VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Gel Cream
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Gel Cream
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Gel Cream përfaqëson një qasje të re në trajtimin e lëkurës me tendencë akneike, duke u fokusuar jo vetëm në sipërfaqe, por në eliminimin e rrënjës së problemit brenda poreve. Ky krem bazohet në teknologjinë CICA REEDLE™, e cila përbëhet nga mikrogjilpëra me pastërti 99% të nxjerra nga silika detare, të cilat janë veshur me ekstrakt të Centella Asiatica. Ky proces siguron që, ndërsa mikrogjilpërat shpojnë butësisht lëkurën për të krijuar rrugët e depërtimit, ato njëkohësisht fillojnë procesin e qetësimit. Përbërësi kryesor aktiv, Ekstrakti i Hudhrës (Allisacin), i nënshtrohet një procesi fermentimi dhe distilimi që eliminon aromën karakteristike, por rrit përqendrimin e squfurit organik dhe antioksidantëve, të cilët janë fatalë për bakteret C.acnes dhe ndihmojnë në tharjen e shpejtë të inflamacioneve. Formula balancon në mënyrë perfekte hidratimin me kontrollin e yndyrës. Zinku PCA eliminon shkëlqimin e tepërt dhe mbron poret nga bllokimi, ndërsa Niacinamidet (Vitamina B3) punojnë paralelisht për të zbehur shenjat pas-akne (hiperpigmentimin) dhe për të përmirësuar barrierën mbrojtëse. Ndryshe nga kremrat e tjerë që mund ta thajnë lëkurën, ky xhel-krem përdor një kompleks me 3 lloje të Acidit Hialuronik për të siguruar që lëkura të qëndrojë e hidratuar dhe elastike. Ky produkt është ideal për ata që vuajnë nga aknet e rritura, tekstura e pabarabartë dhe poret e zgjeruara, duke ofruar një eksfoliim fizik dhe kimik të butë në nivel qelizor që rezulton në një fytyrë më të lëmuar, më pak të skuqur dhe plotësisht të rigjallëruar.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICA REEDLE™, ekstrakt të Hudhrës (Allisacin), Zink PCA, Niacinamide, 3 lloje të Acidit Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Dicaprylyl Ether, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Dicaprylyl Carbonate, Hydrogenated Polydecene, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Vinyl Dimethicone, Panthenol, Saccharomyces Ferment, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Caprylyl Methicone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Dimethiconol, Biosaccharide Gum-1, Dipotassium Glycyrrhizate, Lauroyl Lysine, Allantoin, Xanthan Gum, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Hydroxypropyl Guar, Disodium Edta, Hydroxyethylcellulose, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Thiamine Hcl, Fructan, Corallina Officinalis Extract, Citric Acid, Salicylic Acid, Betaine Salicylate, Gluconolactone, Pantothenic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Silica, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract, Hydroxyacetophenone
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Spot Patch
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Spot Patch
VT COSMETICS Garlic AC Reedle Shot Point Patch janë ngjitëse (patches ) trajtuese që përdorin teknologjinë e mikrogjilpërave të tretshme të cilët depërtojnë direkt në akne duke dërguar përbërësit aktivë thellë në vatrën e inflamacionit. Formula përmban Ekstraktin e Hudhrës së Fermentuar, një agjent i fuqishëm antibakterial që eliminon bakteret e akneve dhe redukton enjtjen me shpejtësi. Të pasuruara me Acid Salicilik dhe Madecassoside, këto ngjitëse shkrijnë sebumin që bllokon poret dhe qetësojnë skuqjen, ndërkohë që krijojnë një mjedis steril që mbron puçrrën nga faktorët e jashtëm. Ky trajtim lokal është ideal për aknet e dhimbshme nën lëkurë (cistike) ose ato që sapo kanë filluar të shfaqen, duke përshpejtuar shërimin dhe duke minimizuar rrezikun e mbetjes së shenjave.
*9 ngjitëse (17mm x 6ea & 14mm x 3ea)
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICA REEDLE™, ekstrakt të hudhrës së fermentuar, acid salicilik (BHA), centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Sodium Hyaluronate, Cellulose Gum, Glycerin, Trehalose, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Silica, Centella Asiatica Extract, Succinic Acid, Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Allium Sativum (Garlic) Bulb Extract, Centella Asiatica Extract, Water, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract, Butylene Glycol, Ethoxydiglycol, Totarol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, 4-Terpineol, Pantothenic Acid, Salicylic Acid
Marka

