Dr.FORHAIR Heritage Earl Grey Bliss Treatment
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 03 dhe Qershor 04.
Shpërndani
Për blerje me vlerë mbi 50€, transporti FALAS! Për Maqedoninë e Veriut për blerje me vlerë mbi 80€, transporti FALAS!
Shënim për porosinë
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 03 dhe Qershor 04.
Dr.FORHAIR Heritage Earl Grey Bliss Treatment është trajtimi i avancuar nga linja ekskluzive Heritage, i krijuar për të ushqyer dhe rigjeneruar thellësisht flokët në gjatësi, duke i bërë më të fortë, më të dendur dhe me një pamje më të shëndetshme. Formula e pasur përmban kompleksin unik Polygen Vital Complex 5X™, që përfshin Biotinë, Ceramide NP, Idebenone, Palmitoyl Pentapeptide‑4 dhe Vitaminë E (Tocopherol), përbërës me veti rigjeneruese dhe antioksiduese, të cilët riparojnë dëmtimet në fibrat e flokut, përmirësojnë elasticitetin dhe hidratojnë thellësisht çdo fijë. Ndërsa, shtimi i niacinamideve dhe panthenolit (Vitaminë B5) në formulë shton hidratimin dhe butësinë, duke parandaluar tharjen. Ky trajtim aplikohet pas larjes, duke u fokusuar në gjatësi dhe majat e flokëve, ku depërton thellë për të rigjeneruar dhe forcuar çdo fijë flokut, duke parandaluar thyerjet dhe duke i dhënë një ndjesi të butë dhe të lëmuar. Aroma e veçantë “Earl Grey Bliss”, me nota të çajit Earl Grey dhe citrus të freskët, sjell një ndjesi freskie dhe relaksi, duke e kthyer çdo përdorim në një moment të veçantë kënaqësie për trupin dhe mendjen. I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht për flokët e hollë dhe të dëmtuar, që kërkojnë rigjenerim dhe forcim të thellë në gjatësi.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml/70ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
Biotinë, Ceramide NP, Idebenone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Vitaminë E (Tocopherol), Niacinamide, Panthenol (Vitaminë B5)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Glycerin, Lauryl Betaine, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Fragrance, Ceramide NP, Biotin, Hydroxydecyl Ubiquinone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Tocopherol, Menthol, Cetearyl Alcohol, Coco-Betaine, Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Lauryl Hydroxysultaine, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Polyquaternium-10, Sorbitol, Dexpanthenol, Butylene Glycol, Polyquaternium-67, Salicylic Acid, Trihydroxystearin, Styrene/Acrylates Copolymer, Ethylhexylglycerin, Niacinamide, Disodium EDTA, Coco-glucoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polydecene, Sodium Benzoate, Sodium Citrate, Lecithin, Polysorbate 80, Benzoic Acid, 1,2-Hexanediol, Limonene, Benzyl Benzoate, Hexyl Cinnamal, Citronellol, Linalool, Geraniol, Citral.
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
Shpërndani
E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm
RRETH NESH
Pas katër vitesh përvoje të suksesshme në Shqipëri, KORAL SECRETS tashmë vjen në Kosovë me një website të dedikuar dhe një dyqan fizik me një koncept të ri në zemër të Prishtinës! Ne sjellim markat më të njohura të K-Beauty, duke ofruar zgjidhje për çdo problematikë të lëkurës. Me produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të lëkurës për klientët tanë në Kosovë. Zbuloni sekretet e bukurisë koreane dhe përfitoni nga përvoja jonë e pasur dhe angazhimi për cilësi.
NA KONTAKTONI
ADRESA
Rruga Rexhep Luci, K-PH-1 NR.1 Prishtinë
ABONOHUNI / SUBSCRIBE
© 2026,
Koral Secrets Kosova.Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të ofruar përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit