SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Retinol Power Boosting Capsule Cream

€35,00 €26,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 26 dhe Maj 27.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Retinol Power Boosting Capsule Cream është një krem anti-aging me formulë të avancuar, i krijuar për të reduktuar shenjat e moshës dhe për të rritur elasticitetin, duke vepruar si një trajtim intensiv rigjenerues dhe forcues i barrierës së lëkurës. Formulimi i tij përmban kolagjen, retinol dhe komplekse aktive në formë kapsulash. Kolagjeni ndihmon në përmirësimin e elasticitetit si dhe në reduktimin e dukshëm të vijave të imta dhe rrudhave. Retinoli (derivat i vitaminës A) ndihmon në përmirësimin e teksturës, zbehjen e hiperpigmentimit dhe parandalimin e shenjave të reja të moshës. Teknologjia me “capsule system“ lejon që përbërësit aktivë të mbeten të stabilizuar dhe të çlirohen gjatë aplikimit, duke rritur efikasitetin dhe depërtimin në lëkurë. Kjo bën që retinoli dhe përbërësit e tjerë aktivë të veprojnë në mënyrë më të kontrolluar dhe më efektive. Formula gjithashtu përfshin përbërës hidratues dhe qetësues që ndihmojnë në balancimin e efektit të retinolit, duke minimizuar mundësinë e irritimit, sidomos gjatë përdorimit të rregullt. Ky krem ka një teksturë të pasur, kremozë, por që përthithet mirë pa lënë ndjesi të rëndë, duke e bërë të përshtatshëm për rutinën e mbrëmjes si hap final në kujdesin e lëkurës. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure, sidomos për lëkurë mature dhe për ata që dëshirojnë të trajtojnë rrudhat dhe shenjat e moshës.

Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës me prejardhje shtazore, dhe të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*50gr

Përdorimi

Pas pastrimit në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me spatulën merrni një kapsulë dhe sasinë e nevojshme të xhelit, përziejini së bashku dhe aplikojini në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

retinol, kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Carbomer, Arginine, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Hydrogenated Polyisobutene, Propanediol, Cetearyl Olivate, Glyceryl Stearate, Dimethicone, Sorbitan Olivate, C14-22 Alcohols, Sorbitan Stearate, Hydrolyzed Sponge, Collagen Extract (1,000ppm), Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Adenosine, C12-20 Alkyl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Trehalose, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Beta-carotene, Hydrolyzed Collagen (0.47ppm), Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Retinol (0.03ppm), Polyglyceryl-10 Laurate, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Polyvinyl Alcohol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Tocopherol, Collagen (2.36ppb), Collagen Amino Acids (2.36ppb), Soluble Collagen (2.36ppb), Soluble Collagen Crosspolymer (2.36ppb), Zinc Hydrolyzed Collagen (2.36ppb), Ethylhexylglycerin, Hyaluronic Acid, Tripeptide-1, Caprylyl Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Potassium Hyaluronate, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-5

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm