JUMISO Niacinamide 20% Serum

€24,00 €18,00

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qershor 05 dhe Qershor 06.

Përshkrimi

JUMISO Niacinamide 20% Serum është një formulim i avancuar i nivelit klinik, i krijuar posaçërisht për të trajtuar teksturën e ashpër, poret e zmadhuara dhe tonin e pabarabartë të lëkurës. Formulimi i tij përmban 20% niacinamide (Vitamina B3), e cila punon në nivel qelizor për të forcuar elasticitetin e mureve të poreve dhe për të rregulluar prodhimin e tepërt të sebumit. Ky veprim plotësohet nga Acetyl Glucosamine, një përbërës që në bashkëpunim me niacinamide-t targeton grumbullimet e melaninës, duke zbehur njollat kafe dhe shenjat post-akne. Për të siguruar që ky përqendrim i fuqishëm të jetë i tolerueshëm, formula është e pasuruar me Ekstrakt të Çajit Jeshil dhe Allantoin, të cilët ofrojnë veti të fuqishme antioksiduese dhe qetësuese, duke minimizuar rrezikun e irritimit. Nga ana tjetër agjentët hidratues si Glicerina sigurojnë që barriera mbrojtëse të mbetet e paprekur dhe lëkura të mos ndjejë tharje. I përshtatshëm për çdo tipologji, ky serum ofron një trajtim intensiv dhe afatgjatë, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar, pore dukshëm më të vogla dhe një shkëlqim të shëndetshëm natyral.


Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*40ml

Përdorimi

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

20% Niacinamide (Vitamina B3), Acetyl Glucosamine, Allantoinë, Ekstrakt të Çajit Jeshil, Glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Niacinamide, Propanediol, Butylene Glycol, Tranexamic Acid, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glycereth-25 Pca Isostearate, Arginine, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Glycerin, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Dipropylene Glycol, Glutathione, Hyaluronic Acid, Hydrogenated Lecithin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Polyglyceryl-10 Oleate, Asiaticoside, Hedera Helix (Ivy) Extract, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Fructan, Glucose, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Portulaca Oleracea Extract, Allantoin, Hexylresorcinol, Artemisia Princeps Leaf Extract, Rhodiola Rosea Root Extract

Marka

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.


Shpërndani

€24,00 €18,00

Koral Secrets Prishtina Store  

E henë- E Shtunë 09.00am - 09.00pm
E Dielë 11:30am - 07:30pm