ARENCIA Red Collagen Jello Mask
ARENCIA Red Collagen Jello Mask
ARENCIA Red Collagen Jello Mask është një maskë hidrogel me teksturë unike “jello”, e krijuar për t’i dhënë lëkurës një dozë intensive hidratimi dhe një pamje më të plotë, të lëmuar dhe të ndritshme. Formula kombinon Niacinamide, Collagen, Panthenol, Peptide dhe Ceramide NP për të mbështetur hidratimin, elasticitetin dhe barrierën mbrojtëse të lëkurës, ndërsa ekstraktet e Hibiscus, Rosehip dhe Centella Asiatica plotësojnë formulën me përbërës antioksidues dhe qetësues. Tekstura hidrogel përshtatet mirë me konturet e fytyrës dhe ndihmon që esenca të qëndrojë në kontakt me lëkurën gjatë gjithë aplikimit, duke lejuar përbërësit hidratues të veprojnë në mënyrë të njëtrajtshme. Niacinamidet ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tonit dhe teksturës së lëkurës, ndërsa Collagen dhe Peptide ndihmobmë në një pamje më të lëmuar dhe elastike. Panthenol dhe Ceramide NP mbështesin hidratimin dhe barrierën e lëkurës, duke e lënë atë më të butë dhe sa më të hidratuar. Është veçanërisht e përshtatshme për lëkurën e dehidratuar, të lodhur ose me pamje të thatë dhe të pajetë. Pas përdorimit, lëkura duket më e freskët, më e lëmuar dhe me një shkëlqim të shëndetshëm, duke e bërë maskën një zgjedhje ideale para një eventi, përpara makeup-it ose sa herë që lëkura ka nevojë për një dozë të shpejtë hidratimi.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*25gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni maskën në fytyrë dhe pjesën e vogël vendoseni në qendër të qafës duke e hapur atë deri në fund. Mbajeni të vendosur 20 minuta.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niacinamide, Kolagjen, Peptide, Panthenol, Ceramide NP, Hibiscus, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Methylpropanediol, Chondrus Crispus, Collagen, Panthenol, Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Rosa Canina Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Potassium Chloride, Xanthan Gum, Glucomannan, Sucrose, Methyl Diisopropyl Propionamide, Cyanocobalamin, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Acacia Senegal Gum, Peat Water, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Citric Acid, Hydroxypropyl Methylcellulose, Beta-Glucan, Ceramide NP, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Potassium Sorbate, Caprylyl Glycol
Marka
Marka e bukurisë koreano-jugore ARENCIA inkurajon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe miqësore me mjedisin për përdëruesit pasi produktet e saj të kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë vijnë në paketim elegant të produktit që mund të ripërdoret pas përdorimit. Marka është e njohur për pastruesin e saj Green Artisan që përmban përbërës natyralë si orizi dhe pluhuri i farave të bajames së ëmbël për të pastruar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe papastërtitë në lëkurë. Ekziston edhe serumi i pasur me vitamina Fresh Holy Hyssop 30 që hidraton dhe ndriçon lëkurën.
MEDICUBE EGF NAD Firming Gel Mask
MEDICUBE EGF NAD Firming Gel Mask
MEDICUBE EGF NAD Firming Gel Mask është një maskë hidroxheli për kujdes intensiv të lëkurës, e krijuar për të ndihmuar në përmirësimin e pamjes së elasticitetit, hidratimit dhe shkëlqimit. Formula kombinon EGF (SH-Oligopeptide-1), NAD (Nicotinamide Adenine Dinucleotide), Niacinamide, Adenosine dhe një kompleks të pasur me peptide, të cilët punojnë së bashku për një lëkurë me pamje sa më rinore. Formula plotësohet me Ectoin, kolagjen, Sodium Hyaluronate dhe përbërës të tjerë hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe komfortit të lëkurës. Përmban gjithashtu përbërës antioksidues, si Glutathione dhe ekstrakte bimore, që plotësojnë kujdesin për lëkurën që duket e lodhur dhe pa vitalitet. Ajo që e bën maskën të veçantë është struktura e saj në formë hidroxheli, e ndarë në dy pjesë për t’u përshtatur më mirë me konturet e fytyrës. Gjatë aplikimit, maska bëhet gradualisht më transparente dhe më e hollë, ndërsa është projektuar të mbahet për rreth 1–3 orë, ose deri kur të bëhet transparente. Pas përdorimit, lëkura ndihet më e hidratuar dhe duket më e freskët e me shkëlqim, ndërsa me përdorim të rregullt formula ofron kujdes të fokusuar për pamjen e elasticitetit dhe vijave të holla. Është zgjedhja ideale për momentet kur lëkura ka nevojë për një trajtim intensiv hidratues, me një përvojë relaksuese të ngjashme me kujdesin spa në shtëpi.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*28gr
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
NAD+, EGF (sh-Oligopeptide-1), Kolagjen, Niacinamide, Ectoin, Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methylpropanediol, Acrylates/Ethylhexyl Acrylate Copolymer, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua Gum, Theobroma Cacao Extract, Collagen, Betaine, Hydroxyacetophenone, Glucomannan, Allantoin, Cellulose Gum, Cyamopsis Tetragonoloba Gum, Potassium Chloride, Laureth-21, Dextrin, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Ectoin, Maltodextrin, Butylene Glycol, Lecithin, Tocopherol, Sodium Phosphate, sh-Oligopeptide-1, Dipotassium Glycyrrhizate, Tromethamine, Acetyl Hexapeptide-8, Ascorbic Acid Polypeptide, Quercetin, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-10, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-59, sh-Polypeptide-9, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-9, Carnosine, Copper Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Xanthan Gum, Parfum, CI 75470
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.

