MEDICUBE TXA Niacinamide Capsule Cream
MEDICUBE TXA Niacinamide Capsule Cream
MEDICUBE TXA Niacinamide Capsule Cream është një krem unik, me teksturë xhel-rozë dhe kapsula rozë që shkrihen lehtë kur aplikohen, duke ju lejuar të rregulloni ndjesinë e produktit sipas nevojave të lëkurës tuaj. Kjo formulë “customizable” ju lejon të vendosni sa gel (më i lehtë) dhe sa kapsula (më i pasur) doni në aplikim, për një hidratim të personalizuar, më shumë gel për ndjesi të freskët dhe më shumë kapsula për elasticitet dhe ushqim të thellë. Ky krem përmban 99% Acid Traneksamik (TXA), një përbërës i cili ndihmon për të zbehur njollat kafe, shenjat e akneve dhe pigmentimin, duke sjellë një tonalitet më të njëtrajtshëm dhe të ndritshëm. Së bashku me 5% Niacinamide, ky krem përforcon barrierën e lëkurës, redukton poret, dhe rikthen butësinë e saj, pa shkaktuar irritime. Formulimi është i pasur me Alpha‑Arbutin dhe Glutathione, të cilët japin një efekt antioxidant dhe ndihmojnë në ndriçimin e lëkurës, dhe Hyaluronat të ndryshëm që sigurojnë hidratim të thellë dhe rigjenerim. Me teksturën e tij të lehtë xhel-rozë dhe formulimin e butë, është i përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme. Ideal për lëkurë me tendencë hiperpigmentimi dhe njolla kafe.
Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës me prejardhje shtazore, dhe të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*55gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
99% Acid Traneksamik (TXA), 5% Niacinamide, Alpha‑Arbutin, Glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide (50,000 Ppm), Methylpropanediol, Propanediol, 1,2-hex- Anediol, Dipropylene Glycol, Caprylic/capric Triglyceride, Glyceryl Glucoside, Butylene Glycol, Arginine, Ethylhexyl Palmitate, Carbomer, Cetearyl Alcohol, Cetearyl Olivate, Sor- Bitan Olivate, C12-14 Alketh-12, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/vp Copolymer, Simethicone, Ethylhexylglycerin, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Adenosine, Polyacrylate-13, Disodium Edta, Cyanocobalamin, Triethyl Ci- Trate, Betaine, Polyisobutene, Glyceryl Stearate, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Tranexamic Acid, Abelmoschus Esculentus (Okra) Fruit Extract, Panthenol, Coccinia Indica Fruit Extract, Corallina Officinalis Extract, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Glutathione, Fragaria Vesca (Strawberry) Fruit Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Citrus Junos Peel Extract, Betula Platyphylla Japonica Bark/leaf Extract, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Bisabolol, Ferulic Acid, Cymbopogon Citratus Leaf Oil, Illici- Um Verum (Anise) Fruit/seed Oil, Octyldodecanol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, 3-0-ethyl Ascorbic Acid, Sodium Hyaluronate, Alpha-arbutin, Hydrogenated Lecithin, Ceramide Np, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica First Ampoule
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica First Ampoule
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica First Ampoule është një serum i fuqishëm, i formuluar posaçërisht për të siguruar hidratim të thellë dhe qetësim afatgjatë për lëkurën e ndjeshme, të thatë apo të irrituar. Falë përqindjes së lartë prej 38% të ujit të Centella Asiatica nga Madagaskari, ky serum ndihmon në qetësimin e skuqjes, reduktimin e irritimeve dhe rigjenerimin e barrierës natyrale të lëkurës. Përveç kësaj, përmban pesë lloje të acidit hialuronik, të cilët veprojnë në thellësi të ndryshme të epidermës, duke siguruar një hidratim të thellë që qëndron gjatë gjithë ditës. Formula është pasuruar edhe me Ceramide NP në formë nano, i cili forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandalon humbjen e lagështisë, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e elasticitetit dhe mbrojtjen ndaj agresorëve të jashtëm. Nga ana tjetër, niacinamidet në formulim ndihmojnë në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe në reduktimin e njollave, ndërsa adenosina vepron në thellësi për të zbutur shenjat e lodhjes dhe vijat e holla. Për më tepër, ekstrakti i Hedera Helix (Ivy) ndihmon me veprimin e tij antioksidant dhe qetësues, duke mbështetur lëkurën në procesin e vet natyror të mbrojtjes dhe rikuperimit. E sugjerojmë për lëkura me tendencë skuqjeje, rosacea, akne, si dhe për ata që kanë nevojë për hidratim të thellë dhe kujdes të butë, por efektiv.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*100ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes apo të mëngjesit, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ujë gjethesh Centella Asiatica, acid hialuronik, NP Ceramide, ekstrakt gjethesh/kërcelli Hedera Helix (Ivy)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Centella Asiatica Leaf Water(389,929ppm), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Hibiscus Esculentus Fruit Extract, Sodium Hyaluronate(5,293ppm), Hydrolyzed Hyaluronic Acid(5,290ppm), Hyaluronic Acid(5,290ppm), Methylpropanediol, Panthenol, Cetearyl Olivate, Carbomer, Arginine, Sorbitan Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Pentylene Glycol, Adenosine, Polyglutamic Acid, Rosa Damascena Flower Water, Artemisia Princeps Leaf Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Iris Florentina Root Extract, Ethylhexylglycerin, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Sodium Phytate, Xanthan Gum, Maltodextrin, Pantolactone, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate Crosspolymer(0.005ppm), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate(0.005ppm)
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
PYUNKANG YUL Black Tea Revitalizing Mask Pack
PYUNKANG YUL Black Tea Revitalizing Mask Pack
PYUNKANG YUL Black Tea Revitalizing Mask Pack është maskë pëlhure e njomur në esencë, pjesë e linjës Black Tea të markës PYUNKANG YUL. Kjo maskë ashtu si e gjithë linja është e formuluar me çajin e zi të fermentuar Kombucha, i pasur me antioksidantë me përmbajtje polifenol dhe catechin. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre të fuqishme kundër plakjes së lëkurës. Kjo maskë premton rritje të elasticitetit të lëkurës, dhe shkëlqim të menjëhershëm të saj falë formulimit me peptide dhe adenosine. Esenca e kësaj maske përmban gjithashtu kolagjen në struktura të ndryshme molekulare, për të arritur depërtimin në të gjitha shtresat e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të bimës mugwort, centella asiatica dhe eksrakt Houttuynia Cordata kujdeset për qetësimin e irritimeve të mundshme. Kjo maskë gjithashtu përmban niacinamide dhe ekstrakt Seaberry, të cilat kujdesen për tkurrjen e poreve dhe hidratimin e thellë të lëkurës. Lëkura do të ndihet thellësisht e hidratuar falë formulimit me gjalpë shea, 5 lloje të ndryshme vajrash bimorë, 6 lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe keramide. Kjo maskë është e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe e përshtatshme për lëkurën e thatë.
Formula e saj është hipoalergjike, jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencial.
*25ml
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
çaj i zi i fermentuar, peptide, adenosine, niacinamide, 6 lloje të acidit hialuronik, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Hydroxyethyl Urea, Camellia Sinensis Leaf Extract, Saccharomyces/Xylinum/Black Tea Ferment(100ppm), Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Keratin, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Broussonetia Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronatem, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Squalane, Ceramide NP, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Betula Platyphylla Japonica Juice, Coptis Japonica Root Extract, Houttuynia Cordata Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Diethoxyethyl Succinate, Hydroxyethylcellulose, Carbomer, Arginine, Caramel, Dextrin, Adenosine, Disodium EDTA, Propanediol, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Caprylyl Glycol, Pentylene Glycol, Ethylhexylglycerin
Marka
Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.
HARUHARU WONDER Black Rice Deep Cleansing Oil
HARUHARU WONDER Black Rice Deep Cleansing Oil
Nëse jeni duke kërkuar për një larës vajor për përdorim të përditshëm që t’ju pastrojë thellësisht lëkurën nga make-up apo papastërtitë e tjera, por njëkohësisht të ruajë nivelin e hidratimit në të, ju prezantojmë me HARUHARU WONDER Black Rice Deep Cleansing Oil nga marka më e re HARUHARU WONDER. Ky larës është i formuluar me 9 lloje vajrash me origjinë 100% bimore, si vaj i ekstraktit të orizit të zi (Rice Bran Oil), vaj ulliri, vaj makadamie, vaj i farave të luleve të diellit, vaj Jojoba dhe Vitaminë E, kombinim i cili përveçse siguron pastrim të thellë bën të mundur gjithashtu edhe një eksfolim shumë të butë të lëkurës. Ky larës nuk përmban fragrancë apo vajra esencialë, pra është një larës vajor ideal për lëkurat sensitive, pasi nuk shkakton aspak irritim në lëkurë apo në zonën e syve. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, kryesisht ato të thata dhe sensitive.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës HARUHARU WONDER, ka certifikatë “VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE”
*150ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
9 lloje vajrash me origjinë 100% bimore, vaj i ekstraktit të orizit të zi (Rice Bran Oil), vaj ulliri, vaj makadamie, vaj i farave të luleve të diellit, vaj Jojoba, Vitaminë E
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Sorbeth-30 Tetraoleate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Tocopherol, Ethylhexylglycerin
Marka
HARUHARU WONDER er është një markë koreane e kujdesit për lëkurën, e themeluar me qëllimin për të ofruar zgjidhje të përditshme për kujdesin e lëkurës duke përdorur përbërës natyralë dhe inovativë. Emri "Haruharu" në koreanisht do të thotë "çdo ditë", duke reflektuar qëllimin e markës për të përmirësuar cilësinë e lëkurës çdo ditë. Marka është veçanërisht e njohur për linjën e saj të produkteve të bazuara në ekstrakte të orizit të zi, të cilat janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes të cilët ndihmojnë në rigjenerimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Një nga produktet më të njohura është "Black Rice Hyaluronic Toner," i cili kombinon fuqinë e orizit të zi me acidin hialuronik për të ofruar hidratim të thellë dhe përmirësim të elasticitetit të lëkurës. HARUHARU WONDER përpiqet të jetë një markë ekologjike dhe e qëndrueshme. Paketimi i produkteve është dizajnuar për të qenë miqësor me mjedisin dhe për të reduktuar mbeturinat. Marka gjithashtu është e përkushtuar të përdorë përbërës të pastër dhe të sigurta për lëkurën, duke shmangur kimikatet e dëmshme dhe substancat sintetike që mund të shkaktojnë irritime ose alergji. Një tjetër aspekt dallues i HARUHARU WONDER është përqendrimi i saj në shkencën dhe inovacionin. Ata përdorin teknologji të avancuara për të maksimizuar efektivitetin e përbërësve natyralë dhe për të zhvilluar formula unike që ofrojnë rezultate të dukshme. Kjo përfshin përdorimin e metodave të fermentimit për të rritur biodisponibilitetin dhe përthithjen e përbërësve aktivë në lëkurë. Përveç përbërësve të fuqishëm dhe formulave inovative, HARUHARU WONDER gjithashtu thekson rëndësinë e përvojës së përdoruesit. Produktet e tyre kanë tekstura të këndshme dhe aroma natyrale që e bëjnë rutinën e kujdesit për lëkurën një moment të këndshëm dhe relaksues në ditën tuaj.
MEDICUBE PDRN Pink Caffeine Night Wrapping Mask
MEDICUBE PDRN Pink Caffeine Night Wrapping Mask
MEDICUBE PDRN Pink Caffeine Night Wrapping Mask është një maskë nate rikuperuese që punon ndërsa ju flini, duke formuar një shtresë të lehtë “wrapping” mbi lëkurë për të siguruar efekt maksimal rigjenerues. Formula e saj e avancuar kombinon fuqinë e PDRN (DNA salmoni), i cili nxit rigjenerimin qelizor në lëkurë dhe përmirëson elasticitetin, me kafinën, që redukton ënjtjen dhe i jep lëkurës një pamje më të freskët në mëngjes. Maskës i shtohen niacinamide, që njëtrajtëson tonalitetin dhe përmirëson teksturën, si edhe kolagjen, elastinë dhe peptide hidratuese, të cilat mbushin lëkurën me lagështi dhe forcojnë barrierën mbrojtëse. Falë përbërësve qetësues si allantoin dhe vitaminës E, maska ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe ruajtjen e butësisë së lëkurës gjatë gjithë natës. Pas përdorimit, lëkura zgjohet më e lëmuar, më e freskët dhe dukshëm më e ndritshme. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës, sidomos për lëkurë të lodhur, të dehidruar ose me mungesë elasticiteti që kërkon rikthim të vitalitetit dhe një pamje më rinore.
*75ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Në mëngjes, tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas vazhdoni me hapat e rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (DNA salmoni), kafinë, kolagjen, elastinë, peptide, allantoin, vitamin E
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Glycereth-26, Polyvinyl Alcohol, Niacinamide, Benzyl Glycol, Xanthan Gum, Algin, C12-14 Alketh-12, Allantoin, Synthetic Fluorphlogopite, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Cyanocobalamin, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Titanium Dioxide (CI 77891), Sodium DNA, Butylene Glycol, Rosa Damascena Flower Oil, Caffeine, Propanediol, Ascorbic Acid, Tocopheryl Acetate, Chondrus Crispus Extract, Glycine, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Serine, Glutamic Acid, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Aspartic Acid, Leucine, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Collagen Extract, Hydrolyzed Elastin, Alanine, Lysine, Sodium Acetylated Hyaluronate, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Caprylyl Glycol, Histidine, Methionine, Cysteine, Mannitol, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Collagen, Hexapeptide-9, Nonapeptide-1
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
MEDIHEAL Collagen Ampoule Pad
MEDIHEAL Collagen Ampoule Pad
MEDIHEAL Collagen Ampoule Pad është një produkt inovativ, i formulur posaçërisht për të luftuar shenjat e moshës dhe rrudhat e thella. Formulimi i tij unik, i pasur me kompleksin CollagenFactor™️, ofron një ndihmë të fuqishme në rikuperimin dhe rigjenerimin e lëkurës, gjithashtu depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, duke stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit. Ky proces është thelbësor për të adresuar shenjat e moshës dhe për të rritur elasticitetin e lëkurës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të rinovuar dhe të shëndetshme. Nga ana tjetër, përbërësit si keramide dhe proteinë e nxjerrë nga qumështi ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe furnizimin e vazhdueshëm të saj me hidratim. Këto tamponë pambuku janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, duke përfshirë edhe ato sensitive, duke i bërë ato një zgjedhje ideale për çdo rutinë të kujdesit të lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*100 tamponë pambuku
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CollagenFactor™️, kolagjen, proteinë qumështi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Glycereth-26, 1,2- Hexanediol, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Betaine, Hydroxyacetophenone, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydroxyethyl Urea, Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Citrate, Allantoin, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, Hydroxyethylcellulose, Collagen Extract, Adenosine, Citric Acid, Disodium EDTA, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Butylene Glycol, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Juniperus Mexicana Oil, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Lactobacillus Ferment, Ceramide NP, Milk Protein Extract, Caprylyl Glycol, Tripeptide- 1, Acetyl Hexapeptide- 8. Copper Tripeptide- 1, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
CENTELLIAN24+ Madeca 21 Relief Spot Care Patch
CENTELLIAN24+ Madeca 21 Relief Spot Care Patch
CENTELLIAN24+ Madeca 21 Relief Spot Care Patch janë ngjitëset më të avancuara për trajtimin e akneve të inflamuara, duke ofruar një zgjidhje efektive dhe të rehatshme. Ato janë të formuluara për të thithur papastërtitë dhe për të krijuar një mbrojtje të fortë ndaj agjentëve të jashtëm dhe radikaleve të lira. Formulimi përfshin acid salicilik dhe ekstrakt nga gjethet e çajit jeshil, të cilët punojnë së bashku për të trajtuar aknet dhe shenjat që lejnë pas. Përveç kësaj, ngjitëset përmbajnë gjithashtu ekstrakt të farave të rrushit, i cili ndihmon në qetësimin e inflamacionit dhe pastrimin e poreve. Ngjitëset vijnë në madhësi të ndryshme saqë nuk dallohen aspak me sy të lirë, madje duke aplikuar edhe krem pudër mbi to, bëhen të padukshme. Në këtë mënyrë, mund t’i përdorni me lehtësi gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
*68 ngjitëse (40 copëx10mm/ 28copëx12mm)
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të farave të rrushit, çaj jeshil, acid salicilik,
Lista e plotë e përbërësve
sodium carboxymethylcellulose, polyisobutylene, polybutene, polyurethane, polyethylene terephthalate
Marka
MEDICUBE Triple Collagen Cream 4.0
MEDICUBE Triple Collagen Cream 4.0
Nëse jeni në kërkim të një kremi efektiv që vepron në thellësi për të përmirësuar dukshëm pamjen e lëkurës, MEDICUBE Triple Collagen Cream 4.0 është një zgjedhje që ia vlen. Kjo formulë e përmirësuar përmban Triple Collagen Complex, i cili ndihmon në rikthimin e elasticitetit, duke i dhënë lëkurës një pamje më të tonifikuar dhe rinore. Një nga përbërësit kryesorë është elastina premium nga Franca, e njohur për efektin e saj në përmirësimin e elasticitetit dhe hidratimin e thellë të lëkurës. Kremi është gjithashtu i pasur me ekstrakt të lëvores së klorantës Enantia dhe ekstrakt të gjetheve të ullirit, të cilët ndihmojnë në: zvogëlimin e dukshëm të poreve, reduktimin e njollave të errëta dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Për më tepër, ky krem përmban gjithashtu acid hialuronik, një përbërës shumë të rëndësishëm për lëkurat e dehidratuara (dhe jo vetëm), të cilat kanë nevojë për rikuperim intensiv. Ky përbërës ndihmon gjithashtu në lëmimin e rrudhave të imëta dhe në ruajtjen e balancës së lagështisë gjatë gjithë ditës. Duke e përdorur rregullisht, do të përmirësoni dukshëm paraqitjen e shenjave të moshës, duke e ndjerë lëkurën më të gjallë dhe të re. Rekomandohet për lëkurë mature.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Triple Collagen Complex, Elastinë Premium, ekstrakt i lëvores së klorantës Enantia, ekstrakt i gjetheve të ullirit, acid hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Triple Deep Erasing Cream Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Cyclopentasiloxane, Caprylic/Capric Triglyceride, Triethylhexanoin, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Cyclohexasiloxane, Dioscorea Japonica Root Extract, Cetearyl Glucoside, Glyceryl Stearate Se, Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Extract, Pseudoalteromonas Ferment Extract, Piper Methysticum Leaf/Root/Stem Extract, Centella Asiatica Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Enantia Chlorantha Bark Extract, Lupinus Albus Seed Extract, Olea Europaea (Olive) Leaf Extract, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Cinnamomum Zeylanicum Bark Extract, Hydrogenated Lecithin, Argania Spinosa Kernel Oil, Sodium Hyaluronate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Dimethicone, Squalane, C12-16 Alcohols, Glyceryl Stearate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Fructose, Microcrystalline Cellulose, Butylene Glycol, Palmitic Acid, Methylpropanediol, Hydrogenated Polyisobutene, Polyquaternium-51, Betaine, Alcohol, Glycosyl Trehalose, Isononyl Isononanoate, Polyglyceryl-10 Stearate, Cellulose Gum, Hydrolyzed Corn Starch, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Beta-Glucan, Raffinose, Biosaccharide Gum-1, Stearic Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Adenosine, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Disodium Edta, Lecithin, Sucrose, Bisabolol, Panthenol, Inulin Lauryl Carbamate, Folic Acid, Disodium Stearoyl Glutamate, Citric Acid, Ceramide Np, Cholesterol, Ascorbyl Glucoside, Zinc Pca, Tromethamine, Palmitoyl Tripeptide-5, Saccharomyces Ferment Filtrate, Capryloyl Glycine, Hexylene Glycol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Tocopherol, Sarcosine, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Oleanolic Acid, Hydrolyzed Elastin, Desamido Collagen, Peg-100 Stearate, Polysorbate 60, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Potassium Sorbate, Caprylyl Glycol, Linalool, Benzyl Salicylate, Limonene, Hydroxycitronellal
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule Foam
SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule Foam
Pastrues fytyre ujor.
SKIN1004 Madagascar Centella Ampoule Foam, është një pastrues i butë, por jashtëzakonisht efektiv, i formuluar për të pastruar thellë lëkurën pa e tharë apo irrituar. Me një teksturë të pasur dhe kremoze që shndërrohet në një shkumë të dendur dhe të butë, ky pastrues largon në mënyrë efektive papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mbetjet e make-up-it, duke lënë lëkurën të pastër dhe të freskët. Formula e tij është e përqendruar në fuqinë qetësuese dhe rigjeneruese të Centella Asiatica, një përbërës i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe hidratuese, që ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Me një pH të ekuilibruar, ky larës ruan nivelet e lagështisë së lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e tërheqjes apo thatësisë pas larjes. Për më tepër, falë përbërësve të tij të butë, por efektivë, ndihmon në rafinimin e teksturës së lëkurës dhe në minimizimin e poreve, duke ofruar një ndjesi freskie dhe pastërtie të përkryer. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*125gr
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Coco-Betaine, Centella Asiatica Extract, Potassium Cocoyl Glycinate, 1,2-Hexanediol, Potassium Cocoate, Potassium Benzoate, Polyquaternium-67, Citric Acid, Sodium Chloride, Butylene Glycol, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Disodium EDTA, Sodium Acetate, Sodium Bicarbonate, Coptis Chinensis Root Extract, Sodium Hyaluronate, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract
Marka
DR. ALTHEA 345 Relief Cream Mist
DR. ALTHEA 345 Relief Cream Mist
DR. ALTHEA 345 Relief Cream Mist është një mist hidratues dhe qetësues për fytyrë me formulë dyfazore (ujë + emulsion i lehtë kremi), i krijuar për të ofruar hidratim të menjëhershëm dhe për të forcuar barrierën natyrale të lëkurës pa e rënduar atë. Kur tundet para përdorimit, dy fazat bashkohen dhe spërkaten në formën e një mjegulle ultra të imët, e cila përthithet shpejt dhe lë lëkurën të butë, të qetësuar dhe të hidratuar. Formula është e pasur me ujë nga orizi, acid hialuronik, panthenol dhe Centella Asiatica, përbërës që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, qetësimin e skuqjes dhe reduktimin e ndjeshmërisë së lëkurës. Ky mist është ideal për përdorim pas pastrimit të fytyrës, gjatë ditës për rifreskim ose mbi makeup, duke i dhënë lëkurës qetësim dhe hidratim pa ndjesi yndyre apo ngjitjeje.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*50ml
Përdorimi
*Në fillim tundeni produktin
Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë orizi, acid hialuronik, panthenol, Centella Asiatica,
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Glycerin, Triethylhexanoin, Water, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Butylene Glycol, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Streptococcus Thermophilus Ferment, Betaine, Trilaureth-4 Phosphate, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-51, Sodium Phytate, Citric Acid, Pyrus Malus (Apple) Juice, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sea Salt, Cynanchum Atratum Extract, Tocopherol, Aspergillus Ferment, Althaea Rosea Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Madecassoside, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Leaf Water, Centella Asiatica Leaf Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Lactobacillus Ferment, Houttuynia Cordata Extract, Hyaluronic Acid, Silanetriol, Bifida Ferment Extract, Hydrolyzed Rice Protein, Rice Amino Acids
Marka
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Cream
ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Cream
ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Cream, është një krem hidratues që vjen nga një nga markat më prestigjoze në Korenë e Jugut! Ky hidratues multi-funksional është i formuluar me ekstraktin anti-inflamator të thuprës, i cili njihet për vetitë e fuqishme kuruese! Pema e thuprës (birch) e quajtur ndryshe "mbretëresha e pyllit", me origjinë nga Inje-Gun në Korenë e Jugut , mbulon më shumë se 90% e sipërfaqes totale të këtij fshati malësor. Në sezonin e pranverës, para se të mbijnë gjethet, lëngu i pemës mblidhet me një vrimë të vogël, duke nxjerrë gjak "lëngë i bardhë" i cili është i pasur me NMF (Natural Moisturizing Factor) një koktej përbërësish që lëkura në mënyrë natyrale krijon për të mbajtur të hidratuar shtresën e saj. Formulimi me acid hialuronik Vita, glicerinë dhe jojoba i ofrojnë lëkurës një efekt "lifting" (tërheqje) dhe furnizim me hidratim të thellë dhe afatgjatë. Vetitë e tij pastruese ndihmojnë në eliminimin e efekteve të jashtëm dhe radikaleve të lira që targetojnë hiperpigmentimin. Por, efektet e këtij hidratuesi nuk mbeten këtu, ky krem ndihmon gjithashtu në stimulimin e kolagjenit, duke siguruar elasticitetin dhe reduktimin e linjave të imta të rrudhave. Ka konsistencë shumë të lehtë, i cili ruan lagështi të plotë, forcon barrierën dhe ofron veti qetësues për lëkurën tuaj! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
2.70 fl. Oz. / 80ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish
Përbrësit
Përbërësi "magjik"
Ekstrakt i pemës së thuprës, acidi hialuronik Vita, glicerina dhe jojoba
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Isononyl Isononanoate, Isododecane, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Polydecene, Betula Platyphylla Japonica Juice, Jojoba Esters, Panthenol, Glyceryl Glucoside, Acacia Senegal Gum, Hydrolyzed Hibiscus Esculentus Extract, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Lupinus Albus Seed Extract, Moringa Pterygosperma Seed Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ascorbic Acid, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/ VP Copolymer, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Acrylates/ C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Glyceryl Acrylate/ Acrylic Acid Copolymer, Ethylhexylglycerin, Agar, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Caprylate, Butylene Glycol, Disodium EDTA.
Marka
E themeluar në vitin 2017, marka koreane e bukurisë, ROUND LAB, u ka ofruar vazhdimisht konsumatorëve produkte për kujdesin e lëkurës LAB me cilësi më të mirë dhe të lartë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut. Seria 1025 Dokdo është projekti i parë i ROUND LAB, i pasur me minerale nga oqeani i thellë i ishullit Ulleungdo (zona ku bën pjesë ishulli Dokdo). Përveç kësaj, lëndët e para të përdorura në këtë seri produktesh janë të certifikuara nga EWG si materiale jeshile dhe të sigurta. (EWG është një organizatë jofitimprurëse që ka vlerësuar sigurinë në lëndët e para kozmetike, këmbëngul në ofrimin e informacionit të saktë për konsumatorët.) Dokdo Line është seria më e popullarizuar e ROUND LAB, grupi i plotë prej gjashtë produkteve kishte përfunduar kërkimin, zhvillimin dhe doli në treg në vitin 2018. Pas kësaj, seti zuri pozitën pole në listën e shitjeve 2018 të Lalavla (Watson) në Korenë e Jugut . Sipas ROUND LAB, shumë marka kozmetike kanë burime në mbarë botën për të marrë lëndë të para me cilësi të lartë. Megjithatë, ROUND LAB dëshiron të prodhojë produkte me cilësi më të mirë dhe më kuptimplotë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut.
MEDIHEAL Vita C Brightening Sleeping Mask
MEDIHEAL Vita C Brightening Sleeping Mask
Maska hidratuese e gjumit MEDIHEAL Vita C Brightening Sleeping Mask është një trajtim i avancuar që kujdeset për lëkurën tuaj ndërsa flini, duke e bërë rutinën tuaj të bukurisë të thjeshtë dhe efektive. Ndryshe nga maskat tradicionale që kanë nevojë të lahen pas një periudhe të shkurtër kohe, kjo maskë aplikohet si hapi i fundit i kujdesit tuaj të lëkurës në mbrëmje dhe lihet të veprojë gjatë gjithë natës. Gjatë kësaj kohe, ajo depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ofruar një hidratim intensiv dhe të vazhdueshëm që zgjat deri në mëngjes. E pasuruar me 5% niacinamide, kjo formulë ndihmon në barazimin e tonit të lëkurës, reduktimin e njollave dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Ndërsa, kompleksi Panthenol Active 3X punon për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën, duke zbutur ndjesitë e thatësisë dhe irritimit. Nga ana tjetër, formulimi me vitaminë C, PHA dhe LHA ndihmon në lëmimin, hidratimin dhe rifreskimin e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e shëndetshme dhe e rigjallëruar. Falë teknologjisë unike Vitasome, kjo maskë ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimit, ndërsa në të njëjtën kohë mban nën kontroll shenjat e moshës, duke promovuar një pamje të freskët dhe rinore. Tekstura e saj xhelore e lehtë përthithet shpejt, duke mos lënë ndjesi të yndyrshme ose të rëndë, ndërsa aroma e saj e freskët krijon një ndjesi relaksi dhe qetësie para gjumit. Kur të zgjoheni, do të ndjeni një lëkurë të butë, të hidratuar dhe me shkëlqim të shëndetshëm, gati për të përballuar ditën.
*20ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% niacinamide, Panthenol Active 3X, vitaminë C, PHA, LHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Hydrogenated Polyisobutene, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Sodium Carbomer, Hippophae Rhamnoides Water, Ethylhexylglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Polyacrylate Starch, 1, 2-Hexanediol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pantolactone, Polyglyceryl-10 Laurate, Limonene, Glyceryl Glucoside, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Extract, Pelargonium Graveolens Water, Rosa Damascena Flower Water, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Eucalyptus Globulus Leaf Water, Gluconolactone, Capryloyl Salicylic Acid, Barosma Betulina Leaf Extract, Bambusa Vulgaris Leaf Extract, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Panthenol, Pantothenic Acid, Sodium Hyaluronate, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Seed Oil, Fullerenes, Menadione, Pyridoxine HCL, Riboflavin, Sodium Ascorbyl Phosphate, Thiamine HCL, Tocopheryl Acetate
Marka
Cos De BAHA G Glycolic Acid 10 AHA Serum
Cos De BAHA G Glycolic Acid 10 AHA Serum
Cos De BAHA G Glycolic Acid 10 AHA Serum është krijuar posaçërisht për të adresuar disa problematika njëherësh të lëkurës me anë të një produkti të vetëm! Ky serum është i formuluar me sasi të konsiderueshme prej 10% acid glikolik, për të ofruar efekt “peeling” në epidermën e lëkurës (sipërfaqe), pra për të eksfoliuar qelizat e vdekura që ndodhen në të. Nga ana tjetër përdorimi i këtij serumi rrit elasitcitetin e lëkurës, duke siguruar hidratim dhe lagështi. Kjo formulë ofron gjithashtu një kujdes specifik nga vijave të holla dhe rruhave, duke i lëmuar dukshëm me një përdorim të vazhdueshëm. Nga ana tjetër ky serum ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës. Serumi është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, gluten, formaldehid, ngjyrues artificial.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit glikolik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% acid glikolik, ekstrakt i gjethes aloe vera.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Ext, Glycolic Acid, Propanediol, Arginine, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Sodium Hydroxide, Camellia Sinensis Leaf Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Leontopodium Alpinum Extract.
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum
TORRIDEN DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Serum është "bestselleri" më i kërkuar nga linja DIVE-IN Low Molecular Hyaluronic Acid Line e markës TORRIDEN, që tani më në fund vjen tek ju. Ky serum i lehtë por i fuqishëm, i mbushur me kompleksin unik 5D të acidit hialuronik, përthithet shpejt për të hidratuar menjëherë lëkurën. Përbërësit shtesë si panthenoli, allantoini dhe madecassoside qetësojnë në mënyrë efektive lëkurën, duke e bërë atë të duket më e freskët dhe e rigjeneruar. Formuluar me pesë lloje të ndryshme të acidit hialuronik, ky serum depërton në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse dhe mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Ekstrakti i malakitit, i cili i jep serumit një ngjyrë natyrale blu pastel, ndihmon në parandalimin e shenjave të moshës dhe krijimin e rrudhave të reja. Ky serum është një domosdoshmëri për ata që kërkojnë një kujdes të përparuar dhe efektiv për lëkurën, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme hidratimi dhe qetësimi çdo ditë. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë balancuar yndyrën-lagështinë në lëkurë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks 5-D, ekstrakt malakit, panthenol, allantoinë, madecassoside
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (500ppm), Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Allantoin, Trehalose, Betaine, Propanediol, Portulaca Oleracea Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Ceramide NP, Beta-Glucan, Malachite Extract, Cholesterol, Pentylene Glycol Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Tromethamine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
MIZON S Venom Wrinkle Tox Cream
MIZON S Venom Wrinkle Tox Cream
MIZON S Venom Wrinkle Tox Cream është një produkt i fuqishëm, si asnjë produkt tjetër që mund të keni përdorur më parë për të luftuar shenjat e moshës! Ky krem ka përbërje shumë të veçantë sepse është i formuluar me 4% syn-ake (helm sintetik gjarpëri). Syn-ake është një peptid sintetik i krijuar për të imituar veprimin e helmit të gjarprit. Peptidi që imiton Syn-ake, pengon transmetimin e impulseve nervore në muskuj njësoj si Botox-i, por në mënyrë natyrale, pa efekte anësore. Nga ana tjetër, ky krem përmban gjalp shea, i cili ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, në shërimin e inflamacionit të lëkurës dhe riparimit të barrierës së saj të dëmtuar nga radikalet e lira, ose faktorë të tjerë të jashtëm. Duke e përdorur rregullisht, do të përmirësoni dukshëm aparencën e shenjave të moshës duke e ndjerë lëkurën më të gjallë dhe të re! Këshillohet për lëkurë mature.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
4% syn-ake (helm sintetik gjarpëri), gjalp shea
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Octyldodecyl Myristate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Polysorbate 20, 1,2-Hexanediol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cetearyl Olivate, Cyclohexasiloxane, Sorbitan Olivate, PEG-100 Stearate, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Fragrance, Disodium EDTA, Sodium Ascorbyl Phosphate, Allantoin, Tocopheryl Acetate, Panthenol, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Sodium Hyaluronate, Beta Glucan, Phenoxyethanol, Tocopherol, Copper Tripeptide-1, TBHQ, Palmitoyl Tripeptide-5
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
MEDIHEAL Cica AC Calming Sleeping Mask
MEDIHEAL Cica AC Calming Sleeping Mask
Maska hidratuese e gjumit MEDIHEAL Cica AC Calming Sleeping Mask është një trajtim i avancuar që kujdeset për lëkurën tuaj ndërsa flini, duke e bërë rutinën tuaj të bukurisë të thjeshtë dhe efektive. Ndryshe nga maskat tradicionale që kanë nevojë të lahen pas një periudhe të shkurtër kohe, kjo maskë aplikohet si hapi i fundit i kujdesit tuaj të lëkurës në mbrëmje dhe lihet të veprojë gjatë gjithë natës. Gjatë kësaj kohe, ajo depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ofruar një hidratim intensiv dhe të vazhdueshëm që zgjat deri në mëngjes. E pasuruar me 5% niacinamide, kjo formulë ndihmon në barazimin e tonit të lëkurës, reduktimin e njollave dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Ndërsa, kompleksi Panthenol Active 3X™ punon për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën, duke zbutur ndjesitë e thatësisë dhe irritimit. Nga ana tjetër, kompleksi Calmingtox™ është një formulë e avancuar, e pasuruar me ekstrakte të Madecassoside dhe Centella Asiatica, dy përbërës natyralë që veprojnë në harmoni për të qetësuar dhe rinovuar lëkurën. Ky kompleks ndihmon në reduktimin e irritimeve dhe ënjtjeve, duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe duke i dhënë asaj një pamje më të freskët dhe të shëndetshme. Tekstura e saj xhelore e lehtë përthithet shpejt, duke mos lënë ndjesi të yndyrshme ose të rëndë, ndërsa aroma e saj e freskët krijon një ndjesi relaksi dhe qetësie para gjumit. Kur të zgjoheni, do të ndjeni një lëkurë të butë, të hidratuar dhe me shkëlqim të shëndetshëm, gati për të përballuar ditën.
*20ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% niacinamide, Panthenol Active 3X, kompleks Calmingtox™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Panthenol, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone, Carbomer, Arginine, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Methyl Soyate, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Pantolactone, 1, 2-Hexanediol, Disodium EDTA, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Hydrogenated Lecithin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Sodium Hyaluronate, Lactobacillus Ferment, Lentinus Edodes Extract, Pantothenic Acid, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Madecassoside, 4-Terpineol, Zinc PCA, Copper PCA, Centella Asiatica Leaf Extract
Marka
SOME BY MI Real Care Mask
SOME BY MI Real Care Mask
SOME BY MI Real Care Mask, janë maskat më të reja të koleksionit "Koral Secrets"nga marka më inovative dhe e pëlqyer SOME BY MI. Këto maska pëlhure me fibra celuloze janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, aknet, poret, sensitivitetin etj.
Real Tea tree Calming Care Mask
Formulimi me Tea Tree qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni.
Real Cica Calming Care Mask
Formulimi me centella asiatica ka veti antibakteriale e cila ndihmon në trajtimin e akneve, sensitivitetit dhe gjendjes së rosaceas në lëkurë.
Real AHA. BHA.PHA Calming Care Mask
Përmban 3 lloje të ndryshme eksfoliantësh kimik, si AHA, BHA, PHA, pa harruar ekstraktin e frutit të Papaya-s dhe Witch Hazel, që nxit ripërtëritjen e qelizave. AHA, largon qelizat e vdekura. BHA, pastron thellësisht poret nga sebumi i tepërt. PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës.
Real Aloe Soothing Care Mask
Formulimi me Aloe Vera ndihmon në qetësimin e lëkurës së acaruar nga dëmtimi i diellit duke ulur temperaturën e lëkurës me efektin e saj freskues.
Real Honey Luminous Care Mask
Formulimi me Honey ofron hidratim të thellë dhe ka veti të fuqishme antibakteriale. Premton një lëkurë të shëndetshme dhe me vitalitet.
Real Vitamin Brightening Care Mask
Formulimi me Lemon ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave.
Real Hyaluron Hydra Care Mask
Formulimi me acid hyaluronik ndihmon në luftën kundër shenjave pre-mature të moshës, siç janë: dehidratimi, lëshimi i lëkurës, vijat dhe rrudhat.
Formulimi është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.
*20g
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Butylene Glycol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, t-Butyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Tocopherol
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
NARD Hair Loss Control Tonic
NARD Hair Loss Control Tonic
NARD Hair Loss Control Tonic, pjesë e linjës NARD Hair Loss Control Line, do të forcojë rrënjën e flokëve duke parandaluar rënien e tyre. E formuluar me 22 lloje aminoacidesh, dhe 5 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, panthenol dhe allantoin për të depërtuar në 5 shtresa të skalpit, për të ruajtur balancën yndyrë-lagështi, të nevojshëm për skalpin. Ka një konsistencë ujore në mënyrë që i gjithë formulimi të shpërndahet në skalp dhe flokë, duke depërtuar në secilën prej rrënjëve të flokut. Së bashku me shampoo-n NARD Hair Loss Control Shampoo & NARD Scalp Brush do të arrini rezultate fantastike!
*200ml
Përdorimi
Tundeni shishen përpara përdorimit. Pas larjes së flokut sprucojeni tonikun afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
22 lloje aminoacidesh, 5 lloje të acidit hialuronik, panthenol, allantoin,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat., Glycerin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Menthol(l-Menthol), Salicylic Acid, Dex-panthenol, Fragrance, Allantoin, Butylene Glycol, 1, 2-Hexanediol, Rehmannia Chinensis Root Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Alisma Orientale Tuber Extract, Poria Cocos Sclerotium Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Panax Ginseng Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Portulaca Oleracea Extract, Caulerpa Lentillifera Extract, Lavendula Angustifolia (Lavender) Extract, Argania Spinosa Kernel Oil, Sodium Hyaluronate, Camellia Japonica Seed Oil, Caprylyl Glycol, Histidine, Proline, Phenylalanine, Tryptophan, Threonine, Tyrosine, Taurine, Ornithine, Arginine, Alanine, Isoleucine, Aspartic Acid, Asparagine, Cystine, Serine, Valine, Methionine, Leucine, Lysine, Glutamine, Polyglutamic Acid, Glycine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (91.95 ppm), Ethylhexylglycerin, Glycine Soja (Soybean) Germ Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Limonene, Linalool
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shfaq 162/1726

