Rezultatet e kërkimit
Rezultatet e kërkimit
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Wrinkle Firming Ampoule
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Wrinkle Firming Ampoule
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Wrinkle Firming Ampoule është një formulë e avancuar e cila është krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe rigjenerimin e lëkurës, duke u kujdesur për të gjitha shenjat e dukshme të moshës. Formuluar me kompleksim ekskluziv PRO-TECA nga Dongkuk Pharmaceutical, kjo ampulë përfshin përbërës të fuqishëm të nxjerrë nga Centella Asiatica (e njohur gjithashtu si “bar shishkë”), duke përfshirë Madecassoside, Asiaticoside dhe acid Asiatik. Ky kombinim i fuqishëm ndihmon në rivendosjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës, duke e mbrojtur nga faktorët e jashtme dhe duke nxitur rigjenerimin e lëkurës. Nga ana tjetër e pasuruar me kolagjen, elastinë, acid hialuronik dhe ekstrakt të centella-s, kjo formulë depërton në shtresat e thella të lëkurës për një efekt të plotë rigjenerues dhe hidratues. Por nuk mbaron me kaq! Me përmbajtjen e retinolit dhe aminoacideve, kjo ampulë nxit prodhimin e qelizave të reja dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke sjellë një pamje më të lëmuar dhe të rinovuar. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë të përshtatshëm për të gjitha tipologjitë.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PRO-TECA, kolagjen, elastinë, acid hialuronik, ekstrakt të centella-s, retinol, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MADECA DERMA Clarify For A Soft Even Skin Tone Microbiome Toner
MADECA DERMA Clarify For A Soft Even Skin Tone Microbiome Toner
Nëse keni provuar MADECA DERMA Elastic Firming Microbiome Ampoule dhe keni parë lëkurën tuaj të transformohet në një teksturë më të fortë, më të lëmuar dhe më rinore, atëherë përgatituni për një hap të ri në kujdesin e lëkurës. Toneri më i ri MADECA DERMA Clarify For A Soft Even Skin Tone Microbiome Toner sjell kombinimin perfekt për një rutinë të përforcuar. Kjo duo përmban një formulë ekskluzive me përbërës që mbështesin mikrobiomën natyrale të lëkurës, duke përmirësuar elasticitetin, qëndrueshmërinë dhe shkëlqimin. Formuluar nga gjigandi farmaceutik, Dongkook Pharmaceutical Co., lider në prodhimin e filler-it (injeksion) të cilësisë më të lartë, ky toner është krijuar me acid hialuronik (jo nga ai i zakonshmi) për të sjellë një standard cilësie të lartë që nuk gjendet në produktet e tjera të kujdesit për lëkurën dhe kozmetikës. Veç kësaj, një veçori tjetër e këtij produkti është formulimi me 30 miliardë CFU (njësi formuese koloni) të mikrobiomës, e cila është dizenjuar për të imituar strukturën e mikrobiomës së një lëkure të re, rreth 20-vjeçare. Ky formulim i avancuar jo vetëm që rikthen balancën natyrale të lëkurës, por gjithashtu ndihmon në krijimin e një barriere mbrojtëse që mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm si edhe lufton shenjat e moshës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Madeca Prime Bundle ose MADECA DERMA Elastic Firming Microbiome Ampoule
*150ml/ 5.07 fl. oz.
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, 30 miliardë CFU (njësi formuese koloni) të mikrobiomës,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Diphenyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Niacinamide, Epidermidibacterium Keratini Ferment Filtrate, So dium Hyaluronate, Fructooligosaccharides, Fructose, Dextrin, Mannose, Ribose, Hedera Helix (Ivy) Extract, Collagen, Hydrolyzed Collogen, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Palmitoyl Tripeplide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Nonapeptide-1, Hexapeptide-9, Glycerin, Methylpropanediol, Sodium PCA, Butylene Glycol, Eclipta Prostrata Extract, Panthenol, Beta-Glucan, Sodium Citrate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Citric Acid, Glucose, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, 1,2 Hexanediol, Melia Azadirachta Flower Extract, Octa nedial, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Corallina Officinalis Extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Sorbitan Laurate, Hydraxyethylcellulase, Caprylyl Gly col, Calcium Chloride, Magnesium Sulfate, Fragrance(Parfum)