TOCOBO Cotton Soft Sun Stick SPF50+ PA++++
TOCOBO Cotton Soft Sun Stick SPF50+ PA++++
TOCOBO Cotton Soft Sun Stick SPF50+ PA++++ do të kthehet në SPF stick mbrojtës ndaj diellit të preferuar, me vetë një aplikim. Ky produkt është i formuluar me filtra mbrojtës kimik me spektër SPF50+ PA++++. Formulimi i tij është me ekstrakt të pambukut për të ofruar hidratim në lëkurë por dhe mbrojtje të barrierës natyrale të saj. Kompleksi Hub AC i cili përmban 4 bimë mediciale me veti të fuqishme anti-inflamatore, dhe bën të mundur qetësimin e lëkurës nga çdo irritim i mundshëm. Ndërsa kompleksi Anti Sebum P, përmban ekstrakt nga aguliçja, të rrënjës së ginseng-ut dhe halave të pishës për të mundësuar rritje të elasticitetit, duke ofruar ekuilibër midis yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë. Ndërsa formulimi me niacinamide do të ndihmojë në minimizim të poreve dhe zbehje të njollave kafe, duke e bërë këtë stick ndaj diellit shumë të përshtatshëm për të gjithë personat që vuajnë nga hiperpigmentimi. Konsistenca e tij është e butë si pambuk, dhe falë pudrës poroz me madhësi shumë të vogël, gati mikroskopike, bën të mundur përthithjen e sebumit të tepërt të krijuar gjatë ditës, duke krijuar një shtresë mat mbi lëkurë. Sigurisht falë faktit që është në formë stick-u e bën këtë produkt lehtësisht të riaplikueshëm. Gjithashtu është çertifikuar si produkt 100% vegan nga Qendra Kërkimore Klinike e Lëkurës PNK në Korenë e Jugut. Veçantia tjetër e këtij kremi, është sepse është i sigurt për lëkurat me sensitivitet të lartë pasi përmban përbërës të klasës EWG dhe PEG. Ky krem rekomandohet të përdoret nga personat:
- Që kanë lëkurë hipersensitive.
- Që kanë tendencë mbiprodhimi yndyre gjatë ditës.
- Dëshirojnë të kenë një përfundim mat në lëkurë pas aplikimit të SPF.
- Dëshirojnë një krem mbrojtës ndaj diellit me konsistencë të lehtë dhe plot freski.
- Kërkojnë një SPF me mbrojtje me përbërës të sigurtë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!
*19gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
filtra kimik, kompleksi Hub AC, kompleksi Anti Sebum P, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Ethylhexyl Triazone, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Polyglyceryl-3 Distearate, Niacinamide, Tromethamine, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Pentylene Glycol, Polysilicone-15, Vigna Radiata Seed Extract, Gossypium Herbaceum (cotton) Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Rheum Palmatum Root/Stalk Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Oenothera Biennis (evening primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Sodium Hyaluronate, Gossypium Herbaceum (cotton) Seed Oil, Polymethylsilsesquioxane, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Glyceryl Stearate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Potassium Cetyl Phosphate, Glycerin, Glyceryl Stearate Citrate, Inulin Lauryl Carbamate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Butylene Glycol, Tocopherol, Fragrance
Marka
Tocobo është një markë vegane e krijuar në Korenë e Jugut, e cila vlerëson dhe bazohet mbi gjërat thelbësore. Me moton “Value your intuition”, “Vlerëso intuitën tënde”, ata krijojnë produkte për të pasur lëkurë të shëndetshme, duke përdorur përbërës që vërtet i nevojiten një kujdesi cilësor. Të gjitha produktet e markës TOCOBO janë vegane të certifikuara, dhe kanë kryer testet hipoalergjike të lëkurës, ndaj janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurave. Parimet e markës janë qartësia, moderniteti dhe kënaqësia. Marka ka tërhequr vëmëndjen në Kore falë konceptit të saj të dizajnit vizual, i cili në mënyrë intuitive u kujton konsumatorëve efikasitetin e produkteve.
Slogani i vetë markës është: “We are next derma cosmetics”, “Ne jemi kozmetika e radhës e lëkurës”!
SKIN1004 Madagascar Centella The Hyalu-Cica Silky Fit Sun Stick SPF50+ PA++++
SKIN1004 Madagascar Centella The Hyalu-Cica Silky Fit Sun Stick SPF50+ PA++++
SKIN1004 Madagascar Centella The Hyalu-Cica Silky Fit Sun Stick SPF50+ PA++++ është krijuar për ata që preferojnë një aplikim të thjeshtë dhe praktik, kudo dhe në çdo moment. Me një formulë të pasur me Centella Asiatica nga Madagaskari, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese, ky stick ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe e mbron nga dëmtimet e faktorëve të jashtëm. Kombinimi i acidit hialuronik me kompleksin qetësues Hyalu-Cica siguron hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, duke i dhuruar fytyrës freski dhe butësi që ndjehet gjatë gjithë ditës. Rezistenca ndaj djersës dhe sebumit e bën të përshtatshëm për përdorim gjatë ditëve të gjata dhe aktiviteteve, ndërsa përbërësit si agave blu dhe polimere poroze me madhësi mikroskopike ndihmojnë në kontrollin e sebumit të tepërt. Tekstura “silky-fit” përhapet lehtë, njësoj si mëndafshi mbi lëkurë, duke i dhuruar një ndjesi të butë dhe një përfundim mat. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shpejt, nuk lë asnjë njollë të bardhë dhe jep një ndjesi freskie pas aplikimit. Gjithashtu, shërben si një bazë e shkëlqyer për make-up.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.
*20gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, kompleksi Hyalu-Cica, agave blu, polimere poroze
Lista e plotë e përbërësve
Methyl Methacrylate Crosspolymer, Synthetic Wax, Coco-Caprylate/Caprate, Cetyl Ethylhexanoate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Dibutyl Adipate, Butyloctyl Salicylate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Silica, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dicaprylyl Carbonate, Isopropyl Palmitate, Ethylhexyl Triazone, Tocopheryl Acetate, Diethylhexyl 2,6-Naphthalate, Vinyl Dimethicone, Polysilicone-15, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ozokerite, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Centella Asiatica Extract(0.98ppm), Agave Tequilana Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Sodium Hyaluronate(1ppm), Bisabolol, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Ethylhexylglycerin, Water, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (1 ppm), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Hyaluronic Acid (0.01 ppm)
Marka
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
MAKEP:REM Defense Me. Calming Sun Stick SPF 50+PA++++
MAKEP:REM Defense Me. Calming Sun Stick SPF 50+PA++++
Ky version në trajtë sticku i MAKEP:REM Defense Me. Calming Sun Stick SPF 50+ PA++++ është krijuar për ata që preferojnë një aplikim më të thjeshtë dhe më të përshtatshëm, ndërkohë që ofron të njëjtën formulë efektive si MAKEP:REM Defense Me. Calming Sun Cream SPF 50+PA++++ Me përmbajtjen e tij të pasur me oksid zinku, ai siguron një mbrojtje të lartë nga rrezet UV, qetëson lëkurën dhe ndihmon në hidratimin e saj. Falë ekstraktit të ujit bambusa vulgaris dhe kompleksit City-Proof me përbërës si ekstrakti i farës së moringës dhe vajrat me origjinë bimore, ky stick mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, duke qetësuar irritimet dhe duke ruajtur freskinë dhe relaksimin e saj. Tekstura e tij e lehtë dhe përfundimi mat e bëjnë të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, duke ofruar një ndjesi jo-yndyrore dhe freskuese gjatë përdorimit të përditshëm.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.
*20gr
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
100% oksid zinku, ujë bambusa vulgaris, kompleks City-Proof (që përmban ekstrakt të farës moringa dhe vaj me origjinë bimore)
Lista e plotë e përbërësve
Dodecyl p-Cresol, C12-15 Alkyl Benzoate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Glycerin, Methyl Trimethicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Moringa oleifera Seed Extract, Lespedeza Capitata Leaf/Stem Extract, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf/Vine Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Bambusa Vulgaris Water, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Biosaccharide Gum-4, Fructan, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Rosa Damascena Flower Water, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Water, Hydrogenated Lecithin, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polymethylsilsesquioxane, Polyhydroxystearic Acid, Dimethiconol, Trisiloxane, Alumina, Stearic Acid, Polyacrylate Crosspolymer-6, Butylene Glycol, Cetyl Alcohol, AmmoniuAcryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacrylate, Polyether-1, t-Butyl Alcohol, Ceramide NP, Beta-Glucan, Octyldodecanol, Dipropylene Glycol, Tocopherol, Maltodextrin, Sodium Palmitoyl Proline
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Sun Stick SPF50+ PA++++
€22,00
Çmimi për njesi perROUND LAB Birch Juice Moisturizing Sun Stick SPF50+ PA++++
€22,00
Çmimi për njesi perKremi mbrojtës ndaj diellit më i njohur dhe më i shitur në Korenë e Jugut për vitet e fundit, ROUND LAB Birch Moisturizing Sun Cream i është bashkuar më në fund koleksionit tonë "KORAL SECRETS" edhe në formë stick-u. ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Sun Stick SPF50+ PA++++, jo vetëm që ofron mbrojtje maksimale nga dielli, por gjithashtu jep lëndë ushqyese thelbësore për të mbajtur lëkurën tuaj me energji unike gjatë gjithë ditës. Ekstrati i thuprës së bardhë dhe acidi hialuronik Vita sigurojnë lagështi jetike për lëkurën tuaj, ndërkohë që e mbrojnë atë nga dëmtimet e stimuluara nga rrezet UV. Nga ana tjetër, pesë përbërësit e ekstrakteve bimore në Soothing Cooler largojnë nxehtësinë e tepërt duke dhënë efektet ftohëse, sapo të prekë fytyrën. Ndërsa formulimi me niacinamide do të ndihmojë në minimizim të poreve dhe zbehje të njollave kafe, duke e bërë këtë stick ndaj diellit shumë të përshtatshëm për të gjithë personat që vuajnë nga hiperpigmentimi. Konsistenca e tij është e butë si pambuk, dhe falë pudrës poroz me madhësi shumë të vogël, gati mikroskopike, bën të mundur përthithjen e sebumit të tepërt të krijuar gjatë ditës, duke krijuar një shtresë mat mbi lëkurë. Sigurisht falë faktit që është në formë stick-u e bën këtë produkt lehtësisht të riaplikueshëm.
Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*19gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbrësit
Përbërësi "magjik"
Uji i thuprës së bardhë, acid hialuronik Vita
Lista e plotë e përbërësve
Water, Coco-Caprylate/Caprate, Dibutyl Adipate, Synthetic Wax, Butyloctyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Butylene Glycol, Ethylhexyl Triazone, Ozokerite, Niacinamide, Vinyl Dimethicone, Polysilicone-15, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Adansonia Digitata Seed Extract (1,045ppm), Glyceryl Glucoside, Glycerine, Laminaria Japonica Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Viola Mandshurica Flower Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Hyaluronic Acid, Ascorbic Acid, Sodium Hyaluronate, Portulaca Oleracea Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Nonapeptide-1, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Hexapeptide-12, Pentapeptide-3, Hexapeptide-9, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-5 Polyricinoleate, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Sodium Chloride, 1,2-Hexanediol, Tocopherol
Marka
E themeluar në vitin 2017, marka koreane e bukurisë, ROUND LAB, u ka ofruar vazhdimisht konsumatorëve produkte për kujdesin e lëkurës LAB me cilësi më të mirë dhe të lartë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut. Seria 1025 Dokdo është projekti i parë i ROUND LAB, i pasur me minerale nga oqeani i thellë i ishullit Ulleungdo (zona ku bën pjesë ishulli Dokdo). Përveç kësaj, lëndët e para të përdorura në këtë seri produktesh janë të certifikuara nga EWG si materiale jeshile dhe të sigurta. (EWG është një organizatë jofitimprurëse që ka vlerësuar sigurinë në lëndët e para kozmetike, këmbëngul në ofrimin e informacionit të saktë për konsumatorët.) Dokdo Line është seria më e popullarizuar e ROUND LAB, grupi i plotë prej gjashtë produkteve kishte përfunduar kërkimin, zhvillimin dhe doli në treg në vitin 2018. Pas kësaj, seti zuri pozitën pole në listën e shitjeve 2018 të Lalavla (Watson) në Korenë e Jugut . Sipas ROUND LAB, shumë marka kozmetike kanë burime në mbarë botën për të marrë lëndë të para me cilësi të lartë. Megjithatë, ROUND LAB dëshiron të prodhojë produkte me cilësi më të mirë dhe më kuptimplotë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut.
MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Multi Sun Balm SPF 50+ PA++++
MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Multi Sun Balm SPF 50+ PA++++
MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Multi Sun Balm SPF 50+ PA++++është produkti që do të mrekulloi këdo! Balmet multifuksionale janë bërë trend jo vetëm në Korenë e Jugut, por tashmë edhe nga komuniteti i KORAL SECRETS! Veçantia e këtij produkti është se vjen me funksion të trefishtë pra: “3 në 1”. Një balm i cili siguron mbrojtje maksimale nga dielli me SPF 50+ PA++++, ofron hidratim si edhe kujdeset për parandalimin e shfaqjes së rrudhave. MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Multi Sun Balm SPF 50+ PA++++, është i formuluar me 15,000 ppm kompleks Blackberry, vaj të farës së Jojobës dhe ujë Lotus blu, shumë të njohur për vetitë e tyre antioksiduese në lëkurë, duke ndihmuar në minimizimin e shfaqjes së rrudhave dhe mbojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme mjedisore dhe radikalet e lira. Gjithashtu, siguron qetësimin e lëkurës dhe mbrojtjen maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit! Nga ana tjetër, formulimi i tij përmban, Bisabolol dhe Tocopherol Acetate, për të ndihmuar në zbehjen e njollave kafe dhe përmirësimin e rrudhave. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, nuk lë asnjë njollë të bardhë dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit në lëkurë. Gjithashtu është një bazë shumë e mirë për makeup-in!
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*10gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
15,000 ppm kompleks Blackberry, vaj të farës së Jojobës dhe ujë Lotus blu.
Lista e plotë e përbërësve
Cetylethylhexanoate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Synthetic Wax, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Isopropyl Palmitate, Dica Prilyl Carbonate, Butyl Octyl Salicylate, Diethylaminohydroxybenzoylhexylbenzoate, Ethylhexyltriazone, Tocopheryl Acetate, Polysilicone-15, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyltriazine, Vinyl Dimethicone , Ozokerite, Western Raspberry Extract, Jojoba Seed Oil, Blue Lotus Flower Water, Alpha-Bisabolol, Titanium Dioxide, Purified Water, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Poly Hydroxystearate/Sebacate, Butylene Glycol, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexylglycerin, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilene Phosphorus, 1,2-Hexanediol, Aluminum Hydroxide, Tocopherol, Ultramarine, Red Iron Oxide
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.

