THANK YOU FARMER Rice Pure Barrier Capsule Cream

€32,00 €28,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 11 dhe Nentor 12.

Përshkrimi

THANK YOU FARMER Rice Pure Barrier Capsule Cream është krem hidratues dhe qetësues, i krijuar për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për të ofruar hidratim afatgjatë. Formula e tij përmban kapsula me Ceramide NP, të cilat shkrihen gjatë aplikimit dhe ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, duke e lënë lëkurën më të butë, të ushqyer dhe me pamje më të shëndetshme.
I pasuruar me Ceramide NP, Niacinamide, Panthenol, Allantoin, ekstrakt orizi dhe Acid Hialuronik. Ceramidet ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe parandalimin e humbjes së lagështisë, ndërsa Panthenoli dhe Allantoin ndihmojnë në qetësimin e lëkurës. Niacinamide kontribuon në përmirësimin e pamjes së tonit dhe teksturës së saj.
E përshtatsme veçanërisht për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe të ndjeshme, si dhe për lëkurë me barrierë të dobësuar që ka nevojë për hidratim dhe kujdes ushqyes.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.


*80ml

Përdorimi

Në fund të rutinës së përkujdesjes, pas tonerit dhe serumit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni butësisht derisa kapsulat të shpërbëhen dhe kremi të përthithet. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje; gjatë ditës përfundoni me SPF.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ceramide NP; Oryza Sativa (Rice) Extract; Niacinamide; Panthenol; Allantoin; Sodium Hyaluronate; Peptide Complex

Lista e plotë e përbërësve

Aqua/Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Dipropylene Glycol, Glycerin, Hydrogenated Polydecene, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Cetearyl Olivate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Sorbitan Olivate, Vinyl Dimethicone, Glyceryl Glucoside, Glyceryl Stearate, Synthetic Wax, Ceramide NP, Mannitol, Zea Mays Starch, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Microcrystalline Cellulose, Butylene Glycol, Glyceryl Caprylate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Panthenol, Allantoin, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Oryza Sativa Extract, Adenosine, Disodium EDTA, Phytosphingosine, Sorbitan Isostearate, Propanediol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Centella Asiatica Leaf Extract, Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4.

Marka

THANK YOU FARMER është një markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës, e krijuar në Seul në vitin 2015. Emri i saj është një falënderim për fermerët dhe respektin e tyre ndaj natyrës, prej së cilës vijnë shumë nga përbërësit e përdorur në formulat e markës. Filozofia e saj mbështetet te tri vlera: ndershmëria, përkushtimi dhe mirënjohja. Në vend të premtimeve për rezultate të menjëhershme, THANK YOU FARMER beson te kujdesi i përditshëm, i butë dhe i vazhdueshëm për lëkurën. Formulat, të zhvilluara në Korenë e Jugut, bashkojnë ekstrakte bimore me teknologji moderne kozmetike për të mbështetur hidratimin, barrierën mbrojtëse dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës. Nga seria Rice Pure me ekstrakt orizi korean, te Sun Project me mbrojtje UV dhe Phyto Relieful me Centella Asiatica, secila linjë synon t'u përgjigjet nevojave të ndryshme të lëkurës.

Shpërndani

€32,00 €28,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm