THANK YOU FARMER Sun Project Skin Relief Sun Cream SPF50+ PA++++

€24,00 €16,50

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 11 dhe Nentor 12.

Përshkrimi

 Krem mbrojtës nga dielli me filtra hybrid që ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke kombinuar filtra kimik dhe fizik dhe hidratimin me përbërës qetësues për lëkurën. Formula e tij ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, duke ruajtur njëkohësisht butësinë dhe hidratimin e saj.
I pasuruar me Niacinamide, Centella Asiatica dhe kompleksin bimor 8-Relieful, ndihmon në qetësimin e lëkurës, përmirësimin e pamjes së saj dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse. Niacinamide gjithashtu ndihmon në njëtrajtësimin e tonit dhe rregullimin e yndyrës së tepërt.
Ka teksturë të lehtë dhe freskuese, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, yndyrë apo shtresë të bardhë. Formula është pa parfum të shtuar dhe jo-komedogjene, duke e bërë një zgjedhje të përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme dhe atë me tendencë akneike.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të ndjeshme, të prirur ndaj skuqjes dhe akneve.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Vendoseni çdo mëngjes si hapi i fundit i përkujdesjes për fytyrën. Aplikojeni në sasi të bollshme në fytyrë dhe qafë, përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni afërsisht çdo 2 orë gjatë qëndrimit jashtë dhe pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

 Niacinamide; Centella Asiatica; Salvia Hispanica Seed Extract (chia); Adenosine; Tocopherol; kompleksi i ekstrakteve bimore qetësuese

Lista e plotë e përbërësve

Aqua/Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Niacinamide, Coco-Caprylate/Caprate, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Centella Asiatica Extract, T-Butyl Alcohol, Tocopherol, Salvia Hispanica Seed Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Anastatica Hierochuntica Extract, Lonicera Japonica Flower Extract, Gardenia Jasminoides Fruit Extract, Forsythia Suspensa Fruit Extract, Angelica Gigas Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Coptis Japonica Root Extract, Glycyrrhiza Uralensis Root Extract.

Marka

THANK YOU FARMER është një markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës, e krijuar në Seul në vitin 2015. Emri i saj është një falënderim për fermerët dhe respektin e tyre ndaj natyrës, prej së cilës vijnë shumë nga përbërësit e përdorur në formulat e markës. Filozofia e saj mbështetet te tri vlera: ndershmëria, përkushtimi dhe mirënjohja. Në vend të premtimeve për rezultate të menjëhershme, THANK YOU FARMER beson te kujdesi i përditshëm, i butë dhe i vazhdueshëm për lëkurën. Formulat, të zhvilluara në Korenë e Jugut, bashkojnë ekstrakte bimore me teknologji moderne kozmetike për të mbështetur hidratimin, barrierën mbrojtëse dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës. Nga seria Rice Pure me ekstrakt orizi korean, te Sun Project me mbrojtje UV dhe Phyto Relieful me Centella Asiatica, secila linjë synon t'u përgjigjet nevojave të ndryshme të lëkurës.

Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm