SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Hyalu-B5 Hydrating Mask

€5,50 €4,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 26 dhe Maj 27.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Hyalu-B5 Hydrating Mask është një maskë intensive me teksturë hidrogel, e formuluar me kolagjen me molekulë të ulët dhe acid hialuronik për hidratim të thellë, përmirësim të elasticitetit dhe efekt glow të menjëhershëm. Kjo maskë ndihmon në lëmimin e vijave të imta, forcimin e barrierës së lëkurës dhe rikthimin e pamjes së freskët dhe të lëmuar. Formula kombinon kompleksin Hyalu-B5 me panthenol (Vitamina B5), niacinamide dhe adenozinë, të cilët qetësojnë lëkurën, përmirësojnë tonin dhe teksturën, si dhe reduktojnë pamjen e lodhur. Ceramidet dhe peptidet ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe forcimin e elasticitetit me përdorim të vazhdueshëm. Pas përdorimit, lëkura duket më e hidratuar, më e butë dhe me shkëlqim natyral. E përshtatshme për lëkurat e thata, të dehidratuara dhe për efekt glow para eventeve apo make-up-it.

*37g

Përdorimi

Pas pastrimit të lëkurës dhe aplikimit të tonerit, vendoseni maskën në fytyrë dhe lëreni për 3-4 orë ose gjatë gjithë natës derisa të bëhet transparente. Pas heqjes së maskës, masazhoni lehtë esencën e mbetur derisa të përthithet plotësisht.

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

Kolagjen, Acid Hialuronik, Pantenol (Vitaminë B5), Niacinamide, Ceramide, Peptide, Adenozinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Collagen, Dipropylene Glycol, Methylpropanediol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Sodium Stearoyl Glutamate, Panthenol, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus Extract, Betaine, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hydroxyacetophenone, Potassium Chloride, Polysorbate 80, Glyceryl Stearate, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polydecene, Cellulose Gum, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Sucrose, Dipotassium Glycyrrhizate, Ceramide NP, Ceramide AP, Ceramide NS, Ceramide EOP, Cholesterol, Phytosphingosine, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Glyceryl Glucoside, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-2, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-11, Hexapeptide-9, Tripeptide-1, Hydrolyzed Glycosaminoglycans.

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.



Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm