GENABELLE PDRN Vita Toning Ampoule

€3.000,00 €2.000,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 27 dhe Maj 28.

Përshkrimi

GENABELLE PDRN Vita Toning Ampoule është një serum inovativ i krijuar për të transformuar rutinën e kujdesit të lëkurës. Me një formulë të avancuar që përmban PDRN (DNA e salmonit), vitamina B, C, E dhe acid hialuronik, ky serum ndihmon në rigjenerimin e qelizave, përmirësimin e elasticitetit dhe hidratimin e thellë të lëkurës. Gjithashtu, ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave, shenjat e lodhjes dhe linjat e holla, duke i dhënë lëkurës një pamje të barabartë, të lëmuar dhe me shkëlqim natyral. Tekstura e tij e lehtë dhe e butë përthithet menjëherë, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për çdo tip lëkure. Përmes përdorimit të rregullt, ky serum ofron një efekt rigjenerues dhe ndriçues, duke rikthyer vitalitetin e lëkurës. 

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale. 

*30ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes.

Përbërësit

"Përbërësit magjik"

PDRN (DNA e salmonit), acid hialuronik, vitamina B, C, E

Lista e plotë e përbërësve

Water,Butylene Glycol,Niacinamide,Polyglycerin-3,Methylpropanediol,1,2-Hexanediol,Glycereth-26,Glycerin,Mannitol,Sodium DNA, Polyglyceryl-10 Laurate,Microcrystalline Cellulose,Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer,Polyacrylate Crosspolymer-6 ,Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer,Arginine,Zea Mays (Corn) Starch,Milt Extract,Ethylhexylglycerin,Mica,Allantoin, Caprylyl Glycol,Adenosine,Fragrance,Biosaccharide Gum-1,CI 77492,Sodium Hyaluronate,Tranexamic Acid,Calcium Pantothenate, Maltodextrin,Sodium Starch Octenylsuccinate,Sodium Ascorbyl Phosphate,Tocopheryl Acetate,Pyridoxine HCl,Hydrolyzed Hyaluronic acid, Hydrolyzed Sodium DNA,Hyaluronic Acid,Sodium Acetylated Hyaluronate,Tripeptide-1,Acetyl Hexapeptide-8

Marka

GENEBELLE është një markë koreane e kujdesit të lëkurës e fokusuar te rigjenerimi dhe mirëqenia e saj. Produktet e saj përdorin përbërës aktivë të fuqishëm, si PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i cili nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës. Linja e saj kryesore përfshin maska, kremra dhe ampula të dizajnuara për hidratim të thellë, rigjenerim dhe ndriçim, duke reduktuar shenjat e lodhjes dhe dëmtimit nga mjedisi. Formula e butë e Genabelle është e përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme, ndërsa teknologjia moderne e shpërndarjes së përbërësve siguron që lëkura të përthithë maksimalisht efektet e tyre. E inspiruar nga dermatologjia koreane, marka synon të sjellë kujdes profesional në rutinën e përditshme, duke i dhënë lëkurës pamje të freskët, elastike dhe të rinovuar.

 

Shpërndani

€3.000,00 €2.000,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm