FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum

€28,00 €21,50

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 08 dhe Mars 09.

Përshkrimi

FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum është një serum inovativ korean me formulë të veçantë dyfazore dhe teknologjinë unike “Bounce Ball”, i krijuar për të rigjeneruar lëkurën, për të përmirësuar elasticitetin dhe për t’i dhënë asaj një pamje më rinore dhe plot vitalitet. Në  formulë gjendet PDRN (Sodium DNA) i nxjerrë nga salmoni, i cili ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, stimulon kolagjenin dhe përmirëson elasticitetin, duke lëmuar vijat e imëta. I pasur me ekstrakt të vezëve të salmonit, një përbërës më veti ushqyese dhe antioksidantësh, ky serum ushqen në thellësi, ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruan hidratimin për një pamje më të plotë e të shëndetshme. Formula përmban gjithashtu niacinamide dhe adenosine për njëtrajtësimin e tonit si dhe Centella Asiatica dhe Houttuynia Cordata që qetësojnë dhe mbrojnë lëkurën e ndjeshme. Veçantia e tij qëndron tek kapsula vajore “Bounce Ball”, një top portokalli me raport unik 9:1 vaj–esencë, që duhet të shkundet para përdorimit për t’u përzier me esencën hidratuese; gjatë këtij procesi çlirohen përbërësit aktivë të freskët dhe krijohet një teksturë e lehtë, por thellësisht ushqyese, që përthithet shpejt pa ndjesi ngjitëse. Rezultati është një lëkurë më e hidratuar, më elastike, më e lëmuar dhe me një shkëlqim natyral e të shëndetshëm që vihet re që nga përdorimet e para.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*30ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, tundeni mirë për të shpërndarë topin aktiv PDRN dhe për ta përzier me formulën e serumit. Aplikoni disa pika në lëkurë dhe shpërndajeni butësisht në fytyrë dhe qafë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

PDRN (Sodium DNA), ekstrakt të vezëve të salmonit, Centella Asiatica, Houttuynia Cordata, niacinamide, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Water(Aqua), Diphenyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Butylene Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Salmon Egg Extract, Sodium Citrate, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Citric Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Eclipta Prostrata Extract, Sodium DNA(PDRN), Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Phytate, Hydroxyethylcellulose, Melia Azadirachta Leaf Extract, Bacillus Ferment, Pullulan, Salvia Hispanica Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Bixa Orellana Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Tocopherol

Marka

FRANKLY është një markë moderne koreane e kujdesit për lëkurën që kombinon filozofinë e thjeshtë dhe të besueshme me formulime të bazuara në shkencë dhe përbërës të provuar. Produkte të saj janë krijuar nga studiues kozmetikë për të ofruar efikasitet pa përbërës të panevojshëm, duke i bërë të përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme. Me një qasje transparente — pa parabene, pa aromë artificiale dhe të testuara dermatologjikisht — FRANKLY synon të sjellë rezultate të dukshme dhe një rutinë të pastër, efektive dhe të qetë për çdo ditë. Marka prodhohet në Kore, njihet globalisht dhe është bërë e dashur nga përdoruesit që duan kujdes të thjeshtë, të sigurtë dhe me rezultate të vërteta në lëkurë.

Shpërndani

€28,00 €21,50

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm