CENTELLIAN24+ Vita C Vitalizing Boosting Ampoule
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 07 dhe Tetor 08.
Shpërndani
Për blerje me vlerë mbi 50€, transporti FALAS! Për Maqedoninë e Veriut për blerje me vlerë mbi 80€, transporti FALAS!
Shënim për porosinë
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 07 dhe Tetor 08.
Serumi më i ri nga marka CENTELLIAN24+ Vita C Vitalizing Boosting Ampoule vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! I formuluar me 23% vitaminë C të pastër, ky serum targeton në mënyrë efektive shenjat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe dëmtimet qelizore. Gjithashtu, ajo nxit prodhimin e kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës, reduktuar shenjat e moshës dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Për më tepër, vitamina C ndihmon në bllokimin e mbiprodhimit të melaninës, një proces që shpesh shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV. Por nuk mbaron këtu! Formula është gjithashtu e pasur me vitaminë E (tokoferol), niacinamide dhe allantoin, përbërës që punojnë së bashku për të njëtrajtësuar tonalitetin e lëkurës, për ta qetësuar dhe për të nxitur rigjenerimin e saj. Falë kësaj formule të balancuar, serumi është i përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme. Tekstura e tij është e lehtë dhe freskuese, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, dhe është ideale për përdorim të përditshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+ ose më të lartë.
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, tocotrienol, niacinamide allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ascorbic Acid, Propanediol, Butylene Glycol, Dimethicone, Glycerin, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Sphingomonas Ferment Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Sodium Hyaluronate, Chitosan, Pinus Pinaster Bark Extract, Butylene Glycol Cocoate, Hydrogenated Lecithin, Palmitic Acid, Tocopherol, Allantoin, Glucosyirutin, Polyglyceryl-10 Oleate, Panthenol, Microcrystalline Cellulose, Ethylhexyiglycerin, Adenosine, Dipotassium Glycyrhizate, Ethylcellulose, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Cholesterol, Niacinamide, Acetyl Glucosamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Ceramide NP, Bioflavonoids, Biotin, Retinyl Palmitate, Isostearyl Alcohol, C12-16 Alcohols, Caffeine, Limonene, Citral
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shpërndani
E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm
RRETH NESH
Pas katër vitesh përvoje të suksesshme në Shqipëri, KORAL SECRETS tashmë vjen në Kosovë me një website të dedikuar dhe një dyqan fizik me një koncept të ri në zemër të Prishtinës! Ne sjellim markat më të njohura të K-Beauty, duke ofruar zgjidhje për çdo problematikë të lëkurës. Me produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të lëkurës për klientët tanë në Kosovë. Zbuloni sekretet e bukurisë koreane dhe përfitoni nga përvoja jonë e pasur dhe angazhimi për cilësi.
NA KONTAKTONI
ADRESA
Rruga Rexhep Luci, K-PH-1 NR.1 Prishtinë
ABONOHUNI / SUBSCRIBE
© 2025,
Koral Secrets Kosova.Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit