DR.MELAXIN Necksphalt ECM Ceramide Neck Cream

€23,00 €19,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

Një nga zonat më delikate, e në të njëjtën kohë që e shfaq plakjen e lëkurës, është ajo e qafës. Ne kemi një zgjidhje për ju: DR.MELAXIN Necksphalt ECM Ceramide Neck Cream! Ky krem është i specializuar dhe i adresohet vijave të holla dhe rrudhave në zonën e qafës. Shpeshherë ndodh të mos i kushtojmë shumë rëndësi, por zona e qafës kërkon të njëjtin trajtim njësoj si edhe lëkura në fytyrë, ndoshta dhe më shumë! Formula e këtij kremi kombinon teknologjinë ECM me Ceramide, për të ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit për më gjatë. Kremi është i pasur gjithashtu me peptide dhe Adenosine, të cilët ndihmojnë në lëmimin e vijave të holla dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Formula ndihmon gjithashtu në përmirësimin e pamjes së lëkurës së varur dhe humbjes së tonit në zonën e qafës. Tekstura e kremit është e pasur dhe ushqyese, por përthithet lehtësisht pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. Me përdorim të rregullt, lëkura e qafës duket më elastike dhe dukshëm më e tendosur. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurat që shfaqin shenja të humbjes së elasticitetit dhe vijave në zonën e qafës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Aplikojeni kremin në lëkurë të pastër (te zona e qafës), në mëngjes dhe në mbrëmje. Masazhojeni butësisht me lëvizje nga lart drejt nofullës për përthithje sa më të plotë.

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

Ceramide, peptide, Adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Coco-Caprylate/Caprate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Elastin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Propanediol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Fructan, Glucose, Niacinamide, Water, Hydroxyethyl Urea, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Water, Coptis Japonica Root Extract, Butylene Glycol, Tromethamine, Water, 1,2-Hexanediol, Sh-Oligopeptide-1, Sh-Oligopeptide-2, Sh-Polypeptide-3, Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Disodium Edta, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tripeptide-1, Hydrogenated Polyisobutene, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Fragrance, Adenosine, Disodium Edta, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Water, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin

Marka

DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.

Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.

Shpërndani

€23,00 €19,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm