Dr. Althea 345 Relief Serum

€25,00 €20,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 21 dhe Nentor 22.

Përshkrimi

DR. ALTHEA 345 Relief Serum është një serum hidratues dhe qetësues, i krijuar për lëkurën e dehidratuar, të ndjeshme dhe me tendencë për akne. Formula kombinon Niacinamide, Panthenol, Acid Hialuronik, Ceramide NP dhe Centella Asiatica, për të ndihmuar në ruajtjen e hidratimit, forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe qetësimin e skuqjes. Gjithashtu, ndihmon në përmirësimin e pamjes së shenjave pas akneve dhe të tonit e teksturës jo të njëtrajtshme të lëkurës. Konsistenca e tij e lehtë dhe qumështore shpërndahet lehtësisht dhe përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Mund të përdoret në rutinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes, si dhe të kombinohet me kremin hidratues, mbrojtësin diellor dhe makeup-in. Formula është testuar për përshtatshmëri me lëkurën e ndjeshme dhe si jo-komedogjene, ndaj është një zgjedhje e përshtatshme edhe për lëkurën që ka tendencë të bllokojë poret.

*30ml

Përdorimi

Përdoreni pas pastrimit dhe tonerit. Aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe shtypeni lehtë me pëllëmbë derisa të përthithet. Vazhdoni me kremin hidratues. Gjatë ditës, përfundoni rutinën me kremin mbrojtës ndaj diellit.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Niacinamide, panthenol, acid hialuronik, Ceramide NP, Centella Asiatica, madecassoside, beta-glucan, lëng betule, ujë nga gjethet e pemës së çajit, resveratrol.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Betula Platyphylla Japonica Juice, Propanediol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polydecene, C14-22 Alcohols, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, C12-20 Alkyl Glucoside, Tromethamine, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Pentylene Glycol, Disodium EDTA, Caprylyl Glycol, Camellia Sinensis Leaf Water, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Poloxamer 407, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrogenated Lecithin, Madecassoside, Pantothenic Acid, Polyglutamic Acid, Decyl Glucoside, Asiaticoside, Beta-Glucan, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Sodium Phytate, Sodium DNA, Ceramide NP, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Centella Asiatica Extract, Cholesterol, Lysolecithin, Phosphatidylcholine, Xylose, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Tannic Acid, Resveratrol

Marka

ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.

Shpërndani

€25,00 €20,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm