DR.MELAXIN TX-Astaxanthin Brightening Serum Mask

€3,00 €2,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

DR.MELAXIN TX-Astaxanthin Brightening Serum Mask është sheet mask (maskë pëlhure) e cila ndihmon në përmirësimin e tonit të pabarabartë të lëkurës, reduktimin e njollave të errëta dhe rikthimin e shkëlqimit natyral të saj. E pasur me një serum të koncentruar, kjo maskë ndihmon që lëkura të duket më e freskët, më uniforme dhe më rrezatuese pas çdo përdorimi. Formula kombinon Tranexamic Acid (TXA) dhe Astaxanthin, dy përbërës shumë të vlerësuar për veprimin e tyre ndriçues dhe antioksidues. Tranexamic Acid ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit dhe njollave të shkaktuara nga dielli ose shenjat post-akne, ndërsa Astaxanthin, një antioksidant jashtëzakonisht i fuqishëm, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe shenjat e plakjes së parakohshme. Formula është e pasur edhe me përbërës hidratues dhe qetësues që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lagështisë në lëkurë, duke e lënë atë më të butë, më të lëmuar dhe me një pamje më të shëndetshme. Ideale për lëkurat me ton jo uniform, njolla pigmentimi, shenja post-akne dhe mungesë shkëlqimi, që kërkojnë një pamje më të ndritshme, më të njëtrajtshme dhe më rinore.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*25ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Tranexamic Acid (TXA), Astaxanthin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglycerin-3, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, C14-22 Alcohols, Cetearyl Olivate, Carbomer, Sorbitan Olivate, Arginine, Allantoin, C12-20 Alkyl Glucoside, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Hydroxyethylcellulose, Astaxanthin, Disodium EDTA, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Ubiquinone, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Maltodextrin, Glucose, Disodium Phosphate, Polysorbate 60, Ascorbic Acid, Tranexamic Acid, Thioctic Acid, Sodium Phosphate

Marka

DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.

Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.

Shpërndani

€3,00 €2,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm