siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e rrudhave të vogla. Përbërja e pëlhurës me PlusSome, një mekanizëm përthithës i liposomeve kationike, ndihmon përbërësit e saj aktivë të depërtojnë thellësisht në lëkurë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndryshme dhe mikse që dëshirojnë të adresojnë tkurrjen e poreve dhe pikave të zeza.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*24ml
*1copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë. Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
niacinamide, teca™️, adenosinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Methy|propanediol, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Chlorella Vulgaris Extract, Sodi um Hyaluronate, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Bisabolol, Tranexamic Acid, Borago Officinalis Seed Oil, Arginine, Dextrin, Lecithin, Althaea Rosea Flower Extract, Taraxacum Officinale (Dandelion) Rhizome/Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Glucose, Polyglyceryl-6 Stearate, Allantoin, Acrylates/C10-
30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cetearyl Olivate, Fructooligosaccharides, Fructose, Panthenol, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Cynanchum Atra tum Extract, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloy Idimethyitaurate/VP Copolymer, Ceteareth-20, Adenosine, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Le cithin, Polyglyceryl-6 Behenate, Acetyl Glucosamine, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, 4-Butyresorcinol, Phytosterols, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Ceramide NP, Caffeine, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Caprylyl Glycol, Ethyl hexylglycerin, Pentylene Glycol, Limonene
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MEDICUBE Deep Peptide Radiance Mask
MEDICUBE Deep Peptide Radiance Mask
MEDICUBE Deep Peptide Radiance Mask është ideale për të gjitha lëkurat që kërkojnë një trajtim të thellë, rigjenerues dhe ndriçues, veçanërisht ato me shenja lodhjeje, mungesë shkëlqimi apo rrudha të imëta. Formula e saj përmban një kompleks të katër peptideve me veprim të fuqishëm anti-rrudhë, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit dhe lëmimin e rrudhave, duke i dhënë lëkurës një pamje më të re dhe të tendosur. Niacinamidet (Vitamina B3) në formulë ndihmojnë në kontrollin e prodhimit të sebumit dhe njërajtësimit të tonalitetit të lekurës, ndërsa acidi hialuronik ofron një hidratim të thellë gjatë gjithë ditës. Për më tepër, ekstrakti i Centella Asiatica dhe Ceramide NP rigjenerojnë dhe forcojnë barrierën natyrale të lëkurës, duke e mbrojtur nga faktorët e jashtëm dhe tharja. Me një material të butë që ngjitet si një dorë e dytë mbi fytyrë, kjo maskë garanton përthithje maksimale të esencës dhe një eksperiencë relaksuese që mund të shijohet në vetëm 15 minuta. Pas përdorimit, lëkura mbetet dukshëm më e ndriçuar, më e freskët dhe me një pamje të shëndetshme e rinore.
*27ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Niacinamide, acidi hialuronik, peptide, Centella Asiatica, Ceramide NP
Lista e plotë e përbërësve
Water Dipropylene Glycol Glycerin Butylene Glycol Niacinamide 1,2-Hexanediol Cetyl Ethylhexanoate Panthenol Allantoin Xylitol Centella Asiatica Leaf Extract Lactobacillus Ferment Lysate Lactococcus Ferment Lysate Bifida Ferment Lysate Caprylyl Glycol Sorbitan Laurate Hydrogenated Lecithin Hydrolyzed Hyaluronic Acid Tocopherol Asiaticoside Madecassic Acid Asiatic Acid Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester Acetyl Hexapeptide-1 Palmitoyl Tripeptide-5 Beta-Glucan Ceramide NP Acetyl Octapeptide-3 hydrogenated Vegetable Oil Behenyl Alcohol Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate Arginine Carbomer Adenosine Hydroxyethylcellulose Ethylhexylglycerin Disodium EDTA
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
BIODANCE Refreshing Sea Kelp Real Deep Mask
BIODANCE Refreshing Sea Kelp Real Deep Mask
BIODANCE Refreshing Sea Kelp Real Deep Mask është një maskë hidrogel e krijuar për të qetësuar, rikthyer freskinë dhe balancuar lëkurën në nivel të thellë. Ndryshe nga maskat klasike që përdoren vetëm për pak minuta, kjo maskë është formuluar për përdorim të zgjatur rreth 3-4 orë gjatë ditës ose gjatë gjithë natës duke siguruar depërtim maksimal dhe rezultate të dukshme në ndriçim, hidratim dhe përmirësim të tonit të lëkurës. Formulimi i saj përmban 10% ekstrakt të algave detare (Sea Kelp), një përbërës i mbushur me antioksidantë, minerale dhe aminoacide që ndihmojnë në qetësimin e irritimeve, reduktimin e skuqjes dhe rigjenerimin e barrierës së lëkurës. Ky ekstrakt gjithashtu ndihmon në balancimin e sebumit të tepërt të lëkurës, duke e bërë këtë maskë veçanërisht të përshtatshme për lëkurë të yndyrshme ose të prirur ndaj akneve. Përveç algave detare, formulimi përfshin Ujë të Detit të Thellë (5%), i pasur me minerale që ndihmojnë në tonifikimin e lëkurës. Ndërsa, shtimi i Centella Asiatica, Rosa Damascena Water, Spirulina Extract dhe përbërës si Allantoin dhe Betaine ushqejnë, hidratojnë dhe ndihmojnë në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke e bërë maskën të përshtatshme edhe për lëkura të ndjeshme. Pra çfarë ofron kjo maskë? Qetësim dhe reduktim të irritimit? Po. Kontroll i sebumit? Po. Hidratim i thellë pa ngjitje? Po. Teksturë më e rafinuar dhe freski e dukshme? Po. Një trajtim intensiv që kombinon fuqinë detare të algave dhe ujit të thellë për një lëkurë më të qetë, më të balancuar dhe me një pamje më të shëndetshme.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*34gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% ekstrakt të algave detare (Sea Kelp), Ujë të Detit të Thellë (5%), Centella Asiatica, Rosa Damascena Water, Spirulina Extract, Allantoin, Betaine
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Lactobacillus/Kelp Ferment Filtrate, Glycerin, Dipropylene Glycol, Acrylates Copolymer, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus, Sea Water, Betaine, Algin, Agar, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Potassium Chloride, Sucrose, Caprylyl Glycol, Laminaria Digitata Water, Allantoin, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Disodium EDTA, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Citric Acid, Rosa Damascena Flower Water, Melia Azadirachta Flower Extract, Iris Florentina Root Extract, Butylene Glycol, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Laminaria Japonica Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Kjellmaniella Gyrata Extract, Centella Asiatica Extract, Bifida Ferment Lysate, Lactose, Lactobacillus Ferment, Spirulina Platensis Extract, Jania Rubens Extract, Tocopherol, Panthenol, Madecassoside
Marka
Biodance u themelua me misionin për të ofruar produkte të kujdesit të lëkurës që përmbajnë përbërës natyralë dhe të sigurtë, të cilët janë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Marka është e angazhuar për të përdorur teknologjinë e fundit në formulimet e saj për të siguruar efektivitetin maksimal. Ashtu si shumë marka koreane të kujdesit të lëkurës, Biodance e ka filluar rrugëtimin e saj në Kore të Jugut, një vend i njohur për avancimet e tij në fushën e kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës. Biodance beson në fuqinë e përbërësve natyralë dhe e bën këtë filozofi qendrore të markës. Produktet e tyre shpesh përmbajnë ekstrakte nga bimë dhe substanca natyrale që kanë provuar të kenë efekte pozitive për lëkurën. Marka është e njohur për kërkimin dhe zhvillimin intensiv, duke përdorur teknologjinë për të zhvilluar produkte që janë inovative dhe efektive. Ky qasje ka bërë që Biodance të fitojë një ndjekës të përkushtuar si në tregun vendas ashtu edhe ndërkombëtarisht. Biodance gjithashtu ka një angazhim të fortë ndaj mjedisit dhe etikës në prodhimin e saj, duke përdorur praktika të qëndrueshme dhe duke shmangur testimin mbi kafshët.
KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice
KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice
KSECRET SEOUL 1988 Cream: Retinal Liposome 1% + Fermented Rice është një krem rigjenerues, i krijuar për ata që kërkojnë elasticitet, shkëlqim dhe një lëkurë që rifiton vitalitetin e humbur me kalimin e ditëve. Formula e tij përqendrohet rreth retinalit, një derivat shumë më i fuqishëm se retinoli, i cili është inkapsuluar në liposome për ta mbrojtur nga oksidimi dhe për të depërtuar më thellë në shtresat e lëkurës me sa më pak irritim. Kjo teknologji e bën retinalin të funksionojë më shpejt, duke nxitur rigjenerimin qelizor në lëkurë, përmirësimin e teksturës dhe lëmimin e vijave të holla. Por nuk mbaron me kaq! Formula përmban gjithashtu oriz të fermentuar, një përbërës tradicional i K-Beauty, i pasur me aminoacide, vitamina, minerale dhe antioksidantë, i cili ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, ndërsa përmirëson hidratimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Kremi është i pasur gjithashtu me niacinamide, për minimizimin e dukjes së poreve dhe reduktimin e skuqjes; bakuchiol, një alternativë bimore që punon në harmoni me retinalin për rezultate anti-age pa irritim; si dhe një kompleks peptidesh rigjeneruese që nxit prodhimin e kolagjenit dhe rikthimin e elasticitetit të humbur. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, sidomos për ato që dëshirojnë të adresojnë aknet, shenjat post-akne si edhe shenjat e para të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*50ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinal, oriz të fermentuar, bakuchiol, niacinamide, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Propanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Tromethamine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Caprylic/Capric Triglyceride, Lactobacillus/Panax Ginseng Root Ferment Filtrate, Lactobacillus/Rice Ferment(1,000 ppm), Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Saccharomyces/Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Ferment Filtrate, Saccharomyces/Potato Extract Ferment Filtrate, Xanthan Gum, Hydrogenated Lecithin, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Caprylyl Glycol, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Caprylyl/Capryl Glucoside, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Sorbitan Oleate, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Retinal(100 ppm), Silica, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Tocopherol, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Arctium Lappa Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Bakuchiol, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1
Marka
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal — një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
MARY & MAY Hyaluronic Panthenol Hydra Mask
MARY & MAY Hyaluronic Panthenol Hydra Mask
MARY & MAY Hyaluronic Panthenol Hydra Mask përmban në paketimin e saj plot 30 të tilla të mbivendosura njëra mbi tjetrën! Mund të aplikohen kurdoherë dëshironi, madje për efekt maksimal çdo ditë! Esenca e këtyre maskave është e formuluar me 6 lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe panthenol. Këta 2 përbërës njihen për efektet e mrekullueshme që kanë në hidratimin e thellë të lëkurës, madje njihen ndryshe edhe si "mbretërit e hidratimit"! 6 lloje të ndryshme të acidit hialuronik falë strukturës së ndryshme molekulare ofrojnë hidratim intensiv në të gjitha shtresat e lëkurës, duke parandaluar humbjen e lagështisë. Ndërsa panthenoli (Vitamina B5), përveçse për hidratim, është përdorur gjerësisht edhe në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Esenca e këtyre maskave është e formuluar me allantoin, e cila forcon barrierën mbrojtëse, për të mbrojtur sa më mirë lëkurën nga radikalet e lira dhe gjithashtu nxit rigjenerimin qelizor të saj. Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30 maska
*400ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, panthenol, allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyethyl Urea, Polyglyceryl-4 Laurate, Panthenol(1,000ppm), Arginine, Carbomer, Caprylyl/Capryl Glucoside, Fragrance, Allantoin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Hydroxyethylcellulose, Sodium Hyaluronate(115ppm), Pentylene Glycol, Sodium hyaluronate Crosspolymer6.6ppm), Hydrolyzed Hyaluronic Acid(5.4ppm), Hyaluronic Acid(2.4ppm), Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate(0.9ppm), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate(0.3ppm)
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
BEAUTY OF JOSEON Red Bean Refreshing Pore Mask
BEAUTY OF JOSEON Red Bean Refreshing Pore Mask
Poret, janë kanalet përmes të cilave sebumi del nga lëkura jonë. Sebumi i tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës grumbullohen në këto kanale, duke bërë që poret të zmadhohen. Kështuqë, ne "KORAL SECRETS" kemi menduar për ju duke sjellur produktin më të pëlqyer nga marka BOJ, eksfoliuesin Red Bean Refreshing Pore Mask. Një ekfoliues i cili për formulimin e tij, kompania inovative gjetën përbërësit kryesorë nga Toka, fasulet e kuqe të cilat kanë qenë të pëlqyera gjatë gjithë historisë dhe kaolini ( KAY-ə-lə-nyte, -lih-) është një mineral argjile, me përbërje kimike Al 2 Si 2 O 5 (OH) 4. Fasulja e kuqe ka qenë një përbërës i rëndësishëm bimor gjatë gjithë historisë koreane, si dhe një përbërës i dashur për kujdesin e lëkurës. Gratë e Joseon, të cilat theksuan kujdesin ndaj lëkurës, përdornin fasulen mung dhe fasulen e kuqe të bluara për të larë fytyrat e tyre. Këto dy përbërës së bashku me kaolinë, ndihmojnë në reduktimin e poreve te hapura dhe veprojnë si një eksfoliant natyral, duke ju dhuruar një strukturë të pastër të lëkurës. Nga ana tjetë, formulimi hidratues i baltës së butë ndihmon në thithjen e sebumit dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës, pa shkaktuar tharje të saj. Në të njëjtën kohë, ofron një ndjenjë freskuese qetësuese.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*140ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Fasule e kuqe dhe kaolini
Lista e plotë e përbërësve
Phaseolus angularis seed extract, glycerin, kaolin, caprylic/capric triglyceride, 1,2-hexanediol, phaseolus angularis seed powder, hectorite, cetyl alcohol, glyceryl stearate se, sorbitan olivate, cetearyl olivate, ultramarines, pyrus communis (pear) fruit extract, ethylhexylglycerin, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, hedera helix (ivy) leaf/stem extract, water, polyisobutene, pyrus malus (apple) leaf extract, fragaria chiloensis (strawberry) fruit extract, ci 77491, caprylyl/capryl glucoside, sorbitan oleate, triethoxycaprylylsilane
Marka
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Capsule Cream
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Capsule Cream
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Capsule Cream është një krem inovativ që kombinon fuqinë rigjeneruese të PDRN-së së Salmonit me përfitimet rinovuese të kolagjenit rozë për t’i dhënë lëkurës një pamje më të tonifikuar dhe të shndritshme. Formula e tij unike përmban kapsula rozë të pasura me kolagjen dhe peptide, të cilat shpërbehen menjëherë gjatë aplikimit, duke çliruar përbërësit aktivë në mënyrë sa më efektive. Këto kapsula ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit, reduktimin e linjave të imta dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Tekstura e kremit është e dyfishtë dhe jashtëzakonisht e bukur: një bazë e butë kremi që ushqen dhe hidraton thellë, e kombinuar me kapsulat rozë të kolagjenit që ofrojnë një ndjesi luksoze gjatë shkrirjes në lëkurë. PDRN-ja vepron si përbërës rigjenerues, duke përshpejtuar procesin e riparimit të qelizave dhe duke i dhënë lëkurës një pamje më rinore. Me përdorim të rregullt, ky krem ndihmon në rikthimin e voluminizimit të lëkurës, rritjen e shkëlqimit dhe përmirësimin e teksturës. Ideal për këdo që kërkon elasticitet, hidratim të thellë dhe një pamje më rinore të lëkurës.
*55gr
Përdorimi
Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me anë të spatulës merrni një kapsulë në ngjyrë rozë dhe trajtën xhelore, dhe duke i përzier të dyja përbërjet, aplikojeni në të gjithë fytyren dhe qafën, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
PDRN, kolagjen, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Methylpropanediol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycereth-26, Arginine, Butylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Alcohol, Carbomer, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Simethicone, Eclipta Prostrata Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Polyacrylate-13, Sodium DNA, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Leaf Extract, Polyisobutene, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Glyceryl Stearate, Moringa Oleifera Seed Oil, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Sodium Hyaluronate, Glutathione, Octyldodecanol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Salmon Egg Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Cyanocobalamin, Thioctic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Collagen Extract, Sodium Acetylated Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Hyaluronic Acid, Caprylyl Glycol, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Palmitoyl Hexapeptide-12, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
COSRX Full Fit Propolis Synergy Toner
COSRX Full Fit Propolis Synergy Toner
Nëse kërkoni një toner, që në të njëjtën kohë të ketë efekt shërues, antibakterial, anti-inflamator dhe rigjenerues për lëkurën, ai është pikërisht COSRX Full Fit Propolis Synergy. Të gjitha këto karakteristika i mbart propolisi, antibiotiku natyral i njohur që në antikitet. Ky toner është i formuluar me 10% ekstrakt mjalti dhe 72,6% propolis nga bletët e zeza, gjë që e bën produktin me përmbajtjen më të lartë të propolisit ndër produktet e përkujdesjes së lëkurës. Pas përdorimit të këtij toneri, do të gëzoni një lëkurë të shëndetshme e plot shkëlqim.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt propolisi, ekstrakt mjalti
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract, Honey Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Betaine, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Caprylic/Capric Triglyceride
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Sun Cream SPF50+ PA++++
ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Sun Cream SPF50+ PA++++
Kremi mbrojtës ndaj diellit më i njohur dhe më i shitur në Korenë e Jugut për vitet e fundit, ROUND LAB Birch Moisturizing Sun Cream i është bashkuar më në fund koleksionit tonë "KORAL SECRETS"! Ky krem kundër diellit përmban ekstraktin anti-inflamator të thuprës dhe acid hialuronik (HA), dy përbërës të cilët ndihmojnë në minimizimin e dukjes së poreve dhe hidratimin e lëkurës. Pema e thuprës (birch) e quajtur ndryshe "mbretëresha e pyllit", me origjinë nga Inje, mbulon më shumë se 90% e sipërfaqes totale të këtij fshati malor. Në sezonin e pranverës, para se të mbijnë gjethet, lëngu i pemës mblidhet me një vrimë të vogël, duke nxjerrë gjak "lëngë i bardhë" i cili është i pasur me NMF (Natural Moisturizing Factor)një koktej përbërësish që lëkura në mënyrë natyrale krijon për të mbajtur të hidratuar shtresën e saj. I formuluar me niacinamide ky krem do t’i dhurojë lëkurës suaj një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit dhe mbajtjen në kontroll të sebumit. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt purslane siguron qetësimin e lëkurës. Për sa i përket mbrojtjes nga dielli, ky krem ka SPF 50+, që do të thotë se parandalon 98% të rrezeve UVB të depërtojnë në lëkurën tuaj dhe PA++++ (Mbrojtje jashtëzakonisht e lartë UVA, sipas rregulloreve koreane). I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës.
Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbrësit
Përbërësi "magjik"
Ekstrakt i pemës sl thuprës, acid hialuronik, ekstrakt purslane
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Betula Platyphylla Japonica Juice, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glyceryl Glucoside, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Portulaca Oleracea Extract, Artemisia Annua Extract, Pinus Sylvestris Leaf Extract, Chamomilla Recutita Flower Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Ascorbic Acid, Adenosine, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Xanthan Gum, T-Butyl Alcohol, Tocopherol, Carbomer
Marka
E themeluar në vitin 2017, marka koreane e bukurisë, ROUND LAB, u ka ofruar vazhdimisht konsumatorëve produkte për kujdesin e lëkurës LAB me cilësi më të mirë dhe të lartë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut. Seria 1025 Dokdo është projekti i parë i ROUND LAB, i pasur me minerale nga oqeani i thellë i ishullit Ulleungdo (zona ku bën pjesë ishulli Dokdo). Përveç kësaj, lëndët e para të përdorura në këtë seri produktesh janë të certifikuara nga EWG si materiale jeshile dhe të sigurta. (EWG është një organizatë jofitimprurëse që ka vlerësuar sigurinë në lëndët e para kozmetike, këmbëngul në ofrimin e informacionit të saktë për konsumatorët.) Dokdo Line është seria më e popullarizuar e ROUND LAB, grupi i plotë prej gjashtë produkteve kishte përfunduar kërkimin, zhvillimin dhe doli në treg në vitin 2018. Pas kësaj, seti zuri pozitën pole në listën e shitjeve 2018 të Lalavla (Watson) në Korenë e Jugut . Sipas ROUND LAB, shumë marka kozmetike kanë burime në mbarë botën për të marrë lëndë të para me cilësi të lartë. Megjithatë, ROUND LAB dëshiron të prodhojë produkte me cilësi më të mirë dhe më kuptimplotë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut.
I'M FROM Rice Toner
I'M FROM Rice Toner
I'M FROM Rice Toner përmban ekstraktin e orizit të rritur në zonën Yeoju, ku është dhe origjina e vetë orizit. Ekstrakti që përmban ky toner quhet "GOA RICE", për t'i dhënë lëkurës pastërti, butësi dhe një shkëlqim për sëbrëndshmi. Orizi është përdorur për shekuj me radhë në produktet e përkujdesjes së lëkurës dhe tashmë njihet për vetitë e tij të shumta. Këto veti padiskutim që i gëzon edhe toneri, si: njëtrajtësim i tonit të lëkurës, përmirësimi i shenjave të moshës, elasticitetit, zbehja e njollave të errëta (hiperpigmentimi), hidratimi i thellë. Gjithashtu, përveçse heq butësisht papastërtitë e mbeturra në lëkurë pas larjes, ribalancon në mënyrë efektive pH e lëkurës. Përmbajtja e këtij toneri është eliksiri i përdorur nga femrat koreane ndër shekuj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe kundër hiperpigmentimit. Për efekte maksimale, sugjerojmë përdorimin e tij me serumin e linjës: I'M FROM Rice Serum & kremin: I'M FROM Rice Cream.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
77.78% ekstrakt orizi të bluar Yeoju
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sattva(Rice) Extract(77.78%), Methylpropanediol, Triethylhexanoin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Niacinamide, Pentylene Glycol, Portulaca Oleracea Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract(0. 1%),Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Water, Polyglyceryl-10 Myristate, Butylene Glycol, Adenosine, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol
ol
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask
BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask
Maska BEAUTY OF JOSEON Ground Rice and Honey Glow Mask është një trajtim i plotë për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Formula e saj përmban oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit dhe pluhur levozhge orizi, që zbusin dhe ushqejnë lëkurën. Përbërësit natyralë kombinohen me 5% mjaltë të pastër, të njohur për vetitë e tij hidratuese dhe qetësuese, si dhe me Kaolinë, një argjilë e lehtë që pastron poret dhe largon papastërtitë. Kjo maskë ofron efekt të trefishtë: hidraton në thellësi, largon qelizat e vdekura përmes një eksfoljimi të butë dhe përmirëson barrierën natyrale të lëkurës. Antioksidantët në përbërje mbrojnë nga faktorët e jashtëm dhe ndihmojnë për një tonalitet të njëtrajtshëm. Pas përdorimit, lëkura mbetet e butë, e freskët dhe rigjallëruar, me reduktim të skuqjeve dhe irritimeve. Maska është ideale për këdo që kërkon një lëkurë të pastër, të qetë dhe plot shkëlqim.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 10-60min. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit, pluhur nga levozhga e orizit, 5% mjaltë të pastër, Kaolinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Honey, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Hull Powder, Isononyl Isononanoate, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate, Oryza Sativa (Rice) Bran, Bentonite, Palmitic Acid, Stearic Acid, Hydroxyacetophenone, Behenyl Alcohol, Cellulose, Zea Mays (Corn) Starch, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Potassium Cetyl Phosphate, Oryza Sativa (Rice) Lees Extract, Polyacrylate-13, Hydrogenated Polyisobutene, Sodium Phytate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Menthyl Lactate, Honey Extract
Marka
CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum
CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum
Nëse dëshironi një përmirësim të vërtetë 360°, ju prezantojmë serumin revolucionar CENTELLIAN24+ 360° Shot PDRN Active Serum, i cili transformon lëkurën brenda një jave! Me një formulë të avancuar dhe inovative, ky serum vepron në të gjitha shtresat e lëkurës, duke nxitur prodhimin e kolagjenit, reduktuar shenjat e moshës dhe rritur elasticitetin. Me vetëm një aplikim, formula e tij depërton deri në dhjetë shtresa të lëkurës dhe përmban përbërësin më të përfolur PDRN (sp*rmën e salmonit). Një përbërës i vlerësuar për aftësitë e saj rigjeneruese dhe efektin e fuqishëm anti-rrudhë. Në kombinim me kolagjenin, PDRN fuqizon sintezën e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, duke zbutur dukshëm shenjat e lodhjes dhe rrudhat e imëta. Por nuk mbaron me kaq! Përveç efektit të tij të menjëhershëm, ky serum krijon një barrierë të fuqishme mbrojtëse, e cila siguron elasticitet dhe hidratim të qëndrueshëm për 24 orë. Formula e tij inovative ndihmon gjithashtu në riparimin e barrierës së dëmtuar të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. I krijuar për të synuar gjashtë zonat kyçe të fytyrës që preken më shumë nga shenjat e moshës si: balli, zona rreth syve, faqet, konturin e buzëve, rrudhat nasolabiale dhe zonën poshtë mjekrës, ky serum ofron një efekt lifting të fuqishëm, duke ndihmuar në forcimin dhe ngritjen e kontureve të fytyrës. Me përdorimin e këtij serumi, lëkura do të fitojë elasticitet të përmirësuar dhe një pamje më të freskët dhe rinore.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDNR, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
WATER,GLYCERIN,PROPANEDIOL,BIS-PEG-18 METHYL ETHER DIMETHYL SILANE,METHYLPROPANEDIOL,DIPROPYLENE GLYCOL,GLYCERETH-26,BUTYLENE GLYCOL,NIACINAMIDE,METHYL GLUCETH-20,1,2-HEXANEDIOL, RAFFINOSE, CYCLOHEXASILOXANE, PENTYLENE GLYCOL,TREHALOSE,DIMETHICONE/VINYL DIMETHICONE CROSSPOLYMER, SODIUM DNA, LACTOBACILLUS FERMENT,ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, CURCUMA LONGA (TURMERIC) ROOT EXTRACT, CERAMIDE NP, TROMETHAMINE,GLYCERYL POLYMETHACRYLATE,DIOSCOREA JAPONICA ROOT EXTRACT,ETHYLHEXYLGLYCERIN,GLYCOSYL TREHALOSE,SODIUM POLYACRYLATE,PVM/MA COPOLYMER, HYDROGENATED LECITHIN, HYDROLYZED COLLAGEN, HYDROGENATED STARCH HYDROLYSATE, XANTHAN GUM, ADENOSINE, THEOBROMA CACAO (COCOA) SEED EXTRACT, DEXTRIN, HYDROLYZED ELASTIN,SUCROSE DISTEARATE,LECITHIN, CARBOMER,POLYQUATERNIUM-51,POLYSORBATE 20,GLYCERYL STEARATE,BHT,CYANOCOBALAMIN,BIOSACCHARIDE GUM-1, TOCOPHEROL,PALMITOYL PENTAPEPTIDE-4,PANAX GINSENG ROOT EXTRACT, CARNOSINE,CALENDULA OFFICINALIS FLOWER OIL, PANAX GINSENG VESICLES,RETINOL
Marka
NEOGEN DERMALOGY Collagen Lifting Cream
NEOGEN DERMALOGY Collagen Lifting Cream
NEOGEN DERMALOGY Collagen Lifting Cream, është riformulimi i shumëpritur, dhe formula e përmirësuar nga marka NEOGEN DERMALOGY. I formuluar me dy lloje kolagjeni (kolagjen dhe kolagjen te hidrolizuar), që përmirëson elasticitetin e lëkurës, nxit rigjenerimin qelizor dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. Duke e përdorur rregullisht, do mbushë vijat e holla dhe rrudhat. Përbërja me keramide dhe peptide, hidraton thellësisht lëkurën dhe heq ndjesinë e lodhjes. Nga ana tjetër, përmbajtja me adenozinë reduktom linjat e imëta dhe ofron efekt lifting për lëkurën tuaj. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës.
