CELIMAX Retinal Shot Tightening Booster

€21,00 €15,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

CELIMAX Retinal Shot Tightening Booster është një serum revolucionar që ndihmon në reduktimin e rrudhave, poreve dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Ky booster i fuqishëm përmban 0.1% retinal, një formë e avancuar e retinoidit që stimulon rinovimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të fortë, të freskët dhe të rigjeneruar. Teknologjia A‑Shot™ e serumit përdor mikropartikuj ultra të imët, të cilët depërtojnë thellë në lëkurë pa shkaktuar irritim, duke lejuar që vitaminat dhe peptidet të absorbohen maksimalisht. Nga ana tjetër, kompleksi i 9 peptideve përmirëson elasticitetin dhe teksturën e lëkurës, ndërsa panthenoli, vitamina E dhe ekstrakti i rrënjës së karotës ofrojnë hidratim të thellë, qetësim dhe mbrojtje antioksiduese. Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe lë një ndjesi të freskët në lëkurë, ndërsa përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e poreve, përmirësimin e tonit dhe lëmimin e rrudhave. I përshtatshëm për çdo tipologji, kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*15ml

Përdorimi

Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.

*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

0.1% retinal, 9 lloje peptidesh, panthenol, vitaminë E, ekstrakt i rrënjës së karotës

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Diisostearyl Malate, 1,2-Hexanediol, Polypropylsilsesquioxane, Panthenol, Cetearyl Olivate, Cetearyl Glucoside, Sorbitan Olivate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Lecithin, Carbomer, Arginine, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Tocopherol, Retinal (0.1%), Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Sodium Lactate, Hydrolyzed Sponge, Disodium EDTA, Polysorbate 20, Ascorbic Acid, Glucose, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7

Marka

CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"!  Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!

Shpërndani

€21,00 €15,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm