SOME BY MI V10 Hyal Hydra Capsule Sunscreen
SOME BY MI V10 Hyal Hydra Capsule Sunscreen
SOME BY MI V10 Hyal Hydra Capsule Sunscreen është një krem mbrojtës ndaj diellit me formulë të avancuar, i cili ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV. Ky produkt përmban filtra kimikë të fuqishëm që mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet UVA dhe UVB, me SPF50+ PA++++, duke siguruar mbrojtje të përqendruar dhe të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Formulimi i tij është pasuruar me kompleksin e patentuar V10 Hyal, një kombinim i dhjetë llojeve të ndryshme vitaminash dhe acidit hialuronik, që ndihmojnë në hidrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Acidi hialuronik ofron lagështi thelbësore, ndërsa vitaminat, si A, C, E, B5 dhe B12, ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës dhe reduktimin e shenjave të moshës. Po ashtu, ky krem është i pasuruar me ekstrakte të vitaminës C dhe limonit, të njohura për efektet e tyre antioksiduese dhe depigmentuese, që ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e hiperpigmentimit. E përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme si edhe atë sensitive.
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
V10 Hyal, ekstrakte të vitaminës C, kstrakte të limonit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol, Dibutyl Adipate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, C12-15 Alkyl Benzoate, Caprylyl Methicone, Ethylhexyl Triazone, Polysilicone-15, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexyl Palmitate, Hexyl Laurate, Niacinamide, Phenethyl Benzoate, Tridecyl Trimellitate, Glycerin, Polymethylsilsesquioxane, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Silica Dimethyl Silylate, Panthenol, Hydroxyacetophenone, C30-45 Alkyldimethylsilyl Polypropylsilsesquioxane, Fragrance, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Adenosine, Limonene, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Acetyl Glucosamine, Linalool, Cynanchum Atratum Extract, Ethylhexylglycerin, Althaea Rosea Flower Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol, Ceramide NP, Biotin, Cyanocobalamin, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Linoleic Acid, Ascorbic Acid, Bioflavonoids, Menadione, Retinol, 7-Dehydrocholesterol
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
MIZON Cicaluronic™ Nonnano Sunblock SPF50+ PA++++
MIZON Cicaluronic™ Nonnano Sunblock SPF50+ PA++++
Mizon Cicaluronic™ Nonnano Sunblock, ky krem mbrojtës është formuluar për të siguruar mbrojtje të fuqishme ndaj rrezeve të diellit (UVA dhe UVB), duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimit të lëkurës dhe plakjes së saj. Ky produkt ofron një ndjesi të rehatshme dhe hidratuese për lëkurën tuaj, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyeshme për kujdesin e saj. MIZON është i njohur për inovacionin në kujdesin e lëkurës, dhe ky krem përmban formulën e patentuar Cicaluronic Complex ™, një kombinim i acidit hyaluronic dhe ekstrakteve të bimës Centella asiatica. Ky kompleks ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke e lënë atë më të butë dhe më të hidratuar. Nga ana tjetër, falë me ekstrakte natyrale bimore (si ekstrakti i gjetheve të aloe), ky krem ka efekt qetësues në lëkurë si edhe parandalon dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktohet nga rrezatimi diellor. Konsistenca e tij non-nano vjen e lehtë, dhe duke e përhapur mirë me duar nuk arrin të dallohet asnjë njollë e bardhë nga filtrat fizik. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që ky krem ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cicaluronic Complex ™ (acid hyaluronic, ekstrakte cikatriceale), centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, Water, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Ethylhexyl Salicylate, Polymethylsilsesquioxane, Zinc Oxide (CI 77947), Lauryl PEG/PPG-18/18 Methicone, Titanium Dioxide (CI 77891), C12-15 Alkyl Benzoate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Disteardimonium Hectorite, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Magnesium Sulfate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Isoamyl p-Methoxycinnamate, Glucose, Chlorella Vulgaris Extract, Aluminum Hydroxide, Fragrance (Parfum), Stearic Acid, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Fructose, Fructooligosaccharides, Dimethicone, Silica Dimethyl Silylate, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Water, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Salvia Sclarea (Clary) Extract, Propanediol, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Centella Asiatica Extract, Bambusa Arundinacea Stem Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Benzyl Glycol, Sodium Benzoate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Sorbate, Hyaluronic Acid
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shfaq 20/20