*70ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
kolagjen, keramide, peptide, panthenol, EGF, Trehalose
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat., Glycerin, 1,2-Hexanediol, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Cyclohexasiloxane, Methyl Gluceth-20, C12-16 Alcohols, Carbomer, Tromethamine, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum, Trehalose, Coptis Japonica Extract, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Adenosine, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Sodium Hyaluronate, Dextrin, Undaria Pinnatifida Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Jania Rubens Extract, Ceramide 3, Squalane, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Disodium EDTA, Citral, Linalool, Limonene
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
BEAUTY OF JOSEON Calming Serum: Green Tea + Panthenol
BEAUTY OF JOSEON Calming Serum: Green Tea + Panthenol
BEAUTY OF JOSEON Calming Serum: Green Tea + Panthenol mund t'a quani lehtësisht serumin ideal për qetësimin e lëkurës. Ky serum është i formuluar me përbërësit tradicional të mjeksisë bimore koreane Hanbang, dhe i adresohet minimizimit të skuqjes dhe sensitivitetit. Ka pH të ulët 6.6, i ngjashëm me atë të vetë lëkurës. Përmban 76% çaj jeshil, i pasur me antioksidantë, i cili mban në kontroll mbiprodhimin e sebumit, ofron lëmim të sipërfaqen së lëkurës dhe forcon barrierën mbrojtëse të saj! Gjithashtu përmban 2% panthenol (Vitaminë B5), për të mundësuar hidratim të thellë. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica, qetëson lëkurën e irrituar, duke bërë të mundur minimizimin e inflamacionit në të. Nuk mbaron këtu, ky serum ndihmon në zbehjen e njollave kafe, duke mbajtur në kontroll dhe shenjat e moshës falë përmbajtjes me vitaminë C. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë sensitive dhe me tendencë akneike & hiperpigmentimi. Ky produkt është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, PEG.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit 'magjik'
esktrakt çaj jeshil, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Water, Water, Methylpropanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, MeliaAzadirachta Flower Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Propolis Extract, Diethoxyethyl lSuccinate, Betaine, Octanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Allantoin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Polyquaternium-51, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Phytate, Dextrin, Tocopherol
Marka
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
Cos De BAHA VA Vitamin C 15% Ascorbic Acid
Cos De BAHA VA Vitamin C 15% Ascorbic Acid
Marka inovative Cos De BAHA, na ka prezantuar me serumin e ri VA Vitamin C 15% Ascorbic Acid. I formuluar me 15% vitaminë C të pastër, ky serum targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit më të mirë kundër plakjes në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës – dhe çelësi për të mbajtur një lëkurë të lëmuar, të njëtrajtshme dhe me shkëlqim! Veç kësaj, ky përbërës i mrekullueshëm nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër ky serum ka në formulimin e tij arbutinë, një përbërës natyral i cili pengon sekretimin e melaninës (pigmentit të lëkurës), duke e bërë kështu një ndriçues të shkëlqyeshëm të lëkurës. Ndërsa, përbërja me panthenolë (Vitamina B5), ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave pasi bën të mundur dhe rigjenerimin e plotë të lëkurës. Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vitamin C 15%, arbutinë, Panthenol (Vitamina B5).
Lista e plotë e përbërësve
Aloe barbadensis leaf extract, ascorbic acid, arbutin, 1,2-hexanediol, glycerin, arginine, sodium hyaluronate, panthenol, *hamamelis virginiana (witch hazel) leaf ext, *rosmarinus officinalis (rosemary) ext, *eucalyptus globulus leaf ext, *thymus vulgaris (thyme) ext, *aspalathus linearis ext, disodium edta
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
Shfaq 90/1726

