SUNGBOON EDITOR Green Tomato NMN Pore Lifting Ampoule Mask

€4,00 €3,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 26 dhe Maj 27.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Green Tomato NMN Pore Lifting Ampoule Mask është një maskë intensive pore-care, e krijuar për të ndihmuar në zvogëlimin e pamjes së poreve të zgjeruara, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit të saj. Formula kombinon fuqinë antioksiduese të domates së jeshile me teknologjinë moderne të NMN (Nicotinamide Mononucleotide), duke ofruar një efekt “pore tightening” dhe një pamje më të lëmuar e më uniforme të fytyrës. Në formulë, ekstrati i domates së jeshile është përbërësi kryesor, i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe për ndihmën në kontrollin e sebumit të tepërt, një nga arsyet kryesore pse poret duken më të mëdha. Domatet jeshile përmbajnë lycopene dhe komponime antioksiduese që ndihmojnë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës dhe në përmirësimin gradual të teksturës. Një tjetër përbërës kyç është NMN, një derivat i vitaminës B3 që përdoret gjithnjë e më shumë në skincare për efektet e tij në rigjenerimin e lëkurës dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. Ky përbërës ndihmon që lëkura të duket më elastike dhe më e hidratuar me përdorim të vazhdueshëm. Ideale për lëkurë me pore të dukshme, yndyrë të tepërt, teksturë jo uniforme, sensitivitet apo mungesë elasticiteti.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*21ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

NMN, ekstrati i domates së jeshile, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Isopentyldiol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Alcohol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Trehalose, Phenyl Trimethicone, Panthenol, Allantoin, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Myristate, Adenosine, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium EDTA, Methylpropanediol, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Gluconolactone, Erythritol, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract* (400 ppm), Tocopherol, Sodium Polyacrylate, Melia Azadirachta Flower Extract, Xylitylglucoside, Hedera Helix (Ivy) Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Anhydroxylitol, Illicium Verum (Star Anise) Extract, Cucurbita Pepo (Pumpkin) Powder, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Xylitol, Sodium Hyaluronate, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Bellis Perennis (Daisy) Flower Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Glycine, Hydrolyzed Collagen, Nicotinamide Mononucleotide (1,000 ppb), Benzyl Glycol, Borago Officinalis Extract, Echinacea Purpurea Extract, Proline, Hydroxyproline, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Thunbergii Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm