CENTELLIAN24+ Golden Madeca Toner

€51,00 €32,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 18 dhe Prill 19.

CENTELLIAN24+ Golden Madeca Toner i linjës së njohur “Golden Madeca” është një formulë e veçantë, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe për të rigjallëruar thellësisht lëkurën, duke e lënë të butë dhe me shkëlqim. Përmban përbërës ekskluzivë si ekstrakt të pastër ari, vaj të farave të kakaos, ekstrakt trëndafili, acid hialuronik, ceramide dhe centella asiatica. Secili prej këtyre përbërësve është zgjedhur me kujdes për t’i ofruar lëkurës një përkujdesje të thellë dhe të plotë.Ky toner ndihmon në balancimin e nivelit të pH të lëkurës, duke i dhënë një ndjesi të butë dhe të freskët. Gjithashtu, përbërësit aktivë luftojnë rrudhat dhe shenjat e plakjes, duke rikthyer vitalitetin dhe shkëlqimin natyral. Ekstrakti i arit ka veti të fuqishme anti-inflamatore, që në kombinim me centella asiatica e bën të përshtatshëm për lëkurën shumë sensitive. Formula e tonerit është ideale për të reduktuar enjtjen e fytyrës, veçanërisht në mëngjes, duke ndihmuar për një pamje më të freskët dhe të rigjeneruar. Me aplikim të përditshëm, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm në teksturën dhe tonin e lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe sensitive.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream & CENTELLIAN24+ Golden Madeca Ampoule

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*120ml

Shpërndani

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm