DR. ALTHEA 345 Relief Cream
DR. ALTHEA 345 Relief Cream
DR. ALTHEA 345 Relief Cream është një krem rigjenerues i formuluar me kujdes për të transformuar lëkurën duke ofruar qetësim, ushqyerje dhe rigjenerim të plotë. Çdo aplikim sjell një dozë të fuqishme përbërësish të njohur për efektet e tyre të shkëlqyera: niacinamide, panthenol dhe ekstraktin e Opuntia Ficus-Indica, secili në përqendrime të larta prej 10,000 ppm (10%), të cilët veprojnë në harmoni për të rregulluar ekuilibrin e lëkurës. Niacinamidet, një formë e fuqishme e vitaminës B3, përmirëson barrierën e lëkurës duke balancuar prodhimin e sebumit të tepërt dhe duke zbehur njollat kafe, duke dhënë një ton të barabartë dhe të ndritshëm. Panthenoli, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe hidratuese, depërton thellë për të relaksuar lëkurën e ndjeshme dhe të irrituar, duke e lënë atë të butë dhe të freskët. Ndërkohë, ekstrakti i kërcellit të Opuntia Ficus-Indica ofron hidratim të thellë dhe afatgjatë, duke e bërë këtë krem ideal për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme. Tekstura e tij kremoze dhe e lehtë përthithet shpejt, duke krijuar një shtresë mbrojtëse që ruan lagështinë dhe e mban lëkurën të qetësuar dhe të freskët gjatë gjithë ditës. Ky krem është i përshtatshëm për lëkurë të thatë, sensitive dhe të dehidratuar, gjithashtu ndihmon për të luftuar shenjat e sëmundjeve të lëkurës si: ekzemë dhe psoriasis.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, panthenol, ekstrakt Opuntia Ficus-Indica,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Glycerin, Cyclohexasiloxane, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Panthenol, Polyglycerin-3, Polyglyceryl-10 Stearate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Hydrogenated Polydecene, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Houttuynia Cordata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Agave Tequilana Leaf Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Corallina Officinalis Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Opuntia Ficus-Indica Stem Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Perilla Ocymoides Leaf Extract, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Empetrum Nigrum Fruit Juice, Dicaprylyl Carbonate, C14-22 Alcohols, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Polymethylsilsesquioxane, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, C12-20 Alkyl Glucoside, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-51, Tromethamine, Fructooligosaccharides, Adenosine, Beta-Glucan, Glycine Soja (Soybean) Sterols, PEG-40 Castor Oil, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Resveratrol, Tocopherol, Ceramide Np, Oligopeptide-1, Phenoxyethanol, Potassium Sorbate
Marka
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
VT COSMETICS A1 Calming Ampoule
VT COSMETICS A1 Calming Ampoule
Ju prezantojmë VT COSMETICS A1 Calming Ampoule, një serum i përqendruar që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar, zbeh shenjat e mbetura post-akne dhe njollat kafe (hiperpigmentimin), trajton gjendjen rosacea dhe rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës. Formula e tij mbështetet në fuqinë e acidit azelaik, i njohur për vetitë e tij antioksiduese, antibakteriale dhe anti-inflamatore. Për ta bërë efektin edhe "më të fortë", ampula është e pasur me Centella Asiatica (Cica) dhe derivatet e saj të fuqishme si Madecassoside dhe Asiaticoside, që rigjenerojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ofrojnë qetësim të menjëhershëm ndaj irritimeve. Por fuqia e këtij serumi nuk ndalet këtu! Ekstrakti i nxjerrë nga Tea Tree vepron si mburojë antibakteriale, duke parandaluar formimin e akneve dhe duke ulur inflamacionin, ndërsa përbërësit hidratues si acidi hialuronik (në disa forma molekulare) dhe panthenoli (Provitamina B5) nxisin elasticitetin dhe ofrojnë hidratim afatgjatë. Ndërsa, përbërësit shtesë me efekt qetësues, si Houttuynia Cordata dhe ekstrakti i Glycyrrhiza (lakrica), përforcojnë veprimin anti-inflamator dhe ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Ky serum është një hap i domosdoshëm në rutinën e kujdesit, për këdo që kërkon qetësim dhe rigjenerim të menjëhershëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid azelaik, Centella Asiatica (Cica), Madecassoside, Asiaticoside, Ekstrakt Tea Tree, Acid hialuronik, Panthenol (Provitamina B5), Houttuynia Cordata, Ekstrakt Glycyrrhiza (lakrica)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propylene Glycol, Azelaic Acid, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Cyanocobalamin, Dipotassium Glycyrrhizate, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Pentylene Glycol, Xylitol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Houttuynia Cordata Extract, Centella Asiatica Extract, Tocopherol, Madecassoside, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Dextrin, Hyaluronic Acid, Asiaticoside, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS Azelaic Acid Toner Pad
VT COSMETICS Azelaic Acid Toner Pad
VT COSMETICS Azelaic Acid Toner Pad përmban 60 pad-sa të zhytura me Acid Azelaik. Një përbërës i cili përdoret për të trajtuar aknet dhe hiperpigmentimin e lënë pas tyre. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht që ky përbërës lufton çdo lloj bakteri që shkakton akne dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes së lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Formulimi i tij me AHA, BHA, PHA dhe LHA bën një eksfolim të butë, pastron poret dhe përmirëson teksturën e lëkurës, pa e irrituar atë. Ndërsa shtimi i ekstraktit të Centella Asiatica (Cica Exosome) qetëson lëkurën dhe ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse. Pads-at mund të përdoren çdo ditë, edhe në lëkurë të ndjeshme, dhe janë testuar dermatologjikisht. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*60 tamponë pambuku/ 180ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid Azelaik, AHA, BHA, PHA, LHA, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Disodium Edta, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Azelaic Acid, Gluconolactone, Salicylic Acid, Citric Acid, Capryloyl Salicylic Acid, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Propanediol, Propylene Glycol, Diospyros Kaki Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sodium Benzoate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Pentylene Glycol, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

