SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Rice Peel Shot

€43,00 €33,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 26 dhe Maj 27.

Përshkrimi

SUNGBOON EDITOR Kojic Acid Niacinamide Brightening Rice Peel Shot është një trajtim eksfoliues dhe njëtrajtësues i krijuar për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe për të zbehur njollat, duke i dhënë lëkurës një trajtim dhe shkëlqim të menjëhershëm. Ky “peel shot” kombinon fuqinë e eksfolimit të butë me përbërës me efekt njëtrajtësues, që bashkëveprojnë njëkohësisht në sipërfaqe dhe në shtresat e sipërme të lëkurës për një efekt më të shpejtë dhe më të dukshëm. Në formulim përfshihet Kojic Acid dhe eksrakti i orizit, ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe, shenjave post-akne si edhe në lëmimin e rudhave të sapo krijuara. Niacinamidet (vitamina B3) nga ana tjetër ndihmojnë për të përmirësuar barrierën e lëkurës dhe për të minimizuar pamjen e poreve. Formula e këtij peel shot përmban gjithashtu eksfoliantë të butë që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura pa irrituar lëkurën, duke e lënë atë më të lëmuar, më të pastër dhe me një glow të freskët. Ky produkt është i përshtatshëm për lëkurat me teksturë të pabarabartë, me njolla pigmentimi, shenja post-akne ose ton të pashëndetshëm të lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*80ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë.


Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Kojic Acid, niacinamide, ekstrakt orizi

Lista e plotë e përbërësve

Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Water, Glycerin, Propanediol, Isostearamidopropyl Ethyldimonium Ethosulfate, Methylpropanediol, Propylene Glycol, Cellulose, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Kojic Acid, Ethylhexylglycerin, Saccharide Isomerate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Gardenia Florida Fruit Extract, Lactobacillus Ferment, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Dextrin, Citric Acid, Disodium EDTA, Gluconolactone, Cedrus Atlantica Bark Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Sodium Citrate, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Tocopherol, Ascorbic Acid, Kojic Dipalmitate, Niacinamide, Panthenol, Salicylic Acid, Tranexamic Acid, Aspergillus Ferment, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, sh-Oligopeptide-1, Sodium Hyaluronate

Marka

SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.

Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm