COSRX PDRN Exosome Skinplaning Glaze Mask

€20,00 €17,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 04 dhe Qershor 05.

Përshkrimi

COSRX The PDRN Exosome Skinplaning Glaze Mask është një maskë inovative e frymëzuar nga trajtimet estetike profesionale, që synon të rikrijojë efektin “skinplaning” dhe shkëlqimin e menjëhershëm të lëkurës në kushte shtëpie. Formula e saj përmban PDRN (Polydeoxyribonucleotide), një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të stimuluar rigjenerimin qelizor dhe për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, ndërsa teknologjia e exosome-ve nga laktobacilet dhe centella ndihmon në depërtimin e përbërësve aktivë në shtresat më të thella të epidermës. Kjo maskë vepron duke përmirësuar teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar, më të njëtrajtshme dhe dukshëm më të ndritshme, ndërkohë që ndihmon në reduktimin e shenjave të lodhjes dhe vijave të holla. Efekti “glaze” që ajo ofron i jep lëkurës një pamje të hidratuar, të freskët dhe me shkëlqim natyral, pa ndjesi të rëndë apo yndyrore. E përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar apo të lodhur, kjo maskë është ideale për përdorim para eventeve apo kur lëkura ka nevojë për një “boost” të menjëhershëm rigjenerues dhe ndriçues.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Për të filluar, shpëlajeni fytyrën butësisht me ujë të ngrohtë. Shmangni ujin e ftohtë, pasi mund të kontraktojë lëkurën, duke mbyllur poret. Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin ose/dhe esencën merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Kur maska të jetë tharë plotësisht (20-30 minuta), tërhiqeni ngadalë poshtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

PDRN, niacinamide, kolagjen, PHA

Lista e plotë e përbërësve

Aqua/Water, Polyvinyl Alcohol, Octyldodecanol, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Algin, Polysorbate 80, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Pullulan, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Polyglyceryl-10 Oleate, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Titanium Dioxide, Disteardimonium Hectorite, Synthetic Fluorphlogopite, Mica, Microcrystalline Cellulose, Ethylhexylglycerin, Sphingomonas Ferment Extract, Adenosine, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Sodium DNA, Tin Oxide, Glutathione, Acetyl Glucosamine, Allantoin, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Gluconolactone, Mannitol, Centella Asiatica Leaf Extract, Glycerin, Lactobacillus Extracellular Vesicles, Hydrated Silica, Citric Acid, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Acetyl Hexapeptide-8

Marka

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

Shpërndani

€20,00 €17,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm